{"id":37643,"date":"2019-03-26T12:21:31","date_gmt":"2019-03-26T12:21:31","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=37643"},"modified":"2019-03-26T12:21:31","modified_gmt":"2019-03-26T12:21:31","slug":"reagon-shoqata-e-lojerave-te-fatit-me-mbylljen-e-lokaleve-buxheti-i-kosoves-humb-20-milione-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagon-shoqata-e-lojerave-te-fatit-me-mbylljen-e-lokaleve-buxheti-i-kosoves-humb-20-milione-e\/","title":{"rendered":"Reagon Shoqata e Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit: Me mbylljen e lokaleve, buxheti i Kosov\u00ebs humb 20 milion\u00eb \u20ac"},"content":{"rendered":"<p>Shoqata e Loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb Kosov\u00eb ka reaguar ndaj zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb vend t\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen me rezolut\u00ebn p\u00ebr mbylljen e loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe kazinove.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sqarim d\u00ebrguar mediave, kjo shoqat\u00eb ka theksuar se nga mbyllja e k\u00ebtyre lokaleve, buxheti i shtetit do t\u00eb ket\u00eb minus 20 milion\u00eb euro t\u00eb cilat siguroheshin nga k\u00ebto loj\u00ebra.<\/p>\n<p>Tutje, sipas Shoqat\u00ebs s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit, nj\u00eb shum\u00eb prej 50 milion\u00eb euron do t\u00eb hiqet nga qarkullimi, pastaj rreth 4000 familje do t\u00eb mbesnin pa nj\u00eb page mujore minimale prej 400 euro, do t\u00eb rriten statistikat e papun\u00ebsis\u00eb, rastet sociale do t\u00eb shtohen, nd\u00ebrsa  n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr do t\u2019i jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb ushtrohet veprimtaria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale, pasi q\u00eb individ\u00ebt e caktuar  nuk  do  t\u00eb  ndalen  s\u00eb  luajturi  dhe  at\u00eb  n\u00eb  sistemin  online,  q\u00eb  do  t\u00eb  mbetet pothuajse i pakapsh\u00ebm nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb sqarimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Duke  marr\u00eb  shkas  nga  zhvillimet  e  fundit  n\u00eb  sektorin  e  loj\u00ebrave  t\u00eb  fatit,  e  t\u00eb  cilat  nd\u00ebrlidhen  me miratimin  e  Rezolut\u00ebs  nga  ana  e  Kuvendit  t\u00eb  Republik\u00ebs  s\u00eb  Kosov\u00ebs  si  dhe  me  projektligjin  e propozuar nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ndalimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb  vendin  ton\u00eb,  sot,  me  dat\u00eb  25  mars  2019,  Shoqata  e  Loj\u00ebrave  t\u00eb  Fatit  duke  vepruar  n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve  ligjor  t\u00eb  tyre  \u2013  Zyr\u00ebs  Ligjore  Koci  &#038;  Vokshi  \u2013  kan\u00eb  dor\u00ebzuar  pran\u00eb  Zyr\u00ebs  s\u00eb Kryeministrit, Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Komisionit p\u00ebr Buxhet dhe Financa, Ministris\u00eb s\u00eb Zhvillimit Ekonomik, Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe para Grupeve Parlamentare brenda Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Rishqyrtimin e Iniciativ\u00ebs p\u00ebr Ndalimin e Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit t\u00eb nisur n\u00ebp\u00ebrmjet  miratimit  t\u00eb  Rezolut\u00ebs  dhe  q\u00eb  pritet  t\u00eb  konkretizohet  me  an\u00eb  t\u00eb  nj\u00eb  projektligji  q\u00eb  po p\u00ebrgatitet nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn presionin e fort\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe grupeve t\u00eb caktuara t\u00eb interesit, industria e loj\u00ebrave t\u00eb fatit po konsiderohet sikurse t\u00eb ishte gj\u00ebja m\u00eb e sh\u00ebmtuar q\u00eb t\u2019i ket\u00eb ndodhur k\u00ebtij vendi. N\u00eb vend t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb  sigurie me t\u00eb madhe p\u00ebr pal\u00ebt, tendencat p\u00ebr t\u00eb denigruar aktivitetin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, jan\u00eb t\u00eb pa pranueshme p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit.<\/p>\n<p>T\u00eb mbushur skajshm\u00ebrish me paragjykime, iniciuesit duket se nuk kan\u00eb rezonuar se aktualisht, industria e loj\u00ebrave te fatit n\u00eb Kosov\u00eb rregullohen me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht me Ligjin Nr. 04\/L-080 P\u00ebr Loj\u00ebrat e Fatit dhe me Udh\u00ebzimin Administrativ MF-Nr. 03\/2013 p\u00ebr Zbatimin e Ligjit Nr. 04\/L-080 P\u00ebr Loj\u00ebrat e Fatit, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit p\u00ebrcaktohen kategorit\u00eb e loj\u00ebrave t\u00eb fatit t\u00eb lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat q\u00eb rregullojn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs si dhe detyrat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin e strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr monitorimin dhe mbik\u00ebqyrjen e veprimtaris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebrave t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se, megjithat\u00eb, shpesh korniza ligjore nuk i plot\u00ebson standardet e k\u00ebrkuara t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsonin nj\u00eb  kontroll\u00eb  efektive  t\u00eb  k\u00ebtij  sektori  nga  ana  e  organeve  shtet\u00ebrore  n\u00eb  funksion  t\u00eb  pengimit  t\u00eb informalitetit dhe shmangien tatimore e cila ka derivuar nga sfida e zbatimit n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrvojat e vendeve t\u00eb ndryshme n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb, tentimi p\u00ebr t\u2019i mbyllur dhe larguar nga tregu i pun\u00ebs gjitha loj\u00ebrat e fatit, pa ndonj\u00eb analiz\u00eb dhe studim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb paraprak, ka rezultuar me pasoja t\u00eb m\u00ebdha aspektin ekonomik dhe at\u00eb shoq\u00ebror. Shum\u00eb shtete parashohin se n\u00ebse ato d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb rregullimin e k\u00ebsaj veprimtarie, shtetet fqinje do ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rregullim t\u00eb till\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 ose aktiviteti ilegal n\u00eb ushtrimin e k\u00ebsaj veprimtarie n\u00eb at\u00eb shtet do t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>Mbyllja e lokaleve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit pa as edhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim \u00ebsht\u00eb shenje se kemi nj\u00eb sistem t\u00eb brisht\u00eb, t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar nj\u00eb veprimtari ekonomike e cila lejohet dhe mbik\u00ebqyr\u00ebt n\u00eb gjitha ekonomit\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb. P\u00ebrderisa nj\u00eb kategori e njer\u00ebzve dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsve n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebt\u00eb industri e kan\u00eb burim t\u00eb t\u00eb hyrave t\u00eb vetme, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka edhe t\u00eb atill\u00eb q\u00eb p\u00ebr kauza populiste propozojn\u00eb rezolut\u00ebn p\u00ebr pezullimin e aktivitetit t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo duke keqp\u00ebrdorur tragjedin\u00eb e dy t\u00eb rinjve dhe familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb arsyetuar mbylljet e t\u00ebr\u00eb industris\u00eb se loj\u00ebrave te fatit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pabazuar, ad hoc, dhe pa kurrfar\u00eb analize t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb ligjore dhe\/apo ekonomike. Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit n\u00eb sektorin e siguris\u00eb,<\/p>\n<p>at\u00ebher\u00eb  n\u00ebp\u00ebrmjet  k\u00ebsaj  logjike  do  t\u00eb  duhej  t\u2019i  mbyllim  edhe  shum\u00eb  veprimtari  t\u00eb  tjera  sh\u00ebrbyese, sikurse jan\u00eb bankat, restorantet, etj.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me korniz\u00ebn ligjore, p\u00ebrpos q\u00eb p\u00ebrben shkelje<\/p>\n<p>flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave fundamentale ajo do t\u00eb prodhonte edhe konsekuenca tjera ekonomike e sociale t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb riparueshme p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjate. T\u00eb shtyr\u00eb nga ngjarjet fatkeqe t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb fundit, tentimi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi sociale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asaj kinse, industria e loj\u00ebrave t\u00eb fatit rrit kriminalitetin, shkakton divorcet, rrit skamjen, prish raportet familjare e t\u00eb ngjashme, jan\u00eb shprehje q\u00eb d\u00ebgjuam k\u00ebtyre dit\u00ebve, por askund nuk p\u00ebrmendet n\u00ebse e drejta e k\u00ebtyre sip\u00ebrmarr\u00ebsve p\u00ebr tu trajtuar drejt dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me korniz\u00ebn e ligjore \u00ebsht\u00eb duke u shkelur.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, kategorit\u00eb sociale q\u00eb preken nga kjo veprimtari jan\u00eb si \u00e7do kategori tjet\u00ebr, dhe n\u00ebse ndjekim logjik\u00ebn e p\u00ebrjashtimit at\u00ebher\u00eb edhe pirja e cigares, alkoolit, drog\u00ebs, prostitucionit jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme, megjithat\u00eb ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb kan\u00eb zgjedhur k\u00ebt\u00eb zgjedhje dhe nuk do mund ti frenojm\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, shteti duhet t\u00eb p\u00ebrkujdeset t\u00eb vej\u00eb kontroll, e pranojm\u00eb, ashtu si\u00e7 do ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb krijoj edhe kushte p\u00ebr t\u00eb vepruar.<\/p>\n<p>Ta themi tro\u00e7, t\u00eb gjitha k\u00ebto veprimtari e kan\u00eb klientel\u00ebn e vet, dhe sado q\u00eb tentohet ti eliminojm\u00eb, ato ve\u00e7se do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb homogjene dhe do realizojn\u00eb q\u00ebllimet e tyre, ne rastin konkret do gjenden mund\u00ebsi t\u00eb luhet n\u00eb forma t\u00eb tjera \u2013 t\u00eb parregulluara me ligj \u2013 ilegale. P.sh kush do ndaloj nj\u00eb person t\u00eb luaj \u201conline\u201d n\u00eb kompjuterin apo telefonin e tij, a mund shteti t\u00eb ket\u00eb akces edhe k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Andaj shoqata e loj\u00ebrave t\u00eb fatit nxjerr konkludimet me sa vijon:<\/p>\n<p>1.   Aktiviteti i loj\u00ebrave t\u00eb fatit \u00ebsht\u00eb i lejuesh\u00ebm n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs, pjes\u00ebmarrja e t\u00eb cilave n\u00eb buxhetin e shtetit z\u00eb nj\u00eb vend mjaft meritor.  Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb si \u00e7do veprimtari tjet\u00ebr ekonomike, industria e loj\u00ebrave fatit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me paragjykimet nga m\u00eb t\u00eb   ndryshmet,   personave   u   \u00ebsht\u00eb   d\u00ebmtuar   reputacioni,   jan\u00eb   etiketuar   dhe   asnj\u00ebher\u00eb institucionet nuk kan\u00eb pas gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb forcuar integritetin e k\u00ebsaj industrie. Var\u00ebsia nga substancat narkotike, alkooli, e t\u00eb ngjashme jan\u00eb shum\u00eb me t\u00eb d\u00ebmshme sa bixhozi, megjithat\u00eb ideja q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyset gjith\u00e7ka e nd\u00ebrtuar me vite n\u00ebn arsyetimet me banale, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e pa pranueshme p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit.<\/p>\n<p>2.   Shoqata e Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit konsideron se Rezoluta e miratuar nga ane Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe \u00e7do nism\u00eb legjislative e cila do t\u00eb ndaloj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme loj\u00ebrat e fatit do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me rendin juridik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe me parimin e siguris\u00eb juridike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky veprim do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Ligjin p\u00ebr Investimet e Huaja, si dhe n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, respektivisht t\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>3.   Nga aspekti ekonomik del q\u00eb me (mos) lejimin e k\u00ebsaj veprimtarie ekonomike,  duhet llogaritur se, d\u00ebmet jan\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb larta sesa t\u00eb lejoheshin ato. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn form\u00eb apo tjetr\u00ebn, nj\u00eb shum\u00eb prej EUR 50 milion do t\u00eb hiqet nga qarkullimi, pastaj rreth 4000 familje do t\u00eb mbesnin pa nj\u00eb page mujore minimale prej EUR 400, do t\u00eb rriten statistikat e papun\u00ebsis\u00eb, rastet sociale do t\u00eb shtohen, buxheti i Kosov\u00ebs do t\u00eb mbetet pa EUR 20 milion, nd\u00ebrsa  n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr do t\u2019i jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb ushtrohet veprimtaria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale, pasi q\u00eb individ\u00ebt e caktuar  nuk  do  t\u00eb  ndalen  s\u00eb  luajturi  dhe  at\u00eb  n\u00eb  sistemin  online,  q\u00eb  do  t\u00eb  mbetet pothuajse i pakapsh\u00ebm nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>4.   Ne konsiderojm\u00eb se  n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb veprohet me inercion dhe t\u00eb mbyllen pa kurrfar\u00eb analize ligjore\/ekonomike\/sociale t\u00eb gjitha loj\u00ebrat e fatit n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebtij procesi do t\u00eb duhej q\u00eb ti paraprij\u00eb nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe analitik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb identifikohen sakt\u00eb nevojat shoq\u00ebrore  p\u00ebr  rregullime  ligjore.  Vlen  t\u00eb  theksohet  se  statistikat  tregojn\u00eb  se  n\u00eb  Kosov\u00eb, industria e loj\u00ebrave t\u00eb fatit nuk \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rritje, pra ka pas nj\u00eb stagnim kuantitativ. Kjo tregon se p\u00ebrpos nj\u00eb mbik\u00ebqyrje me t\u00eb af\u00ebrt, nuk do ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb kemi resrtiksione, pasi q\u00eb mos n\u00eb Kosov\u00eb, ai q\u00eb ka d\u00ebshir\u00ebn e t\u00eb provuarit t\u00eb fatit, me siguri se do gjej m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb n\u00eb vendet e rajonit.<\/p>\n<p>5.   Megjithat\u00eb, n\u00ebse pas analiz\u00ebs gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe dialogut social rezulton se p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe struktur\u00ebn sociale t\u00eb saj do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb sikur t\u00eb mos ekzistoj\u00eb veprimtaria e loj\u00ebrave t\u00eb fatit fare, Qeveria dhe Kuvendi mund t\u00eb miratojn\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb till\u00eb, megjithat\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb rast subjekteve do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb ipej nj\u00eb periudh\u00eb e mjaftueshme kohore q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin nj\u00eb strategji dal\u00ebse dhe q\u00eb mjetet e investuara t\u00eb i orientojn\u00eb n\u00eb biznese t\u00eb tjera apo n\u00eb shtetet e tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit<\/p>\n<p>Istref Veliu, kryetar<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqata e Loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb Kosov\u00eb ka reaguar ndaj zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb vend t\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen me rezolut\u00ebn p\u00ebr mbylljen e loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe kazinove. N\u00eb nj\u00eb sqarim d\u00ebrguar mediave, kjo shoqat\u00eb ka theksuar se nga mbyllja e k\u00ebtyre lokaleve, buxheti i shtetit do t\u00eb ket\u00eb minus 20 milion\u00eb euro t\u00eb cilat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37643","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37643\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}