{"id":40177,"date":"2019-05-26T15:42:19","date_gmt":"2019-05-26T15:42:19","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=40177"},"modified":"2019-05-26T15:42:19","modified_gmt":"2019-05-26T15:42:19","slug":"avni-rudaku-godet-kryetarin-e-komunes-se-gjilanit-lutfi-hazirin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avni-rudaku-godet-kryetarin-e-komunes-se-gjilanit-lutfi-hazirin\/","title":{"rendered":"Avni Rudaku godet Kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Hazirin"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Di\u00e7ka p\u00ebr Lut\u00ebn <\/p>\n<p>Lutfi Haziri, i njohur me emrin p\u00ebrkdhel\u00ebs her\u00eb &#8220;Luta&#8221;, e her\u00eb &#8220;Haxhi Luta&#8221;, po e drejton Komun\u00ebn e Gjilanit p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Si e qeverisi Gjilanin? Le t\u00eb flasim disa \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb e rreth tij si profil, por edhe si kreu i qytetit:<\/p>\n<p>1. Duke e ditur se projektet financohen nga Qeveria lokalisht edhe me baza provinciale, nga fuqia politike e kryetarit n\u00eb nivel republikan, fuqia e individ\u00ebve n\u00eb at\u00eb rajon etj., kryetari Haziri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Anamorav\u00ebs n\u00eb nivel republikan. Kjo me p\u00ebrllogaritje interesash lokale dhe duke e ditur se si shp\u00ebrndahet buxheti n\u00eb komuna, fuqia e Hazirit \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur p\u00ebr Gjilanin. N\u00ebse flisni si gjilanas, n\u00eb kuptimin lokalist &#8211; pa vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb qytetare e mbar\u00ebshtet\u00ebrore. Politikat buxhetore t\u00eb varura se nga kush qeveriset komuna dhe prej nga \u00ebsht\u00eb kryeministri apo vart\u00ebsit e tij jan\u00eb politika t\u00eb dob\u00ebta. Sidoqoft\u00eb, gjersa t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mentalitet, profili i Lut\u00ebs, na duhet lokalisht!!! Imagjinojeni po t\u00eb ishte gjall\u00eb heroi Agim Ramadani i k\u00ebtij rajoni, do t\u00eb merrte duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb investime, sikurse fuqia e Ramushit n\u00eb Dukagjin dhe e ish-komandant\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb zonat e tjera! Ahmet Isufi ka &#8220;d\u00ebshtuar&#8221; t\u00eb jet\u00eb &#8220;z\u00eb i Anamorav\u00ebs&#8221;. Madje, m\u00eb shum\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Rexhep Kadriu p\u00ebr Gjilanin pas luft\u00ebs sesa Ahmet Isufi. Po flasim si provincialist\u00eb dhe me logjik\u00eb provinciale! <\/p>\n<p>2. Kryetari Haziri \u00ebsht\u00eb politikani q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme \u00ebsht\u00eb edhe lideri m\u00eb autoritarist n\u00eb nivel dege partiake t\u00eb LDK-s\u00eb. Ai konsiderohet &#8220;baba&#8221; dhe fuqia e tij ka servilosur shum\u00eb njer\u00ebz. Habitsh\u00ebm, por e sakt\u00eb: Luta \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm si lider i Rajonit t\u00eb Anamorav\u00ebs, por autoritarist brenda partis\u00eb. Vet\u00ebm krahasojeni at\u00eb me fuqin\u00eb e Q\u00ebndron Kastratit, Sokol Halitit, apo edhe t\u00eb Ferizajt e Ka\u00e7anikut, apo edhe p\u00ebrfshijeni kreun e Artan\u00ebs! Lapsi shkruan: Luta mbetet m\u00eb i forti n\u00eb Anamorav\u00eb, por kjo fuqi politike rajonale e republikane, e ka b\u00ebr\u00eb me sjellje prej lideri autokrat. Ai \u00ebsht\u00eb i pari dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb fund. Qarkullimi i elitave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb i pamundsh\u00ebm; futja e njer\u00ebzve t\u00eb rinj \u00ebsht\u00eb e pashpres\u00eb dhe demotivuese. Nuk krijon atmosfer\u00eb m\u00eb demokratike edhe p\u00ebr faktin se nuk e di se si do t\u00eb jet\u00eb atje lart pozicioni i tij. Mua m\u00eb pengon ky mit, kult dhe sjellje prej autoritaristi. I kritikoj t\u00eb gjith\u00eb qysh nuk e demitizojn\u00eb at\u00eb: Luta, Luta, Luta! \u00c7ka bre Luta?! Un\u00eb kam miq\u00ebsi me shum\u00eb t\u00eb krejt partive dhe n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind s&#8217;pajtohemi kur vler\u00ebsojm\u00eb Lut\u00ebn! Ndoshta syt\u00eb e mi shohin m\u00eb ndryshe, por do t\u00eb jap argumentet e mia se pse e shoh krejt ndryshe Lut\u00ebn dhe kurr\u00eb p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;baba&#8221;! Madje, me shum\u00eb mang\u00ebsi, por edhe an\u00ebt e forta, do t&#8217;i shprehi, sepse p\u00ebrpiqem t\u00eb jem sa m\u00eb objektiv. <\/p>\n<p>3. At\u00eb e respekton PDK, partit\u00eb e tjera po ashtu, me p\u00ebrjashtim pak a shum\u00eb t\u00eb LV-s\u00eb dhe kreut t\u00eb ri e t\u00eb konsumuar t\u00eb PDK-s\u00eb, Qemajl Mustaf\u00ebs. LDK-ist\u00ebr e shohin me k\u00ebto mang\u00ebsi: p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryetar i LDK-s\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb akademik ose profesor me p\u00ebrvoj\u00eb; dhe p\u00ebrfoljet se i ka raportet e mira me ish-punonj\u00ebsit e SHIK-ut. Ju kujtohet ato dollit\u00eb e p\u00ebrshpirtshme q\u00eb qarkullonin gjithandej me nj\u00eb ish-SHIK-ist!<\/p>\n<p>4. Kryetari Haziri e konsideron komun\u00ebn m\u00eb posht\u00eb se veten. E llogarit\u00eb komun\u00ebn si di\u00e7ka t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb neglizhent, pak i koncentruar n\u00eb t\u00eb. Shihni krejt intervistat n\u00eb mediet qendrore, askund thuajse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kreut t\u00eb komun\u00ebs! Jo flet p\u00ebr shk\u00ebmbime, jo p\u00ebr taks\u00ebn etj. Atij i ngjan tash shum\u00eb Shpend Ahmeti: n\u00eb vend se t\u00eb merret me komun\u00eb 100 p\u00ebrqind, angazhohet si negociator me Serbin\u00eb. <\/p>\n<p>5. Luta p\u00ebr uj\u00ebrat e zeza, zgjerimin e rrug\u00ebve sidomos kah kazerma e FSK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb me performanc\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Shpirti m\u00eb k\u00ebnaqet kah eci me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kah &#8220;Agmia&#8221;: ndri\u00e7im, trotuar\u00eb, rruga dhe fush\u00ebpamja e gjer\u00eb. Ashtu u b\u00eb sheshi i ri dhe kjo pjesa pas kafeteris\u00eb &#8220;Sht\u00ebpia&#8221;, m\u00eb shkriu. Shpirti m\u00eb k\u00ebnaqet kur eci andej! Mezi pres edhe p\u00ebrmbylljen e punimeve deri n\u00eb fund t\u00eb Dardanis\u00eb 1. Po ashtu, lajm fantastik \u00ebsht\u00eb gjiganti i uj\u00ebrave t\u00eb zeza, ndon\u00ebse p\u00ebr vler\u00ebsim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb e projektit p\u00ebr publikun: \u00e7mimi, kredia qeveritare, BERZH-i etj. Mir\u00ebpo, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e keqja e infrastruktur\u00ebs? Shihni se si jan\u00eb d\u00ebmtuar krejt kockat e shtruara e t\u00eb mbushura me bari t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebrreth banesave t\u00eb shumta, deri tek Ura &#8211; af\u00ebr Mishtores s\u00eb madhe q\u00eb ka nevoj\u00eb po ashtu p\u00ebr mbik\u00ebqyrje nga kund\u00ebrmimi i asaj lagjeje dhe gjetjen e m\u00ebnyrave t\u00eb sh\u00ebndetshme ekologjike. Rruga tek &#8220;Ina&#8221;, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb te banesat e shumta q\u00eb del te Rruga Qarkore, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr shum\u00eb vetura. Katastrofale! Gjilani n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka dhjetra gropa! Gjilani ka shum\u00eb puse kanalizimi pa kapak\u00eb dhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr njer\u00ebzit! Punimet po ashtu jan\u00eb st\u00ebrzgjatur p\u00ebr lumin Mirusha dhe nuk ka qasje kontrollimi e afatizimi, por edhe pa munges\u00eb t\u00eb supervizionit serioz t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb punimeve. Gjilani ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb trotuar\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen n\u00eb pjes\u00ebt ku ka shum\u00eb frekuentim. Pjesa q\u00eb m\u00eb shkakton m\u00eb s\u00eb shumti dhembje p\u00ebr n\u00ebnat me karroce \u00ebsht\u00eb rruga te Posta e Vog\u00ebl dhe q\u00eb shkoni n\u00eb drejtim t\u00eb Selami Halla\u00e7it. Ana e majt\u00eb, se e djathta \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb rregull. Gjilanit i mungojn\u00eb prurje t\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb huaj apo nga m\u00ebrgata. Gjilani n\u00eb arsim ka qeverisje aq t\u00eb dob\u00ebt, sa mund t\u00eb thuhet edhe jokorrekte, edhe amatore. Anulimet e konkurseve, kurdisjet e nd\u00ebrhyrjet t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrfolin n\u00eb qytet. Qyteti ka vesh\u00eb e goj\u00eb, apo jo?! P\u00ebr arsim, pyetet po ashtu &#8220;baba&#8221;. Ama p\u00ebrzierje me stil, me takt dhe pa gjurm\u00eb. N\u00eb fusha t\u00eb tjera, po ashtu shihet dembelizmi i &#8220;bab\u00ebs&#8221;. N\u00eb kultur\u00eb, zgjidhje p\u00ebr aktor\u00ebt s&#8217;ka pasur. Qendra Rinore e p\u00ebr kultur\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb n\u00eb mos, krejt pasive, me ndonj\u00eb aktivitet sa p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb &#8220;hi\u00e7 sen&#8221;. <\/p>\n<p>6. Sa i p\u00ebrket busteve, Luta ka arritur shum\u00eb poen\u00eb, por e ka mbingarkuar hap\u00ebsir\u00ebn publike gati si &#8220;Shkupi 2014&#8221;. P\u00ebrve\u00e7 cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt artistike, ka dob\u00ebsi n\u00eb planin e vendosjes dhe dend\u00ebsin\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs publike urbane. Ama e ka fituar zemr\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve! <\/p>\n<p>7. Aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb tepruar me em\u00ebrtimet e rrug\u00ebve, sakaq s\u00ebrish i kan\u00eb ndryshuar! Na kup\u00ebn krejt! Kur u zgjova n\u00eb m\u00ebngjes para pak jav\u00ebsh, ma kishin ndryshuar emrin e rrug\u00ebs. Secila rrug\u00eb jo me numra a shkronja, sa m\u00eb leht\u00eb, por me emra e mbiemra! Madje diku e kishin shkruar aq gjat\u00eb: M\u00ebsuesit e viteve t\u00eb &#8217;90-ta!!! Hej, merrni m\u00ebsim nga Per\u00ebndimi, sa konciz\u00eb q\u00eb jan\u00eb dhe sa shum\u00eb ta leht\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn atje! Nuk ndryshohet \u00e7do dit\u00eb emri i rrug\u00ebs a lagjes! Sa puna del me dokumente dhe sa v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet orientimi! Pyeti taksist\u00ebt dhe &#8220;qendrat baz\u00eb t\u00eb thirrjeve&#8221;! <\/p>\n<p>8. A \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull shefi i Zyr\u00ebs s\u00eb Kryetarit ta mbaj\u00eb postin n\u00eb distanc\u00eb kohore e hap\u00ebsinore?! Bile gjithqysh duhet t\u00eb shihet numri i mungesave dhe sa \u00ebsht\u00eb paguar! <\/p>\n<p>9. Luta e ka shkap\u00ebrderdhur opozit\u00ebn. Po t\u00eb kishte opozit\u00eb si duhet, fuqia e pakontestueshme e Lut\u00ebs ndoshta do t&#8217;i binte edhe brenda partis\u00eb; do t&#8217;i ndihmonte vet\u00eb Lut\u00ebs. Nuk ka m\u00eb keq se t\u00eb t\u00eb duan njer\u00ebzit nga frika e serviliteti. Luta dhe krejt politikan\u00ebt e tjer\u00eb duhet t\u00eb shohin pushtetin jo p\u00ebr t&#8217;i kontrolluar nje<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Di\u00e7ka p\u00ebr Lut\u00ebn Lutfi Haziri, i njohur me emrin p\u00ebrkdhel\u00ebs her\u00eb &#8220;Luta&#8221;, e her\u00eb &#8220;Haxhi Luta&#8221;, po e drejton Komun\u00ebn e Gjilanit p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Si e qeverisi Gjilanin? Le t\u00eb flasim disa \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb e rreth tij si profil, por edhe si kreu i qytetit: 1. Duke e ditur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40130,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40177","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40177\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}