{"id":36775,"date":"2019-03-17T14:56:57","date_gmt":"2019-03-17T14:56:57","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=36775"},"modified":"2019-03-17T14:56:57","modified_gmt":"2019-03-17T14:56:57","slug":"ramadani-kurti-duhet-te-kerkoje-falje-publike-per-levdatat-e-tij-per-zoran-gjingjiqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ramadani-kurti-duhet-te-kerkoje-falje-publike-per-levdatat-e-tij-per-zoran-gjingjiqin\/","title":{"rendered":"Ramadani: Kurti duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike p\u00ebr l\u00ebvdatat e tij p\u00ebr Zoran Gjingjiqin"},"content":{"rendered":"<p>Politikologu, Shkodran Ramadani, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka kritikuar kryetarin e Levizjs Vet\u00ebvendosje, Albin Kurtin p\u00ebr lavdin q\u00eb i ka thurr\u00eb ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ramadani thot\u00eb se Kurti dhe ndjek\u00ebsit t\u00eb tij, kur thon\u00eb se Zoran Gjingjiqi ka qen\u00eb i mir\u00eb dhe demkrat\u00eb jan\u00eb duke g\u00ebnjyer sepse Gjingjiqi ka qen\u00eb pro luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe promovues i Serbis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Zoti Kurti dhe ndjek\u00ebs t\u00eb tij, po ju d\u00ebgjoj duke th\u00ebn\u00eb se Zoran Gjingjiqi ka qen\u00eb i mir\u00eb dhe demokrat, kund\u00ebr luft\u00ebs dhe paq\u00ebsor. Po g\u00ebnjeni dhe po rreni. Distanca juaj me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe se kaq. Nd\u00ebrmjet jush dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb. P\u00ebr m\u00eb keq, po b\u00ebni propagand\u00eb t\u00eb pist\u00eb dhe t\u00eb ul\u00ebt. Gjingjiqi ka qen\u00eb pro luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe promovues i Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. Shovenizmi i sofistikuar i tij \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm. P\u00ebr t\u2019ia nisur, ai ka kund\u00ebrshtuar autonomin\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt e Kroacis\u00eb m\u00eb 1993, 1994 dhe 1995 duke refuzuar planet p\u00ebr akomodimin e serb\u00ebve brenda Kroacis\u00eb\u201d, shkruan Ramadani.<\/p>\n<p>Tutje Ramadani thot\u00eb se Gjingjiqi ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i politik\u00ebs Milloshevi\u00e7iane dhe se ka qen\u00eb i af\u00ebrt me kriminelin serb t\u00eb Bosnj\u00ebs, Radovan Karaxhiqin.<\/p>\n<p>\u201cAi ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i madh i seperatist\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs Serbe s\u00eb Krahin\u00ebs n\u00eb Kroaci dhe kund\u00ebrshtonte propozimet p\u00ebr paqe t\u00eb koncentruara n\u00eb planin Z4 duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo nuk p\u00ebrmbush\u00eb aspiratat e serb\u00ebve p\u00ebr bashkim n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb madh serb. Pra ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i politik\u00ebs Milloshevi\u00e7iane. Ai ka qen\u00eb i af\u00ebrt me kryexhelatin dhe kryekriminelin serb t\u00eb Bosnj\u00ebs, Radovan Karaxhiqin. P\u00ebr t\u2019u solidarizuar me serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs, m\u00eb 1994 ai do t\u00eb vizitonte Karaxhiqin edhe n\u00eb koh\u00ebn kur serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs do t\u00eb masakronin 68 boshnjak\u00eb musliman\u00eb n\u00eb tregun e Sarajev\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Pale t\u00eb Bosnj\u00ebs ata kishin q\u00ebndruar bashk\u00eb 8 or\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Ai elaboron q\u00ebndrimin e ish kryeministrit t\u00eb vrar\u00eb serb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cGjingjiq qysh n\u00eb vitin 1996 ishte ilustrim i preksh\u00ebm i konsensusit serb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Politikan\u00ebt serb\u00eb mund t\u00eb konfrontoheshin p\u00ebr dominim brenda sken\u00ebs politike serbe, por kurr\u00eb p\u00ebr at\u00eb se ku duhej Kosova t\u00eb p\u00ebrkiste. Ata t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebz\u00ebri e kan\u00eb konsideruar Kosov\u00ebn si djep t\u00eb nacionalizmit serb dhe si b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar. Opozita serbe, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Gjingjiq, e kritikonte pushtetin e Milloshevi\u00e7in se po d\u00ebshtonte t\u00eb mbronte interesat e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka thek\u00ebsuar Ai.<\/p>\n<p>Postimi i tij i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Albin Kurti duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike p\u00ebr l\u00ebvdatat e tij p\u00ebr Zoran Gjingjiqin!<\/p>\n<p>Zoti Kurti dhe ndjek\u00ebs t\u00eb tij, po ju d\u00ebgjoj duke th\u00ebn\u00eb se Zoran Gjingjiqi ka qen\u00eb i mir\u00eb dhe demokrat, kund\u00ebr luft\u00ebs dhe paq\u00ebsor. Po g\u00ebnjeni dhe po rreni. Distanca juaj me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe se kaq. Nd\u00ebrmjet jush dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb. P\u00ebr m\u00eb keq, po b\u00ebni propagand\u00eb t\u00eb pist\u00eb dhe t\u00eb ul\u00ebt. Gjingjiqi ka qen\u00eb pro luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe promovues i Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. Shovenizmi i sofistikuar i tij \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm. P\u00ebr t\u2019ia nisur, ai ka kund\u00ebrshtuar autonomin\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt e Kroacis\u00eb m\u00eb 1993, 1994 dhe 1995 duke refuzuar planet p\u00ebr akomodimin e serb\u00ebve brenda Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i madh i seperatist\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs Serbe s\u00eb Krahin\u00ebs n\u00eb Kroaci dhe kund\u00ebrshtonte propozimet p\u00ebr paqe t\u00eb koncentruara n\u00eb planin Z4 duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo nuk p\u00ebrmbush\u00eb aspiratat e serb\u00ebve p\u00ebr bashkim n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb madh serb. Pra ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i politik\u00ebs Milloshevi\u00e7iane. Ai ka qen\u00eb i af\u00ebrt me kryexhelatin dhe kryekriminelin serb t\u00eb Bosnj\u00ebs, Radovan Karaxhiqin. P\u00ebr t\u2019u solidarizuar me serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs, m\u00eb 1994 ai do t\u00eb vizitonte Karaxhiqin edhe n\u00eb koh\u00ebn kur serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs do t\u00eb masakronin 68 boshnjak\u00eb musliman\u00eb n\u00eb tregun e Sarajev\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Pale t\u00eb Bosnj\u00ebs ata kishin q\u00ebndruar bashk\u00eb 8 or\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr q\u00ebndrimin e tij n\u00eb raport me Kosov\u00ebn \u00e7far\u00eb t\u00eb themi?!<\/p>\n<p>Gjingjiq qysh n\u00eb vitin 1996 ishte ilustrim i preksh\u00ebm i konsensusit serb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Politikan\u00ebt serb\u00eb mund t\u00eb konfrontoheshin p\u00ebr dominim brenda sken\u00ebs politike serbe, por kurr\u00eb p\u00ebr at\u00eb se ku duhej Kosova t\u00eb p\u00ebrkiste. Ata t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebz\u00ebri e kan\u00eb konsideruar Kosov\u00ebn si djep t\u00eb nacionalizmit serb dhe si b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar. Opozita serbe, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Gjingjiq, e kritikonte pushtetin e Milloshevi\u00e7in se po d\u00ebshtonte t\u00eb mbronte interesat e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e konfirmon edhe filozofi i parap\u00eblqyer i VV-s\u00eb, Slavoj Zizek. Kur n\u00eb vitin 1996 opozita dhe student\u00ebt serb\u00eb po protestonin kund\u00ebr Milloshevi\u00e7it p\u00ebr manipulim t\u00eb zgjedhjeve, policia serbe kishte p\u00ebrdorur dhun\u00eb kund\u00ebr tyre. E dini se \u00e7far\u00eb banera dhe sllogane p\u00ebrdorte opozita? \u201cN\u00eb vend se t\u00eb na shkelmoni neve, shkoni e shkelmoni shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb!\u201d. Gjingjiq dhe opozita serbe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kund\u00ebrshtonin dhun\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe e nxisnin at\u00eb. Kurti po thot\u00eb se Gjingjiqi ishte liberal dhe demokrat. Liberalizmi dhe demokracia e tij e shtirur n\u00eb fakt kan\u00eb qen\u00eb rreziqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai ishte politikani q\u00eb propozonte zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs brenda Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 shkurt t\u00eb vitit 2003, Zoran Gjingjiqi n\u00eb nj\u00eb intervit\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cVesti\u201d k\u00ebrkonte nj\u00eb \u201cDayton t\u00eb dyt\u00eb\u201d dhe kishte th\u00ebn\u00eb se Kosova duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb serbo-shqiptare t\u00eb ngjashme me Federat\u00ebn Kroate n\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb (sistem i kantoneve) dhe t\u00eb mbetet pjes\u00eb e Serbis\u00eb dhe t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb status m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se autonomia, por m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se nj\u00ebsit\u00eb federale (Serbia dhe Mali i Zi). Kosova do t\u00eb g\u00ebzonte autonomi m\u00eb t\u00eb madhe se Vojvodina, por m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se autonomia n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb gjat\u00eb viteve 1974-1989. Pra Gjingjiqi kishte plane q\u00eb Kosov\u00ebn ta kthente n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se n\u00eb Jugosllavi. Ky \u00ebsht\u00eb Gjingjiqi.<\/p>\n<p>Ai e ka trajtuar Kosov\u00ebn si thjesht problem \u201ci t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d. E kishte depolitizuar \u00e7\u00ebshtjen kolektive t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai e kishte kund\u00ebrshtuar edhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs sepse ishte projekt jasht\u00eb kufijve t\u00eb Serbis\u00eb. Nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ngjash\u00ebm e kishte dh\u00ebn\u00eb edhe Veton Surroi n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova bojkotonte shtetin serb p\u00ebrmes \u201cshtetit paralel\u201d t\u00eb Rugov\u00ebs. Surroi k\u00ebrkonte q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb braktisin shtetin paralel dhe t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e Serbis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta demokratizonin at\u00eb. N\u00eb raport me interesat tona strategjike nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte fatale sepse Kosova do t\u00eb akomodohej brenda matric\u00ebs institucionale serbe dhe do t\u00eb braktiste rrug\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb. Pse Kurti nuk ka treguar m\u00eb her\u00ebt se p\u00ebrkrah\u00eb k\u00ebto ide? A mos \u00ebsht\u00eb kjo ajo p\u00ebrputhja e famshme ideologjike mes tij dhe Surroit t\u00eb cil\u00ebn ai e pati th\u00ebn\u00eb pas shum\u00eb akuzash t\u00eb r\u00ebnda?<\/p>\n<p>Gjingjiqi synonte kthimin e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Ai ishte ideatori i strukturave paralele serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Fati i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb luftonte krimin e organizuar n\u00eb Serbi dhe kjo ishte arsyeja pse ai u vra e jo Kosova. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij, ai kishte th\u00ebn\u00eb se edhe do t\u00eb mund ta pranonte pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por vet\u00ebm n\u00ebse kjo ndahet. Duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb, nuk po thot\u00eb shk\u00ebmbim, por ndarje. Kurti sot nuk p\u00ebrkrah\u00eb as shk\u00ebmbimin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lavd\u00ebron Gjingjiqin q\u00eb k\u00ebrkonte ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs. Kurti duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ofendim dhe t\u2019i jep sqarim popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto deklarata skandaloze. Gjingjiqi kurr\u00eb nuk ishte potenciali universal q\u00eb do ta \u00e7lironte Serbin\u00eb nga qarku i partikularitetit etnik, por betonues i tij. Kurti sot po lavd\u00ebron pa turp nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb. Ideologu i bashkimit komb\u00ebtar, p\u00ebrkrah\u00ebs i Zoran Gjingjiqit. Absurditeti nuk paska fund.\u201d<\/p>\n<p>Albin Kurti kishte shkruar nj\u00eb status p\u00ebrkujtimi n\u00eb rastin e p\u00ebrvejtorit t\u00eb vrasj\u00ebs s \u00ebish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.\/gazetametro.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politikologu, Shkodran Ramadani, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ka kritikuar kryetarin e Levizjs Vet\u00ebvendosje, Albin Kurtin p\u00ebr lavdin q\u00eb i ka thurr\u00eb ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb tij. Ramadani thot\u00eb se Kurti dhe ndjek\u00ebsit t\u00eb tij, kur thon\u00eb se Zoran Gjingjiqi ka qen\u00eb i mir\u00eb dhe demkrat\u00eb jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36776,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36775","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36775\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}