{"id":40174,"date":"2019-05-26T12:17:27","date_gmt":"2019-05-26T12:17:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=40174"},"modified":"2019-05-26T12:17:27","modified_gmt":"2019-05-26T12:17:27","slug":"anamorava-regjioni-me-i-diskriminuar-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/anamorava-regjioni-me-i-diskriminuar-ne-vend\/","title":{"rendered":"Anamorava \u2013 regjioni m\u00eb i diskriminuar n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb eksperienc\u00ebs q\u00eb kam pasur me njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs nga regjionet e tjera, kam par\u00eb se Regjioni i Anamorav\u00ebs \u00ebsht\u00eb regjioni m\u00eb i diskriminuar n\u00eb vend.<br \/>\nShkruan: Kushtirm Kadriu<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion Qeveria Qendrore nuk ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb investime, investimet t\u00eb shumt\u00ebn, n\u00eb bujq\u00ebsi, infrastruktur\u00eb, shkolla, objekte e rrjete uj\u00ebsell\u00ebsi e kasnalizimi, si dhe n\u00eb bujq\u00ebsi, -i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet programeve e projekteve proporcionale ose n\u00eb shum\u00eb raste ka ndihmuar ndonj\u00eb qeveri e ndonj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>E till\u00eb ishte p\u00ebr shembull Qeveria Zvic\u00ebrane q\u00eb ndihmoi rrjetin e uj\u00ebsjell\u00ebsit me projekt dhe program, disa her\u00eb me nga disa milion\u00eb euro, n\u00eb shpimet pas ujit t\u00eb pijsh\u00ebm dhe n\u00eb shtrirjen e rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb qytet t\u00eb Gjilanit e n\u00ebp\u00ebr fshatra.<\/p>\n<p>Anamorava mbeti ende pa Autostrad\u00eb e rrjet kompleks transporti, pa investime ekonomike esenciale, pa Plan Zhvillimi, sepse nuk pati as fond, as grante dhe as donacione qeveritare, ose pati sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, me shuma eurosh q\u00eb nuk arrijn\u00eb asgj\u00eb. Anamorava nuk pati as nj\u00eb politik\u00eb pun\u00ebsimi dhe as mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb, me k\u00ebt\u00eb u shua perspektiva p\u00ebr t\u00eb rinj\u00ebt dhe shpresa se do t\u00eb vjen nj\u00eb koh\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb r\u00ebnda jet\u00ebsore sociale \u2013ekonomike.<\/p>\n<p>Shih p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ky regjion ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Vet\u00ebm ana e Vitis\u00eb ka mbi 30 000 m\u00ebrgimtar\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Zvic\u00ebrr. Megjith\u00eb kushtet shum\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr bujq\u00ebsi dhe p\u00ebr industri, me mij\u00ebra t\u00eb shkollluar e zanatlinj\u00eb t\u00eb vyer, ky regjion nuk pati kurrfar\u00eb p\u00ebrkrahjeje as zgjidhjeje t\u00eb problemeve t\u00eb r\u00ebnd\u00eb social\u00eb dhe t\u00eb pun\u00ebsimit -dhe me k\u00ebt\u00eb pas shum\u00eb viteve n\u00eb liri, me mij\u00ebra njer\u00ebz tan\u00eb, me euro t\u00eb vetat a me borxhe, ik\u00ebn e poi kin n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Nga komnuna e Dardanis\u00eb -Kamenic\u00ebs, ku gjendja \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, me mij\u00ebra t\u00eb rinj\u00eb ikin n\u00eb per\u00ebndim e n\u00eb Kroaci m\u00eb s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Koha nga ish Jugosllavia kur shqiptar\u00ebt masovikisht shkonin p\u00ebr pun\u00eb sezonale n\u00eb Banat, Sllavoni, Bosnj\u00eb, e k\u00ebndej n\u00eb Maqedoni, me pagesa shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta por sa p\u00ebr t\u00eb kaluar dimrin si thonin disi at\u00ebher\u00eb, tani u kthy me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb dhe fatkeq\u00ebsi. Shum\u00eb t\u00eb rinj\u00eb ikin n\u00eb Kroaci me shpres\u00eb se pas sa e sa kohe do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201cletrat\u201d p\u00ebr kaluar legalisht n\u00eb per\u00ebndim n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb drejt\u00ebs qytetare kroate.<\/p>\n<p>Gjilani s\u00eb fundit, nj\u00eb qytet me induistri e fabrika shum\u00eb nga koha e socializmit, u kthy n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb ngrir\u00eb e t\u00eb st\u00ebrlodhur nga numri i kufizuar i t\u00eb pun\u00ebsuar\u00ebve n\u00eb administrat\u00eb e gjetiu n\u00eb pun\u00ebt e domosdoshme shtet\u00ebrore, -kurse n\u00eb sektorin privat dosido kush mundi e \u00e7ka mundi b\u00ebri vet\u00eb dhe me gjeturi t\u00eb vet\u00ebn. Pun\u00ebsimi nd\u00ebrkaq n\u00eb sektorin privat n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb i mjeruesh\u00ebm, me pagat minimale e me pun\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn, e dikund edhe deri n\u00eb nj\u00eb t\u00eb pasmesnat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituan vet\u00ebm t\u00eb zgjedhurit me vote t\u00eb popullit, t\u00eb cil\u00ebt u pasuruan shpejt e vrullsh\u00ebm, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar parat\u00eb e popullit p\u00ebr vete e duke ngritur kompani e nd\u00ebrtimore me to, p\u00ebr vete e p\u00ebr bos\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrderia katundet dhe qytezat nga Drenica, Dukagjini, po edhe n\u00ebnregjionet tjera, si dhe qytetet e Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb qendra, jan\u00eb zhvilluar duke marr\u00eb grantet dhe donacionet e p\u00ebrkrahjet me shumic\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, regjioni i Gjilanit e Anamorav\u00ebs ka mbet\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, me forca t\u00eb veta dhe me mir\u00ebmbajtje t\u00eb shumt\u00ebn vullnetare t\u00eb dashamir\u00ebve e njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb!<\/p>\n<p>Drenasi, Sk\u00ebnderaj, Klina, Suhareka, Podujeva, Vushtrria, po edhe lagjet e qyteteve tjera, jan\u00eb p\u00ebrplot me objekte pun\u00ebsimi e industri t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla, t\u00eb cilatiI ndihmoi dhe p\u00ebrkrahu t\u00eb ngriteshin vet\u00eb qeveria, duke pasur shumic\u00ebn p\u00ebrher\u00eb n\u00eb Kuvend e n\u00eb qeveri. Gjilani me Anamorav\u00eb, me Vitin\u00eb e Dardan\u00ebn, mbet\u00ebn me m\u00eb t\u00eb voglat donacione, donacione q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjshme e q\u00eb iu takojn\u00eb me ligje t\u00eb vendit, por q\u00eb nuk i muar\u00ebn dhe as nuk i marrin.<\/p>\n<p>Shtrohen pyetet: pse Anamorava \u00ebsht\u00eb regjioni me m\u00eb s\u00eb paku investime dhe zhvillim ekonomik?<\/p>\n<p>Pse nuk ka asn\u00eb Zon\u00eb Industriale Shtet\u00ebrore?<\/p>\n<p>Pse nuk ka pun\u00ebsim n\u00eb sektorin shtet\u00ebror \u2013administrat\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsi, bujq\u00ebsi, e tjera?<\/p>\n<p>Kah u tret gjith\u00eb ai potencial industrial i para luft\u00ebs?<\/p>\n<p>Kush di a kush duhet t\u00eb p\u00ebrgjegjet p\u00ebr r\u00ebnien ekonomike, industriale e me numrin e st\u00ebrmadh t\u00eb familjeve me ndihma sociale?<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb jep dikush p\u00ebrgjegje e t\u00eb p\u00ebrgjigjet dikush p\u00ebr pasojat?<\/p>\n<p>Kah shkuan gjith\u00eb ato makina e aparate industriale n\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt dhe komplekset prodhuese t\u00eb Kombinatit t\u00eb Tekstilit, t\u00eb Kombinatit t\u00eb Duhanit, t\u00eb Fabrik\u00ebs s\u00eb Baterive, t\u00eb Fabrik\u00ebs s\u00eb Buk\u00ebs, t\u00eb Fabrik\u00ebs p\u00ebr P\u00ebrpunimin e Metaleve dhe Prodhimeve Metalike p\u00ebr Transport e p\u00ebr Vegla, -q\u00eb ishte me emrin \u201cGosha\u201d?<\/p>\n<p>Kah tret\u00ebn ndihmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, donacionet, e b\u00ebmir\u00ebsit\u00eb milion\u00ebshe qindra here, e t\u00eb cilat i dhan\u00eb bota dhe i \u201cnda publikisht qeveria\u201d dhe q\u00eb humb\u00ebn e tret\u00ebn pa gjurm\u00eb dhe pa pasur kush p\u00ebrgjegj\u00ebsi?!<br \/>\nKosova nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb vend me ekonomi edhe k\u00ebshtu, mir\u00ebpo ka p\u00ebrparuar shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt dhe ka arrit\u00eb nj\u00eb rrjet ekonomik dhe transport e integrim n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lakmueshme, t\u00eb cilat nuk po i tregojn\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn as mjetet e informimit e as partit\u00eb, nga shkaku i z\u00ebnkave n\u00ebmes vete, mir\u00ebpo q\u00eb jan\u00eb arrit\u00eb rezultate shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ana e jon\u00eb e Anamorav\u00ebs ka ngec\u00eb larg t\u00eb tjerave komuna e regjione t\u00eb vendit, po edhe shum\u00eb katundeve t\u00eb Dukagjinit, t\u00eb drenic\u00ebs e t\u00eb rrethit t\u00eb Prishtin\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet gjetur shkakun dhe fajtorin!? Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb askush kurr\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet p\u00ebr sa ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr koh\u00ebn dhe vendin e pun\u00ebs e t\u00eb udh\u00ebheqjes n\u00eb vende t\u00eb caktuara me r\u00ebnd\u00ebsi e me autorizim vendimesh kapitale.<br \/>\nAnamorava \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e madhe e Regjionit Lindor t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin regjion gravitojn\u00eb m\u00eb se 500 mij\u00eb banor\u00eb qytetar\u00eb vendor\u00eb, q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb punuar e p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet nga puna dhe djersa e tyre, e jo t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb trajtuar raste sociale e t\u00eb m\u00ebrgojn\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Gjilani me regjion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicionim strategjik i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, q\u00eb lidh\u00eb Kosov\u00ebn me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs e t\u00eb Bujanocit, me t\u00eb Kumanov\u00ebs e Shkupit dhe me \u00e7far\u00eb ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madh\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00ebn nga gjith\u00eb regjionet e Kosov\u00ebs. Ka kufirin gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb me S\u00ebrbin\u00eb e Maqedonin\u00eb dhe pika kufitare n\u00eb t\u00eb cilat zhvillohet nj\u00eb qarkullim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i njer\u00ebzve dhe i mallrave, i tranzitit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe i misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Anamorava do t\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb komunitet njer\u00ebzish me ekonomi t\u00eb konsoliduar dhe t\u00eb p\u00ebrparuar si dhe me mund\u00ebsi pun\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa penges\u00eb e problem, mir\u00ebpo pse nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu ky regjion fajet i kan\u00eb qeveritar\u00ebt vendor\u00eb komunal\u00eb dhe ata qendror\u00eb, t\u00eb \u201czgjedhur nga populli, me besim\u201d!<br \/>\nM\u00eb shum\u00eb u zhvilluan shum\u00eb fshatra t\u00eb an\u00ebve tjera dhe u industrializuan, se sa Gjilani me rrethin\u00eb, -q\u00eb ishte gjithnj\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Si i till\u00eb ky regjion \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kishte tretman si duhet e t\u00eb merrte pjes\u00eb proporcionale n\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb fuqis\u00eb ekonomike t\u00eb vendit, e jo t\u00eb mbetet pas shum\u00eb fshatrave t\u00eb vendit nga an\u00ebt tjera.<\/p>\n<p>Anamoravasit b\u00ebn\u00eb sacrifica t\u00eb madhe edhe n\u00eb aspektin politik \u2013ushtarak p\u00ebr kombin ton\u00eb. Njer\u00ebzit e k\u00ebsaj ane ishin gjithmon\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri, t\u00eb ndjekjeve politike e burgosjeve t\u00eb r\u00ebnda si dhe t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb luft\u00ebn e fundit, bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ishin masakra dy t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kur u vran\u00eb e u masakruan mbi 26 mij\u00eb shqiptar\u00eb nga ushtria jugosllave, \u00e7etnik\u00ebt e bullgar\u00ebt dhe kuisling\u00ebt e vendit, si dhe kur u shkat\u00ebrrua edhe ajo q\u00eb ishte e arritur nga populli n\u00eb ekonomi, n\u00eb arsim e n\u00eb kuadro. T\u00eb gjitha pushteti jugosllav at\u00ebher\u00eb u zhduku, i shuajti e i pla\u00e7kiti dhe popullata nisi at\u00ebher\u00eb jet\u00ebn prej fillimit, -ata q\u00eb mbet\u00ebn gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Anamoravasit ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha demostratat popullore t\u00eb viteve 1968, 1981, 1989, -n\u00eb vend, si dhe t\u00eb demostratave n\u00eb diaspor\u00eb, si dhe n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet dhe grupet ilegale, q\u00eb me NDSH \u2013n\u00eb e deri te grupet me Adem Demaqin..<\/p>\n<p>N\u00eb Anamorav\u00eb u krijuan \u00e7etat dhe aradhat e luft\u00ebs p\u00ebr liri dhe u formua me koh\u00eb Zona Operative e Karadakut, q\u00eb dha kontribut brenda dhe n\u00eb regjionet tjera t\u00eb vendit, -q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do lavdi. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb popullata mblodhi ushqime e veshmbathje, si dhe arm\u00eb dhe d\u00ebrgoi n\u00eb zonat e luft\u00ebs n\u00eb Drenic\u00eb e Dukagjin, duke ndihmuar luft\u00ebtar\u00ebt dhe popullin n\u00eb p\u00ebrballje me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e r\u00ebnda jet\u00ebsore t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, ky regjion \u00ebsht\u00eb dashur ose s\u00ebpaku nga tani duhet t\u00eb trajtohet si duhet nga qeveritar\u00ebt dhe nga kuvendar\u00ebt, n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebmit\u00eb e veprimtarive shtet\u00ebrore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb k\u00ebtij regjioni shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka mund\u00ebsi dhe mjete, por duhet q\u00eb ata q\u00eb vendosin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb duhur dhe t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe mbeti ky regjion, -nga mosangazhimi i qeveritar\u00ebve komunal\u00eb dhe qendror\u00eb, -nj\u00eb vis i mbetur prapa nga regjionet tjer\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\/aurori \u00ebsht\u00eb kryetar i L\u00ebvizes \u201cVatra\u201d\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb eksperienc\u00ebs q\u00eb kam pasur me njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs nga regjionet e tjera, kam par\u00eb se Regjioni i Anamorav\u00ebs \u00ebsht\u00eb regjioni m\u00eb i diskriminuar n\u00eb vend. Shkruan: Kushtirm Kadriu N\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion Qeveria Qendrore nuk ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb investime, investimet t\u00eb shumt\u00ebn, n\u00eb bujq\u00ebsi, infrastruktur\u00eb, shkolla, objekte e rrjete uj\u00ebsell\u00ebsi e kasnalizimi, si dhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40078,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40174","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40174"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40174\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}