{"id":41591,"date":"2019-07-20T18:16:42","date_gmt":"2019-07-20T18:16:42","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=41591"},"modified":"2019-07-20T18:16:42","modified_gmt":"2019-07-20T18:16:42","slug":"pse-emri-i-deshmorit-te-kombit-hamzit-jashari-nuk-figuron-ne-emertimet-e-rrugeve-ne-pogragje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-emri-i-deshmorit-te-kombit-hamzit-jashari-nuk-figuron-ne-emertimet-e-rrugeve-ne-pogragje\/","title":{"rendered":"Pse emri i d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Hamzit Jashari, nuk figuron n\u00eb em\u00ebrtimet e rrug\u00ebve n\u00eb Pogragj\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Mosrespektimi, m\u00ebnjanimi dhe diskriminimi i emrit t\u00eb d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Hamzit Jashari, me rastin e em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje negative n\u00eb komunitetin profesional t\u00eb historian\u00ebve dhe n\u00eb opinionin publik.<br \/>\nM\u00eb 12 qershor 2019, n\u00eb 20-vjetorin e Dit\u00ebs s\u00eb \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, organet komunale t\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Urbaniz\u00ebm, Planifikim dhe Mbrojtje t\u00eb Mjedisit, kan\u00eb vendosur disa tabela me em\u00ebrtime rrug\u00ebsh n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb. N\u00eb dokumentin q\u00eb Komuna e Gjilanit ka publikuar p\u00ebr opinionin, n\u00eb Pogragj\u00eb rrug\u00ebt parashihet t\u00eb mbajn\u00eb k\u00ebto em\u00ebrtime: Iliro-dardane, Avdi Rexhepi, P\u00ebrroska, Ramiz Shabani, Shefki Rexhepi, Mus\u00eb Tomaku, Hajriz Hajrizi, Vocajt, Petrit Sherifi, Halit Hasani, Nijazi Rexhepi, Horajt, Nazim Limoni, Mehmet Aga, U\u00c7PMB, Bilinica, Ismajl Fetahu, Llofca, Cenajt, Rexhep Rexhepi, Riza Jashari.<br \/>\nN\u00eb enciklopedi dhe fjalor\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs ton\u00eb amtare e n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebrkufizimet terminologjike mbi nocionin e d\u00ebshmorit, intelektualit, veprimtarit, punonj\u00ebsit n\u00eb institucione civile-administrative dhe nd\u00ebrmarrje, pun\u00ebtorit fizik e teknik n\u00eb institucione shkollore, plantacione bujq\u00ebsore etj., nuk kan\u00eb kuptime t\u00eb nj\u00ebjta, nuk kan\u00eb merita t\u00eb barabarta dhe nuk kan\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta.<br \/>\n1. D\u00ebshmor konsiderohet njeriu q\u00eb vritet n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri e p\u00ebr drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore, ai q\u00eb fal jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit dhe t\u00eb atdheut.<br \/>\n2. Intelektual konsiderohet njeriu q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fush\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb teknik\u00ebs, t\u00eb kultur\u00ebs e nj\u00eb formim t\u00eb gjer\u00eb arsimor dhe merret kryesisht me pun\u00eb mendore.<br \/>\n3. Veprimtar konsiderohet njeriu q\u00eb kryen nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjall\u00eb shoq\u00ebrore, q\u00eb lufton p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shoq\u00ebrore a q\u00eb merr pjes\u00eb gjall\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje shoq\u00ebrore.<br \/>\n4. Punonj\u00ebs konsiderohet njeriu q\u00eb punon n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje, n\u00eb nj\u00eb kooperativ\u00eb, n\u00eb nj\u00eb institucion etj.; ai q\u00eb rron me t\u00eb ardhurat q\u00eb ka nga puna e vet, ai q\u00eb mbahet me djers\u00ebn e vet.<br \/>\n5. Pun\u00ebtor konsiderohet njeriu q\u00eb kryen nj\u00eb pun\u00eb ose nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje pune, n\u00eb industri, n\u00eb transport, n\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00eb miniera, n\u00eb bujq\u00ebsi etj., q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb ka p\u00ebrdorimin e fuqis\u00eb s\u00eb krahut.<br \/>\nK\u00ebsisoj, d\u00ebshmori mund t\u00eb jet\u00eb edhe intelektual, mund t\u00eb jet\u00eb edhe veprimtar, mund t\u00eb jet\u00eb edhe punonj\u00ebs, mund t\u00eb jet\u00eb edhe pun\u00ebtor. Mir\u00ebpo, pun\u00ebtori, punonj\u00ebsi, veprimtari a intelektuali, jo \u00e7doher\u00eb ka fatin t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmor. Historia e popullit shqiptar ka shembuj t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb ilustrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duke vler\u00ebsuar pozitivisht meritat komb\u00ebtare dhe shoq\u00ebrore t\u00eb secilit personalitet dhe individ, me emrat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb em\u00ebrtuar rrug\u00eb t\u00eb caktuara n\u00eb Pogragj\u00eb, biografit\u00eb tekstuale dhe gojore rezultojn\u00eb n\u00eb konstatimin se pak prej tyre ishin d\u00ebshmor\u00eb, pak prej tyre ishin intelektual\u00eb, pak prej tyre ishin veprimtar\u00eb, pak prej tyre ishin punonj\u00ebs dhe pak prej tyre ishin pun\u00ebtor\u00eb. Mir\u00ebpo, vet\u00ebm n\u00eb rastin konkret (n\u00eb Pogragj\u00eb), kur krahasimi dhe klasifikimi biografik b\u00ebhet me grad\u00ebn e d\u00ebshmorit, at\u00ebher\u00eb vlerat tjera shoq\u00ebrore (intelektuali, veprimtari, punonj\u00ebsi dhe pun\u00ebtori) kategorizohen ose rendit\u00ebn n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb sakrificave apo meritave shoq\u00ebrore. Pra, kategorit\u00eb shoq\u00ebrore jasht\u00eb ombrell\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, kur analizohen me kujdes, nuk mund t\u00eb barazvler\u00ebsohen dhe as t\u00eb mbivler\u00ebsohen me d\u00ebshmor\u00ebt e kombit. D\u00ebshmor\u00ebt e kombit heroikisht tejkalojn\u00eb margjinat e gjeografis\u00eb lokale ose t\u00eb vendlindjes.  Vlerat e tyre jan\u00eb simbole, margaritar\u00eb e fanar\u00eb ndri\u00e7ues, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb e l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim atdheut dhe liris\u00eb s\u00eb tij. Ky konstatim g\u00ebzon mb\u00ebshtetje n\u00eb vepra enciklopedike, n\u00eb literatur\u00eb shkencore historiografike, n\u00eb literatur\u00eb t\u00eb organizimit ushtarak, madje edhe n\u00eb vepra e literatur\u00eb religjioze.<br \/>\nRrjedhimisht dhe mjerisht, p\u00ebrjet\u00ebsimi i emrit t\u00eb d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Hamzit Jashari, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfillur, nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar, nuk \u00ebsht\u00eb respektuar dhe nj\u00ebansh\u00ebm \u00ebsht\u00eb diskriminuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb.<\/p>\n<p>Kush ishte Hamzit Jashari?<\/p>\n<p>Hamzit Jashar Jashari, u lind n\u00eb vitin 1913 n\u00eb nj\u00eb familje tradicionale shqiptare nga Pogragja e Gjilanit. Jashari, i martuar me Hanumshahen nga Malisheva e Ep\u00ebrme, kishte 4 f\u00ebmij\u00eb: Halimin, Hamzitin, Ibrahimin dhe Isufin. Hamziti i takon nj\u00eb brezi t\u00eb lindur gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike, kur Kosova ishte pushtuar dhe aneksuar dhunsh\u00ebm nga Mbret\u00ebria e Serbis\u00eb dhe ajo e Malit t\u00eb Zi, me p\u00ebrkrahjen e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr.<br \/>\nBabai Jashari dhe familja e tij merreshin me bujq\u00ebsi dhe blegtori. Prodhimet bujq\u00ebsore dhe krer\u00eb bag\u00ebtish e kafsh\u00ebsh sht\u00ebpiake, ishin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb administrat\u00ebs ushtarake serbe, e cila konfiskonte dhunsh\u00ebm pasurin\u00eb dhe t\u00eb mirat e shqiptar\u00ebve. Rrjedhimisht, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, familja Jashari u prek edhe nga vala e braktisjes s\u00eb detyruar t\u00eb sht\u00ebpive dhe d\u00ebbimit me dhun\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane p\u00ebrkat\u00ebsisht Turqis\u00eb. Pas Luft\u00ebrave Ballkanike, p\u00ebr shkak t\u00eb shtypjes dhe presionit sistematik q\u00eb ushtrohej ndaj familjes Jashari, xhaxhai i Hamzitit, Osmani u detyrua t\u00eb emigronte n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Turqi. Hamziti, si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrjetoi edhe politik\u00ebn bullgarizuese q\u00eb Mbret\u00ebria e Bullgaris\u00eb ndoqi ndaj shqiptar\u00ebve gjat\u00eb viteve 1915-1918, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebshuar vendin ripushtimit serbo-jugosllav t\u00eb Pogragj\u00ebs gjat\u00eb viteve 1918-1941, kur shtypja, d\u00ebbimi me dhun\u00eb, kolonizimi, reforma agrare, mohimi i t\u00eb drejtave kulturore e komb\u00ebtare pllakosnin mbi supet e shqiptar\u00ebve dhe familjes Jashari n\u00eb Pogragj\u00eb. Si i ri nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkollohej n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, sepse regjimi mbret\u00ebror serbo-jugosllav i mohonte shqiptar\u00ebve shkollimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. Mir\u00ebpo, Hamziti kalitej n\u00eb oda p\u00ebrmes rr\u00ebfimeve e tregimeve t\u00eb t\u00eb moshuarve dhe t\u00eb rriturve. Aty, ai d\u00ebgjonte p\u00ebrshkrime e rr\u00ebfime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet p\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb, vuajtjet, luft\u00ebrat e sakrificat q\u00eb shqiptar\u00ebt e Pogragj\u00ebs e viseve p\u00ebrreth kishin p\u00ebrjetuar p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. Rrjedhimisht, n\u00eb mosh\u00ebn rinore, ve\u00e7 angazhimeve familjare n\u00eb pun\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb blegtoris\u00eb, ai interesohej p\u00ebr shkaqet e cop\u00ebzimit t\u00eb familjes Jashari, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishte detyruar t\u00eb ndiqte rrug\u00ebn e emigrimit. Dal\u00ebngadal\u00eb mendja dhe shpirti i tij kishin arritur n\u00eb shkall\u00eb vet\u00ebdijesimi se atdheu ishte i okupuar dhe n\u00eb rrezik q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb shkat\u00ebrroheshin si komb.<br \/>\nN\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1941, kur Kosova u pushtua nga forcat nazi-fashiste (italian\u00ebt, gjerman\u00ebt dhe bullgar\u00ebt), Hamziti p\u00ebrjetoi edhe nj\u00eb cop\u00ebtim e pushtim t\u00eb ri territorial, pik\u00ebrisht n\u00eb Pogragj\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, lumi Morava q\u00eb kalonte midis lugin\u00ebs s\u00eb fshatit u caktua si kufi politik dhe territorialo-administrativ midis Italis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb. Rrjedhimisht, sht\u00ebpit\u00eb e familjes dhe rrethit t\u00eb tij familjar mbet\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kufijve administrativ\u00eb t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb okupimit bullgar. Vrasje t\u00eb civil\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb paarmatosur (Bejtush Durmishit dhe Ramiz Durmishit), burgosje, internime, shtypje e dhun\u00eb sistematike, konfiskim i pasurive bujq\u00ebsore e blegtorale dhe akte t\u00eb tjera krimi t\u00eb administrat\u00ebs ushtarake bullgare n\u00eb Pogragj\u00eb, shoq\u00ebronin jet\u00ebn e Hamzitit gjat\u00eb viteve 1941-1944. N\u00eb vitin 1943, Hamziti u martua me Rabije Qazim Hafizin nga fshati Livo\u00e7 i Ul\u00ebt i Gjilanit.<br \/>\nKalimi fizik i lumit Morava nga zona bullgare n\u00eb zon\u00ebn italiane, q\u00eb n\u00eb popull njihej si \u201czona e Shqipnis\u00eb\u201d, konsiderohej vep\u00ebr ilegale nga administrata pushtuese e Bullgaris\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e pogragjasve u detyrua ilegalisht t\u00eb emigronte n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Mir\u00ebpo, Hamziti dhe familja e tij, p\u00ebrkund\u00ebr regjimit t\u00eb dhunsh\u00ebm bullgar, vendosi t\u00eb mos braktiste sht\u00ebpin\u00eb dhe vendlindjen. M\u00eb 9 shtator t\u00eb vitit 1944, pas kapitullimit, administrata bullgare u largua nga Pogragja. K\u00ebsisoj, komanda administrative i kaloi institucioneve shqiptare, strukturave drejtuese t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit dhe forcave administrative gjermane, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb administronin me kufijt\u00eb e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs italiane dhe bullgare. Mir\u00ebpo, k\u00ebrc\u00ebnimi i forcave partizano-\u00e7etnike jugosllave nga kufiri verilindor i Shqip\u00ebris\u00eb, mobilizoi jo vet\u00ebm Hamzitin 31-vje\u00e7ar, por dhjet\u00ebra pogragjas\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb i b\u00ebnin \u00e7do dit\u00eb roje trungut t\u00eb kufirit etnik shqiptar. K\u00ebsisoj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufirin nga dep\u00ebrtimi i brigadave dhe nj\u00ebsiteve partizane e \u00e7etnike t\u00eb Ushtris\u00eb Nacional \u00c7lirimtare t\u00eb Jugosllavis\u00eb (UN\u00c7J), p\u00ebrgjat\u00eb hekurudh\u00ebs Bujanoc-Preshev\u00eb-Kumanov\u00eb, filloi mobilizimi i vullnetar\u00ebve nga Presheva, Kumanova e Gjilani me viset p\u00ebrreth dhe u caktuan komandat e zonave mbrojt\u00ebse. Hamziti, si pjes\u00ebtar i forcave nacionaliste dhe vullnetare t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, me k\u00ebrkes\u00ebn e Komitetit Qendror t\u00eb saj, iu bashkua shum\u00eb vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Pogragj\u00ebs e fshatrave t\u00eb rrethin\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u nisur drejt vij\u00ebs s\u00eb frontit n\u00eb Preshev\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb sektorin Corrotic\u00eb-Rainc\u00eb. Si shqiptar i brumosur me vlera t\u00eb dashuris\u00eb ndaj vendlindjes, ndaj atdheut, ndaj Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, i orientuar dhe rreshtuar n\u00eb grupin e forcave vullnetare dhe nacionaliste, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e Fest\u00ebs s\u00eb Bajramit, m\u00eb 19 shtator 1944, gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb lutjeve, para mas\u00ebs s\u00eb tubuar, Hamziti iu p\u00ebrgjigj pozitivisht thirrjes se: \u201c&#8230; dit\u00ebn e Bajramit do ta festojm\u00eb n\u00eb Rainc\u00eb dhe me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb do ta mbrojm\u00eb atdheun ton\u00eb, Kosov\u00ebn\u201d.<br \/>\nHamziti, sikurse dit\u00ebt e m\u00ebparshme q\u00eb i b\u00ebnte roje kufirit shqiptar, edhe at\u00eb dit\u00eb u nis n\u00eb Frontin e Preshev\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore. Ai, ato dit\u00eb priste q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij, Rabija, t\u00eb lindte f\u00ebmij\u00ebn e tyre t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr fat, at\u00eb dit\u00eb bashk\u00ebshortja lindi f\u00ebmij\u00ebn. V\u00ebllai i Hamzitit, Ibrahimi shkoi n\u00eb front t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr ta lajm\u00ebruar Hamzitin p\u00ebr g\u00ebzimin familjar dhe p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb n\u00eb front, pasi ai t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi tek familja. Edhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt n\u00eb frontin e luft\u00ebs i k\u00ebrkonin Hamzitit t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb kujdesej p\u00ebr bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmij\u00ebn e sapolindur, por ai nuk pranoi. Ato momente, mbrojtja e trupit t\u00eb atdheut, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike, p\u00ebr Hamzitin kishte r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se kujdesi ndaj bashk\u00ebshortes dhe familjes. Gjat\u00eb luftimeve t\u00eb zhvilluara, m\u00eb 19-20 shtator 1944, n\u00eb mbrojtje t\u00eb kufirit shqiptar kund\u00ebr nj\u00ebsiteve dhe brigadave partizane e \u00e7etnike t\u00eb UN\u00c7J-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Brigadave VIII dhe XII, Hamziti ra d\u00ebshmor duke luftuar heroikisht n\u00eb lumin e fshatit Rainc\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, e cila zgjati dy dit\u00eb, sipas dokumentacionit t\u00eb koh\u00ebs, forcat vullnetare shqiptare arrit\u00ebn fitore, ku nj\u00ebsiteve dhe brigadave partizane e \u00e7etnike t\u00eb UN\u00c7J-s\u00eb iu shkaktuan qindra t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb plagosur e t\u00eb z\u00ebn\u00eb rob\u00ebr. Ve\u00e7 r\u00ebnies s\u00eb Hamzitit, familjen e tij e pllakosi edhe nj\u00eb dhembje e madhe. Djali q\u00eb kishte lindur bashk\u00ebshortja e tij, Rabija, pas nj\u00eb jave nd\u00ebrroi jet\u00eb. Edhe pse p\u00ebrjetoi emocione tragjedie familjare dhe atdhetare, rrethi familjar i Hamzit Jasharit e ruajti me krenari kujtimin p\u00ebr vepr\u00ebn dhe sakrific\u00ebn e tij p\u00ebr atdheun: Shqip\u00ebrin\u00eb etnike. Emri i Hamzitit u trash\u00ebgua tek familja Jashari dhe u b\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr vazhdimin e luft\u00ebs s\u00eb armatosur p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. K\u00ebsisoj, Ilir Hamzit Jashari u vesh me uniform\u00ebn e luft\u00ebtarit t\u00eb liris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) n\u00eb Zon\u00ebn Operative t\u00eb Pashtrikut (ZOP) gjat\u00eb vitit 1999.<br \/>\nVe\u00e7 vrasjes s\u00eb par\u00eb m\u00eb 1944, d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Hamzit Jashari, \u201cvrasja e dyt\u00eb\u201d iu b\u00eb edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kur p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit t\u00eb koh\u00ebs deri n\u00eb vitet \u201990-t\u00eb t\u00eb shek.XX emri i tij ishte i ndaluar t\u00eb lakohej n\u00eb rrethe familjare dhe institucione shtet\u00ebrore. D\u00ebnohej ligj\u00ebrisht \u00e7dokush q\u00eb fliste ose shkruante p\u00ebr t\u00eb. Regjimi komunist serbo-jugosllav p\u00ebrmes anatemimit dhe demonizimit t\u00eb figurave nacionaliste, synonte shkat\u00ebrrimin e memories kolektive mbi tradit\u00ebn, kultur\u00ebn dhe historin\u00eb patriotike shqiptare. M\u00eb 12 qershor 2019, n\u00eb 20-vjetorin e \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb kushte t\u00eb jet\u00ebs institucionale dhe demokratike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Hamzit Jasharit, p\u00ebr shkaqe anakronizmi historik dhe shoq\u00ebror, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cvrasja e tret\u00eb\u201d me rastin e mohimit t\u00eb dinjitetit, t\u00eb vlerave dhe t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb tij komb\u00ebtare.<br \/>\nK\u00ebshtu, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb biografis\u00eb s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb Hamzit Jasharit, em\u00ebrtim rruge me emrin e tij duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Pogragj\u00eb ose Gjilan dhe kudo n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike shqiptare, sepse ai ra theror p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb bashkuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb e saj etnik\u00eb. Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, ai meriton dekoratat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri. Prandaj, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm duke respektuar meritat komb\u00ebtare dhe shoq\u00ebrore t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit, sikurse Hamzit Jashari, shoq\u00ebria jon\u00eb pjes\u00ebrisht shpaguan nj\u00eb borxh komb\u00ebtar, historik e moral ndaj tyre.<br \/>\nFare n\u00eb fund, rishtas shtroj pyetjen, pse emri i d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Hamzit Jashari, nuk figuron dhe nuk u p\u00ebrjet\u00ebsua n\u00eb tabelat e em\u00ebrtimeve t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb?<\/p>\n<p>Fitim Rifati<br \/>\nHistorian<br \/>\n2<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosrespektimi, m\u00ebnjanimi dhe diskriminimi i emrit t\u00eb d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Hamzit Jashari, me rastin e em\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje negative n\u00eb komunitetin profesional t\u00eb historian\u00ebve dhe n\u00eb opinionin publik. M\u00eb 12 qershor 2019, n\u00eb 20-vjetorin e Dit\u00ebs s\u00eb \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, organet komunale t\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Urbaniz\u00ebm, Planifikim dhe Mbrojtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41592,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-41591","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41591\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}