{"id":37997,"date":"2019-03-29T12:35:47","date_gmt":"2019-03-29T12:35:47","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=37997"},"modified":"2019-03-29T12:35:47","modified_gmt":"2019-03-29T12:35:47","slug":"ne-sallen-e-kuvendit-komunal-te-gjilanit-familjet-cocaj-dhe-avdija-shtrijne-doren-e-pajtimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-sallen-e-kuvendit-komunal-te-gjilanit-familjet-cocaj-dhe-avdija-shtrijne-doren-e-pajtimit\/","title":{"rendered":"N\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit Komunal t\u00eb Gjilanit, familjet \u00c7o\u00e7aj dhe Avdija shtrijn\u00eb dor\u00ebn e pajtimit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot n\u00eb zyr\u00ebn e tij familjen \u00c7o\u00e7aj nga Hasi i Prizrenit dhe familjen Avdija nga Peja, n\u00eb prezenc\u00ebn e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve nga dy familjet p\u00ebr t\u00eb shtri dor\u00ebn e pajtimit dhe faljes nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebs p\u00ebr aksidentin q\u00eb ndodhi me 7 mars n\u00eb Gjilan, me \u00e7\u2019rast ka humbur jet\u00ebn Qerim \u00c7o\u00e7aj.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit Komunal, Refki \u00c7o\u00e7aj, n\u00eb prezenc\u00ebn e kryetarit Lutfi Haziri, nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit Fetah Bekolli e kryetarit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Gjilanit, Naim Aliu, zgjati dor\u00ebn e pajtimit dhe t\u00eb faljes familjes s\u00eb Sokol Avdiaj nga Peja, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cP\u00ebr nder t\u00eb madhit Zot, t\u00eb shpirtit t\u00eb bab\u00ebs, t\u00eb edukat\u00ebs q\u00eb ai na ka dh\u00ebn\u00eb neve, ju qoft\u00eb fal\u00eb gjaku i bab\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>E Sokol Avdija, babai i shoferit q\u00eb ka shkaktuar aksidentin tragjik, me emocione t\u00eb m\u00ebdha dhe prek\u00ebse ka th\u00ebn\u00eb shkurtimisht q\u00eb e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej ndonj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cE kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas. Do t\u00eb doja q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha atje, e ai t\u00eb jetonte sot. Por, qenka e v\u00ebshtir\u00eb. Zoti ju shp\u00ebrbleft\u00eb familjen tuaj\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetari i Komun\u00ebs, Lutfi Haziri, ka th\u00ebn\u00eb se Qerimin do ta kemi gjithmon\u00eb n\u00eb kujtimet tona, si nj\u00eb njeri t\u00eb mir\u00eb dhe me vyrtyte t\u00eb larta njer\u00ebzore, humane e intelektuale.<\/p>\n<p>\u201cQerimin do ta mbajm\u00eb n\u00eb mendje gjithmon\u00eb p\u00ebr urt\u00ebsin\u00eb e tij, p\u00ebr but\u00ebsin\u00eb, fjal\u00ebt e mira dhe humanizmin e tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm. 7 marsi ishte nj\u00eb dit\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur mbi shpatullat dhe pesh\u00ebn e Qerimit. Ai ka shp\u00ebtuar tre f\u00ebmij\u00eb nga nj\u00eb aksident shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Vrapi dhe intervenimi i tij ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndal nj\u00eb tragjedi edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Pas vetes, Qerimi ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb mrekullueshme, dy djemt\u00eb, vajzat dhe familjen e gjer\u00eb, e cila menj\u00ebher\u00eb at\u00eb nat\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb aktin e madh duke ftuar burr\u00ebrisht familjen nga Peja q\u00eb t\u00eb jet\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dhimbjen dhe m\u00ebrzin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Kryetari Haziri, ka th\u00ebn\u00eb se kjo falje erdhi si vler\u00eb e pjekuris\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb ka treguar Refkiu dhe familja \u00c7o\u00e7aj.<\/p>\n<p>\u201cFamiljes \u00c7o\u00e7aj, Komuna e Gjilanit do t\u2019i q\u00ebndroj gjithmon\u00eb af\u00ebr. Dy familjet q\u00eb sot keni shtrir\u00eb dor\u00ebn e pajtimit, tani e tutje jeni edhe pjes\u00eb e Gjilanit. Do u b\u00ebjm\u00eb gjys\u00ebm gjilanas edhe juve. Urojm\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb akte t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb asnj\u00eb vend. Ky akt i sot\u00ebm le t\u00eb mbetet nj\u00eb mesazh edhe p\u00ebr familjet tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ngat\u00ebrresa, q\u00eb t\u00eb shtrijn\u00eb dor\u00ebn e pajtimit edhe ato gjat\u00eb t\u00eb ardhmes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi i rastit, Fetah Bekolli, imam nga Hasi i Prizrenit, ka th\u00ebn\u00eb se gjaku q\u00eb \u00ebsht\u00eb falur me shtrimin e dor\u00ebs s\u00eb pajtimit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e popullit, ku punohet dhe veprohet shqip, \u00ebsht\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb familjes \u00c7o\u00e7aj, p\u00ebr t\u00eb shprehur fal\u00ebnderimin e tyre p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb q\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Gjilanit kan\u00eb ofruar n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr ta, p\u00ebr t\u00eb tejkaluar dhimbjen e madhe q\u00eb kishin p\u00ebr familjarin e tyre Qerim \u00c7o\u00e7aj.<\/p>\n<p>\u201cDora e pajtimit \u00ebsht\u00eb dor\u00eb e dashur edhe te i madhi Zot. Dora q\u00eb jep \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e dashur se ajo q\u00eb merr. Ky akt i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb krijuar me edukat\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb familjes dhe posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb prindit t\u00eb tyre. Zoti i bekoft\u00eb dy familjet dhe qofshin n\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme e pa asnj\u00eb problem\u201d, ka th\u00ebn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Bekolli.<\/p>\n<p>Naim Aliu, kryetar i KBI n\u00eb Gjilan, ka th\u00ebn\u00eb se Qerimi i ndjer\u00eb, djemt\u00eb e tij p\u00ebr s\u00eb gjalli me aktin e tyre kan\u00eb bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb xhumaje kat\u00ebr treva, Gjilanin, Prizrenin, Hasin dhe Pej\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cFal\u00ebnderoj kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, familjen \u00c7o\u00e7aj, imamin Bekolli, dhe kjo tragjedi e p\u00ebrbashk\u00ebt uroj q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb miq\u00ebsi gjat\u00eb t\u00eb ardhmes\u201d, ka p\u00ebrfunduar Aliu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot n\u00eb zyr\u00ebn e tij familjen \u00c7o\u00e7aj nga Hasi i Prizrenit dhe familjen Avdija nga Peja, n\u00eb prezenc\u00ebn e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve nga dy familjet p\u00ebr t\u00eb shtri dor\u00ebn e pajtimit dhe faljes nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebs p\u00ebr aksidentin q\u00eb ndodhi me 7 mars [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37998,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37997","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37998"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}