{"id":40818,"date":"2019-06-22T13:15:02","date_gmt":"2019-06-22T13:15:02","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=40818"},"modified":"2019-06-22T13:15:02","modified_gmt":"2019-06-22T13:15:02","slug":"me-rastin-e-pushimeve-verore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/me-rastin-e-pushimeve-verore\/","title":{"rendered":"Me rastin e pushimeve verore"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb viti angazhim, mundi dhe lodhje vjen edhe koha e pushimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ton\u00eb. K\u00ebto momente t\u00eb pushimit veror na japin neve shum\u00eb kuptime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn ton\u00eb. Jan\u00eb momente t\u00eb meditimit, m\u00ebsimeve dhe k\u00ebshillave p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Dit\u00ebt e m\u00ebsimeve dhe p\u00ebrfundimi i atyre dit\u00ebve i ngjajn\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb saj\u00eb. Ashtu si p\u00ebrfunduan dit\u00ebt e m\u00ebsimit gjat\u00eb vitit, ashtu p\u00ebrfundojn\u00eb edhe dit\u00ebt e jet\u00ebs son\u00eb. Ashtu sikur q\u00eb ka pat nevoj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi, studenti p\u00ebr angazhim, p\u00ebr lodhje dhe mundim n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me nj\u00eb sukses t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb lart\u00eb, ashtu myslimani, besimtari ka nevoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb angazhim, p\u00ebr nj\u00eb lodhje, p\u00ebr durim n\u00eb urdhrat dhe ndalesat e Allahut, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb besimtar\u00eb i suksessh\u00ebm dhe t\u00eb fitoj xhenetin e Allahut. Testet dhe provimet n\u00eb shkoll\u00eb, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb na kujtojn\u00eb provimin q\u00eb do ta japim par Krijuesit ton\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb provim q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb provim p\u00ebrfundimtar\u00eb: \u201c(K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Allahu t\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb cilindo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka punuar. Allahu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i shpejt\u00eb n\u00eb llogari\u201d ( Ibrahim 51). Rezultati i provimeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ton\u00eb na kujton rezultatin q\u00eb do ta marrim n\u00eb dit\u00ebn kur do t\u00eb dalim para Allahut. Ata q\u00eb jan\u00eb angazhuar, jan\u00eb lodhur dhe munduar, rezultatin e flet\u00ebve t\u00eb provimeve do ti marrin nga ana e djatht\u00eb, si myzhde p\u00ebr kalimin me sukses t\u00eb provimit p\u00ebrfundimtar\u00eb. E pastaj k\u00ebtyre njer\u00ebzve do t\u2019iu thuhet: \u201c Hyni n\u00eb xhenet, n\u00eb paqe t\u00eb sigurt, takimi i juaj do t\u00eb jet\u00eb me pejgamber\u00ebt, me t\u00eb sinqertit, me d\u00ebshmor\u00ebt dhe me njer\u00ebzit e mir\u00eb\u201d. Runa Zot q\u00eb provimi i yn\u00eb mos t\u00eb jet\u00eb kalues dhe mos t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs dhe p\u00ebrtacis\u00eb son\u00eb, e t\u00eb marrim rezultatin e letrave tona nga e majta e t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb vendin e n\u00ebn\u00e7muar dhe t\u00eb posht\u00ebruar, n\u00eb xhehenem. Sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb njeriu do t\u00eb jetoj pas vdekjes \u00ebsht\u00eb ajo sht\u00ebpi q\u00eb ti e ke nd\u00ebrtuar me veprat tua. N\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb vepra t\u00eb mira, do t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpi e mir\u00eb. N\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb vepra t\u00eb liga, sht\u00ebpia do t\u00eb jet\u00eb e keqe.<br \/>\nIslami ka nxit\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb angazhim n\u00eb lodhje dhe mundim, q\u00eb njeriu t\u00eb fitoj lumturin\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Por, pasi q\u00eb ky Islam \u00ebsht\u00eb i zbritur nga i Urti dhe i Gjith\u00ebdijshmi, i Cili holl\u00ebsisht njeh natyr\u00ebn e njeriut dhe nevojat e njeriut, Ai e diti se njeriun e kaplon lodhja, dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr pushim dhe relaksim, dhe p\u00ebr ti ikur rutin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb jet\u00eb, i caktoi njeriut dhe i lejoi atij q\u00eb pushimi, relaksimi t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij. Ishte porosi e t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut se edhe ndaj vet\u00ebs ke obligim. Duke pat parasysh se njeriu nga natyrshm\u00ebria e tij ka nevoj\u00eb p\u00ebr pushim dhe p\u00ebr relaksim, i D\u00ebrguari i Allahut, edhe pse njeriu m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs, me shum\u00eb obligime dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, me mision Hyjnor\u00eb, gjente koh\u00eb edhe p\u00ebr pushim dhe p\u00ebr relaksim, si dhe p\u00ebr ndonj\u00eb shaka me shok\u00ebt e tij ( n\u00eb suaza t\u00eb realiteteve). Nga kjo mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga bashk\u00ebshortja e tij Aisha, e cila thot\u00eb: \u201c Dol\u00ebm me t\u00eb D\u00ebrguarin e Allahut dhe un\u00eb isha ende e re, nuk kisha shtuar n\u00eb pesh\u00eb dhe kur zbrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend, iu tha shok\u00ebve t\u00eb tij ecni ju. Pastaj m\u00eb tha mua eja t\u00eb shohim se cili po vrapon m\u00eb shum\u00eb. Filluam vrapimin dhe un\u00eb e munda. Kur mor\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr dhe ve\u00e7 se kisha filluar t\u00eb shtoj n\u00eb pesh\u00eb, zbrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend dhe iu tha shok\u00ebve t\u00eb tij ecni ju, pastaj m\u00eb tha eja t\u00eb shohim se cili po vrapon m\u00eb shum\u00eb. Filluam vrapimin dhe k\u00ebsaj here m\u00eb mundi. At\u00ebher\u00eb i D\u00ebrguari i Allahut m\u00eb ra n\u00eb shpatulla dhe m\u00eb tha kjo fitore \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb fitores t\u00ebnde t\u00eb m\u00eb hershme\u201d.<br \/>\nKy argument dhe disa argumente tjera tregojn\u00eb se shpirti i njeriut ndonj\u00ebher\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr pushim dhe relaksim. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq shum\u00eb prej njer\u00ebzve pushimet e tyre i shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndaluara, ose nuk din\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej pushimeve dhe relaksimeve t\u00eb tyre.<br \/>\nQ\u00eb myslimani t\u00eb p\u00ebrfitoj nga pushimet e tij dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqet n\u00eb pushimin e tij duhet q\u00eb ti ket\u00eb parasysh dy \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi: e para q\u00eb t\u00eb largohet nga gj\u00ebrat e sh\u00ebmtuara t\u00eb cilat sot jan\u00eb me shumic\u00eb, dhe e dyta q\u00eb t\u00eb pajiset me gj\u00ebra t\u00eb mira dhe q\u00eb kan\u00eb vler\u00eb.<br \/>\nPrej gj\u00ebrave t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb njeriu duhet ti ket\u00eb parasysh n\u00eb pushimin e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet nga shoq\u00ebria e keqe.  Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ndikuese n\u00eb jet\u00ebn e njeriut. Njeriu nga nj\u00ebher\u00eb thith\u00eb nga sjelljet e shok\u00ebve t\u00eb tij pa e hetuar fare. \u00c7do her\u00eb kur njeriu d\u00ebshiron t\u00eb ngrit\u00ebt n\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb, shok\u00ebt e tij e stopojn\u00eb dhe e pengojm\u00eb q\u00eb t\u00eb pajiset me ato vlera t\u00eb mira. Myslimani duhet t\u00eb largohet nga shoq\u00ebria e keqe dhe ti shoq\u00ebroj njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ambicie t\u00eb larta n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\nPrej gj\u00ebrave q\u00eb besimtari duhet t\u00eb ket\u00eb kujdes \u00ebsht\u00eb edhe koha e lir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i theksuar sidomos te t\u00eb rinjt\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt ton\u00eb, sidomos n\u00eb koh\u00ebn e pushimeve shkollore. Shum\u00eb nga devijimet e njeriut dhe prishjen e vlerave morale vin\u00eb si rezultat i koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb tyre, si rezultat i koh\u00ebs boshe q\u00eb e kalojn\u00eb. Koha boshe, koha pa ndonj\u00eb plan\u00eb, pa ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dobishme krijon te njeriu vesvese t\u00eb dreqit, krijon mendime dhe probleme shpirt\u00ebrore te njeriu. Fillojn\u00eb ti lindin mendime t\u00eb k\u00ebqija. Sikur t\u00eb ishte i angazhuar n\u00eb di\u00e7ka, nuk do t\u00eb kishte koh\u00eb t\u00eb mendonte n\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija. Boshll\u00ebku fizik i njeriut krijon edhe boshll\u00ebk shpirt\u00ebror\u00eb.<br \/>\nPrej gj\u00ebrave t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb njeriut jan\u00eb edhe shprehja \u201c do ta\u201d. Shprehja e njeriut \u201c do ta\u201d, pa veprim dhe pa p\u00ebrpjekje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb det q\u00eb nuk ka bregdet.  Shum\u00eb prej t\u00eb rinjve mendojn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej pushimit t\u00eb tyre dhe b\u00ebjn\u00eb plane, mir\u00ebpo ju kalon pushimi me shprehjen \u201c do ta b\u00ebj\u00eb\u201d. Mendon q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj di\u00e7ka nga Kurani , t\u00eb lexoj ndonj\u00eb lib\u00ebr fetar\u00eb, t\u00eb lexoj ndonj\u00eb lib\u00ebr shkencor\u00eb, ndonj\u00eb lektyr\u00eb shkollore, ndonj\u00eb roman, t\u00eb shkoj n\u00eb ndonj\u00eb aktivitet fizik, apo n\u00eb ndonj\u00eb kurs avancimi, t\u00eb gjitha k\u00ebto ambicie dhe k\u00ebto d\u00ebshira i shuan shprehja \u201c do ta b\u00ebj\u00eb\u201d. P\u00ebrfundon pushimi dhe e sheh se asgj\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nPrej gj\u00ebrave t\u00eb sh\u00ebmtuara q\u00eb njeriut, f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb ia g\u00eblltisin pushimet e tyre pa ndonj\u00eb dobi, \u00ebsht\u00eb edhe programet dhe kanalet e ndryshme televizive, p\u00ebrdorimi i tepruar i rrjeteve sociale, informacione t\u00eb cilat shkat\u00ebrrojn\u00eb jet\u00ebn e tyre, duke p\u00ebrhap gj\u00ebra t\u00eb negative dhe duke b\u00eb fesat n\u00eb tok\u00eb. Shum\u00eb prej medieve t\u00eb tilla kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim humbjen e vlerave fetare dhe komb\u00ebtare te t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb helm q\u00eb po p\u00ebrhapet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nAndaj t\u00eb nderuar besimtar\u00eb, student\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs!<br \/>\nEdhe pse jan\u00eb pushime dhe njeriu ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7lodhje nga nj\u00eb rutin\u00eb disa muajsh, me gjith\u00eb at\u00eb mos i kaloni pushimet pa pat ndonj\u00eb p\u00ebrfitim nga k\u00ebto pushime. M\u00ebso nga Libri i Allahut di\u00e7ka, \u00e7do dit m\u00ebso dhe lexo di\u00e7ka nga fjala e Allahut, lexo libra fetare, shkencore, lektyra shkollore dhe romane t\u00eb ndryshme sepse t\u00eb pasurojn\u00eb n\u00eb dijen e p\u00ebrgjithshme. Vizito t\u00eb af\u00ebrmit, farefisin, shok\u00ebt, miqt\u00eb, dashamir\u00ebt, angazhohu n\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, duke i ndihmuar prindit, n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb projektet familjare. Ndiqni kurse t\u00eb ndryshme fetare, shkencore, avancuese, pikniqe t\u00eb ndryshme. Vizitoni vende t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u00eb shihni bukurit\u00eb e Allahut dhe argumentet e Tij. P\u00ebrfitoni dobi t\u00eb shumta  nga pushimi i juaj.<\/p>\n<p>Hoxh\u00eb: Shaban Murati<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb viti angazhim, mundi dhe lodhje vjen edhe koha e pushimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ton\u00eb. K\u00ebto momente t\u00eb pushimit veror na japin neve shum\u00eb kuptime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn ton\u00eb. Jan\u00eb momente t\u00eb meditimit, m\u00ebsimeve dhe k\u00ebshillave p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Dit\u00ebt e m\u00ebsimeve dhe p\u00ebrfundimi i atyre dit\u00ebve i ngjajn\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40819,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40818","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40818"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40818\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}