{"id":36738,"date":"2019-03-17T01:13:02","date_gmt":"2019-03-17T01:13:02","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=36738"},"modified":"2019-03-17T01:13:02","modified_gmt":"2019-03-17T01:13:02","slug":"dw-drejtesia-ne-kosove-nen-kthetrat-e-politikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dw-drejtesia-ne-kosove-nen-kthetrat-e-politikes\/","title":{"rendered":"DW: Drejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebn kthetrat e politik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb bot\u00eb, Kosova kritikohet p\u00ebr korrupsionin endemik n\u00eb qeveri, dhun\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve dhe ndikimin e politik\u00ebs n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn gjen nj\u00eb num\u00ebr jo t\u00eb vog\u00ebl problemesh, t\u00eb cilat \u201cpo stagnojn\u00eb proceset n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2018,  problemet e theksuara n\u00eb raport jan\u00eb, korrupsioni n\u00eb strukturat qeveritare, k\u00ebrc\u00ebnime e dhuna ndaj gazetar\u00ebve dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pakicave nga forcat e rendit. Raporti n\u00ebnvizon pos tjerash edhe faktin q\u00eb \u201cstrukturat e gjyq\u00ebsorit mbeten \u201cpre e ndikimeve politike dhe se sistemi \u00ebsht\u00eb i mbingarkuar\u201d,  gj\u00eb q\u00eb ndikon negativisht tek t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurve p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb shpejt\u00eb. Departamenti i Shtetit n\u00eb raportin analizues t\u00eb tij,  v\u00ebren se autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb shpesh nuk ven\u00eb n\u00eb zbatim vendimet e gjykatave p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sidomos n\u00eb rastet kur vendimi ishte n\u00eb favor t\u00eb pakicave. Autoritet n\u00eb Kosov\u00eb pas publikimit t\u00eb raportit jan\u00eb zotuar q\u00eb do t\u00eb adresojn\u00eb t\u00eb gjitha kritikat n\u00eb raport, por, nuk pajtohen me pjes\u00ebn ku raporti n\u00ebnvizon se \u201cstrukturat e gjyq\u00ebsorit mbeten pre e ndikimeve politike\u201d.<\/p>\n<p>Tahiri: Prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb t\u00eb pavarur<\/p>\n<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Abelard Tahiri, thot\u00eb se \u201cn\u00eb vazhdim\u00ebsi ka k\u00ebrkuar nga prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00eb mos u n\u00ebnshtrohen ndikimeve nga jasht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSot i kemi prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt q\u00eb paguhen m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb rajon, kemi baz\u00eb ligjore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme sesa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr goditjen e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit dhe mendoj se nuk kemi arsye p\u00ebr t\u2019u frenuar e ndalur n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj dukurie negative. Kam k\u00ebrkuar edhe nga prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt q\u00eb mos t\u00eb bien pre, viktim\u00eb e k\u00ebtyre sulmeve politike q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen nga kushdo qoft\u00eb, sepse sot kan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kushte t\u00eb mira\u201d, thot\u00eb ministri Abelard  Tahiri, i cili zotohet se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb parandalimit t\u00eb ndikimeve t\u00eb mundshme politike n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Reagime pas raportit nga DASH ka pasur edhe nga Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha ngecjet q\u00eb jan\u00eb identifikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport duhet t\u00eb merren seriozisht nga institucionet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb punohet me dinamik\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojm\u00eb luft\u00ebn e pakompromis kund\u00ebr korrupsionit dhe t\u2019i garantojm\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi t\u00eb cilat e kemi nd\u00ebrtuar shtetin ton\u00eb\u201d, shkroi Presidenti n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Kritika: Drejt\u00ebsia amniston zyrtar\u00eb t\u00eb caktuar<\/p>\n<p>Organizatat jo qeveritare dhe institutet q\u00eb merren me monitorimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, thon\u00eb se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste amniston zyrtar\u00eb t\u00eb caktuar brenda politik\u00ebs dhe grupeve t\u00eb interesit, nd\u00ebrsa, n\u00eb raste t\u00eb tjera persekuton individ\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar i Drejt\u00ebsis\u00eb, (IKD) i tha DW-s\u00eb, se \u201cInstituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi gjat\u00eb vitit 2017, kishte paralajm\u00ebruar institucionet p\u00ebrmes raporteve t\u00eb publikuara si rezultat i monitorimit sistematik t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, se Kosova \u00ebsht\u00eb duke shkuar drejt kapjes s\u00eb shtetit nga politika dhe grupe t\u00eb interesit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRaporti i Departmantit t\u00eb Shtetit d\u00ebshmon se n\u00eb Kosov\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr se ka ligje t\u00eb mira, t\u00eb njejtat nuk vlejn\u00eb dhe nuk zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qyterat\u00ebt e saj. Politika dhe grupet e interesit kan\u00eb arritur me sukses ta politizojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe ta kontrollojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrmes prokuror\u00ebve apo gjykat\u00ebsve q\u00eb i kan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebto pozita p\u00ebrmes ndikimeve politike\u201d, thot\u00eb Ehat Miftaraj.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se \u201cRaporti  i publikuar sh\u00ebnon regresin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar shtet ligjor, p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar drejt\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, barabart\u00eb dhe pavarur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurse analisti politik, Ramush Tahiri, thot\u00eb p\u00ebr mediet lokale se konstatimet e raportit jan\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e theksuara jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe paraqesin ngecje n\u00eb demokracin\u00eb dhe proceset e sundimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb rendit n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, sidomos sulmet dhe incidentet kund\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komuniteteve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kthimi dhe pengesat n\u00eb riatdhesimin n\u00eb vendin e origjin\u00ebs t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sulmet n\u00eb pronat, pasurin\u00eb por edhe n\u00eb objektet dhe pronat kishtare\u201d, shprehet Ramush Tahiri.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb turpshme q\u00eb kjo po ndodh edhe nj\u00ebzet vjet pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto vepra mbesin t\u00eb pand\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>\u201cKrejt kjo krijon nj\u00eb zymti dhe nj\u00eb paperspektiv\u00eb t\u00eb zymt\u00eb tek populli i Kosov\u00ebs pasi q\u00eb t\u00eb metat dhe t\u00eb gjeturat n\u00eb raportin e (DASH) b\u00ebhen nga bart\u00ebsit e pushtetit\u201d, nd\u00ebrsa, menjanimi i tyre \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse kjo klas\u00eb politike e  ka p\u00ebrkrahjen e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb ruajtjes s\u00eb qet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb stabilitetit n\u00eb Kosov\u00eb. \/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb bot\u00eb, Kosova kritikohet p\u00ebr korrupsionin endemik n\u00eb qeveri, dhun\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve dhe ndikimin e politik\u00ebs n\u00eb gjyq\u00ebsor. Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn gjen nj\u00eb num\u00ebr jo t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36739,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36738","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36738"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36738\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}