{"id":37902,"date":"2019-03-28T17:14:55","date_gmt":"2019-03-28T17:14:55","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=37902"},"modified":"2019-03-28T17:14:55","modified_gmt":"2019-03-28T17:14:55","slug":"tri-dekada-nga-renia-heroike-e-agim-rashitit-ne-demostratat-e-marsit-te-vitit-1989","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tri-dekada-nga-renia-heroike-e-agim-rashitit-ne-demostratat-e-marsit-te-vitit-1989\/","title":{"rendered":"Tri dekada nga r\u00ebnia heroike e Agim Rashitit n\u00eb Demostratat e Marsit t\u00eb vitit 1989"},"content":{"rendered":"<p>Familja e Shefki Hysen Rashitit rrjedh nga fshati Ramabaj\u00eb e Jabllanic\u00ebs. Gjat\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga rrethet e Nishit, Prokupljes, Toplic\u00ebs, Leskovcit, Vraj\u00ebs, Jabllanic\u00ebs, etj., t\u00eb cil\u00ebt me dhun\u00ebn q\u00eb e ushtruan forcat serbe ndaj shqiptar\u00ebve, edhe familja e Shefki Rashitit u detyrua t\u00eb largohet nga k\u00ebto teritore dhe t\u00eb vendoset n\u00eb Draganc\u00eb af\u00ebr Gjilanit, n\u00eb t\u00eb cilin fshat m\u00eb 2 gusht 1963, u lind heroi i kombit Agim Rashiti.<br \/>\nGjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ku n\u00eb trojet shqiptare vecohet Masakra e Gjilanit, vlen t\u00eb theksohet se n\u00eb fshatin Draganc\u00eb u vran\u00eb, apo masakruan rreth 25 shqiptar\u00eb, ku nga ta dhjet\u00eb ishin nga Familja Rashiti.<br \/>\nKjo d\u00ebshmon se Agim Rashiti u rrit n\u00eb nj\u00eb familje me tradita komb\u00ebtare, madje nj\u00ebri nga familjar\u00ebt dha jet\u00ebn, duke e mbrojtur qytetin e Tepelenes nga forcat Nazi-fashiste.<br \/>\nShefki Hysen Rashiti i martuar me Salie Hajdari Kllokoqi, krijuan nj\u00eb familje me gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb: Rashiti, Remzija, Agimi, Ymrija, Hyseni dhe Rrahimi.<\/p>\n<p>Agim Rashiti vecohej p\u00ebr nj\u00eb intelegjenc\u00eb dhe guxim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Meq\u00eb, familja Rashiti u vendos n\u00eb Gjilan, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb lagjen \u201cDheu i Bardh\u00eb\u201d, Agimi regjistrohet n\u00eb shkoll\u00ebn fillore \u201cMusa Zajmi\u201d, pastaj kalon n\u00eb objektin e ri shkollor \u201cSelami Hallaqi\u201d dhe shkoll\u00ebn e mesme e vazhdoi n\u00eb gjimnaz, i cili m\u00eb 1980 u regjistrua n\u00eb klubin sportiv t\u00eb boksit \u201cPartizani\u201d t\u00eb Gjilanit. Agim Rashiti me nj\u00eb talent t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb sport n\u00eb vitin 1981 shpallet Kampion i Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rinj. P\u00ebrvec sportit ai kishte talent edhe n\u00eb let\u00ebrsi, shkruante poezi t\u00eb shumta.<br \/>\nN\u00eb vitin 1985 martohet me Nazlie Shkodra, me t\u00eb cil\u00ebn edhe krijojn\u00eb familje, ku n\u00eb vitin 1986, ju shtohet n\u00eb jet\u00eb vajza e vetme Majlinda.<br \/>\nAgimi i rritur n\u00eb nj\u00eb familje atdhetare, me nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb komb\u00ebtare, me nj\u00eb fizik t\u00eb tonifikuar, nuk mund t\u00eb rrinte i distancuar nga ngjarjet q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Kosov\u00eb, me ide t\u00eb clirimit nga zgjedha serbe dhe bashkimit komb\u00ebtar.<br \/>\nN\u00eb demostratat e viteve 1988-1989, Agimi gjimnon\u00eb ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr veprim, duke organizuar shum\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb demostratat t\u00eb ishin sa m\u00eb masovike, dhe se armiku t\u00eb mos mendonte se c\u00ebshtja shqiptare i p\u00ebrket nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar, por kjo c\u00ebshtje i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 mars t\u00eb vitit 1989, n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e qytetar\u00ebve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me \u00e7ka suprimohet autonomia e Kosov\u00ebs n\u00eb Federat\u00ebn Jugosllave, duke e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb. Regjimi i Millosheviqit dhunsh\u00ebm dhe me forca ushtarake e policore pezulloi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nPrandaj, m\u00eb 27 mars t\u00eb vitit 1989, n\u00eb Gjilan, Prishtin\u00eb, por edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs,  filluan demonstratat, si dhe p\u00ebrleshjet e protestuesve shqiptar\u00eb me forcat e shumta policore serbe e jugosllave. Rinia shqiptare ishte m\u00eb e vendosur se kurr\u00eb. UDB-a filloi t\u00eb dallonte demonstruesit m\u00eb t\u00eb vendosur dhe filloi t\u2019i arrestonte disa sish.<br \/>\n N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb fuqishme t\u00eb rinis\u00eb shqiptare kund\u00ebr forcave policore okupuese serbo-jugosllave, vecohej heroizmi i heroit Agim Rashiti, i cili si i ri, entuziast dhe trim me shok\u00eb zun\u00eb radh\u00ebt e para, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me armikun. Ai ishte aktiv me afishe, parulla dhe thirrje p\u00ebr liri dhe ribashkimin e popullit shqiptar p\u00ebrmes s\u00eb cilave iu b\u00ebhet thirrje popullit p\u00ebr zgjim komb\u00ebtar. Madje, ai thoshte se: nuk do t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb vepruari p\u00ebr kauz\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare me asnj\u00eb \u00e7mim. Agimi binte n\u00eb sy p\u00ebr fizikun e tij dhe se armiku sh\u00ebnjestroi kampion e Kosov\u00ebs, dhe ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se me grushta nuk do ta mundin dot, gjer\u00ebsa gjendet n\u00eb ball\u00eb t\u00eb demonstruesve, duke iu prir\u00eb demostruesve, Agimi me nj\u00eb arm\u00eb snajper q\u00ebllohet n\u00eb kok\u00eb, pastaj d\u00ebrgohet p\u00ebr sh\u00ebrim urgjent n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Operohet dhe mjekohet deri m\u00eb 28 mars, kur ndrron jet\u00eb n\u00eb kliniken Kirurgjike dhe Ortopedike n\u00eb Prishtin\u00eb. M\u00eb 29 mars, p\u00ebrkund\u00ebr gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, Agimi u varros n\u00eb pranin\u00eb e mij\u00ebra qytetar\u00ebve e miqve an\u00eb e mban\u00eb shqiptaris\u00eb.<br \/>\nMe r\u00ebnien e Agimit, demostratat u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb inkluzive, prandaj shum\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja mburreshin me vepren e Agimit, i cili u b\u00eb frym\u00ebzim, motivim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demostruesit. Rrug\u00ebn e tij p\u00ebr clirimin e Kosov\u00ebs e ndoqi edhe v\u00ebllai i tij Rrahim Rashiti, i cili nga Perendimi, rradhitet n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb Clirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kontributi i Agim Rashitit, Rrahimit, familjes Rashiti e shum\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve e veprimtar\u00ebve gjat\u00eb rrjedhave kohore historike, kuror\u00ebzohet me lirin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e g\u00ebzojm\u00eb ne sot.<br \/>\nLavdi p\u00ebr jet\u00eb e mot vepr\u00ebs s\u00eb Agim Rashitit, Lavdi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebt p\u00ebr liri!<br \/>\nPunoi: Ma. Blerim Haziri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familja e Shefki Hysen Rashitit rrjedh nga fshati Ramabaj\u00eb e Jabllanic\u00ebs. Gjat\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga rrethet e Nishit, Prokupljes, Toplic\u00ebs, Leskovcit, Vraj\u00ebs, Jabllanic\u00ebs, etj., t\u00eb cil\u00ebt me dhun\u00ebn q\u00eb e ushtruan forcat serbe ndaj shqiptar\u00ebve, edhe familja e Shefki Rashitit u detyrua t\u00eb largohet nga k\u00ebto teritore dhe t\u00eb vendoset n\u00eb Draganc\u00eb af\u00ebr Gjilanit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37903,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37902","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37902\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}