{"id":39780,"date":"2019-05-10T10:01:56","date_gmt":"2019-05-10T10:01:56","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=39780"},"modified":"2019-05-10T10:01:56","modified_gmt":"2019-05-10T10:01:56","slug":"gjermani-njohja-e-patentave-te-kosoves-e-shqiperise-mund-te-kerkoje-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjermani-njohja-e-patentave-te-kosoves-e-shqiperise-mund-te-kerkoje-vite\/","title":{"rendered":"Gjermani: Njohja e patentave t\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb vite"},"content":{"rendered":"<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Gjermani kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb presin njohjen e lejes s\u00eb drejtimit t\u00eb automjeteve. Por, si\u00e7 ka m\u00ebsuar Deutsche Welle, ky proces do t\u00eb zgjas\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>Njohja e lejeve t\u00eb drejtimit t\u00eb automjeteve, ose si\u00e7 quhen n\u00eb gjuh\u00eb popullore, patentat, p\u00ebrmbledh disa etapa verifikimi. Shqip\u00ebria nga ana e saj i ka plot\u00ebsuar detyrat qysh n\u00eb janar t\u00eb vitit 2018, si\u00e7 i tha Deutsche Welle-s ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Berlin, Artur Kuko: &#8220;Procesi tashm\u00eb ka filluar. Ne u kemi p\u00ebrcjell\u00eb autoriteteve gjermane nj\u00eb formular t\u00eb plot\u00ebsuar nga fillimi deri n\u00eb fund lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn dhe k\u00ebrkesat q\u00eb aplikohen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pajisjen me leje drejtimi t\u00eb automjetit. Autoritetet gjermane po b\u00ebjn\u00eb verifikimin n\u00eb t\u00eb gjitha landet e Gjermanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje kriteret q\u00eb aplikon Shqip\u00ebria dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit un\u00eb jam besimplot se do t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb ekuivalentimin e lejeve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb&#8221;, tha Kuko. Disa muaj pas Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shtator 2018, edhe Kosova e dor\u00ebzoi t\u00eb plot\u00ebsuar formularin e aplikimit: Nj\u00eb nga detyrat e para q\u00eb b\u00ebri ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Berlin, Beq\u00eb Cufaj, kur nisi pun\u00eb zyrtarisht n\u00eb gusht 2018.<\/p>\n<p>Maqedonis\u00eb iu desh\u00ebn 5 vjet<\/p>\n<p>Deri tani p\u00ebrgjigjen ndaj k\u00ebsaj pyetjeje e shmangin t\u00eb gjith\u00eb, sepse varet nga shteti aplikues. Ministria Federale e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e pyetur disa her\u00eb nga DW nuk ka dh\u00ebn\u00eb detaje. Jemi n\u00eb proces shqyrtimi, i tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse DW. Por, nj\u00ebri prej specialist\u00ebve t\u00eb ministrive t\u00eb nj\u00ebrit prej 16 landeve q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb japin p\u00eblqimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, i tha DW-s\u00eb se formular\u00ebt e plot\u00ebsuar nga Shqip\u00ebria dhe Kosova ende nuk kan\u00eb mb\u00ebrritur te ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Derisa t\u00eb kaloj\u00eb procedura n\u00ebp\u00ebr lande, mund t\u00eb kalojn\u00eb vite, thot\u00eb specialist. Ai kujton se Maqedonis\u00eb i jan\u00eb dashur plot 5 vjet q\u00eb kur Konferenca e Ministrave t\u00eb Komunikacionit foli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje (n\u00eb nivel n\u00ebpun\u00ebsish), n\u00eb vitin 2013, e deri sa u miratua marr\u00ebveshja e njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb lejeve t\u00eb q\u00ebndrimit, n\u00eb shtator 2018.<\/p>\n<p>Zgjidhje e p\u00ebrkohshme: Provim shqip<\/p>\n<p>Sidomos p\u00ebr ambasadorin e Kosov\u00ebs, Beqe Cufaj, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb. Telefoni dhe e-mail-i i tij &#8220;bombardohen&#8221; \u00e7do dit\u00eb nga pyetjet e shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pas gjasht\u00eb muajsh q\u00ebndrimi n\u00eb Gjermani, leja nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ose komb\u00ebtare e p\u00ebrkthyer) e  drejtimit t\u00eb automjetit e t\u00eb huajve skadon dhe emigrant\u00ebt duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen s\u00ebrish provimit t\u00eb teoris\u00eb dhe praktik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb leje drejtimi gjermane. Por shum\u00eb syresh nuk e din\u00eb aq mir\u00eb gjermanishten.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e dikurshme p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb provimin e teoris\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gojore dhe me p\u00ebrkthyes, \u00ebsht\u00eb hequr para disa vitesh, sepse p\u00ebrkthyesit i korrigjonin p\u00ebrgjigjet gjat\u00eb p\u00ebrkthimit.<\/p>\n<p>Proces i nderlikuar<\/p>\n<p>Prandaj dhe ambasador\u00ebt Cufaj dhe Kuko kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb edhe nj\u00eb nism\u00eb tjet\u00ebr dhe i kan\u00eb k\u00ebrkuar  qeveris\u00eb gjermane, s\u00eb  bashku, q\u00eb shqipja t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga gjuh\u00ebt e njohura t\u00eb provimit. &#8220;Donim t\u00eb p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb sinjalin, q\u00eb ne, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve tona, jo vet\u00ebm q\u00eb jemi t\u00eb interesuar, por jemi edhe n\u00ebn presion. q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje&#8221;, sqaroi Cufaj p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Por sipas burimeve t\u00eb DW -s\u00eb as kjo k\u00ebrkes\u00eb, e shtruar n\u00eb fillim t\u00eb prillit, nuk ka arritur ende zyrtarisht n\u00eb tryez\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb specialist\u00ebve. Ajo dikur do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb, burokracia gjermane vonon, por nuk harron, thot\u00eb p\u00ebrvoja e kujtdo q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me t\u00eb. Por edhe n\u00ebse kjo k\u00ebrkes\u00eb merret parasysh, derisa t\u00eb realizohet do t\u00eb nevojitet prap\u00eb shum\u00eb koh\u00eb. Shembull: arabishtja, e cila u miratua si gjuh\u00eb provimi  n\u00eb vitin 2015, por, derisa u implementua, kaluan s\u00eb paku nj\u00eb vit e gjysm\u00eb deri n\u00eb dy vjet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, se kush e ka me ngut, ndoshta do t\u00eb duhej t\u00eb m\u00ebsonte gjermanishten: Tekefundit do t&#8217;i nevojitet edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Gjermani kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb presin njohjen e lejes s\u00eb drejtimit t\u00eb automjeteve. Por, si\u00e7 ka m\u00ebsuar Deutsche Welle, ky proces do t\u00eb zgjas\u00eb disa vite. Njohja e lejeve t\u00eb drejtimit t\u00eb automjeteve, ose si\u00e7 quhen n\u00eb gjuh\u00eb popullore, patentat, p\u00ebrmbledh disa etapa verifikimi. Shqip\u00ebria nga ana e saj i ka plot\u00ebsuar detyrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-39780","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}