{"id":39737,"date":"2019-05-09T10:07:44","date_gmt":"2019-05-09T10:07:44","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=39737"},"modified":"2019-05-09T10:07:44","modified_gmt":"2019-05-09T10:07:44","slug":"pse-kosova-feston-diten-e-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-kosova-feston-diten-e-evropes\/","title":{"rendered":"Pse Kosova feston Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Dita e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb dit\u00eb ceremoniale, q\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb 9 maj t\u00eb \u00e7do viti, nga Bashkimi Evropian (BE), n\u00eb njohje t\u00eb paqes, prosperitetit dhe unitetit t\u00eb arritur brenda Evrop\u00ebs, q\u00eb nga formimi i k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n<p>Kjo dit\u00eb, n\u00eb vendet an\u00ebtare, sh\u00ebnohet duke vendosur flamurin e Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa nga ky vit, pos sh\u00ebnimit t\u00eb dit\u00ebs, 9 maji \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fest\u00eb zyrtare dhe dit\u00eb pushimi n\u00eb Luksemburg.Por, pos k\u00ebtij vendi t\u00eb Bashkimit Evropian, 9 maji \u2013 Dita e Evrop\u00ebs \u2013 \u00ebsht\u00eb fest\u00eb zyrtare edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, dhe sh\u00ebnohet si dit\u00eb pushimi. Kjo edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian. Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, Kosova \u00ebsht\u00eb e fundit edhe n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE dhe vendi i vet\u00ebm i pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, pa viza, brenda shteteve t\u00eb BE-s\u00eb.N\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, shefja e k\u00ebtij dikasteri qeveritar, Dhurata Hoxha, faktin q\u00eb \u201cDita e Evrop\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb fest\u00eb zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, e ka cil\u00ebsuar si d\u00ebshmi t\u00eb pro-evropianizmit t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201cPas liberalizimit t\u00eb vizave, shpresojm\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb java e fundit q\u00eb e festojm\u00eb 9 majin, apo jav\u00ebn e Evrop\u00ebs, t\u00eb izoluar. Shpresojm\u00eb q\u00eb edhe t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb barabart\u00eb me homolog\u00ebt e tyre evropian\u00eb dhe ne shpresojm\u00eb q\u00eb BE nuk do t\u00eb vonohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d.\u201cVet\u00eb fakti q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend evropian q\u00eb e sh\u00ebnon 9 majin, pra Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, d\u00ebshmon edhe orientimin evropian t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pra p\u00ebrkund\u00ebr faktit se ende nuk e g\u00ebzojm\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes n\u00eb zon\u00ebn \u2018schengen\u2019, Kosova p\u00ebrb\u00ebn vendin m\u00eb pro-evropian n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim.\u201cDita e Evrop\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (11) festat zyrtare vjetore n\u00eb Kosov\u00eb, sipas Ligjit p\u00ebr Festat Zyrtare, t\u00eb cilat sh\u00ebnohen me dit\u00eb pushimi.P\u00ebrfshirjen e 9 majit n\u00eb list\u00ebn e festave zyrtare, e vler\u00ebson si t\u00eb gabuar dhe t\u00eb panevojshme, Isuf Zejna nga organizata \u201cDemokraci Plus\u201d. Sipas tij, kjo d\u00ebshmon edhe joseriozitetin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb b\u00ebrjen e ligjeve.\u201cMendoj se ka qen\u00eb nj\u00eb gabim q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kalendarin e festave zyrtare, Dita e Evrop\u00ebs, p\u00ebr shkak se ne nuk jemi vend i Bashkimit Evropian, nuk do t\u00eb jemi edhe shum\u00eb vite t\u00eb till\u00eb. Edhe ashtu p\u00ebr shkak kompozicionit etnik, kemi shum\u00eb festa zyrtare k\u00ebshtu q\u00eb fakti q\u00eb e kemi edhe Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, vet\u00ebm sa tregon sesa jo-serioz jemi si shtet n\u00eb b\u00ebrjen e ligjeve, dhe konsiderimin se sa dit\u00eb pushimi do t\u2019i ken\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt brenda vitit\u201d.\u201cKjo n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb keq p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb sepse marrin dit\u00eb t\u00eb lira pushimi, ata q\u00eb punojn\u00eb u paguhet m\u00eb shtrenjt\u00eb, me kusht q\u00eb zbatohet Ligji i Pun\u00ebs. Mir\u00ebpo n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr sektorin privat, p\u00ebr efikasitetin n\u00eb sektorin publik, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb shum\u00eb e madhe e festave zyrtare. Ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb se jav\u00ebve t\u00eb fundit kemi pushuar shum\u00eb, kemi pasur festa zyrtare, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ngecin pun\u00ebt, sidomos n\u00eb sektorin publik, aty ku efikasiteti i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb, do t\u00eb thosha, m\u00eb i dob\u00ebt\u201d vler\u00ebson Zejna.P\u00ebrderisa thot\u00eb se Ligji p\u00ebr Festat Zyrtare duhet t\u00eb rishikohet, Zejna thekson se disa prej festave zyrtare sipas ligjit aktual, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cDit\u00ebn e Evrop\u00ebs\u201d, do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin vet\u00ebm dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb pushohet.Duke u lidhur me deklarat\u00ebn e ministres Hoxha, se festimi i 9 majit \u201cd\u00ebshmon pro-evropianitetin e Kosov\u00ebs\u201d, Zejna vler\u00ebson se \u201cpro-evropianizmi deklarativ\u201d v\u00eb n\u00eb pah munges\u00ebn e t\u00eb arriturave, me t\u00eb cilat do t\u00eb krenohej shteti. Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk arrihet p\u00ebrmes festave zyrtare, por me reforma dhe zhvillim ekonomik.\u201cT\u00eb qenit evropian \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb, edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb ne gjeografikisht ndodhemi n\u00eb Evrop\u00eb. Por, fakti q\u00eb jemi k\u00ebshtu pro-evropian deklarativisht, nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, vet\u00ebm tregon se ne nuk kemi shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u krenuar me t\u00eb arriturat tona, e krenohemi me di\u00e7ka q\u00eb as nuk i p\u00ebrkasim aktualisht\u201d.\u201cN\u00ebse ka nj\u00eb form\u00eb sesi do t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, do t\u00eb jet\u00eb rruga e reformave dhe e zhvillimit ekonomik. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb ne do t\u00eb jemi pjes\u00eb e respektuar e Bashkimit Evropian dhe do t\u00eb kemi se me \u00e7ka t\u00eb krenohemi. Pra p\u00ebrmes festave, p\u00ebrmes ministrive e t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, ose edhe n\u00ebse arrijm\u00eb atje, nuk do t\u00eb jemi prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb respektuar\u201d, thekson Zejna.Nd\u00ebrsa, sipas Taulant Kryeziut, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Politika Evropiane (EPIK), festat zyrtare si \u201cDita e Evrop\u00ebs\u201d, udh\u00ebheq\u00ebsit institucional\u00eb i p\u00ebrdorin vet\u00ebm p\u00ebr retorik\u00eb politike dhe q\u00ebndrime pompoze. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, sipas tij, institucionet duhet p\u00ebrkushtohen n\u00eb p\u00ebrmbushjen detyrave dhe obligimeve kontraktuale me BE-n\u00eb.\u201cLarg k\u00ebtij diskursi, mendoj se pozicioni i Kosov\u00ebs n\u00eb raport me Bashkimin Evropian, p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb ka filluar konkretizimin me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit (MSA), institucionet tona nuk kan\u00eb treguar fare p\u00ebrkushtim. Qoft\u00eb nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr Stabilizim Asociiminsi marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb kontraktuale me BE-n\u00eb, e kur jemi k\u00ebtu po flas\u00eb edhe p\u00ebr reformat ky\u00e7e q\u00eb dalin prej MSA-s\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb agjenda evropiane e reformave, ku p\u00ebrtej retorikave politike dhe dit\u00ebve t\u00eb festave t\u00eb cilat i kremtojn\u00eb dhe i japin pompozitet, udh\u00ebheq\u00ebsit institucional\u00eb, dhe japin retorik\u00eb politike dhe fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d.\u201cN\u00ebse e kthejm\u00eb n\u00eb t\u00eb arritura konkrete, nj\u00eb e treta e MSA-s\u00eb nuk zbatohet, 22 prioritet t\u00eb agjend\u00ebs evropiane q\u00eb jan\u00eb prioritete ky\u00e7e, q\u00eb dalin nga MSA e q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrfundohen n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, vet\u00ebm pes\u00eb (5) jan\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuara plot\u00ebsisht. Pra vet\u00ebm pes\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr se jemi me dy vjet vones\u00eb\u201d, vler\u00ebson Kryeziu.Kryeziu mendon se nuk duhet t\u00eb harxhohet energji n\u00eb \u201cfesta zyrtare dhe data\u201d, por t\u00eb punohen n\u00eb reformim, ku pos MSA-s\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i v\u00eb edhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.Ligji i Festave Zyrtare n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebrshin\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (11) festa zyrtare me dymb\u00ebdhjet\u00eb (12) dit\u00eb pushim (dy dit\u00eb t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, 1 dhe 2 janar). N\u00eb mesin e k\u00ebtyre festave, jan\u00eb edhe: Dita e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (9 prill); Dita e Pun\u00ebtoreve (1 maj) dhe Dita e Evrop\u00ebs (9 maj). \/rel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb dit\u00eb ceremoniale, q\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb 9 maj t\u00eb \u00e7do viti, nga Bashkimi Evropian (BE), n\u00eb njohje t\u00eb paqes, prosperitetit dhe unitetit t\u00eb arritur brenda Evrop\u00ebs, q\u00eb nga formimi i k\u00ebsaj organizate. Kjo dit\u00eb, n\u00eb vendet an\u00ebtare, sh\u00ebnohet duke vendosur flamurin e Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa nga ky vit, pos sh\u00ebnimit t\u00eb dit\u00ebs, 9 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39738,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-39737","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39737\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}