{"id":41678,"date":"2019-07-26T08:07:33","date_gmt":"2019-07-26T08:07:33","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=41678"},"modified":"2019-07-26T08:07:33","modified_gmt":"2019-07-26T08:07:33","slug":"doreheqja-e-kryeministrit-nuk-nenkupton-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/doreheqja-e-kryeministrit-nuk-nenkupton-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebheqja e kryeministrit nuk n\u00ebnkupton zgjedhjet"},"content":{"rendered":"<p>Mandatin politik ekzekutiv (Qeverin\u00eb) nuk duhet me pa si di\u00e7ka profetike. Ne kemi demokraci parlamentare. Qeveria (mandati qeveritar) \u00ebsht\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebs nga Kuvendi i Republik\u00ebs. Prandaj, Kuvendi mund ta votoj\u00eb nj\u00eb mandatar t\u00eb ri p\u00ebr ta formuar Qeverin\u00eb n\u00eb afate kushtetuese dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb puna. Zgjidhja m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb me shku n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme<\/p>\n<p>N\u00eb aspekt juridik, n\u00ebse ka shumic\u00eb parlamentare aktive nga koalicioni qeveris\u00ebs, mund t\u00eb mandatohet kandidati i ri, p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shpallen zgjedhjet e parakohshme. N\u00eb aspekt politik, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur. P\u00ebrcaktimi i momentumit politik se, Kuvendi a ka legjitimitet politik, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb krijuara varet nga vullneti politik i partive politike parlamentare, se a e vler\u00ebsojn\u00eb vazhdimin e mandatit, apo shp\u00ebrndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>N\u00eb opinion ka z\u00ebra se Qeveria teknike mundet me qen\u00eb zgjidhja. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme, sepse kjo Qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb re, e cila sipas Kushtetut\u00ebs ka mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim dhe ta vazhdoj\u00eb mandatin kushtetues deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (2008), neni 95, paragrafi 5, e p\u00ebrcakton sakt\u00eb se si duhet vepruar, duke e theksuar shprehimisht se, \u201cN\u00ebse kryeministri jep dor\u00ebheqjen ose p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, posti i tij\/saj mbetet i lir\u00eb, Qeveria bie, dhe presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb konsultim me partit\u00eb politike ose koalicionin q\u00eb ka fituar shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, mandaton kandidatin e ri, p\u00ebr ta formuar Qeverin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb po ndodh nj\u00eb dor\u00ebheqje e till\u00eb. Edhe n\u00eb periudh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb p\u00ebrkohshme, kur k\u00ebto institucione kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb themeluara si IPVQ &#8211; Institucionet e P\u00ebrkohshme t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Korniz\u00ebs Kushtetuese (2001), Kosova e ka pas k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb gjat\u00eb mandatit 2004-2007, ku brenda k\u00ebtij mandati kan\u00eb qen\u00eb tre kryeministra (Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi dhe Agim \u00c7eku).<\/p>\n<p>Pra, nuk duhet t\u00eb mendohet menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zgjedhjet. Sepse edhe n\u00eb aspektin ekonomik dhe zhvillimor Kosova nuk e ka luksin t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje pas 20 muajve. S\u00eb pari, duhet t\u00eb provoj\u00eb t\u2019iu shmanget zgjedhjeve, sepse nuk jan\u00eb \u00e7do her\u00eb zgjidhje e duhur. P\u00ebr faktin se demokracia jon\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e pjekuris\u00eb s\u00eb duhur ku mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhjen e duhur. Momentalisht, partit\u00eb politike jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Prandaj, edhe n\u00ebse partit\u00eb politike do t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebr zgjedhje, at\u00ebher\u00eb me siguri se kualiteti n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ardhshme parlamentare nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht.<\/p>\n<p>Zgjedhjet kushtojn\u00eb disa miliona euro. Plus, pasivizimi i jet\u00ebs politike &#8211; institucionale me s\u00eb paku 6 muaj. Kjo na kushton shum\u00eb si shoq\u00ebri dhe si shtet. N\u00eb mesin e qarqeve intelektuale dhe profesionale ka p\u00ebrmendje t\u00eb shembujve dhe praktikave evropiane, si p\u00ebr shembull p\u00ebrvojat me r\u00ebniet e shpeshta t\u00eb qeverive n\u00eb Itali. Ky shembull nuk i duhet Kosov\u00ebs. Varet se si e shohim shtetin Italian. Atje ndodh r\u00ebnia e shpesht\u00eb e qeverive, por demokracia parlamentare ka pjekuri t\u00eb lart\u00eb politike dhe shoq\u00ebria nuk destabilizohet. Ne ende nuk kemi as ligj p\u00ebr Qeverin\u00eb. Ne ende nuk e dim\u00eb sakt\u00eb se \u00e7ka ka t\u00eb drejt\u00eb dhe \u00e7ka nuk ka t\u00eb drejt\u00eb Qeveria kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Dihet se partit\u00eb opozitare jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr zgjedhje q\u00eb nga minuta e par\u00eb kur Qeveria e merr mandatin p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Kjo \u00ebsht\u00eb legjitime. Ne duhet t\u00eb krijojm\u00eb kultur\u00eb politike q\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb mandatin e plot\u00eb kushtetues. Pra, ne kemi krijuar praktika, ku pozit\u00ebn e kryeministrit e kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa mandatin e Kuvendit q\u00eb votohet direkt nga populli. Madje, n\u00eb zgjedhjet e fundit partit\u00eb politike kan\u00eb dal\u00eb edhe me kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, edhe pse votuesi nuk e ka pasur fare mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Kryeministri \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb, t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb Qeverin\u00eb, t\u2019i zbatoj\u00eb ligjet dhe t\u00eb propozoj\u00eb projektligje n\u00eb Kuvend. Kosova \u00ebsht\u00eb demokraci parlamentare.<\/p>\n<p>Arsyetimet se, ne nuk mundemi ashtu, ne nuk mundemi se jemi larg atyre standardeve kushtetuese dhe qeveris\u00ebse, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Ne nuk mund ta krijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb politike pa ia fillu me kriju. Pra, duhet me fillu me provu dhe me shfryt\u00ebzu nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme (2004 &#8211; 2007), se nuk mund t\u00eb krijojm\u00eb praktika sa her\u00eb q\u00eb kryeministri t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje. Kryeministri me vet\u00eb faktin q\u00eb drejton deg\u00ebn ekzekutive t\u00eb pushtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion t\u00eb p\u00ebrballjes me dinamika dhe presione politike t\u00eb \u00e7far\u00ebdo qofshin ato. Ai ka garanci kushtetuese, por edhe e ka t\u00eb drejt\u00ebn e ofrimit dhe dh\u00ebnies s\u00eb dor\u00ebheqjes sa her\u00eb q\u00eb e vler\u00ebson se duhet t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb akt i till\u00eb. Aq m\u00eb pak kur te ne dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb demokracit\u00eb ballkanike dor\u00ebheqjet zakonisht vijn\u00eb n\u00eb shprehje si rezultat i ndikimit t\u00eb disa faktor\u00ebve, q\u00eb aspak nuk nd\u00ebrlidhen me at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte esenciale dhe q\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb dor\u00ebheqje v\u00ebrtet t\u00eb arsyeshme, si p.sh., nuk jemi m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje n\u00ebn arsyen se nuk po arrij ta p\u00ebrmbush planin qeveris\u00ebs apo zhvillimor; ta jet\u00ebsoj sundimin e ligjit; nivelin e respektimit t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, etj.<\/p>\n<p>Mandatin politik ekzekutiv (Qeverin\u00eb) nuk duhet me pa si di\u00e7ka profetike. Ne kemi demokraci parlamentare. Qeveria (mandati qeveritar) \u00ebsht\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebs nga Kuvendi i Republik\u00ebs. Prandaj, Kuvendi mund ta votoj\u00eb nj\u00eb mandatar t\u00eb ri p\u00ebr ta formuar Qeverin\u00eb n\u00eb afate kushtetuese dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb puna. Zgjidhja m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb me shku n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (2008) nuk e njeh institutin e dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit si t\u00eb drejt\u00eb me i shpall zgjedhjet, por p\u00ebrkundrazi jep mund\u00ebsi p\u00ebr mos me shku n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Presidentin e Republik\u00ebs, p\u00ebr situat\u00ebn aktuale e obligon Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (2008), neni 95, paragrafi 5, t\u00eb veproj\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb faz\u00ebn fillestare, kur kryeministri \u00ebsht\u00eb mandatuar p\u00ebr ta formuar Qeverin\u00eb. Pra, pas k\u00ebsaj situate t\u00eb krijuar me dor\u00ebheqjen e kryeministrit, jan\u00eb disa procedura p\u00ebr t\u00eb ardhur deri te shpallja e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. Sipas Kushtetut\u00ebs, kusht me u shpall zgjedhjet e parakohshme \u00ebsht\u00eb se duhet t\u00eb shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe duhet t\u00eb ndodhin k\u00ebto tri veprime: s\u00eb pari, n\u00ebse brenda afatit prej gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00ebsh nga dita e caktimit t\u00eb mandatarit nga presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk mund t\u00eb formohet Qeveria, s\u00eb dyti, n\u00ebse p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit votojn\u00eb dy t\u00eb tretat (2\/3) e t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve, shp\u00ebrndarja b\u00ebhet me dekret t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe s\u00eb treti, n\u00ebse brenda afatit prej gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00ebsh nga dita e fillimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, 2008, neni 82, paragrafi 1).<\/p>\n<p>Situata aktuale pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit imponon dy mund\u00ebsi kushtetuese: e para, presidenti duhet t\u2019i konsultoj\u00eb partit\u00eb politike dhe koalicionin q\u00eb ka shumic\u00ebn p\u00ebr ta mandatuar kandidatin p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb dhe mund\u00ebsia e dyt\u00eb, partit\u00eb politike n\u00eb pozit\u00eb dhe opozit\u00eb duhet ta arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje politike me arrit numrin e k\u00ebrkuar sipas Kushtetut\u00ebs t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb votave prej 2\/3 p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendin dhe me kriju mund\u00ebsin\u00eb me i shpall zgjedhjet e parakohshme nga presidenti i Republik\u00ebs sipas afateve kushtetuese.<\/p>\n<p>(Autori \u00ebsht\u00eb doktor i shkencave juridike nga fusha e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese dhe administrative. \u00cbsht\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mandatin politik ekzekutiv (Qeverin\u00eb) nuk duhet me pa si di\u00e7ka profetike. Ne kemi demokraci parlamentare. Qeveria (mandati qeveritar) \u00ebsht\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebs nga Kuvendi i Republik\u00ebs. Prandaj, Kuvendi mund ta votoj\u00eb nj\u00eb mandatar t\u00eb ri p\u00ebr ta formuar Qeverin\u00eb n\u00eb afate kushtetuese dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb puna. Zgjidhja m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb me shku n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41679,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-41678","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41678\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41679"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}