{"id":38592,"date":"2019-04-11T09:26:21","date_gmt":"2019-04-11T09:26:21","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=38592"},"modified":"2019-04-11T09:26:21","modified_gmt":"2019-04-11T09:26:21","slug":"sbashk-u-me-kusht-te-ri-per-zevendesimin-e-oreve-te-greves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sbashk-u-me-kusht-te-ri-per-zevendesimin-e-oreve-te-greves\/","title":{"rendered":"SBASHK-u me kusht t\u00eb ri p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e or\u00ebve t\u00eb grev\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsimi i or\u00ebve t\u00eb humbura gjat\u00eb grev\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve ende nuk ka gjetur nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Vendimi i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb p\u00ebr kompensimin e k\u00ebtyre or\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb respektuar nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, gjegj\u00ebsisht nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>SBASHK-u e ka d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb vendimin e SBASHK-ut duke konsideruar se \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebligjsh\u00ebm dhe pa koordinim me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ata kan\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Ministrin\u00eb e Arsimit.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari \u00ebsht\u00eb shprehur se jan\u00eb duke pritur vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, mir\u00ebpo ka th\u00ebn\u00eb tutje se ka edhe nj\u00eb kusht q\u00eb t\u00eb zgjatet viti shkollor p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi ende asgj\u00eb nga Gjykata por jemi duke pritur. Sa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb or\u00ebve, dje n\u00eb takim kemi ritheksuar q\u00ebndrimin se SBASHK-u \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb zgjatet viti shkollor p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb me kushtin q\u00eb Parlamenti i Kosov\u00ebs, deputet\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb q\u00eb koeficienti i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb klasave 1-5 t\u00eb barazohet me at\u00eb t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb klasave 6-9\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Jashari.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, z\u00ebvend\u00ebsministri i arsimit, Arb\u00ebr Geci \u00ebsht\u00eb shprehur se q\u00ebndrimet e MASHT-it jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, por se jan\u00eb zotuar p\u00ebr angazhim q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e SBASHK-ut p\u00ebr koeficientin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb klasave 1 deri n\u00eb 5.<\/p>\n<p>\u201cPak a shum\u00eb jan\u00eb q\u00ebndrimet e nj\u00ebjta, ne sot kemi pasur nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb SBASHK-ut dhe me kolegjiumin e drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive komunale dhe jemi zotuar p\u00ebr angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb SBASHK-ut p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb klas\u00ebve 1 deri n\u00eb 5\u201d, tha Geci .<\/p>\n<p>Geci gjithashtu ka folur edhe p\u00ebr procesin e plot\u00ebsim-ndryshimit e Ligjit p\u00ebr Paga, duke th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shohin kur do t\u00eb fillojn\u00eb procedurat dhe ka shtuar se ky proces \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga procesi i z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb or\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKa mbetur q\u00eb ne t\u00eb angazhohemi me komisionin parlamentar p\u00ebr arsim t\u00eb shohim a mund t\u00eb fillohet tash me procedurat p\u00ebr plot\u00ebsim-ndryshimit e ligjit p\u00ebr pagat. Dhe t\u00eb shohim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb fillohen procedurat, apo k\u00ebto procedura duhet t\u00eb fillojn\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr pagat kur e dijm\u00eb se ligji p\u00ebr pagat hyn n\u00eb fuqi 9 muaj pas votimit. Ne procesin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb or\u00ebve t\u00eb humbura e shohim t\u00eb ndar\u00eb nga rritja e koeficienteve sepse ky i fundit \u00ebsht\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon periudh\u00eb kohore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrsa vendimi p\u00ebr kompensimin e or\u00ebve \u00ebsht\u00eb vendim q\u00eb k\u00ebrkon veprime imediate, t\u00eb shpejta\u201d, tha Geci.<\/p>\n<p>Ai shtoi n\u00eb fund se do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb me SBASHK-un dhe drejtor\u00ebt e arsimit n\u00ebp\u00ebr komuna q\u00eb t\u00eb gjindet nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh edhe udh\u00ebzimin administrativ, p\u00ebr plot\u00ebsimin e norm\u00ebs t\u00eb vitit kalendarik, jemi t\u00eb obliguar t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga drejtorit\u00eb komunale dhe drejtor\u00ebt e shkollave t\u00eb plot\u00ebsohet norma kalendarike e parapar\u00eb me planprogram dhe udh\u00ebzim administrativ.  Do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb edhe me SBASHK-un edhe me drejtor\u00ebt e arsimit n\u00eb komuna q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00eb zgjidhje\u201d, tha Geci.<\/p>\n<p>E njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb arsimit, Rinor Qehaja konsideron se faji duhet t\u00eb ndahet n\u00eb t\u00eb dy taboret.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur se SBASHK-u ka q\u00ebllime jo t\u00eb sinqerta p\u00ebr zgjidhje t\u00eb problemit.<\/p>\n<p>\u201cKusht\u00ebzimet nga SBASHK edhe nj\u00ebher\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin jo t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebr zgjidhje t\u00eb problemit por m\u00eb shum\u00eb rreth ambicieve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga situata. N\u00ebse kryesia e SBASHK ka d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb negocioj suksessh\u00ebm koeficientin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i tyre, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi para an\u00ebtar\u00ebve, dhe kjo nuk guxon t\u00eb rikthen n\u00eb shantazh p\u00ebr mos z\u00ebvend\u00ebsuar or\u00ebt m\u00ebsimore\u201d, tha Qehaja.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ka shtuar se MASHT-i ka munges\u00eb t\u00eb autoritetit vendimmarr\u00ebs, q\u00eb i lejon SBASHK-ut t\u00eb paraqitet si organ vendimmarr\u00ebs n\u00eb arsimin para-universitar.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e nj\u00eb autoriteti vendimmarr\u00ebs nga MASHT dhe kalkulimet politike p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin, kan\u00eb sjell n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku SBASHK paraqitet si organ vendimmarr\u00ebs n\u00eb arsimin para universitar n\u00eb vend duke tejkaluar rolin e tyre t\u00eb sindikat\u00ebs\u201d, tha Qehaja.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Qehaja ka shtuar se do t\u00eb ishte m\u00eb e arsyeshme q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb planifikojn\u00eb p\u00ebr zbatimin e plan programeve me fondin aktual t\u00eb or\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e arsyeshme q\u00eb kjo telenovel\u00eb e shantazheve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb mbyllet sa m\u00eb shpejt dhe t\u00eb kursehen mbi t\u00eb gjitha prind\u00ebrit dhe nx\u00ebn\u00ebsit. Procesi m\u00ebsimor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit shkollor tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb, andaj edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes, m\u00eb e arsyeshme do t\u00eb ishte qe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb planifikojn\u00eb p\u00ebr zbatimin t\u00eb plan programeve me fondin aktual t\u00eb or\u00ebve\u201d, tha Qehaja.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se Ligji p\u00ebr Pagat u votua n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, derisa pati shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb ciklit klasor.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj, SBASHK-u u detyrua t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb ndryshim-plot\u00ebsimin e k\u00ebtij ligji p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsimi i or\u00ebve t\u00eb humbura gjat\u00eb grev\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve ende nuk ka gjetur nj\u00eb zgjidhje. Vendimi i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb p\u00ebr kompensimin e k\u00ebtyre or\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb respektuar nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, gjegj\u00ebsisht nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs. SBASHK-u e ka d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb vendimin e SBASHK-ut duke konsideruar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38264,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-38592","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38592\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}