{"id":42379,"date":"2019-08-24T13:42:00","date_gmt":"2019-08-24T13:42:00","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42379"},"modified":"2019-08-24T13:42:00","modified_gmt":"2019-08-24T13:42:00","slug":"rreth-6-milione-euro-do-kushtojne-zgjedhjet-kushtetuesja-bllokon-ministrine-e-financave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rreth-6-milione-euro-do-kushtojne-zgjedhjet-kushtetuesja-bllokon-ministrine-e-financave\/","title":{"rendered":"Rreth 6 milion\u00eb euro do kushtojn\u00eb zgjedhjet, kushtetuesja \u2018bllokon\u2019 Ministrin\u00eb e Financave"},"content":{"rendered":"<p>Af\u00ebr 6 milion\u00eb euro do t\u2019i kushtoj\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendi, Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndar\u00eb mjetet buxhetore p\u00ebr KQZ-n\u00eb derisa t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb opinion k\u00ebshillues nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari i ministrit t\u00eb Financave, Lul\u00ebzim Rafuna, thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress, se zyrtar\u00eb t\u00eb departamentit t\u00eb buxhetit n\u00eb Ministri t\u00eb Financave dhe zyrtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb kan\u00eb pasur takime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb harmonizuar draft buxhetin dhe shuma e mjeteve t\u00eb parapara p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb 5 milion\u00eb e 894 mij\u00eb e 730 euro, por q\u00eb nuk mund t\u00eb alokohen k\u00ebto mjete deri n\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb opinioni nga Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb krijuara me r\u00ebnien e Qeveris\u00eb pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur nga Qeveria n\u00eb largim, kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr opinionin ligjor p\u00ebr veprimet q\u00eb mund t\u2019i marr qeveria n\u00eb k\u00ebto rrethan\u00eb si kryeminist\u00ebr n\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, k\u00ebshilltari Rafuna thot\u00eb mjetet jan\u00eb t\u00eb siguruara, por kushtetuesja nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje ende.<\/p>\n<p> \u201cMjetet si shum\u00eb nuk jan\u00eb problem, mjetet jan\u00eb dhe gjinden n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave n\u00eb n\u00ebn programin e Kontigjenc\u00ebs, kurse sipas nenit 15, paragrafi 2, ministri i Financave \u00ebsht\u00eb i autorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore dhe Ligji p\u00ebr buxhetin 2019 e autorizon ministrin e q\u00eb mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb t\u2019ia transferoj nga ky n\u00ebn program mjetet n\u00eb buxhetin e KQZ-s\u00eb, mir\u00ebpo t\u00eb gjitha veprimet jan\u00eb t\u00eb pezulluara deri n\u00eb ardhjen e opinionit nga Gjykata kushtetuese\u201d, deklaron Rafuna.<\/p>\n<p>Edhe kryetarja e KQZ-s\u00eb, Valdete Daka thot\u00eb se nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar ende zyrtarisht mjete nga Ministria e Financave p\u00ebr mbajtjen e zgjedhje, ngaq\u00eb nuk ka dat\u00eb zyrtare p\u00ebr mbajtjen e tyre.<\/p>\n<p>Daka nuk ka treguar p\u00ebr shum\u00ebn e mundshme t\u00eb mjeteve p\u00ebr organizmin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p> \u201cJo, ende nuk kemi d\u00ebrgua(k\u00ebrkes\u00eb), sepse nuk mund t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pa e ditur dat\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. N\u00eb momentin q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb dekretin e presidentit p\u00ebr dat\u00ebn, ne do t\u2019i drejtohemi qeveris\u00eb, institucioneve kompetente p\u00ebr shum\u00ebn e sakt\u00eb. Ne jemi n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs buxhetore dhe me p\u00ebrfundimin e zgjedhjeve dihet sakt\u00eb sa ka kushtuar organizimi i zgjedhjeve, por ne gjithmon\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt p\u00ebr organizim t\u00eb zgjedhjeve\u201d, thot\u00eb Daka.<\/p>\n<p>Profesori i t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, Mazllum Baraliu, p\u00ebr KosovaPress thot\u00eb se pa nj\u00eb opinion t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe pa mjete t\u00eb ndara prej af\u00ebr pes\u00eb milion\u00eb euro aq sa k\u00ebrkon KQZ-ja nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Sipas Baraliut, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe arsye t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb gjitha Ministrit\u00eb dhe t\u00eb vet kryeministrit t\u00eb dor\u00ebhequr do t\u00eb duhej q\u00eb Gjykata Kushtetuese sa m\u00eb par\u00eb ta jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me pyetjen q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ish kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p> \u201cP\u00ebr t\u2019i sqaruar paqart\u00ebsit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb kabinetit ish qeveritar do t\u00eb duhej Gjykata Kushtetuese tashm\u00eb t\u00eb mos e zvarris\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb shpejt. Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb aq e komplikuar dhe k\u00ebrkon vite ose muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me t\u00eb. Mundet p\u00ebr disa dit\u00eb nj\u00eb gjyqtar raportues ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn ose ta sqaroj se \u00ebsht\u00eb e pranueshme k\u00ebrkesa e ish-kryeministrit apo jo drejt Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, thot\u00eb Baraliu. <\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje, Ramush Haradinaj, n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb qeveris\u00eb ka drejtuar k\u00ebrkes\u00eb pran Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb opinion lidhur me \u00e7do veprim q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb kjo qeveri n\u00eb k\u00ebto rrethana.<\/p>\n<p> \u201cMeqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb situata te baza ligjore, un\u00eb nuk e shoh zgjidhjen e baz\u00ebs ligjore nga takimi me nj\u00eb takim politik, e di q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet me marr nj\u00eb opinion prej Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shkak se ne mbajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi funksionale. P.sh, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mundet me pasur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr blerje t\u00eb barnave me urgjenc\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb marr vendimin vet dhe nuk ka qeveri m\u00eb me ia d\u00ebrgua propozimin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje m\u00eb 19 korrik, nd\u00ebrsa Kuvendi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb 22 gusht, kurse s\u00eb shpejti pritet q\u00eb presidenti Hashim Tha\u00e7i t\u00eb caktoj dat\u00ebn e zgjedhjeve q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb 6 tetori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Af\u00ebr 6 milion\u00eb euro do t\u2019i kushtoj\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Kosov\u00eb. Ndon\u00ebse, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendi, Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndar\u00eb mjetet buxhetore p\u00ebr KQZ-n\u00eb derisa t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb opinion k\u00ebshillues nga Gjykata Kushtetuese. K\u00ebshilltari i ministrit t\u00eb Financave, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42189,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42379","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42379\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}