{"id":40847,"date":"2019-06-23T22:59:08","date_gmt":"2019-06-23T22:59:08","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=40847"},"modified":"2019-06-23T22:59:08","modified_gmt":"2019-06-23T22:59:08","slug":"shqiptaret-e-kosoves-me-qejflinjte-e-rajonit-statistikat-e-shpenzimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shqiptaret-e-kosoves-me-qejflinjte-e-rajonit-statistikat-e-shpenzimeve\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, m\u00eb qejflinjt\u00eb e rajonit &#8211; statistikat e shpenzimeve"},"content":{"rendered":"<p>Ushqimi \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb bazike e njeriut q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb. Kur vjen puna te shpenzimet e familjeve shqiptare, ato p\u00ebr ushqime kan\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb totalin e shpenzimeve dhe, pasi plot\u00ebsojn\u00eb nevoj\u00ebn kryesore, me ato \u00e7ka ju mbetet p\u00ebrmbushin nevojat e tjera.<\/p>\n<p>Pesha e shpenzimeve p\u00ebr ushqime e familjeve shqiptare \u00ebsht\u00eb 44.1% e totalit t\u00eb parave q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb shpenzuar, m\u00eb e larta n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe ndodh me shpenzimet e familjeve n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet p\u00ebr ushqime z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 12.2% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Krahasuar me shpenzimet mesatare t\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb jeton n\u00eb Bashkimin Europian, n\u00eb Shqip\u00ebri shpenzimet p\u00ebr ushqime peshojn\u00eb n\u00eb totalin e shpenzimeve 3.6 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe arsimi u r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb familjeve shqiptare n\u00eb raport me nj\u00eb familje mesatare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat, shpenzimet p\u00ebr arsim t\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb BE jan\u00eb sa 1.1% e totalit t\u00eb shpenzimeve. Nd\u00ebrsa nj\u00eb familje n\u00eb Shqip\u00ebri, ato u peshojn\u00eb sa 3.9% e totalit, thuajse 2 pik\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb shum\u00eb se familjet n\u00eb BE. Edhe p\u00ebr komunikim, familjeve shqiptare iu r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb se atyre europiane.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve p\u00ebr komunikim ishte sa 3.4% e totalit, nd\u00ebrsa n\u00eb BE shpenzimet p\u00ebr komunikim z\u00ebn\u00eb 2.5% t\u00eb shpenzimeve totale t\u00eb familjeve, mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Eurostat.<\/p>\n<p>Ushqimet z\u00ebn\u00eb pesh\u00ebn kryesore t\u00eb shpenzimeve t\u00eb familjeve n\u00eb Ballkan, Shqip\u00ebria mban rekord<\/p>\n<p>N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve t\u00eb familjeve shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar ushqimin. Megjithat\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim midis tyre, shpenzimet p\u00ebr ushqime jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pas Shqip\u00ebris\u00eb, Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb vendi ku shpenzimet p\u00ebr ushqime jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, me rreth 36.8% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve q\u00eb ato kryejn\u00eb, ndjekur nga Kosova me 34.1%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe Malin e Zi, shpenzimet p\u00ebr ushqime z\u00ebn\u00eb gati \u00e7erekun e totalit t\u00eb shpenzimeve, me nj\u00eb pesh\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 24.5% dhe 24.3%. Nd\u00ebr vendet e rajonit, Serbia ka pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup, me rreth 17.3% t\u00eb totalit. N\u00eb krahasim me vendet e rajonit, Shqip\u00ebria ka shpenzimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr sa i p\u00ebrket grupit t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr banes\u00eb, energji, uj\u00eb dhe qira. Nd\u00ebrsa m\u00eb t\u00eb lartin e kan\u00eb Serbia dhe Kosova, me 14.5%.<\/p>\n<p>P\u00ebr restorantet dhe hotelet, kryeson Mali i Zi<\/p>\n<p>Mali i Zi ishte nj\u00eb nga vendet q\u00eb t\u00ebrhoqi numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb turist\u00ebve n\u00eb rajon, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7mimet e restoranteve dhe hoteleve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e larta jan\u00eb reflektuar edhe n\u00eb shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup n\u00eb vend, me nj\u00eb pesh\u00eb sa 15.2% e rajonit, p\u00ebrcjell BW.<\/p>\n<p>Pas Malit t\u00eb Zi renditet Bosnj\u00eb dhe Hercegovina, ku n\u00eb totalin e shpenzimeve ato p\u00ebr restorant dhe hotele zinin 6.2%.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e treta n\u00eb rajon, ku rreth 5% e shpenzimeve familjare shkojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori, duke u ndjekur nga Maqedonia me 3.7%, Kosova me 2.4% dhe Serbia me 2%<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria me shpenzimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr sh\u00ebndetin n\u00eb rajon<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u p\u00ebrket shpenzimeve p\u00ebr sh\u00ebndet, Shqip\u00ebria mban rekordin n\u00eb rajon me 3.9% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve, thuajse sa mesatarja e BE-s\u00eb prej 4%. N\u00eb rajon, shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebndetin variojn\u00eb nga 1.3% n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb 3.1% n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Arsimi<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Europian po ndjekin politika leht\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar arsim cil\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb gjitha shtresat. Shum\u00eb Universitete n\u00eb BE nuk aplikojn\u00eb tarifa studimi p\u00ebr shtetasit e BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa arsimi financohet kryesisht nga taksat dhe jo tarifat. Kjo \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb z\u00ebn\u00eb shpenzimet p\u00ebr arsim n\u00eb totalin e shpenzimeve t\u00eb familjeve europiane me 1.1% t\u00eb totalit. Kurse n\u00eb rajon, shpenzimet jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga 0.2% n\u00eb Maqedoni, me 0.9% n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb dhe 1.1% n\u00eb Malin e Zi dhe n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, m\u00eb qejflinjt\u00eb e rajonit<\/p>\n<p>Vendet e rajonit, krahasuar me Bashkimin Europian, kan\u00eb shpenzimet p\u00ebr arg\u00ebtim thuajse dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb Bashkimin Europian, pesha e shpenzimeve p\u00ebr arg\u00ebtim dhe kultur\u00eb ishte 8.5% e totalit. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs mund t\u00eb cil\u00ebsohen si m\u00eb qejflinjt\u00eb e rajonit. Shpenzimet p\u00ebr arg\u00ebtim dhe kultur\u00eb jan\u00eb sa 4.1% t\u00eb totalit, duke u ndjekur nga Bosnj\u00eb dhe Hercegovina me 3.9%, Serbia me 3.8%, Mali i Zi me 3.6%. M\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat jan\u00eb regjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri, ku sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, ky grup zinte 3% t\u00eb totalit, nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedoni, rreth 1.9%.<\/p>\n<p>Ballkanasit, \u201cpijanec\u00ebt\u201d e Europ\u00ebs<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr pijet alkoolike, me tradit\u00eb n\u00eb prodhimin artizanal. Dashuria e tyre p\u00ebr alkoolin shikohet edhe n\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb z\u00ebn\u00eb shpenzimet p\u00ebr pije alkoolike n\u00eb totalin e shpenzimeve t\u00eb familjeve t\u00eb rajonit, ku p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tjera e tejkalon mesataren europiane. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat, nj\u00eb familje n\u00eb BE shpenzon mesatarisht 3.8% t\u00eb totalit p\u00ebr pije alkoolike dhe duhan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pesh\u00eb dy her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sa n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, vendi q\u00eb thyen rekordin p\u00ebr sa u p\u00ebrket shpenzimeve p\u00ebr pije dhe duhan, me nj\u00eb pesh\u00eb prej 7.6%. Pas Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, me shpenzime t\u00eb larta renditen Serbia dhe Mali i Zi me p\u00ebrkat\u00ebsisht 5.6% dhe 5.5%. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb, shpenzimet p\u00ebr pije dhe duhan p\u00ebrllogariten t\u00eb jen\u00eb 5.2%, nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedoni 4.1%. Shqip\u00ebria ka shpenzimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta me 3.5%, me nj\u00eb pesh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se mesatarja e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Pas mod\u00ebs shkojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr maqedonasit<\/p>\n<p>Familjet maqedonase kan\u00eb sh\u00ebnuar shpenzimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr veshje dhe k\u00ebpuc\u00eb, ku pesha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup p\u00ebrllogaritet 5.3% e totalit t\u00eb shpenzimeve, sipas Zyr\u00ebs Shtet\u00ebrore t\u00eb Statistikave n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr veshje dhe k\u00ebpuc\u00eb tejkalojn\u00eb edhe mesataren e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat, pesha q\u00eb zinin veshjet dhe k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb vendet e BE-s\u00eb ishte 4.9% e totalit. M\u00eb pas, n\u00eb rajon p\u00ebr pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kategorie renditet Mali i Zi me 4.7%, Shqip\u00ebria me 4.3%, Bosnj\u00eb dhe Hercegovina me 3.7%, Kosova me 3.2%. Familjet serbe kan\u00eb sh\u00ebnuar shpenzimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr veshje dhe k\u00ebpuc\u00eb, ku sipas Eurostat, ato p\u00ebrllogariten sa 2.8% e totalit t\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Malazez\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb fiksuar pas sht\u00ebpive<\/p>\n<p>Rreth 8.4% e totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb familjeve malazeze dhe 7.9% e shpenzimeve t\u00eb familjeve kosovare shkojn\u00eb p\u00ebr mobilimin, pajisjet sht\u00ebpiake dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb ndryshme t\u00eb banesave. K\u00ebto dy vende kan\u00eb sh\u00ebnuar rekord jo vet\u00ebm nd\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, por edhe n\u00eb BE, ku shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup ishin sa 5.5% e totalit.<\/p>\n<p>\u201cMeraklinj\u201d p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb jan\u00eb edhe maqedonasit, ku sipas Zyr\u00ebs Shtet\u00ebrore t\u00eb Statistikave, rreth 5.5% e shpenzimeve shkuan p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sht\u00ebpis\u00eb. Ndjekur nga Shqip\u00ebria dhe Bosnj\u00eb \u2013 Hercegovina me 4.8%. Nd\u00ebrsa n\u00eb familjet serbe, shpenzimet p\u00ebr mobilim, pajisje elektrosht\u00ebpiake dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb banes\u00ebs z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 2.7% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Nga shpenzimet p\u00ebr banes\u00eb tek arg\u00ebtimi, ku shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb europian\u00ebt<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr grupin banes\u00eb, uj\u00eb, energji elektrike dhe qira, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb totalin e shpenzimeve q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb familje mesatare n\u00eb nj\u00eb nga vendet e Bashkimit Europian. N\u00eb total, shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup zinin 24.2%, thuajse sa dyfishi i pesh\u00ebs q\u00eb atyre iu duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr ushqime.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjet shqiptare, ky \u00ebsht\u00eb grupi i dyt\u00eb me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pas atij t\u00eb ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me nj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb totalin e shpenzimeve prej 10.9%, rreth 13.3 pik\u00eb p\u00ebr qind m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Grupi i shpenzimeve p\u00ebr transport renditet i dyti p\u00ebr nga pesha n\u00eb totalin e shpenzimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb familjet n\u00eb BE, me 13% t\u00eb totalit. Pesha e shpenzimeve p\u00ebr transport \u00ebsht\u00eb gati dyfish m\u00eb e lart\u00eb se e shpenzimeve p\u00ebr transport n\u00eb Shqip\u00ebri. E nd\u00ebrsa familjet n\u00eb Shqip\u00ebri i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara shpenzimet e tyre te gj\u00ebrat bazike, familjet e Bashkimit Europian shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr restorante dhe hotele apo p\u00ebr arg\u00ebtim dhe kultur\u00eb. Shpenzimet p\u00ebr hotele dhe restorante ishin sa 8.8% e totalit t\u00eb shpenzimeve, krahasuar me 5% n\u00eb Shqip\u00ebri. Kurse pesha e shpenzimeve p\u00ebr arg\u00ebtim dhe kultur\u00eb jan\u00eb gati 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb BE n\u00eb krahasim me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Eurostat shpjegon \u00e7far\u00eb ndikon n\u00eb shpenzimet e familjeve<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Eurostat, p\u00ebrcjell bw, shpenzimet e familjeve varen shum\u00eb nga niveli i t\u00eb ardhurave, zakonet apo vendndodhjet gjeografike. Pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve t\u00eb familjeve n\u00eb BE, thuajse nj\u00eb e kat\u00ebrta, shkuan si shpenzim p\u00ebr banes\u00eb, uj\u00eb, energji apo qira. Nd\u00ebr vendet e Bashkimit Europian, pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve shkuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Estoni, Rumani dhe Lituani, ku shpenzimet p\u00ebr ushqim ishin \u201cm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d. N\u00eb Qipro apo n\u00eb Malt\u00eb, shpenzimet me pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ishin p\u00ebr grupin \u201crestorante dhe hotele\u201d.<\/p>\n<p>Metodologjia e p\u00ebrdorur<\/p>\n<p>Eurostat dhe INSTAT kan\u00eb ndar\u00eb grupet kryesore t\u00eb konsumit n\u00eb Klasifikimin e Konsumit Individual sipas Q\u00ebllimit (COICOP), 2012. Anketa e Buxhetit t\u00eb Familjes 2017 u krye nga INSTAT gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, me nj\u00eb kampion prej 9.312 NjEF. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vrojtimit u intervistuan rreth 7.519 NjEF t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb uniforme, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Shkalla e p\u00ebrgjigjes s\u00eb NjEF, e llogaritur si raport i numrit t\u00eb NjEF q\u00eb kan\u00eb plot\u00ebsuar anket\u00ebn ndaj numrit t\u00eb NjEF t\u00eb zgjedhura, shprehur n\u00eb p\u00ebrqindje rezultoi 80,7%.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushqimi \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb bazike e njeriut q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb. Kur vjen puna te shpenzimet e familjeve shqiptare, ato p\u00ebr ushqime kan\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb totalin e shpenzimeve dhe, pasi plot\u00ebsojn\u00eb nevoj\u00ebn kryesore, me ato \u00e7ka ju mbetet p\u00ebrmbushin nevojat e tjera. Pesha e shpenzimeve p\u00ebr ushqime e familjeve shqiptare \u00ebsht\u00eb 44.1% e totalit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40848,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40847","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40847\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}