{"id":39397,"date":"2019-05-03T00:50:27","date_gmt":"2019-05-03T00:50:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=39397"},"modified":"2019-05-03T00:50:27","modified_gmt":"2019-05-03T00:50:27","slug":"iu-vdiq-nena-nga-kanceri-familja-nga-gjilani-akuzon-mjekun-popullor-nga-bujanoci-qe-ua-shiti-ilacet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/iu-vdiq-nena-nga-kanceri-familja-nga-gjilani-akuzon-mjekun-popullor-nga-bujanoci-qe-ua-shiti-ilacet\/","title":{"rendered":"Iu vdiq n\u00ebna nga kanceri, familja nga Gjilani akuzon &#8216;mjekun popullor&#8217; nga Bujanoci q\u00eb ua shiti ila\u00e7et"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb kishte qen\u00eb e prekur me tumor n\u00eb pankreas. 60-vjecarja nga Gjilani ka vdekur n\u00eb prillin e k\u00ebtij viti.  Ajo kishte pasur nj\u00eb intervenim kirurgjik n\u00eb QKUK gjat\u00eb vitit q\u00eb e q\u00eb ia kishte stabilizuar gjendjen. Por pavar\u00ebsisht intervenimit, familja e tashm\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs kishte marr\u00eb ila\u00e7e popullore nga nj\u00eb person nga Bujanovci i cili  e cil\u00ebson vet\u00ebn \u2018mjek popullor\u2019. Sipas familjar\u00ebve, ato ila\u00e7e, t\u00eb tashm\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs, nuk i kan\u00eb ndihmuar aspak. Familja e s\u00eb ndjer\u00ebs po e akuzon \u2018mjekun popullor\u2019 se ila\u00e7et q\u00eb i mor\u00ebn nga ai, ia mbyt\u00ebn n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb pasi q\u00eb i ka mbushur 60 vjet E.Rrahmani nga qyteti i Gjilanit ka vdekur. Ajo q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ishte qen\u00eb e diagnostikuar me tumor n\u00eb pankreas. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje ajo kishte pasur edhe nj\u00eb intervenim kirurgjik n\u00eb Klinik\u00ebn Abdominale t\u00eb QKUK gjat\u00eb fundit t\u00eb vitit q\u00eb shkoi.<\/p>\n<p>Intervenimi n\u00eb QKUK sipas familjar\u00ebve kishte qen\u00eb i suksessh\u00ebm. Por e gjith\u00eb tortura si\u00e7 ata e p\u00ebrshkruajn\u00eb p\u00ebr familjen Rrahmani nga Gjilani kishte nisur n\u00eb momentin kur ata n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre kishin filluar t\u2019ia japin disa ila\u00e7e popullore t\u00eb cilat i merrnin nga nj\u00eb person i cili e quan vet\u00ebn mjek popullor e qe jeton n\u00eb Bujanoc.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gazet\u00ebn Express, rreth k\u00ebtij rasti ka  folur djali i gruas q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb.  Rr. Rrahmani, ka rr\u00ebfyer se si gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga momenti kur ajo kishte filluar q\u00eb ta pij\u00eb ila\u00e7in q\u00eb e kishin marr\u00eb nga mjeku nga Bujanovci.<\/p>\n<p>\u201cKy personi (mjeku), po e p\u00ebrgatiste nj\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr tumore. Ne d\u00ebgjuam p\u00ebr t\u00eb dhe e kontaktova. Ai m\u00eb tha q\u00eb shum\u00eb personave u ka ndihmuar me t\u00eb. Kur ma ka sjell\u00eb ila\u00e7in n\u00eb Gjilan, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se 100 p\u00ebr qind do t\u00eb ket\u00eb sukses. Un\u00eb me t\u00eb kontaktoja p\u00ebrmes telefonit. Por pasi q\u00eb ma ka sjell\u00eb ila\u00e7in, asnj\u00ebher\u00eb ne nuk kemi mund\u00eb q\u00eb t\u00eb kontaktojm\u00eb me t\u00eb\u201d, tregon djali i 60-vjecares s\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ai thot\u00eb, se edhe n\u00ebna e tij deklarohej se pasi q\u00eb e pinte ila\u00e7in ndihej keq me sh\u00ebndet.<\/p>\n<p>\u201cPrej momentit kur n\u00ebna ime ka fillua me e pi at\u00eb ila\u00e7, gjendja e saj sh\u00ebndet\u00ebsore ka fillua me iu p\u00ebrkeq\u00ebsuar. \u201cMos m\u00eb jepni m\u00eb, se po mi djeg mushk\u00ebrit\u00eb\u201d, k\u00ebshtu na thoshte kur e pinte at\u00eb ila\u00e7\u201d, rr\u00ebfen tutje djali i 60-vjecares s\u00eb ndjer\u00eb E.Rrahmani.<\/p>\n<p>E ila\u00e7in popullor t\u00eb cilin kjo familje po ia jepte n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre  e kishin bler\u00eb 50 euro nga A. Selimi. Q\u00eb nga momenti kur e kishin marr\u00eb ila\u00e7in, familja thot\u00eb se m\u00eb nuk kan\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb kontaktojn\u00eb me mjekun.<\/p>\n<p>\u201cAi tash na ka blloku n\u00eb t\u00eb gjitha rrjetet. Ila\u00e7i ka kushtuar 50 euro, kan\u00eb qen\u00eb 4 shishe t\u00eb qelqit t\u00eb mbushura.  N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit ne kemi fillu me ia dhan\u00eb ato ila\u00e7e. Ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb persona e kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb edhe q\u00eb tek te gjith\u00eb ka pas sukses\u201d, rr\u00ebfen tutje djali i gruas q\u00eb vdiq.<\/p>\n<p>E mjeku popullor, A.Selimi, i cili jeton n\u00eb Bojanoc thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr rastin, por se nuk beson se ila\u00e7et q\u00eb ai ia ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebs kan\u00eb ndikuar q\u00eb ajo t\u00eb humb\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Express, A.Selimi ka pohuar se shet ila\u00e7e t\u00eb cilat sipas tij ndihmojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e tumorit. Thot\u00eb se ila\u00e7i nuk prodhon efekte an\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cPo shes ila\u00e7e kund\u00ebr tumorit. Ai u konstultua me mua gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Po e njoh\u00eb pak a shum\u00eb personin p\u00ebr t\u00eb cilin ju po pyetni. Shum\u00eb persona jan\u00eb sh\u00ebruar nga ai ila\u00e7. Tash varet se si ndikon tek sh\u00ebndeti i tjetrit. Ila\u00e7i nuk ka aspekt efekte an\u00ebsore. Shum\u00eb persona jan\u00eb sh\u00ebru nga ky ila\u00e7. Q\u00eb dy vite un\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Ila\u00e7i ka p\u00ebrmbajtje bimore. Un\u00eb p\u00ebr pacienten n\u00eb fjal\u00eb nuk e di se sa e ka pas s\u00ebmundjen e r\u00ebnd\u00eb. Un\u00eb nuk po mundem me e dit\u00eb se qysh ka reagu\u201d, tregon personi i cili e quan vet\u00ebn mjek popullor.<\/p>\n<p>Por, ai e pranon se ila\u00e7et q\u00eb ua shet personave t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb e jasht\u00eb saj, nuk i prodhon vet. Ani se k\u00ebt\u00eb pun\u00eb nuk ua tregon edhe \u2018nevojtar\u00ebve\u2019 t\u00eb cil\u00ebve ua shet k\u00ebt\u00eb ila\u00e7 n\u00eb vler\u00ebn e 50 eurove.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb ila\u00e7in e marr\u00eb nga dikush tjet\u00ebr. Nuk e b\u00ebj\u00eb un\u00eb vet.  Un\u00eb nuk iu kam tregu gjith\u00eb atyre q\u00eb ua jap ila\u00e7in se ila\u00e7et nuk i prodhoj\u00eb vet. Ne jemi t\u00eb obliguam q\u00eb t\u2019i ndihmojm\u00eb njer\u00ebzve\u201d, shpjegon tutje ai. \u201cNga un\u00eb ila\u00e7e marrin jo vet\u00ebm nga Kosova por edhe nga  Zvicra edhe kan\u00eb sukses. Ato i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb gru e moshuar q\u00eb jeton n\u00eb katun n\u00eb nj\u00eb vend\u201d, rr\u00ebfen tutje personi nga Bujanoci.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr familjen nga Gjilani, A.Selimi, thot\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ila\u00e7e nga ai. Edhe pse numrin e familjar\u00ebve t\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs ai thot\u00eb se ka bllokuar.<\/p>\n<p>\u201cPersoni gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs m\u00eb shkruante p\u00ebr gjith\u00e7ka. Un\u00eb tash nuk mundem me e dit\u00eb krejt holl\u00ebsisht p\u00ebr s\u00ebmundjen. Ai vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb e ka marr\u00eb tek ne ila\u00e7in\u201d.<\/p>\n<p>Mjeku popullor nga Bujanoci, A.Selimi, thot\u00eb se nuk beson se gruaja n\u00eb fjal\u00eb ka vdekur pas ila\u00e7eve q\u00eb ai ia ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Mjeku popullor ia bllokon numrin familjes q\u00eb ia dha ila\u00e7in<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi \u00e7ka me ba tash, ajo fatkeq\u00ebsi ka ndodh\u00eb. Mir\u00ebpo nuk besoj\u00eb q\u00eb e ka pas prej ila\u00e7eve. Ka plot\u00eb raste q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebrua. E kemi nj\u00eb n\u00eb Gjilan q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrua, edhe ajo gruaja ka qen\u00eb e operuar\u201d, p\u00ebrfundon ai,<\/p>\n<p>E djali i gruas q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb prillin e k\u00ebtij viti, po u b\u00ebn\u00eb apel kosovar\u00ebve q\u00eb mos t\u2019i marrin ila\u00e7et e k\u00ebtij personi.<\/p>\n<p>\u201cMu n\u00ebna m\u00eb shkoi. Por tash ka edhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po marrin ila\u00e7e nga ai, Un\u00eb nuk dua q\u00eb edhe dikush tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb si n\u00ebna ime. Dhembjet e saja kur e pinte ila\u00e7in ende i kam para sysh\u201d, thot\u00eb djali i gruas nga Gjilani e cila vdiq muajin q\u00eb e lam\u00eb pas.\/gazetaexpress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb kishte qen\u00eb e prekur me tumor n\u00eb pankreas. 60-vjecarja nga Gjilani ka vdekur n\u00eb prillin e k\u00ebtij viti. Ajo kishte pasur nj\u00eb intervenim kirurgjik n\u00eb QKUK gjat\u00eb vitit q\u00eb e q\u00eb ia kishte stabilizuar gjendjen. Por pavar\u00ebsisht intervenimit, familja e tashm\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs kishte marr\u00eb ila\u00e7e popullore nga nj\u00eb person nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39398,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-39397","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39397\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39398"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}