{"id":39919,"date":"2019-05-16T10:03:51","date_gmt":"2019-05-16T10:03:51","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=39919"},"modified":"2019-05-16T10:03:51","modified_gmt":"2019-05-16T10:03:51","slug":"prodhuesit-vendore-perfitojne-nga-taksa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/prodhuesit-vendore-perfitojne-nga-taksa\/","title":{"rendered":"Prodhuesit vendor\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga taksa"},"content":{"rendered":"<p>Zbatimi i taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind p\u00ebr importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka sjell si efekt rritje n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit vendor, thon\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive prodhuese n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Klubit t\u00eb Prodhuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, Astrit Panxha, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se shum\u00eb prodhues vendor\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb zgjerojn\u00eb tregun, duke arritur t\u00eb rrisin sasin\u00eb e prodhimit dhe numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve.<\/p>\n<p>\u201cInformatat q\u00eb kemi nga sektori i prodhimit tregojn\u00eb se ka rritje n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, ushqimit dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ka shum\u00eb kompani q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb punojn\u00eb me tri nd\u00ebrrime. Shum\u00eb kompani kan\u00eb raportuar n\u00eb Klubin e Prodhueseve t\u00eb Kosov\u00ebs se kan\u00eb rritur numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe importet e investimeve kapitale, makineri dhe pajisje tjera p\u00ebr prodhim jan\u00eb rritur p\u00ebr 17 p\u00ebr qind n\u00eb krahasim me vitin e kaluar. Q\u00eb n\u00ebnkupton se p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb prodhimit shum\u00eb prodhues kan\u00eb porositur kapacitete shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur n\u00eb treg\u201d, tha Panxha.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb dh\u00ebnat preliminare t\u00eb nj\u00eb studimi q\u00eb do t\u00eb publikohet s\u00eb shpejti nga Aleanca Kosovare e Biznesit, p\u00ebr efektet e taks\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit n\u00eb Kosov\u00eb, tregojn\u00eb se taksa ka ndikuar n\u00eb rritjen e prodhimit vendor.<\/p>\n<p>Kryetari i k\u00ebtij subjekti ekonomik, Agim Shahini tregon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se q\u00eb nga zbatimi i taks\u00ebs, kompanit\u00eb prodhuese kan\u00eb rritur kapacitet p\u00ebr 30 p\u00ebr qind, kurse numrin e pun\u00ebtor\u00ebve deri n\u00eb 20 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cProdhimi vendor \u00ebsht\u00eb rritur mbi 30 p\u00ebr qind, pun\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur prej 15-20 p\u00ebr qind n\u00eb sektorin prodhues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, bizneset prodhuese vendore kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb pasur rritje deri n\u00eb 50 p\u00ebr qind, kurse nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind. Kjo taks\u00eb ka arritur q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb brendin e Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs karshi faktorit rajonal, ballkanik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar si t\u00eb fuqish\u00ebm\u201d, tha Shahini.<\/p>\n<p>Edhe pronar\u00eb t\u00eb kompanive prodhuese pranojn\u00eb se q\u00eb nga vendosja e taks\u00ebs ka pasur rritje t\u00eb prodhimit. Arben Tershnjaku, menaxher i kompanis\u00eb \u201cLiri\u201d n\u00eb Prizren e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se q\u00eb nga zbatimi taks\u00ebs, rritje t\u00eb prodhimit ka pasur mbi 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb muajit e par\u00eb pas vendosjes se taks\u00ebs ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb prodhimit m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, kurse aktualisht rritja e prodhimit ka kaluar n\u00eb mbi 100 p\u00ebr qind. Kurse pas vendosjes se taks\u00ebs jan\u00eb pun\u00ebsuar 50 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb rinj\u201d, tha Tershnjaku.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr efektet e taks\u00ebs n\u00eb prodhimin vendor, flet ndryshe nj\u00eb raport i publikuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Avancuara GAP, ku thuhet se prodhuesit vendor\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e taks\u00ebs si\u00e7 \u00ebsht\u00eb menduar.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat, sipas raportit, nuk tregojn\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb industris\u00eb p\u00ebrpunuese n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb sa i p\u00ebrket v\u00ebllimit t\u00eb prodhimit apo gjenerimit t\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs\u201d, theksohet n\u00eb raportin e GAP-it.<\/p>\n<p>T\u00eb gjeturat e raportit t\u00eb GAP-it tregojn\u00eb se brenda pes\u00eb muajve q\u00eb nga vendosja e taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind, importet nga Serbia sh\u00ebnuan nj\u00eb r\u00ebnie prej 88 p\u00ebr qind (160 milion\u00eb euro), kurse importet nga Bosnja dhe Hercegovina u zvog\u00ebluan p\u00ebr 83 p\u00ebr qind (24 milion\u00eb).<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ishin Sllovenia, Izraeli dhe Turqia, t\u00eb cilat pat\u00ebn ngritje t\u00eb madhe t\u00eb eksportit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb Agjencis\u00eb se Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs tregojn\u00eb se n\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti, eksporti i produkteve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb rreth 535 mij\u00eb euro, p\u00ebrderisa n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, vlera e mallrave t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ishte mbi 36 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky shtet, brenda nj\u00eb dite ka eksportuar n\u00eb Kosov\u00eb mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth 1.2 milion euro.<\/p>\n<p>Edhe Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thot\u00eb se p\u00ebr ve\u00e7 rritjes s\u00eb produkteve \u201cMade in Kosova\u201d, n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs artikujt nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me produktet e importuara nga shteteve tjera t\u00eb rajonit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cProduktet e Serbis\u00eb dhe Bosnje Hercegovine jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga tregjet e ndryshme, kryesisht 30 p\u00ebr qind nga prodhimi vendor, nga vendet e rajonit nga taksa ka p\u00ebrfituar Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut, kurse nga vendet e Bashkimit Evropian m\u00eb se shumti ka p\u00ebrfituar Sllovenia dhe Bullgaria, nd\u00ebrkaq nga shtete aziatike importi m\u00eb i madh ka ardhur nga Turqia dhe Kina\u201d, tha Shahini.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka vendosur taks\u00eb doganore 100 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina.<\/p>\n<p>Vendosja e k\u00ebsaj takse, sipas Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj politikave t\u00eb Beogradit dhe Sarajev\u00ebs n\u00eb raport me shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb tarif\u00ebn doganore, pasi q\u00eb ajo po shihet edhe si penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbatimi i taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind p\u00ebr importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka sjell si efekt rritje n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit vendor, thon\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive prodhuese n\u00eb Kosov\u00eb. Drejtori ekzekutiv i Klubit t\u00eb Prodhuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, Astrit Panxha, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se shum\u00eb prodhues vendor\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb zgjerojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39920,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-39919","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39919","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39919"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39919\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39920"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}