{"id":37283,"date":"2019-03-22T19:59:30","date_gmt":"2019-03-22T19:59:30","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=37283"},"modified":"2019-03-22T19:59:30","modified_gmt":"2019-03-22T19:59:30","slug":"diellin-nuk-mund-ta-shoh-ai-i-cili-syte-i-ka-te-lenduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/diellin-nuk-mund-ta-shoh-ai-i-cili-syte-i-ka-te-lenduar\/","title":{"rendered":"Diellin nuk mund ta shoh ai, i cili syt\u00eb i ka t\u00eb l\u00ebnduar!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mesazhi i Hutb\u00ebs s\u00eb Xhumas\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej injorant\u00ebve, prej atyre q\u00eb nuk kan\u00eb njohuri as elementare p\u00ebr Islamin, i veshin Islamit terrorizmin, vrazhd\u00ebsin\u00eb dhe mos toleranc\u00ebn. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cnjeriu \u00ebsht\u00eb armik i asaj q\u00eb nuk ka njohuri p\u00ebr t\u00eb\u201d. Realiteti \u00ebsht\u00eb se mes Islamit dhe terrorizmit ka nj\u00eb dallim esencial. K\u00ebto jan\u00eb dy t\u00eb kund\u00ebrta q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb bashkohen. Islami \u00ebsht\u00eb m\u00ebshir\u00eb, nd\u00ebrsa terrorizmi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim. Islami \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa terrorizmi \u00ebsht\u00eb zullum. Islami \u00ebsht\u00eb dije nd\u00ebrsa terrorizmi \u00ebsht\u00eb injoranc\u00eb. Islami \u00ebsht\u00eb dashuri, nd\u00ebrsa terrorizmi \u00ebsht\u00eb urrejtje dhe detyrim.<br \/>\nIslami me kuptimin e saj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb paqe. Ky em\u00ebr \u00ebsht\u00eb nxjerr prej emrit t\u00eb Allahut \u201cES-SELAMU\u201d ( Paqe dh\u00ebn\u00ebs ). Po ashtu fjala paqe \u00ebsht\u00eb edhe prej cil\u00ebsive t\u00eb Allahut. Allahu thot\u00eb n\u00eb Kuran: \u201cAi \u00ebsht\u00eb Allahu, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb Cilit nuk ka Zot tjet\u00ebr (t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr adhurim). Ai \u00ebsht\u00eb Sunduesi, i Shenjti (i past\u00ebr nga \u00e7do e met\u00eb), Paqe dh\u00ebn\u00ebsi ( Hashr 23). Fjala paqe me kuptimet e saj\u00eb n\u00eb Kuran \u00ebsht\u00eb cekur kat\u00ebr dhjet\u00eb e kat\u00ebr here, prej tyre gjasht\u00eb ajete medinase nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat mekase. Nd\u00ebrsa fjala luft\u00eb n\u00eb Kuran \u00ebsht\u00eb p\u00ebrendur vet\u00ebm n\u00eb gjasht\u00eb ajete, t\u00eb gjitha medinase . I D\u00ebrguari i Allahut zgjidhte emrat e mir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb lindshin dhe nuk i p\u00eblqente q\u00eb emrat f\u00ebmij\u00ebve t\u2019iu lihen luft\u00ebtar\u00eb. Tregon Aliu thot\u00eb kur m\u00eb lindi djali i par\u00eb e quajta \u201c Harb\u201d ( luft\u00ebtar\u00eb). At\u00ebher\u00eb i D\u00ebrguari m\u00eb pyeti se si e quajte djalin? I thash \u201c Harb\u201d, m\u00eb tha ai \u00ebsht\u00eb Haseni ( I mir\u00eb). Po ashtu edhe kur m\u00eb lind\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb tjer\u00eb, prap\u00eb i quajta \u201c Harb\u201d, prap\u00eb i D\u00ebrguari i Allahut ua nd\u00ebrroi emrat n\u00eb Husejn, nd\u00ebrsa tjetrit Muhassin , q\u00eb kan\u00eb kuptimin e t\u00eb mir\u00ebs.<br \/>\nPrej fjal\u00ebs Selam ( paqe) e marrin emrin edhe mysliman\u00ebt dhe quhen mysliman. Selami \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetja e besimtar\u00ebve kur takohen mes veti dhe kur ndahen nga nj\u00ebri tjetri. Zgjedhja e k\u00ebsaj p\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr besimtarin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm dhe tregon se besimtari synon q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb ket\u00eb paqe.<br \/>\nXheneti \u00ebsht\u00eb vend i paqes dhe besimtar\u00ebt n\u00eb t\u00eb do t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeten me Selam, paqe. Allahu thot\u00eb: Allahu i th\u00ebrret njer\u00ebzit p\u00ebr n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e shp\u00ebtimit (Xhenet) dhe udh\u00ebzon k\u00eb t\u00eb doj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb ( Junus 25). P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb banor\u00ebt e xhenetit do t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeten mes veti me Selam n\u00eb xhenet, edhe melaqet do ti p\u00ebrsh\u00ebndesin banor\u00ebt e xhenetit me Selam.<br \/>\nIslami \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi dhe paqja p\u00ebr njer\u00ebzimin. Sepse ai synon t\u00eb siguroj lumturi, rehati dhe qet\u00ebsi n\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimin. I D\u00ebrguari i Allahut tha: \u201c O njer\u00ebz, p\u00ebrhapeni Selamin mes jush\u201d. Selami \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi kryesor i Islamit. P\u00ebrmes drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrmes barazis\u00eb , p\u00ebrmes liris\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar egot e njer\u00ebzve dhe epshet e tyre, duke mos synuar vet\u00ebm nj\u00eb popull t\u00eb caktuar, apo nj\u00eb grup t\u00eb caktuar, Islami synon paqen.<br \/>\nIslami synon paqen p\u00ebrmes barazis\u00eb mes njer\u00ebzve. Islami v\u00ebrteton se njer\u00ebzit, pa marr parasysh, besimin e tyre, ngjyr\u00ebn e tyre, gjuh\u00ebn e tyre, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nj\u00eb origjin\u00eb dhe jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebr nga aspekti njer\u00ebzor\u00eb. I D\u00ebrguari i Allahut tha: \u201c T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb prej Ademit, nd\u00ebrsa ai \u00ebsht\u00eb prej dheut. Nuk ka dallim mes arabit dhe jo arabit, p\u00ebrve\u00e7se me devotshm\u00ebri\u201d.<br \/>\nIslami synon t\u00eb arrij paqen p\u00ebrmes p\u00ebrmbushjeve t\u00eb premtimit dhe ndalimin e padrejt\u00ebsis\u00eb. Dhe zgjedhja e luft\u00ebs si opsion \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb momentet e detyrueshme. Allahu thot\u00eb: \u201cO besimtar\u00eb! Plot\u00ebsoni detyrimet!\u201d ( Maide 1). Vendosja e drejt\u00ebsis\u00eb, korrekt\u00ebsia ndaj njer\u00ebzve, largimin e padrejt\u00ebsis\u00eb, eliminimin e armiq\u00ebsis\u00eb mes nj\u00ebri tjetrit jan\u00eb synime t\u00eb Islamit.<br \/>\nTerrorizmi i cili sot po p\u00ebrhapet n\u00eb bot\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz n\u00eb bot\u00eb nuk ka identitet, e as p\u00ebrkat\u00ebsi, por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhim i devijuar dhe \u00e7orodit\u00ebs. Historia islame \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr sikur dielli n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs . Islami p\u00ebrfshiu lindjen dhe per\u00ebndimin n\u00eb p\u00ebrhapjen e saj\u00eb dhe kjo u b\u00eb n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrmes argumenteve dhe debateve t\u00eb mira, p\u00ebrmes bindjes s\u00eb njer\u00ebzve.<br \/>\nNuk ka fe q\u00eb kujdeset p\u00ebr p\u00ebrhapjen e paqes n\u00eb njer\u00ebz m\u00eb shum\u00eb se sa Islami. I D\u00ebrguari i Allahut p\u00ebr 23 vite arriti q\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb dhe t\u00eb vendos n\u00eb zemrat e besimtar\u00ebve dashurin\u00eb p\u00ebr paqe. Vet\u00ebm p\u00ebr 23 vite ai arriti q\u00eb t\u00eb ndryshoj t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Me promovimin e paqes arriti ti mposht\u00eb edhe dy superfuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, perandorin\u00eb romake dhe at\u00eb persiane. Dhe e t\u00ebr\u00eb kjo ndodhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt dhe me shpenzimet minimale. Para koh\u00ebs s\u00eb pejgamberit luft\u00ebrat zgjatnin me muaj dhe me vite, nd\u00ebrsa i D\u00ebrguari i Allahut i shnd\u00ebrroi n\u00eb beteja t\u00eb shkurtra. Betejat n\u00eb t\u00eb cilat i D\u00ebrguari i Allahut ka zhvilluar jan\u00eb 27. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb k\u00ebto beteja prej mysliman\u00ebve kan\u00eb arritur numrin n\u00eb 259. Nd\u00ebrsa nga kund\u00ebrshtar\u00ebt ka arrit numri n\u00eb 759. Krejt ata q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb betejat q\u00eb ka zhvilluar i D\u00ebrguari i Allahut, prej ushtris\u00eb s\u00eb tij dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij arrin n\u00eb 1018, q\u00eb i bie se n\u00eb \u00e7do betej\u00eb nga 12 t\u00eb mbytur. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto beteja vet\u00ebm nj\u00eb grua ka vdekur. Asnj\u00eb i vdekur nuk ka qen\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb moshuarve. I D\u00ebrguari i Allahut i porosite shok\u00ebt e tij duke iu th\u00ebn\u00eb: \u201c mos mbytni f\u00ebmij\u00eb, as grua, as t\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, as t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, as ata q\u00eb i gjeni n\u00eb adhurimin e tyre. Mos shkulni pem\u00eb, mos shkat\u00ebrroni sht\u00ebpia, mos therni kafsh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr ushqim\u201d. Kjo ishte tradita e Pejgamberit edhe n\u00eb momente lufte. Nuk ishin sikur luft\u00ebrat tjera q\u00eb ndodhin n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtarin d\u00ebshirojn\u00eb ta shfarosin me \u00e7do gj\u00eb. N\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb ka ndodh\u00eb mes romak\u00ebve dhe persian\u00ebve q\u00eb ka zgjat prej vitit 602-628 jan\u00eb mbyt\u00eb dy milion\u00eb njer\u00ebz. Lufta n\u00eb Kin\u00eb e cila ka ndodh\u00eb af\u00ebrsisht n\u00eb koh\u00ebn 734-755 kan\u00eb vdekur dymb\u00ebdhjet\u00eb milion viktima. N\u00eb revolucionin francez\u00eb, i cili ndodhi vet\u00ebm p\u00ebr shkaqe sociale dhe politike, q\u00eb ndodhi mes vitit 1789-1799, mori jet\u00ebn e m\u00eb shum\u00eb se dy milion njer\u00ebz. Po ashtu revolucioni bolshevik n\u00eb rusi mori jet\u00ebn e m\u00eb shum\u00eb se 13 milion njer\u00ebzve. Nd\u00ebrsa i D\u00ebrguari i Allahut ndryshoi historin\u00eb e njer\u00ebzimit me pak beteja dhe me nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb viktimave n\u00eb k\u00ebto beteja, n\u00eb 1018. Po ashtu t\u00eb gjitha k\u00ebto beteja q\u00eb i kishte zhvilluar i D\u00ebrguari i Allahut kishin karakterin e luft\u00ebrave defensive, luft\u00eb mbrojt\u00ebse. E t\u00ebr\u00eb jeta e Pejgamberit, sikur gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Meke, po ashtu edhe pas shp\u00ebrnguljes s\u00eb tij n\u00eb Medine ishte paqe, m\u00ebshir\u00eb, toleranc\u00eb, shtypje e forc\u00ebs s\u00eb pa drejt.<br \/>\nDije o mysliman se promovimi i paqes nuk do t\u00eb thot\u00eb dob\u00ebsi e as n\u00ebn\u00e7mim. Sepse myslimani asnj\u00ebher\u00eb nuk posht\u00ebrohet: \u201cMos u lig\u00ebshtoni dhe mos u pik\u00eblloni, sepse ju, gjithsesi jeni m\u00eb t\u00eb lart\u00ebt, n\u00ebse jeni besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d ( Ali Imran 139). Islamofob\u00ebt dhe ata q\u00eb kan\u00eb urrejtje ndaj Islamit nuk po din si t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb raport me Islamin. Goja e tyre nuk mund t\u00eb nxjerr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mirat e Islamit, sepse urrejtja q\u00eb e fshehin n\u00eb zemrat e tyre nuk ia lejon q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb mirat e Islamit. Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb po e sulmojn\u00eb Islamin, ai edhe m\u00eb shum\u00eb po merr hov\u00eb dhe po p\u00ebrhapet edhe m\u00eb shum\u00eb. Sikur mysliman\u00ebt t\u00eb q\u00ebndronin edhe nj\u00ebqind vite n\u00eb Zeland\u00ebn e Re dhe t\u00eb vepronin n\u00eb t\u00eb, nuk do ta kishin k\u00ebt\u00eb respekt dhe k\u00ebt\u00eb solidaritet q\u00eb sot pas k\u00ebtij sulmi po e g\u00ebzojn\u00eb mysliman\u00ebt nga vendasit e tyre jo mysliman. Qindra njer\u00ebz nga Zelanda e Re kan\u00eb pranuar Islamin pas k\u00ebtij sulmi terrorist ndaj mysliman\u00ebve.<br \/>\nTerroi q\u00eb ndodhi n\u00eb Zeland\u00ebn e Re ndaj dy xhamive ku ishin duke u falur komuniteti mysliman e v\u00eb bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb provim t\u00eb madh, dhe tregon se Islami me pasuesit e tij \u00ebsht\u00eb viktima m\u00eb e madhe e k\u00ebtij ekstremizmi dhe tregon se ekstremizmi dhe terrorizmi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr bot\u00ebn. Raste t\u00eb tilla dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda sot po ndodhin shpesh ndaj mysliman\u00ebve, gjenocide t\u00eb pastra, si n\u00eb Burma dhe n\u00eb vendet tjera. Ajo q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim frikacak dhe i ult\u00eb. Kjo ngjarje ka prek thell\u00eb zemrat e besimtar\u00ebve, por edhe t\u00eb njer\u00ebzve tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndjenja n\u00eb shpirtrat e tyre. Lusim Allahun q\u00eb ti m\u00ebshiroj viktimat e k\u00ebtij terrori, ti pranoj n\u00eb radh\u00ebt e shehid\u00ebve, t\u2019iu jap sab\u00ebr dhe gajret familjar\u00ebve, nd\u00ebrsa t\u00eb plagosurit ti sh\u00ebroj sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Autor:Hoxh\u00eb Shaban MURATI<br \/>\n22 mars 2019<br \/>\nGjilan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazhi i Hutb\u00ebs s\u00eb Xhumas\u00eb: Shum\u00eb prej injorant\u00ebve, prej atyre q\u00eb nuk kan\u00eb njohuri as elementare p\u00ebr Islamin, i veshin Islamit terrorizmin, vrazhd\u00ebsin\u00eb dhe mos toleranc\u00ebn. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cnjeriu \u00ebsht\u00eb armik i asaj q\u00eb nuk ka njohuri p\u00ebr t\u00eb\u201d. Realiteti \u00ebsht\u00eb se mes Islamit dhe terrorizmit ka nj\u00eb dallim esencial. K\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37284,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37283","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37283\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}