{"id":38211,"date":"2019-04-01T18:23:47","date_gmt":"2019-04-01T18:23:47","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=38211"},"modified":"2019-04-01T18:23:47","modified_gmt":"2019-04-01T18:23:47","slug":"prokuroria-heq-dore-nga-aktakuza-per-keqperdorim-detyre-aktgjykim-refuzues-ndaj-zyrtareve-te-eco-higjienes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/prokuroria-heq-dore-nga-aktakuza-per-keqperdorim-detyre-aktgjykim-refuzues-ndaj-zyrtareve-te-eco-higjienes\/","title":{"rendered":"Prokuroria heq dor\u00eb nga aktakuza p\u00ebr keqp\u00ebrdorim detyre, aktgjykim refuzues ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb \u201cEco-Higjien\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEco-Higjiena\u201d n\u00eb Gjilan, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, t\u00eb akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.Tre ta akuzuarit dyshohen se gjat\u00eb vitit 2013, me q\u00ebllim q\u00eb vetes dhe personit tjet\u00ebr t\u2019i sjellin dobi pasurore t\u00eb kund\u00ebrligjshme, pa respektuar procedura t\u00eb tenderimit kan\u00eb shitur makineri-teknike t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEco Higjiena\u201d, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Aktgjykimi refuzues \u00ebsht\u00eb shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykat\u00ebsi Zyhdi Haziri, pasi q\u00eb prokurori rastit, Isuf Sadiku, n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr ndjekja penale ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEco-Higjiena\u201d, n\u00eb Gjilan, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi.Prokurori Sadiku, ka th\u00ebn\u00eb se pas shikimit t\u00eb ekspertiz\u00ebs financiare dhe pas sqarimeve t\u00eb ekspertit financiar, Riza Blakaj, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, ka vler\u00ebsuar se d\u00ebmi n\u00eb rastin konkret nuk i \u00ebsht\u00eb shkaktuar kompanis\u00eb \u201cEco Higjiena\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPas pranimit t\u00eb ekspertiz\u00ebs, m\u00eb dat\u00eb 04.02.2019, p\u00ebrkitazi me l\u00ebnd\u00ebn penale PP.I.nr. 116\/2016, t\u00eb dat\u00ebs 29.06.2017, dhe d\u00ebgjimit t\u00eb vet ekspertit i cili ka p\u00ebrpiluar k\u00ebt\u00eb ekspertiz\u00eb, meq\u00eb ekspertiza e tij dhe sqarimet e tij gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj seance gjyq\u00ebsore, konsiderohen si fakte vendimtare p\u00ebr vazhdimin apo jo t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje penale ndaj t\u00eb akuzuarve Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale nga neni 422, mendimi dhe konstatimi i faqes 15 t\u00eb k\u00ebsaj ekspertize, si dhe vet deklarimit t\u00eb k\u00ebtij eksperti, se k\u00ebsaj kompanie nuk i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm material, at\u00ebher\u00eb, prokuroria heq dor\u00eb nga ndjekja penale ndaj tre t\u00eb akuzuarve Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi p\u00ebr shkak vepr\u00ebs penale t\u00eb lartcekur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb prokurori Sadiku.I akuzuari Senad Ramaj, me mbrojt\u00ebsin e tij me autorizim z\u00ebvend\u00ebsues, Fatos Zeqiri, i akuzuari Bajram Isufi me mbrojt\u00ebsin e tij, avokat Shemsedin Piraj, si dhe i akuzuari Haxhi Qerimi, me mbrojt\u00ebsin e tij, avokat Engj\u00ebll Rexhepi, kan\u00eb deklaruar se nuk kan\u00eb v\u00ebrejtje sa i p\u00ebrket heqjes dor\u00eb nga aktakuza nga ana e prokurorit Isuf Sadiku.Ndryshe, seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb ekspertit financiar, ishte ftuar p\u00ebr tu d\u00ebgjuar Riza Blakaj.N\u00eb pyetjen e prokurorit Sadiku, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb shitblerjes n\u00ebse \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar \u201cEco-Higjiena, eksperti Blakaj, ka deklaruar se nuk ka pasur d\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani.\u201cN\u00eb faqen 14 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja, p\u00ebrfitimi i \u201cEco-Higjiena\u201d, kur them se ka pas p\u00ebrfitim n\u00ebnkupton se nuk ka pas humbje ose d\u00ebm. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb elaboruar nuk ka pas d\u00ebm, por ka pas p\u00ebrfitim\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Blakaj.Sipas Blakajt, n\u00eb ekspertiz\u00ebn e p\u00ebrpiluar nga ai, ka rezultuar se  kompania \u201cEco-Higjiena\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar, por p\u00ebrkundrazi, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai, kjo kompani kishte p\u00ebrfituar.\u201cAsetet jan\u00eb t\u00eb theksuara n\u00eb pikat 1, 2 dhe 3 n\u00eb faqen 14, me p\u00ebrshkrim p\u00ebrkat\u00ebsisht konstatim se p\u00ebr shitjen e 3 kamion\u00ebve dhe nj\u00eb traktori, \u201cEco Higjiena\u201d ka realizuar t\u00eb ardhura n\u00eb shume prej 11.263.59 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera, konsiderohet si p\u00ebrfitim i \u201cEco Higjien\u00ebs\u201d, sepse kjo p\u00ebrfaq\u00ebson diferenc\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb shitjes, e cila \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2018, dhe jo n\u00eb 2013, n\u00eb vler\u00eb 13.260.00 euro, nd\u00ebrsa vlera kontab\u00ebl n\u00eb vitin 2013 ka qen\u00eb 1.996.41 euro, nd\u00ebrsa pas amortizimit ligjor, n\u00eb vitin 2014, vlera kontab\u00ebl ka qene zero. Megjithat\u00eb n\u00ebse merret diferenca e \u00e7mimit t\u00eb shitjes n\u00eb vitin 2018 dhe vlera kontab\u00ebl si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrku n\u00eb vitin 2013, rezulton p\u00ebrfitimi nga shitja si\u00e7 e theksova n\u00eb shum\u00eb 11.263.59 euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb eksperti Blakaj.Ai ka deklaruar se n\u00eb ekspertiz\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb saj, kishte theksuar se nuk ishte kompetent p\u00ebr interpretim t\u00eb dispozitave ligjore.\u201cPor, duke konsideruar si mos interpretim, ka theksuar se n\u00eb konsultim me nenin 78 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Shoq\u00ebrit\u00eb Aksionare, nr.02\/L-123, subjekti \u201cEco Higjiena\u201d duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb regjistruar si shoq\u00ebri jo publike, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb partneritetit publiko-privat, me m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e aksioneve, duhet t\u00eb konsiderohej e drejt\u00eb e subjektit n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur se a duhet t\u00eb shpall\u00eb tender\u2013shpallje publike apo se nuk duhet, p\u00ebr shitjen e mallit t\u00eb saj. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb procedu edhe n\u00eb nenin 78.3 ku theksohet se nj\u00eb interes pron\u00ebsor n\u00eb shoq\u00ebri me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar \u00ebsht\u00eb pron\u00eb personale e pronarit dhe mund t\u00eb bartet pjes\u00ebrisht ose n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes ose statutit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb eksperti Blakaj.Po ashtu Blakaj ka deklaruar shuma prej 70.229.17 euro, nuk ishte objekt i aktakuz\u00ebs.\u201cN\u00eb faqen e 8, 9 dhe 10 t\u00eb ekspertiz\u00ebs, jan\u00eb pasqyruar t\u00eb dh\u00ebnat mbi shum\u00ebn e theksuar n\u00eb akuz\u00eb, prej 15,170.64 euro si dhe shuma prej 70.229.17 euro, tabela nr 1. K\u00ebto i p\u00ebrkasin vitit 2013-2014 dhe 2015, pra vlera prej 70.229.17 euro nuk i p\u00ebrket vler\u00ebs s\u00eb aktakuz\u00ebs, sepse nuk jan\u00eb asetet t\u00eb cilat jan\u00eb k\u00ebrku t\u00eb verifikohen. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kontestuese kan\u00eb qen\u00eb asetet e theksuara n\u00eb faqen 4, pasqyra p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb shum\u00eb 15.170.64 euro, pra verifikimi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrku t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr asetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb theksuar edhe shuma edhe me nj\u00eb dokument pa titull prej personave q\u00eb e kan\u00eb ngrit kall\u00ebzimin, por shuma s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj me akuz\u00ebn. P\u00ebr korrekt\u00ebsi, un\u00eb e kam theksu n\u00eb tabel\u00eb, edhe gjendjen e atyre aseteve, por se kam elaboru se s\u2019ka qen\u00eb objekt i ekspertiz\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Blakaj.Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, gjykat\u00ebsi Zyhdi Haziri, ka njoftuar pal\u00ebs se m\u00eb 25 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, nga \u201cEco-Higjiena\u201d, ka pranuar nj\u00eb shkres\u00eb ku i kishin bashk\u00ebngjitur edhe kontrat\u00ebn e partneritetit publiko-privat, e q\u00eb ishte n\u00ebnshkruar nga bordi, ku t\u00eb nj\u00ebjtit kishin propozuar q\u00eb t\u00eb hudhej posht\u00eb ekspertiza e ekspertit financiar, me arsyetimin se \u201ckompania n\u00eb fjal\u00eb ishte d\u00ebmtuar dhe se autoriteti kontraktues publiko-privat ishte kompetent q\u00eb t\u00eb jem lidhur asetet e partneritetit publiko-privat, e jo partneriteti privat si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nga kjo ekspertiz\u00eb\u201d.Mir\u00ebpo, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Haxhi Qerimi, avokat Engj\u00ebll Rexhepi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, ka k\u00ebrkuar nga gjykata q\u00eb shkresa e deponuar n\u00eb gjykat\u00eb mos t\u00eb merret si prov\u00eb.\u201cK\u00ebrkoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb dhe propozimin e paraqitur n\u00eb t\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 23.03.2019, gjykata ta refuzoj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, mos merret si prov\u00eb, sepse as nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb, as organi q\u00eb pretendon q\u00eb e ka d\u00ebrgu k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn kurrfar\u00eb cil\u00ebsie dhe legjitimitet p\u00ebr me bo parashtres\u00eb, me bo kund\u00ebrshtim t\u00eb ekspertiz\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokat Rexhepi.Ashtu q\u00eb, gjykata e ka hudhur posht\u00eb parashtres\u00ebn e 23 marsit 2019, si t\u00eb palejuar.\u201cHudhet si e pa lejuar parashtresa e deponuar n\u00eb gjykat\u00eb me 23.3.2019, me arsyetim se t\u00eb nj\u00ebjtit nuk jan\u00eb p\u00ebrfshi as n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit n\u00eb aktakuz\u00eb, si dhe nuk jan\u00eb pal\u00eb procedurale n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike-penale, dhe s\u2019ka  legjitimitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebsi Haziri.Ndryshe, sipas aktakuz\u00ebs, Senad Ramaj, akuzohet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit n\u00eb kompanin\u00eb \u201cEco-Higjiena\u201d n\u00eb Gjilan, Bajram Isufi, ish-drejtor ekzekutiv dhe Haxhi Qerimi, menaxher i Nj\u00ebsis\u00eb Punuese n\u00eb Viti, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani, si persona zyrtar\u00eb kan\u00eb keqp\u00ebrdor detyr\u00ebn dhe autoritetin zyrtar.Sipas aktakuz\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2013, me q\u00ebllim q\u00eb vetes dhe personit tjet\u00ebr t\u2019i sjellin dobi pasurore t\u00eb kund\u00ebrligjshme, pa respektuar procedura t\u00eb tenderimit kan\u00eb shitur makineri-teknike, automjetet transportuese, t\u00eb dedikuara p\u00ebr grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, kontejner\u00ebt e hekurt t\u00eb dh\u00ebn\u00eb donacion nga KFOR-i amerikan, p\u00ebr shum\u00ebn e t\u00eb hollave 15,170.64 euro.Ne baz\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs, vlera reale e mjeteve ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 77,655.55, me \u00e7\u2019rast kompanis\u00eb \u201cEco-Higjiena\u201d, i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm i konsideruesh\u00ebm material.Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan, pretendon se veprimet e t\u00eb pandehurve Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, v\u00ebrtetohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave se \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale e \u201ckeqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare\u201d e sanksionuar n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.Ndryshe, Senad Ramaj, edhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr akuzohet p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar, n\u00eb t\u00eb cilin rast gjithashtu po zhvillohet nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEco-Higjiena\u201d n\u00eb Gjilan, Senad Ramaj, Bajram Isufi dhe Haxhi Qerimi, t\u00eb akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.Tre ta akuzuarit dyshohen se gjat\u00eb vitit 2013, me q\u00ebllim q\u00eb vetes dhe personit tjet\u00ebr t\u2019i sjellin dobi pasurore t\u00eb kund\u00ebrligjshme, pa respektuar procedura t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38212,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-38211","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38211"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38211\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}