{"id":39274,"date":"2019-05-01T00:51:27","date_gmt":"2019-05-01T00:51:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=39274"},"modified":"2019-05-01T00:51:27","modified_gmt":"2019-05-01T00:51:27","slug":"a-e-dini-se-gilanasja-svetlana-kitic-ishte-shpallur-hendbollistja-me-e-mire-e-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-e-dini-se-gilanasja-svetlana-kitic-ishte-shpallur-hendbollistja-me-e-mire-e-botes\/","title":{"rendered":"A E DINI SE: GILANASJA SVETLANA KITIC ISHTE SHPALLUR HENDBOLLISTJA M\u00cb E MIR\u00cb E BOT\u00cbS&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>GJILANI PRINTE N\u00cb KULTIVIMIN E DUHANIT &#8211; Cigaret e Kombinatit t\u00eb Duhanit &#8220;Boris Kidric&#8221; shiteshin n\u00eb t\u00ebr\u00eb Jugosllavin\u00eb, e &#8220;Dunhil&#8221; shitej edhe n\u00eb Evrop\u00eb e p\u00ebrtej&#8230;<br \/>\n &#8230;<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>A E DINI SE: N\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb mbajtur kampionati bot\u00ebror p\u00ebr femra t\u00eb reja n\u00eb hendboll; Abaz Bukoviku ishte partizan i Titos dhe kishte b\u00ebr\u00eb jet\u00eb modeste n\u00eb qytet; rruga prej Crepit t\u00eb Kamenic\u00ebs deri n\u00eb Radivojc t\u00eb Vitis\u00eb ishte e rrethuar me pem\u00eb, i kishin mbjellur duart e vyera t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve socialist; Gjilani dallohej p\u00ebr kultivimin e duhanit&#8230;<\/p>\n<p>KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb &#8211; ECJE N\u00cbP\u00cbR GJURM\u00cb!<\/p>\n<p>Gjilani dikur dhe sot &#8211; n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i 16-t\u00eb<\/p>\n<p>KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT T\u00cb GJILANIT<\/p>\n<p>AH GILAN, AH ZAMAN! KUJTIMET PO PALOHEN SI FLETAT E DUHANIT N\u00cb VARGJE&#8230;<\/p>\n<p>16.<\/p>\n<p>Kjo pjes\u00eb e qytetit \u00ebsht\u00eb e lidhur me f\u00ebmj\u00ebrin\u00eb time, aty kam kaluar koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs deri n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme. M\u00eb kujtohet ecja e \u00e7do njeriu, \u00e7do karroce; m\u00eb kujtohen njer\u00ebzit me &#8216;tas -fese&#8217; t\u00eb zi, me bereta. M\u00eb kujtohen n\u00ebnat tona me \u00e7ars\u00e7afe t\u00eb mbuluara ose me &#8216;sargija&#8217;. Po i shoh vuatjet e tyre n\u00eb mimik\u00ebn, e cila dukej si tok\u00eb e lavruar nga pllugu. Dukeshin m\u00eb t\u00eb moshuara se sa ishin. Shumica e sht\u00ebpive n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb mbi spitalin e sot\u00ebm jan\u00eb pas vitit 1960. Aty, n\u00eb at\u00eb lagje, u vendos <\/p>\n<p>Qazimi i Shurdhanit, q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kishte banuar ne sokakun tim. Qazimi ishte trupgjate, kishte disa f\u00ebmij\u00eb. Me Ibrahimin punoja n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Sh\u00ebndetit, Tefiku ishte nj\u00eb gjenerat\u00eb para meje n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme. Pjesa m\u00eb e madhe e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje jan\u00eb nga Karadaku mbi Zheger: Dunav, \u00c7elik, Pidiq, Stan\u00e7iq, Shurdhan. K\u00ebtu banonte Shefkiu nga Pidiqi, q\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebt e njihnim si &#8220;putari&#8221;, i cili kudesej p\u00ebr pem\u00ebt q\u00eb gjendeshin n\u00eb rrug\u00ebn kryesore &#8211; kryesisht ishin molla dhe arra. <\/p>\n<p>Pem\u00ebt ishin n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e rrug\u00ebs n\u00eb \u00e7do 10 metra, prej Crepi (Kamenic\u00eb) deri n\u00eb Radivojc (Viti). Xha Milaimi ishte nga \u00c7eliku, kishte djal\u00eb Xhelal Jetishin, i cili ishte nj\u00eb futbollist i dalluar Crvena Zvezdes s\u00eb Gjilanit, mesufushor dhe golash\u00ebnues. K\u00ebtu banonte edhe babai i dr.Mehmedali Azemit. Sht\u00ebpit\u00eb ishin p\u00ebrdhese. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1967 u nd\u00ebrtua sht\u00ebpia e Abas Ajetit nga Bukoviku. Gjith\u00eb banor\u00ebt e qytetit shkonin p\u00ebr ta vizituar, flitej me t\u00eb madhe n\u00eb qytet se k\u00ebt\u00eb ia ka nd\u00ebrtuar Tito p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ofenzivat e Bosnj\u00ebs gjat\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare (Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore). K\u00ebto vizita u b\u00ebn\u00eb si kolon\u00eb para vizit\u00ebs s\u00eb Titos ne Gilan me 14 prill 1971. Abazin e kam njohur si njeri t\u00eb qet\u00eb q\u00eb sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit me nj\u00eb shtag\u00eb, ishte trupshkurt\u00ebr. M\u00eb kujtohet edhe varrimi i tij. Varrimi ishte impresiv, me nderime ushtarake, me p\u00ebrcjellje muzikore. Shpesh kam vizituar varrin e tij nga mermeri n\u00eb fillim t\u00eb varreve.<\/p>\n<p>AH GILAN, AH ZAMAN&#8230;<\/p>\n<p>ME 1948 u nd\u00ebrtua Kombinati i Duhanit &#8220;Boris Kidri\u00e7&#8221;. Babai im m\u00eb tregonte se gjat\u00eb nd\u00ebrtimit nga kulmi kishte r\u00ebn\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtor. Kombinati, q\u00eb n\u00eb popull e quanin &#8216;monopoll&#8217; ishte objekti i par\u00eb industrial, i cili filloi t\u00eb prodhoi cigare &#8220;Drava&#8221; dhe &#8220;Zeta&#8221; &#8211; pa filter. Pastaj, n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e industris\u00eb s\u00eb duhanit u b\u00eb gjigant kosovar. Filloi prodhimi i cigareve &#8220;Morava&#8221;, &#8220;Bozhur&#8221;, &#8220;Juli&#8221;. M\u00eb von\u00eb nisi prodhimi i cigareve &#8220;Oskar&#8221;, &#8220;Klub&#8221;, &#8220;85&#8221;, e n\u00eb vitet 1984 &#8220;Dunhill&#8221;. M\u00eb kujtohet kur aty punonte si drejtor Isa Ilijazi, nd\u00ebrsa fqinja ime Luca, bashk\u00ebshortja e Miq\u00ebs apotekistit (barnatoristit) ishte sekretare. N\u00eb der\u00ebn e hyrjes q\u00ebndronte Alush T\u00ebrstena. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kombinat punonte Bajrushi, vajzat e hall\u00ebs. Banor\u00ebt e qytetit mbillnin duhan, por Livo\u00e7i i Posht\u00ebm ishte prodhuesi m\u00eb i madh i duhanit. Muret e sht\u00ebpive ishin mbuluar me vargje duhani p\u00ebr terje (tharje). <\/p>\n<p>Me 1985 drejtor ishte Mustaf\u00eb Latifi, djali i &#8216;Mulla&#8217; Sef\u00ebs.<br \/>\nFamilja jon\u00eb skaj rrug\u00ebs kryesore kishte tok\u00eb t\u00eb bollshme q\u00eb e mbillnin duhan. Kombinati n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetin na konfiskonte tok\u00ebn, pas disa viteve p\u00ebrseri ia kthente pronar\u00ebve. Familja ime e gjer\u00eb, nga frika, disa toka i shiti, p\u00ebr mos me i humbur  shtesat f\u00ebmij\u00ebrore. Shum\u00eb pronar\u00eb tolash hiqnin dor\u00eb ng atoka ose i bartnin te t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, sepse shteti ndante shtesa p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit. <\/p>\n<p>Ah Gilan&#8230;!<\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb mes t\u00eb tokave tona dhe varreve gjendej parku i madh i qytetit, i ngritur me 1932. &#8220;Une si f\u00ebmi kaloja t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb park duke m\u00ebsuar, duke luajtur, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit tubonin fletat e duhanit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb park fitova shprehin\u00eb p\u00ebr m\u00ebsim. Zakonisht lexoja e m\u00ebsoja me z\u00eb. Parku kishte edhe mjaft bagrema. Kur lodhesha nga m\u00ebsimi luaja me shok\u00ebt futboll t\u00eb vog\u00ebl. Af\u00ebr e kishte sht\u00ebpin\u00eb xha Halili, q\u00eb me p\u00ebrcillte se si un\u00eb m\u00ebsoja&#8221;, rr\u00ebfen doktori. Sot, f\u00ebmij\u00ebt tij kane barnatore. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1977 n\u00eb park e vendos\u00ebn anten\u00ebn e Radio Gilanit, i pren\u00eb shum\u00eb drunj\u00eb. &#8220;Isha i nevrikosur si po e prishnin nj\u00eb park t\u00eb f\u00ebmj\u00ebris\u00eb sime&#8221;. N\u00eb park ishte kafeneja &#8216;Llovac&#8217; dhe lokalet e klubit te gjuetar\u00ebve, q\u00eb e udh\u00ebheqte Trajko, i cili banonte n\u00eb rrug\u00ebn time, ishte trupshkurt\u00ebr dhe me deformim te boshtit t\u00eb kurrizit&#8221;, p\u00ebrshkruan dr. Shevceti.<\/p>\n<p>Gilan, ti je plot kujtime! As shiu, as era nuk kan\u00eb mundur te m&#8217;i zhdukin kujtimet sa njeriu i pasluft\u00ebs!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1973 n\u00eb oborrin e Kombinatit t\u00eb Duhanit u ndertua fusha e hentbollit, q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ishte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Stadiumit te Futbollit n\u00eb Balec, pas port\u00ebs s\u00eb fush\u00ebs s\u00eb futbollit. Kryetar i klubit ishte Bozha, drejtor i Kombinatit t\u00eb Duhanit, nd\u00ebrsa shikuesi m\u00eb i flak\u00ebt ishte Mehmeti, q\u00eb e njihnin me emrin Doda. P\u00ebr klubin e hendbollit &#8220;Bozhur&#8221; luanin v\u00ebllez\u00ebrit Haziri, v\u00ebllez\u00ebrit Gash, Durgut Abdullahu me v\u00ebllaun Naserin, Shaban Kastrati, v\u00ebllez\u00ebrit Vasic, Muhamet Ahmeti, Rifat Pajaziti. Me Muharremin, Muhametin dhe Rifatin kam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb n\u00eb fillore. Klubi i hendbollit &#8220;Bozhur&#8221; b\u00ebri em\u00ebr. Durgutin, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e loj\u00ebs dhe ekzukutimin e penaltive e quanin &#8220;doktor&#8221;. N\u00eb vendin ku u nd\u00ebrtua fusha ishte nj\u00eb bagrem dhe nj\u00eb krua i pasur me uj\u00eb, ku ne f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebhall\u00ebs pushonim n\u00ebn hije.<\/p>\n<p>Me 1979 u l\u00ebshua n\u00eb p\u00ebrdorim palestra sportive dhe u mbajt kampionati bot\u00ebror p\u00ebr femra t\u00eb reja. &#8220;Une isha mjek i kampionatit, Shpresa Mustafa mot\u00ebr medicinale&#8221;. Svtelana Kitic u shpall hentbollistja m\u00eb e mir\u00eb e bot\u00ebs. Kur luante Bozhuri, palestra ishte p\u00ebrplot me shikues, Doda koordinonte orkestrin e shikuesve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kujtimet po shtresohen, thause nes\u00ebr ndonj\u00eb gjeolog do t\u00eb hulumtoj t\u00eb kaluar\u00ebn. Ne vitet 1980 automobilat qarkullonin me parimin qift-tek, pasi nj\u00eb koh\u00eb ndihej mungesa e benzin\u00ebs; kolona e automobilave q\u00eb prisnin n\u00eb rend p\u00ebr benzin\u00eb ishte prej pomp\u00ebs s\u00eb Jugopetrolit deri te dera e spitalit. Ekonomia filloi t\u00eb bie, me 1990, brenda dit\u00ebs inflacioni kaplonte dhe devalvonte rrog\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb nguteshim ta p\u00ebrdorim rrog\u00ebn sa m\u00eb shpejt\u00eb. Ante Markovic b\u00ebri reform\u00eb ekonomkike. Dinari u stabilizua, por rrethanat dita -dit\u00ebs acaroheshin. Pun\u00ebtor\u00ebt filluan t\u00eb largohen nga puna. Nga viti 1987 n\u00eb programin &#8220;WORD STAR&#8221; udheheqja ditarin e ngajrjeve ne Gilan. Gilanin e kaplonin mjegullat e zeza, ernat politike ishin si murlani, por kishin vetem nj\u00eb drejtim&#8230;.<\/p>\n<p>\/Autor i tekstit: Dr. Shevqet Mehmeti\/<br \/>\n\/redaktoi p\u00ebr shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJILANI PRINTE N\u00cb KULTIVIMIN E DUHANIT &#8211; Cigaret e Kombinatit t\u00eb Duhanit &#8220;Boris Kidric&#8221; shiteshin n\u00eb t\u00ebr\u00eb Jugosllavin\u00eb, e &#8220;Dunhil&#8221; shitej edhe n\u00eb Evrop\u00eb e p\u00ebrtej&#8230; &#8230; &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- A E DINI SE: N\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb mbajtur kampionati bot\u00ebror p\u00ebr femra t\u00eb reja n\u00eb hendboll; Abaz Bukoviku ishte partizan i Titos dhe kishte b\u00ebr\u00eb jet\u00eb modeste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39275,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-39274","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39274\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39275"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}