{"id":42164,"date":"2019-08-16T14:21:29","date_gmt":"2019-08-16T14:21:29","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42164"},"modified":"2019-08-16T14:21:29","modified_gmt":"2019-08-16T14:21:29","slug":"levizja-vetevendosje-ne-gjilan-task-forca-ne-gjume-kriza-vazhdon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/levizja-vetevendosje-ne-gjilan-task-forca-ne-gjume-kriza-vazhdon\/","title":{"rendered":"L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb Gjilan Task Forca n\u00eb gjum\u00eb, kriza vazhdon!"},"content":{"rendered":"<p>Qysh n\u00eb muajin qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, qyteti i Gjilanit u ballafaqua me kriz\u00ebn e ujit duke hyr\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb gjendje emergjente t\u00eb furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Kjo gjendje ka ardhur p\u00ebr shkak\u00eb t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs q\u00eb ka mbizot\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb muajve t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb ver\u00ebs. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb si rezultat i k\u00ebsaj gjendje alarmante, kryetari i komun\u00ebs Lutfi Haziri ka krijuar Task Forc\u00ebn, e cila ka pasur p\u00ebr obligim t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr tejkalimin e kriz\u00ebs.<br \/>\nPor, cfar\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kjo Task Forc\u00eb dhe si ka qen\u00eb furnizimi me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve?<br \/>\nVazhdimisht n\u00eb media kemi lexuar apele q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb si nga kryetari i komun\u00ebs si nga akter\u00ebt e tjer\u00eb komunal, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr ruajtjen dhe shtimin e kujdesit me konsumimin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pos apeleve, nuk kemi par\u00eb as hapa konkret dhe as masa konrete, p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e veprimeve q\u00eb e zbusin gjendjen emergjente me ujin e pijsh\u00ebm n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit. <\/p>\n<p>Fundja, p\u00ebr cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetari i Komun\u00ebs? P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb apele, apo p\u00ebr t\u00eb vepruar me masa konkrete n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Dhe tjetra, cila \u00ebsht\u00eb puna e Task Forc\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt realisht deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb veprim konkret, pos q\u00eb kan\u00eb mbajtur disa takime sa p\u00ebr sy e faqe. <\/p>\n<p>Takimi i par\u00eb i Task Forc\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 26 qershor. Ky takim \u00ebsht\u00eb organizuar nga zyra e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs  dhe n\u00eb t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb rreth 100 persona. Ky takim ku \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb diskutohet p\u00ebr planin e veprimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb  q\u00eb kriza t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb menaxhohet me sukses dhe qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb furnizim t\u00eb rregullt me uj\u00eb t\u00eb  pijsh\u00ebm, ka sjell\u00eb dy konkluzione dhe nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb majme q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguhet n\u00eb fund.<br \/>\nKonkluzionet q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga ky takim kan\u00eb qen\u00eb:<br \/>\n1. Jan\u00eb caktuar afatet e pun\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen emergjente t\u00eb problemit dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb puna t\u00eb kryhet brenda afateve t\u00eb caktuaraa<br \/>\n2. T\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje afatgjate e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb fakt qesharak q\u00eb vjen\u00eb si rezultat i k\u00ebtij takimi, \u00ebsht\u00eb konkluzioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sektorit t\u00eb uj\u00ebrave q\u00eb funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Zhvillimit  Ekonomik, t\u00eb cil\u00ebt  kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren masa p\u00ebr zgjidhjen e problemit me ujin e pijsh\u00ebm, s\u00eb pari p\u00ebr institucionet, e pastaj p\u00ebr qytetar\u00ebt.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb absurde! Si mund t\u00eb anashkalohen qytetar\u00ebt dhe nevojat e tyre, e t\u00eb gjendet zgjidhje s\u00eb pari p\u00ebr institucionet. Kjo Task Forc\u00eb, e cila ka pasur nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr menaxhimin e situat\u00ebs, pos paraqitjeve mediatike, nuk ka rezultu me asnj\u00eb aktivitet efektiv, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjendja me ujin e pijsh\u00ebm vet\u00ebm sa ka shkuar duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<br \/>\nZgjidhja e kriz\u00ebs ekziston. Mjafton q\u00eb kryetari i komun\u00ebs t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb nga fondi i emergjencave mjetet e nevojshme q\u00eb nevojiten p\u00ebr hapjen e puseve dhe funksionalizimin e atyre ekzistente. N\u00ebse kjo do t\u00eb ndodhte, qytetar\u00ebt nuk do t\u00eb ballafaqoheshin sot me munges\u00ebn e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, e as me reduktimet e vazhdueshme, t\u00eb cilat n\u00eb disa lagje zgjasin edhe deri n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb. <\/p>\n<p>Sipas veprimeve t\u00eb nd\u00ebrmarra deri m\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm inspektimi i keqp\u00ebrdorimit t\u00eb ujit si dhe inspektimi i kycjeve ilegale q\u00eb kan\u00eb vazhduar t\u00eb ndodhin pavar\u00ebsisht situat\u00ebs. Asnj\u00eb rezultat praktik efektiv nuk \u00ebsht\u00eb arritur. P\u00ebrkundrazi, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb i kemi nga burime zyrtare, n\u00ebse b\u00ebjm\u00eb krahasimin e periudh\u00ebs s\u00eb njejt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, i bie q\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar uj\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, edhepse kemi qen\u00eb n\u00eb gjendje krize gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. <\/p>\n<p>Prandaj, ne si L\u00ebvizje VET\u00cbVENDOSJE!, k\u00ebrkojm\u00eb nga menaxhmenti q\u00eb t\u00eb marrin masa adekuate, parandaluese. N\u00eb vet\u00ebm dim\u00eb q\u00eb duke filluar prej kryetarit, e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsues institucional q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar rastin t\u00eb promovohen n\u00eb fatkeq\u00ebsi. Me apele t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme dhe pa masa konkrete efikase, e kan\u00eb kaluar qershorin, korrikun, po e kalojn\u00eb edhe gushtin dhe as edhe nj\u00eb pus i vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb hapur q\u00eb sadopak do t\u00eb ndikonte n\u00eb leht\u00ebsimin e furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. <\/p>\n<p>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! k\u00ebrkon nga kompetent\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsive, kompetencave dhe mund\u00ebsive p\u00ebrkat\u00ebse ti nd\u00ebrmarrin urgjentisht veprimet e duhura dhe efektive p\u00ebr sanimin e situat\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb krijuar si dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e duhura afatmesme preventive p\u00ebr t\u00eb penguar p\u00ebrs\u00ebritjen e situatave t\u00eb krizave t\u00eb furnizimit me uj\u00eb. Sepse e dijm\u00eb faktin q\u00eb Komuna e Gjilanit ka deficit t\u00eb madh t\u00eb kapaciteteve t\u00eb rezervave t\u00eb ujit p\u00ebr pije, vet\u00ebm duhet plan konkret i veprimit dhe masa adekuate.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qysh n\u00eb muajin qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, qyteti i Gjilanit u ballafaqua me kriz\u00ebn e ujit duke hyr\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb gjendje emergjente t\u00eb furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Kjo gjendje ka ardhur p\u00ebr shkak\u00eb t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs q\u00eb ka mbizot\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb muajve t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb ver\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb si rezultat i k\u00ebsaj gjendje alarmante, kryetari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42164","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42164"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42164\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}