{"id":37616,"date":"2019-03-26T00:54:28","date_gmt":"2019-03-26T00:54:28","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=37616"},"modified":"2019-03-26T00:54:28","modified_gmt":"2019-03-26T00:54:28","slug":"liberalizimi-i-vizave-ne-qershor-haradinaj-besoj-qe-po","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/liberalizimi-i-vizave-ne-qershor-haradinaj-besoj-qe-po\/","title":{"rendered":"Liberalizimi i vizave n\u00eb qershor? Haradinaj: Besoj q\u00eb po"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendim dhe mas\u00eb mbrojt\u00ebse karshi agresivitetit t\u00eb Serbis\u00eb. Haradinaj thot\u00eb se vullneti i Kosov\u00ebs p\u00ebr dialog nuk \u00ebsht\u00eb zbehur dhe se sipas tij, Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr dialog \u00e7do her\u00eb por pakushte. Nd\u00ebrkaq, i pyetur n\u00ebse taksa po e izolon Kosov\u00ebn, kryeministri Haradinaj tha se Kosov\u00ebn nuk mund ta izoloj\u00eb askush.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e udh\u00ebhiqni ju, p\u00ebr vendosjen e tarif\u00ebs 100 p\u00ebr qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina, po shihet si penges\u00eb dhe bllokim i dialogut me Serbin\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerrni q\u00eb t\u00eb krijoni kushte p\u00ebr vazhdimin e dialogut?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: E kemi pasur nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb nj\u00eb agresiviteti t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe n\u00eb planin e brendsh\u00ebm, me tendenca t\u00eb destabilizimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe nj\u00eb penges\u00eb jotarifore p\u00ebr \u00e7do mall t\u00eb prodhuar n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka mundur q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Serbi. Taksa, si vendim i Qeveris\u00eb s\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb t\u00eb mbrohemi nga ky agresivitet. Vullneti p\u00ebr dialog nuk \u00ebsht\u00eb zbehur nga pala jon\u00eb, nga Kosova. Ne kemi kryer disa detyra t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi Platform\u00ebn shtet\u00ebrore, e kemi Delegacionin shtet\u00ebror, kemi, po e quaj ashtu nj\u00eb unitet jo vet\u00ebm t\u00eb spektrit qeveris\u00ebs politik, por edhe nj\u00eb pjese t\u00eb opozit\u00ebs. Pra, ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog, vler\u00ebsojm\u00eb se dialogu duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, pra nuk ka alternativ\u00eb, pa e nd\u00ebrlidhur me taks\u00ebn.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ju vazhdimisht keni p\u00ebrs\u00ebritur se taksa apo tarifa suspendohet kur Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. A mendoni se njohja mund t\u00eb vij\u00eb para se t\u00eb nis\u00eb dialogu?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: N\u00eb dialog, pra n\u00eb tavolin\u00eb mund t\u00eb diskutojm\u00eb t\u00eb gjitha temat, t\u00eb gjitha, pra marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb drejtat e komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi \u2013 n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb serb\u00ebve, n\u00eb Serbi t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 pastaj, d\u00ebmet e luft\u00ebs t\u00eb gjitha ato q\u00eb i kemi trash\u00ebgimi nga e kaluara tragjike e jona, por edhe perspektiva jon\u00eb evropiane dhe euroatlantike. Pra, ne jemi p\u00ebr dialog dhe jemi q\u00eb dialogu t\u00eb vazhdoj\u00eb pa kushte sepse dialogu nuk ka alternativ\u00eb dhe nuk mund t\u00eb kusht\u00ebzohet.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse lexohet letra e presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, aty thuhet qart\u00eb se SHBA-ja pret njohje reciproke nga ky dialog. Andaj, ku mb\u00ebshtetet hezitimi juaj?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Ne nuk hezitojm\u00eb. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog q\u00eb sot, pra Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme, i ka kryer detyrat e sht\u00ebpis\u00eb, ka arritur n\u00eb nj\u00eb Platform\u00eb shtet\u00ebrore, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kemi Delegacionin shtet\u00ebror dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog dhe shkojm\u00eb n\u00eb dialog pa kushte. Pra, sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs dialogu mund t\u00eb vazhdoj\u00eb, duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, s\u2019ka alternativ\u00eb dhe ne nuk vendosim kushte p\u00ebr dialogun.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi tuaj para mas\u00ebs pat\u00ebt deklaruar se Kosov\u00ebs po i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb jap\u00eb territor p\u00ebr njohje. A mund t\u00eb na e elaboroni m\u00eb holl\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, nga kush vjen?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Tani, ka pasur diskutime, i kemi d\u00ebgjuar n\u00eb publik retorik\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebrrim i territoreve po q\u00eb kryesisht nj\u00eb ndarje p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb ishte si formul\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur Serbin\u00eb p\u00ebr njohje p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb fakt, kjo nuk \u00ebsht\u00eb reale, pra njohja Kosov\u00eb-Serbi duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb respektim reciprok t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues, jo vet\u00ebm nj\u00eb njohje si k\u00ebrkim-falje, por edhe si nj\u00eb mund\u00ebsi e ecjes p\u00ebrpara. Edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj pajtimi, pra njohja me Serbin\u00eb, nuk n\u00ebnkupton amnistin\u00eb ligjore, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pajtim dhe nj\u00eb kalim nga e kaluara tragjike, nga ato kujtime, ato dhimbje q\u00eb ende i kemi prezente, si \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb zhdukurve, t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs \u2013 supozohet se jan\u00eb rreth 20 mij\u00eb femra n\u00eb Kosov\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs. Ne pra vler\u00ebsojm\u00eb se do t\u00eb ishte nj\u00eb moment i kthes\u00ebs, i paqes edhe mes nesh edhe Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, po definitivisht nj\u00eb konsolidim i Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra nuk ka pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nga presidenti Hashim Tha\u00e7i p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufijve nga pala serbe?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Mendojm\u00eb se diskutimet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar kohor kan\u00eb qen\u00eb serioze rreth k\u00ebsaj mund\u00ebsie, mir\u00ebpo nuk mund t\u00eb konfirmoj preciz pra si dhe nga kush, por mendoj se n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar \u00ebsht\u00eb paraqitur kjo si nj\u00eb opsion dhe mendoj se k\u00ebtu ka ndodhur gabimi m\u00eb i madh edhe i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe i lider\u00ebve t\u00eb rajonit, sepse e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Pra, devijimi i dialogut, tani ende i vuajm\u00eb pasojat e k\u00ebtyre diskutimeve, p\u00ebr shkak se dalja nga nj\u00eb dialog p\u00ebr normalizim n\u00eb dialog p\u00ebr territore apo p\u00ebr kufi, \u00ebsht\u00eb gati kthim n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. E kushdo q\u00eb e ka ndihmuar nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb till\u00eb, mendoj q\u00eb nuk i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mir\u00eb paqes as n\u00eb rajon dhe as m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Tash nuk ka k\u00ebrkesa t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Aktualisht mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qart\u00ebsi m\u00eb e madhe te t\u00eb gjith\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb formula. Formula \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te njohja reciproke Kosov\u00eb-Serbi, pra nj\u00eb marr\u00ebveshje obligative ligjore, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha temat e hapura p\u00ebrfshir\u00eb edhe tregtin\u00eb e lir\u00eb, n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A po rrezikon Kosova q\u00eb t\u00eb zhytet n\u00eb nj\u00eb izolim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi q\u00eb po e mban Qeveria aktuale n\u00eb raport me taks\u00ebn?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Kosova \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u2019i takuar familjes evropiane dhe ajo q\u00eb e definon m\u00eb s\u00eb miri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb euroatlantik. Pra, ne synojm\u00eb t\u2019i takojm\u00eb familjes evropiane n\u00eb Unionin Evropian, familjes s\u00eb NATO-s q\u00eb i prin Amerika dhe nj\u00eb miq\u00ebsi me Amerik\u00ebn. \u00cbsht\u00eb popull euroatlantik, nuk mundet askush t\u00eb na izoloj\u00eb ne. Mund t\u00eb ket\u00eb mospajtime n\u00eb ndonj\u00eb tem\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb kemi mospajtime, sepse edhe n\u00eb familje ka t\u00eb k\u00ebtilla. Mir\u00ebpo, ne jemi popull euroatlantik dhe s\u2019ka se si t\u00eb na izoloj\u00eb askush, kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ju personalisht, a mund t\u00eb merrni nj\u00eb viz\u00eb amerikane?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: E kam marr, mund ta marr \u2013 nuk e di p\u00ebr bes\u00eb. Kur t\u00eb ma japin, shkoj me qejf.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kemi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re n\u00eb sken\u00ebn politike sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb dialogut, marr\u00eb parasysh Ligjin dhe Platform\u00ebn p\u00ebr dialogun dhe Ekipin negociator. Q\u00ebndrimet tuaja me presidentin a jan\u00eb p\u00ebrafruar?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Fakti se ne sot kemi Platform\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dakorduar n\u00eb Parlament dhe p\u00ebrkrahet nga t\u00eb gjith\u00eb ne dhe fakti se e kemi Delegacionin shtet\u00ebror t\u00eb votuar, mund t\u00eb merret si nj\u00eb bashkim ta quaj politik i t\u00eb gjith\u00eb neve, n\u00eb nj\u00eb materie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Kuptohet, ne vijm\u00eb ndoshta nga perspektiva t\u00eb caktuara se si do t\u00eb ishte dashur q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje finale me Serbin\u00eb. Un\u00eb jam dhe mbetem kategorik se nuk duhet t\u00eb hapim \u00e7\u00ebshtjen e territorit dhe kufijve sepse e rihapim t\u00eb kaluar\u00ebn, i rikthejm\u00eb tragjedit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs. Por duhet t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00ebrisht, t\u00eb gjitha institucionet e vendit, spektri politik, shoq\u00ebria civile s\u00eb bashku me partner\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, obligative ligjore, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, p\u00ebr njohje n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues, e q\u00eb i ka disa komponent\u00eb: komponent\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe afatin kohor, t\u00eb drejtat etnike, komponent\u00ebn ekonomike, por edhe d\u00ebmet e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Nuk ka njohje t\u00eb reja p\u00ebr Kosov\u00ebs q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, nuk ka vizita nga kryeministra e burr\u00ebshtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb besa edhe ju nuk keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb vizit\u00eb s\u00eb fundmi n\u00eb ndonj\u00eb shtet, s\u2019keni pasur ndonj\u00eb ftes\u00eb. Kaq shum\u00eb e izoluar \u00ebsht\u00eb Kosova?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shum\u00eb agjendave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Un\u00eb q\u00eb prej ardhjes sime, prioritet i kam dh\u00ebn\u00eb asaj q\u00eb njihet si pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe ajo mendoj se \u00ebsht\u00eb detyra ime, e ekzekutivit. Ne kemi prezent, kemi minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm, ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe mund\u00ebsi t\u00eb daljes jasht\u00eb. Na vizitojn\u00eb edhe figura t\u00eb shquara, edhe burr\u00ebshtetas. Sikur t\u00eb isha pak m\u00eb aktiv, do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim edhe m\u00eb shum\u00eb edhe t\u00eb k\u00ebtilla. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi sipas meje, nuk vlen kurrkund, n\u00eb asnj\u00eb tavolin\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb je brenda vendit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Konsolidimi i Kosov\u00ebs, si rasti i Ushtris\u00eb, si rasti i disa temave t\u00eb brendshme, ose \u2018Trep\u00e7a\u2019, ose besa taksa \u2013 q\u00eb e shoh se ka plot diskutime. Ju siguroj se \u00ebsht\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ne kemi qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebr nj\u00eb ekuilib\u00ebr me Serbin\u00eb dhe kishin pas filluar q\u00eb t\u00eb na marrin shum\u00eb m\u00eb ul\u00ebt sesa q\u00eb jemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Detyra ime ka qen\u00eb pra q\u00eb ta kthej Kosov\u00ebn aty ku e ka vendin, jemi pal\u00eb \u2013 i p\u00eblqeu dikujt apo si p\u00eblqeu\u2013jemi pal\u00eb, nuk mundet t\u00eb na ashk\u00ebloj\u00eb askush, jemi pal\u00eb, ekzistojm\u00eb si pal\u00eb. Un\u00eb mendoj se k\u00ebt\u00eb e kemi arritur. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkosh (n\u00eb vizita) \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb t\u00eb vijn\u00eb, vijm\u00eb e shkojm\u00eb sa t\u00eb kemi qejf ne, sa t\u00eb duam. Realisht, n\u00ebse ju b\u00ebjm\u00eb ftesa, vijn\u00eb plot\u00eb, mir\u00ebpo ju siguroj se thelbi ka qen\u00eb ta rikthejm\u00eb vetveten dhe me qen\u00eb vetvetja.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pas muajit qershor, me liberalizim t\u00eb vizave apo jo?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Besoj q\u00eb po.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendim dhe mas\u00eb mbrojt\u00ebse karshi agresivitetit t\u00eb Serbis\u00eb. Haradinaj thot\u00eb se vullneti i Kosov\u00ebs p\u00ebr dialog nuk \u00ebsht\u00eb zbehur dhe se sipas tij, Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr dialog \u00e7do her\u00eb por pakushte. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37616","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37616\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}