{"id":37331,"date":"2019-03-23T09:05:12","date_gmt":"2019-03-23T09:05:12","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=37331"},"modified":"2019-03-23T09:05:12","modified_gmt":"2019-03-23T09:05:12","slug":"sherbimi-i-detyrueshem-ushtarak-i-paperballueshem-per-kosoven-duhen-milionat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sherbimi-i-detyrueshem-ushtarak-i-paperballueshem-per-kosoven-duhen-milionat\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak i pap\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, duhen milionat"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetorin e vitit t\u00eb kaluar, Kuvendi i dha Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK) mandatin e ushtris\u00eb. Kurse procesi i transformimit t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb Ushtri, do t\u00eb zgjas\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pes\u00eb muaj pasi FSK-ja morri mandatin e ushtris\u00eb po k\u00ebrkohet q\u00eb sh\u00ebrbimi ushtarak t\u00eb b\u00ebhet i obliguesh\u00ebm.<br \/>\nLidhja Demokratike e Kosov\u00ebs vler\u00ebson se duhet t\u00eb jet\u00eb i obliguesh\u00ebm sh\u00ebrbimi ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb, sipas modelit t\u00eb Zvicr\u00ebs dhe vendeve tjera.<\/p>\n<p>Kjo parti thot\u00eb se kjo do t\u00eb garantonte mbrojtje efektive nacionale dhe \u201ci mund\u00ebson Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb renditet krahas ushtrive partnere n\u00eb NATO\u201d.<\/p>\n<p>Por ish-komandanti i FSK-s\u00eb, Kadri Kastrari,tha se ky proces \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kushtuesh\u00ebm, madje i ka quajtur k\u00ebto deklarata m\u00eb shum\u00eb politike se sa reale.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse llogariten vet\u00ebm 1 mij\u00eb veta p\u00ebr 6 muaj shpenzimet mund t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb mbi 50 milion\u00eb euro, prandaj ai thot\u00eb se buxheti i Kosov\u00ebs nuk mundet ta p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se k\u00ebto deklarata m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb politike, sepse Kosova me ekonomin\u00eb e vet q\u00eb e ka aktualisht nuk mundet me pas sh\u00ebrbim t\u00eb obliguesh\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kushtuesh\u00ebm. Sh\u00ebrbimi ushtarak i detyruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i kushtuesh\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb shumt\u00eb sepse nj\u00eb ushtaraku duhet t\u00eb i blihet uniforma, pajisjet ushtarake, armatimi, duhet t\u00eb i sigurohet akomodimi, fjetja, ushqimi, nj\u00eb pag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026n\u00ebse llogaritim vet\u00ebm 1 mij\u00eb veta p\u00ebr 6 muaj n\u00ebse ata i thirrmi \u00ebsht\u00eb mbi 50 milion\u00eb, 1 mij\u00eb veta e mos t\u00eb flasim p\u00ebr me dhjet\u00ebra e mij\u00ebra t\u00eb rinj e t\u00eb reja t\u00eb Kosov\u00ebs do duhej t\u00eb merreshin n\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb e kushtueshme dhe nuk mundet Kosova me p\u00ebrballu nj\u00eb kosto t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Madje ish-komandanti i FSK-s\u00eb thot\u00eb se edhe shum\u00eb shtete t\u00eb NATO-s jan\u00eb duke e hequr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rend t\u00eb dyt\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb NATO-s q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare jan\u00eb duke e hequr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb shumta q\u00eb ushtria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb efikase kur e ka n\u00eb struktur\u00ebn e vet ushtarak dhe ushtare me kontrata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur e st\u00ebrvitur dhe kjo nuk mundet me u b\u00eb p\u00ebr mendimin tim, mir\u00ebpo kjo mundet me u b\u00eb n\u00eb forma tjera\u201d.<\/p>\n<p>Ai propozon q\u00eb t\u00eb hartohet nj\u00eb strategji p\u00ebr edukimin e brezit t\u00eb ri n\u00eb aspektin ushtarak p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sipas tij, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb kjo duhet fillimisht q\u00eb Kosova t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn e ushtris\u00eb, pastaj t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb pajisje t\u00eb ndryshme ushtarake.<\/p>\n<p>\u201cKosova n\u00eb t\u00eb ardhmen do duhej t\u00eb mendoj q\u00eb ta b\u00ebj nj\u00eb strategji se si do duhet t\u2019i edukon t\u00eb rinjt\u00eb dhe rejat e Kosov\u00ebs dhe kjo mundet me u b\u00eb n\u00ebp\u00ebr m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme si\u00e7 e kan\u00eb shum\u00eb shtete, vikendeve t\u00eb b\u00ebhen trajnime t\u00eb rinjve n\u00eb aspektin trajnues me i edukuar n\u00eb aspektin ushtarak, por edhe me i familjarizuar me arm\u00eb, pse nj\u00eb i ri mos me pas nj\u00eb qitje gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet q\u00eb me ndje e me p\u00ebrdor arm\u00ebn dhe kjo mundet me u b\u00eb dhe mos me qen\u00eb e kushtueshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb rit\u00eb e t\u00eb rejat t\u00eb edukoheshin n\u00eb aspektin ushtarak, do t\u00eb edukohen p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve t\u00eb ndryshme, mir\u00ebpo p\u00ebr me u b\u00eb kjo do duhej fillimisht q\u00eb Kosova t\u00eb investoj n\u00eb infrastruktur\u00ebn e ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pastaj t\u00eb investoj n\u00eb pajisje t\u00eb ndryshme ushtarake q\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb kushtueshme e sofistikuara, duhet investuar n\u00eb armatim dhe kjo merr koh\u00eb shum\u00eb me vite\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komandanti i FSK-s\u00eb, Rrahman Rama, i tha Ekonomia Online, se jan\u00eb duke hartuar nj\u00eb plan q\u00eb t\u00eb aktivizohen gjeneratat e reja dhe t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb njohurit\u00eb bazike t\u00eb ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Komandanti i FSK-s\u00eb, shton se k\u00ebto njohuri bazike do t\u00eb epen p\u00ebr civil\u00ebt e rinj, sepse n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk mund t\u00eb dihet se \u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb, andaj sipas tij, nevojitet mobilizim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi duke hartuar nj\u00eb plan nj\u00eb ide se si n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u2019i aktivizojm\u00eb gjeneratat e reja jo q\u00eb \u00ebsht\u00eb obligative por q\u00eb n\u00eb shkolla, do t\u2019i ftojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr kampe do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e ushtrimeve fushore, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe gjeneratat e reja ti ken\u00eb ato njohurit\u00eb bazike t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk e dim\u00eb q\u00eb \u00e7ka ka me ndodh\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mobilizim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u2019i ken\u00eb njohurit\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve, por ta shohin edhe jet\u00ebn ushtarake se si zhvillohet\u201d, u shpreh gjenerallejt\u00ebnant Rrahman Rama.\/EO\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetorin e vitit t\u00eb kaluar, Kuvendi i dha Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK) mandatin e ushtris\u00eb. Kurse procesi i transformimit t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb Ushtri, do t\u00eb zgjas\u00eb dhjet\u00eb vjet. Vet\u00ebm pes\u00eb muaj pasi FSK-ja morri mandatin e ushtris\u00eb po k\u00ebrkohet q\u00eb sh\u00ebrbimi ushtarak t\u00eb b\u00ebhet i obliguesh\u00ebm. Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs vler\u00ebson se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37332,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37331","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37331\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37332"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}