{"id":36654,"date":"2019-03-16T13:15:54","date_gmt":"2019-03-16T13:15:54","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=36654"},"modified":"2019-03-16T13:15:54","modified_gmt":"2019-03-16T13:15:54","slug":"taksa-nuk-i-zbraz-dyqanet-nga-produktet-me-origjine-nga-serbia-e-bosnja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/taksa-nuk-i-zbraz-dyqanet-nga-produktet-me-origjine-nga-serbia-e-bosnja\/","title":{"rendered":"TAKSA NUK I ZBRAZ DYQANET NGA PRODUKTET ME ORIGJIN\u00cb NGA SERBIA E BOSNJA"},"content":{"rendered":"<p>Po b\u00ebhen gati kat\u00ebr muaj q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur taks\u00ebn doganore 100 p\u00ebr qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina. Por, paradoks m\u00eb vete po konsiderohet fakti q\u00eb n\u00eb treg nuk v\u00ebrehet ndonj\u00eb munges\u00eb e produkteve t\u00eb k\u00ebtyre shteteve apo ndonj\u00eb rritje e \u00e7mimit konform taks\u00ebs s\u00eb aplikuar.<\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb pohojn\u00eb se q\u00eb nga vendosja e taks\u00ebs nuk jan\u00eb furnizuar m\u00eb me produkte nga Serbia, por shprehen t\u00eb habitur me faktin se si n\u00eb vitrinat e dyqaneve vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme pothuajse t\u00eb gjitha produktet e prodhuara n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat n\u00eb treg kan\u00eb qen\u00eb edhe para vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Blerimi \u00ebsht\u00eb kuzhinier me profesion. Ai thot\u00eb se n\u00eb dyqane nuk ka v\u00ebrejtur munges\u00eb t\u00eb produkteve nga Serbia apo edhe nga Bosnja.<\/p>\n<p>Ka produkte t\u00eb Serbis\u00eb\u2026, ato nuk jan\u00eb zhdukur. \u00cbsht\u00eb e pakuptueshme, pasi q\u00eb ose n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs ka pasur mall t\u00eb Serbis\u00eb, si rezerva p\u00ebr nj\u00eb vit. Kjo \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, k\u00ebtu ka di\u00e7ka t\u00eb dyshimt\u00eb, deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb munges\u00eb\u201d, thot\u00eb Blerimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nj\u00eb qytetare tjet\u00ebr nga Prishtina, Kimete Gashi, thot\u00eb se n\u00eb disa dyqane t\u00eb vogla ka munges\u00eb t\u00eb produkteve serbe, por, sipas saj, k\u00ebto produkte nuk mungojn\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dyqanet e m\u00ebdha tregtare.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ka munges\u00eb t\u00eb disa produkteve nga Serbia n\u00eb markete t\u00eb vogla, por jo n\u00eb markete t\u00eb m\u00ebdha. Megjithat\u00eb mendoj se k\u00ebto prodhimet nga Serbia nuk po k\u00ebrkohen aq shum\u00eb si m\u00eb par\u00eb\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb 6 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, fillimisht kishte vendosur taks\u00ebn doganore 10 p\u00ebr qind p\u00ebr produktet e importuara me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taks\u00eb doganore u ngrit n\u00eb 100 p\u00ebr qind m\u00eb 21 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Kurse m\u00eb 28 dhjetor, Qeveria e Kosov\u00ebs mori vendim q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb taks\u00eb doganore 100 p\u00ebr qind edhe p\u00ebr produktet e importuara nga brendet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo periudh\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Doganave t\u00eb Kosov\u00ebs, importet nga Serbia kan\u00eb r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm. Nd\u00ebrkaq prania e mallrave n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, sipas ministrit t\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Endrit Shala, \u00ebsht\u00eb evidente p\u00ebr shkak se qytetar\u00ebt m\u00eb nuk po i blejn\u00eb k\u00ebto produkte.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ministri i Tregtis\u00eb, Turizmit dhe Telekomunikimit n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Rasim Lajiq, m\u00eb her\u00ebt ka th\u00ebn\u00eb se mallrat nga Serbia mund t\u00eb hasen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn dhe se ato po arrijn\u00eb atje p\u00ebrmes rrug\u00ebve alternative, kryesisht p\u00ebrmes Kroacis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se q\u00eb nga vendosja e mas\u00ebs mbrojt\u00ebse, Dogana ka alokuar resurset e saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet rritjes eventuale t\u00eb kontraband\u00ebs.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Adriatik Stavileci, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Dogan\u00ebn e Kosov\u00ebs thot\u00eb se shifrat flasin p\u00ebr nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb tentim-kontraband\u00ebs, por i vetmi dallim, sipas tij, \u00ebsht\u00eb q\u00eb tani ka tentim t\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave ushqimore me vlera minimale q\u00eb m\u00eb her\u00ebt nuk ka qen\u00eb tendenc\u00eb.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, Dogana e Kosov\u00ebs megjithat\u00eb ka konfiskuar mallra t\u00eb kontrabanduara nga Serbia n\u00eb vler\u00eb prej 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb tregun e Kosov\u00ebs nuk gjenden mallra t\u00eb \u201ckamufluara\u201d nga Serbia<\/p>\n<p>Ndryshe, gruri ka qen\u00eb nd\u00ebr produktet q\u00eb \u00ebsht\u00eb importuar n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga shteti i Serbis\u00eb. Ai m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs. Aktualisht n\u00eb treg nuk ka munges\u00eb t\u00eb grurit dhe produkteve t\u00eb tij, por q\u00eb, sipas shoqat\u00ebs se mullis\u00ebve, rezervat jan\u00eb duke u harxhuar.<\/p>\n<p>Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqat\u00ebs se Mullis\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se \u00e7mimi i produkteve t\u00eb grurit, nuk \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, kurse p\u00ebr sigurimin e grurit dhe miellit nga shtetet e rajonit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur duksh\u00ebm kostoja, \u00e7ka v\u00ebshtir\u00ebson zhvillimin e veprimtaris\u00eb. Ai thot\u00eb se gruri i Serbis\u00eb p\u00ebrpunohet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Kosov\u00eb hyn\u00eb si produkt maqedonas.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se vendosja e taks\u00ebs n\u00eb aspektin politik mund t\u00eb jet\u00eb e arsyeshme, por n\u00eb aspektin afarist, n\u00ebnvizon ai, kjo taks\u00eb ka krijuar problem.<\/p>\n<p>\u201cProbleme nuk ka me furnizim, por \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb \u00e7mimi. Nuk besoj se taksa do t\u00eb reflektoj\u00eb n\u00eb \u00e7mim, por industria komplet pritet t\u00eb falimentoj\u00eb. Sepse nuk kemi mund\u00ebsi ne t\u00eb paguajm\u00eb 30-40 euro tonin e grurit m\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00ebse vijn\u00eb nga shtet tjera si Kroacia, Hungaria apo edhe nga tregu rus q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb duke ardhur. Ne jemi m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se sa jan\u00eb prodhuesit n\u00eb Maqedoni dhe ata nuk na lejojn\u00eb, ata nuk krijojn\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb ngit \u00e7mimin, por nuk jemi duke punuar\u201d, tha Zejnullahu.<\/p>\n<p>Sipas shifrave zyrtare, thuhet se gjat\u00eb vitit 2016, n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb importuar 37 milion\u00eb kilogram\u00eb miell n\u00eb vler\u00eb prej 8 milion\u00eb euro, kurse gjat\u00eb k\u00ebtij viti nga shteti i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb hyr\u00eb 22 milion\u00eb kilogram\u00eb miell, q\u00eb kalon shifr\u00ebn prej 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb q\u00eb konsiderohet nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Kosov\u00eb, thuhet se nuk kan\u00eb ndonj\u00eb problem me sigurimin e materialit t\u00eb nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Faton Hoxha, kryetar i Shoqat\u00ebs se Nd\u00ebrtimtar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, thot\u00eb se taksa nuk ka ndikuar te sigurimi i materialit nd\u00ebrtimor, disa problem ka pasur me sigurimin e drurit, por kjo shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb mbuluar nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani nuk ka ndonj\u00eb shqet\u00ebsim eventual nga kompanit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, lidhur m\u00eb munges\u00ebn e ndonj\u00eb produkti\u201d, tha Hoxha<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimi\u201d i lart\u00eb i taks\u00ebs<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs po k\u00ebrkojn\u00eb nga Prishtina zyrtare q\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb taks\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i jepet mund\u00ebsi vazhdimit t\u00eb dialogut n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dialog, pa u hequr taksa.<\/p>\n<p>Por, kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj po k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb se taksa do t\u00eb hiqet vet\u00ebm kur Serbia ta njoh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po b\u00ebhen gati kat\u00ebr muaj q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur taks\u00ebn doganore 100 p\u00ebr qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina. Por, paradoks m\u00eb vete po konsiderohet fakti q\u00eb n\u00eb treg nuk v\u00ebrehet ndonj\u00eb munges\u00eb e produkteve t\u00eb k\u00ebtyre shteteve apo ndonj\u00eb rritje e \u00e7mimit konform taks\u00ebs s\u00eb aplikuar. Disa qytetar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36654","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36654\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}