{"id":42401,"date":"2019-08-25T09:23:56","date_gmt":"2019-08-25T09:23:56","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42401"},"modified":"2019-08-25T10:34:50","modified_gmt":"2019-08-25T10:34:50","slug":"themelohet-keshilli-nismetar-i-fondacionit-albana-per-zvicer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/themelohet-keshilli-nismetar-i-fondacionit-albana-per-zvicer\/","title":{"rendered":"Themelohet K\u00ebshilli Nism\u00ebtar i Fondacionit \u201cAlbana\u201d p\u00ebr Zvic\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb enjten, m\u00eb 22 gusht 2019, n\u00eb mjediset e Qendr\u00ebs p\u00ebr integrim n\u00eb Luzern t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt nj\u00eb takim i shqiptar\u00ebve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshev\u00ebs, si dhe nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Si\u00e7 b\u00ebhet e ditur n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb publikuar n\u00eb fb, takimi kishte p\u00ebr q\u00ebllim themelimin e Fondacionit ALBANA p\u00ebr Zvicr\u00ebn.<br \/>\nNga t\u00eb pranishmit n\u00eb takim u themelua K\u00ebshilli Nism\u00ebtar i Fondacionit \u2018Albana\u2019 p\u00ebr Zvicr\u00ebn, prej dhjet\u00eb personash.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim nga mbledhja u caktuan tre vet\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt nism\u00ebtare n\u00eb t\u00eb ardhmen: Florim Useini, Bajram Zendeli dhe Qenan Hamdiu.<br \/>\nK\u00ebshilli nism\u00ebtar do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr formalizimin e deg\u00ebs p\u00ebr Zvicr\u00ebn t\u00eb Fondacionit \u2018Albana\u2019, do t\u00eb njoftohen dhe kontaktohen t\u00eb gjith\u00eb afarist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr.<br \/>\nPo ashtu k\u00ebshilli do t\u00eb merret me pun\u00ebt si informimi dhe bashk\u00ebpunimi me shoqatat e shumta q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, thuhet n\u00eb fund t\u00eb njoftimit t\u00eb publikuar nga K\u00ebshilli Nism\u00ebtar p\u00ebr themelimin e Fondacionit \u2018Albana\u2019 n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>KUSH \u00cbSHT\u00cb FONDACIONI ALBANA?<\/p>\n<p>Fondacioni Albana<\/p>\n<p>&#8220;Fondacioni Albana, ka si qellim q\u00eb t\u00eb studioj\u00eb, shquaj\u00eb, nxis\u00eb, mb\u00ebshtes\u00eb, ndihmoj\u00eb dhe promovoj\u00eb tradit\u00ebn, kultur\u00ebn dhe identitetin shqiptar.&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebllime synohen t\u00eb arrihen,<\/p>\n<p>a) Duke promovuar nisma kulturore e sociale, simpoziume, seminare, debate publike, prezantime librash, kurse formimi, \u00e7mime e bursa studimi.<br \/>\nb) Duke kryer studime e k\u00ebrkime, n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjekte t\u00eb tjera, n\u00eb lidhje me kultur\u00ebn, ekonomin\u00eb, politik\u00ebn.<br \/>\nc) Duke eksperimentuar forma te reja te pjes\u00ebmarrjes ne jet\u00ebn publike, zhvillimet sociale e politike.<br \/>\nd) Duke realizuar e p\u00ebrhapur publikime e produkte te shtypit tradicional, elektronik e multimedial etj.<br \/>\nK\u00ebto q\u00ebllime dhe objektiva synojn\u00eb t\u00eb arrihen me burimet njer\u00ebzore m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme brenda dhe jasht\u00eb vendit. Intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, do t\u00eb ftohen t\u00eb japin kontributin tyre n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jetike p\u00ebr vendin.<br \/>\nProf. As. Dr. Elena Kocaqi<br \/>\nKryetare e Fondacionit Albana<\/p>\n<p>Platforma urgjente p\u00ebr gjendjen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe C\u00ebshtjen Komb\u00ebtare <\/p>\n<p>1. Shteti shqiptar, si shteti am\u00eb, t\u00eb garantoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb Bashkimit Komb\u00ebtar:<br \/>\na- shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar etnik<br \/>\nb- se do t\u00eb heq\u00eb \u00e7do tarif\u00eb doganore ndaj Kosov\u00ebs dhe \u00e7do penges\u00eb ligjore e burokratike p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve<br \/>\nc- unifikimin e sistemit arsimor me Kosov\u00ebn e trojet e tjera shqiptare dhe rishikimin e rolit t\u00eb historis\u00eb dhe gjuhes shqipe si l\u00ebnd\u00eb ky\u00e7e identitare<br \/>\n\u00e7- kontrolli i rrept\u00eb ndaj financimeve t\u00eb huaja t\u00eb paligjshme, q\u00eb nxisin mes shqiptar\u00ebve p\u00ebr\u00e7arjen fetare, krahinore e kulturore<br \/>\nd- vot\u00ebn e emigrant\u00ebve, duke sh\u00ebrbyer si model p\u00ebr Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb e Malin e Zi, ku roli i emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet poltike nd\u00ebretnike<br \/>\ndh- vendosjen e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame n\u00eb rendin e dit\u00ebs n\u00eb bisedimet per kufirin detar me Greqin\u00eb<\/p>\n<p>2. Nje Asamble Kushtetuese q\u00eb t\u00eb rishkruaj\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen.<\/p>\n<p>3. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor<\/p>\n<p>4. Krijimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb formuar nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb pa parti, me p\u00eblqimin e Parlamentit Shqiptar<\/p>\n<p>5. Mbajtja e zgjedhjeve reale vendore brenda periudhes zgjedhore t\u00eb vjesht\u00ebs<\/p>\n<p>6. Nj\u00eb Parlament me dy dhoma dhe me nj\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Shtetit q\u00eb do t\u00eb siguronte stabilitet dhe vazhdim\u00ebsi<\/p>\n<p>7. Autonomin\u00eb e duhur p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>8. Vendosja e nj\u00eb numri objektivash realiste p\u00ebr stabilizimin ekonomik dhe zhvillim<\/p>\n<p>9. P\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb frym\u00eb reformatore i sistemeve arsimore, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sociale.<\/p>\n<p>10. Krijimi i nj\u00eb sistemi kontrolli dhe balancimi institucional<\/p>\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;.<\/p>\n<p> Platforma p\u00ebr M\u00ebrgat\u00ebn\/ Diaspor\u00ebn<\/p>\n<p> 1- Vota elektronike p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt etnik\u00eb ne emigrim\/Diaspor\u00eb<br \/>\n2- Ngritja e shkollave shqipe n\u00eb Europ\u00eb e Amerik\u00eb si dhe shkollave e programeve online<br \/>\n3- Unifikimi i ambasadave dhe konsullatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs dhe zgjerimi i numrit t\u00eb konsullatave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr zona ku t\u00eb p\u00ebrmblidhen 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb<br \/>\n4- Krijimi i nj\u00eb Fondi Financiar Mbar\u00ebkomb\u00ebtar me qend\u00ebr n\u00eb vende t\u00eb sigurta, si Zvic\u00ebr ose Amerik\u00eb, me kuota, pjes\u00ebmarrje e deg\u00eb vullnetare<br \/>\n5- Ngritja e nj\u00eb K\u00ebshilli Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Shoqatave, Sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe Intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim<br \/>\n6- Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb database p\u00ebr pun\u00ebsimin, ku me t\u00eb nj\u00ebjtin kualifikim e pag\u00eb, shqiptar\u00ebt t\u00eb zgjedhin p\u00ebr pun\u00ebsim shqiptar\u00ebt<br \/>\n7- N\u00eb shembullin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb, kolonis\u00eb s\u00eb famshme t\u00eb Bukureshtit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb parti shqiptare dhe 1 deputet n\u00eb parlamentin rumun, t\u00eb mund\u00ebsohen parti t\u00eb tilla kudo n\u00eb Diaspor\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt<\/p>\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;..<\/p>\n<p> Platforma p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike <\/p>\n<p>1- shtet\u00ebsia shqiptare p\u00ebr \u00e7do shqiptar etnik, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb jus sanguinis \/e drejta e gjakut<\/p>\n<p>2- kontrolli i rrept\u00eb ndaj financimeve t\u00eb huaja, q\u00eb nxisin mes shqiptar\u00ebve p\u00ebr\u00e7arjen fetare e krahinore dhe konfiskimi i pasuris<\/p>\n<p>3- nj\u00ebsimi i sistemit arsimor me Kosov\u00ebn e trojet e tjera shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00ebsimin e Akademive, si dhe rishikimi i rolit t\u00eb historis\u00eb dhe gjuh\u00ebs shqipe si l\u00ebnd\u00eb ky\u00e7e identitare<\/p>\n<p>4- ngjash\u00ebm me Parlamentin Europian t\u00eb krijohet nj\u00eb Senat Mbar\u00ebkomb\u00ebtar me seli n\u00eb Prizren, ku t\u00eb perfaq\u00ebsohen gjith\u00eb shqiptar\u00ebt<\/p>\n<p>5- ngjash\u00ebm me Komisionin Europian t\u00eb krijohet nj\u00eb K\u00ebshill Mbar\u00ebkomb\u00ebtar me seli n\u00eb Kruj\u00eb ose n\u00eb Vlor\u00eb, me vullnet e p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve<\/p>\n<p>6- N\u00eb lidhje me shqiptar\u00ebt e Ilirid\u00ebs\/Maqedonis\u00eb<br \/>\na) t\u00eb shquhen me dokumente historike e ligjore dhe t\u00eb kthehen pronat e sht\u00ebpit\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb q\u00eb jan\u00eb spastruar etnikisht prej serb\u00ebve e jugosllav\u00ebve gjat\u00eb shekullit 20, m\u00eb s\u00eb shumti drejt Turqis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nb) t\u00eb njihen si shqiptar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota komb\u00ebtare gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb (kujtojm\u00eb Nene Terez\u00ebn), t\u00eb cil\u00ebt sot njihen si sllav\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb<br \/>\nc) t\u00eb caktohen kufijt\u00eb etnik\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe sllav\u00ebve n\u00eb Maqedoni duke u mb\u00ebshtetur tek dokumentacioni shkencor historik, vendbanimet, llogaritja e shqiptar\u00ebve n\u00eb emigracion, shqiptar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb spastruar etnikisht gjat\u00eb shekullit 20<br \/>\nd) n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe popujve, shqiptar\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrcituar tu njihet e drejta e sovranitetit dhe e drejta p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar<\/p>\n<p>7- N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi<br \/>\na) vendosja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame n\u00eb rendin e dit\u00ebs n\u00eb bisedimet p\u00ebr kufirin detar me Greqin\u00eb<br \/>\nb) kthimi i pronave e sht\u00ebpive p\u00ebr \u00e7am\u00ebt e gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e spastruar etnikisht prej Greqis\u00eb<br \/>\nc) njohja e t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb kan\u00eb ngelur n\u00eb \u00c7am\u00ebri e zon\u00ebn Kostur-Follorin\u00eb<br \/>\nd) nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi komb\u00ebtar i arvanit\u00ebve dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr nj\u00eb status t\u00eb tyre ne Greqi si etni shtet-formuese<\/p>\n<p>8- n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn Lindore, p\u00ebrfshir\u00eb Toplic\u00eb e Jablanic\u00eb:<br \/>\na) 3 komunat t\u00eb bashkohen sa m\u00eb par\u00eb me Kosov\u00ebn<br \/>\nb) t\u00eb njihen si n\u00eb rastet e tjera t\u00eb spastrimit etnik e drejta e pron\u00ebs, e drejta e rikthimit n\u00eb trojet st\u00ebrgjyshore, duke filuar me t\u00eb njohurit n\u00eb Kosov\u00eb si muhaxhir\u00eb<\/p>\n<p>9- n\u00eb lidhje me shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, Pazarit t\u00eb Ri e Sanxhakut<br \/>\na) t\u00eb ndalet bosnjak\u00ebzimi i tyre i vazhduesh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet njohjes prej Serbis\u00eb e Malit t\u00eb Zi, e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre komb\u00ebtare si shqiptar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht hapja e menj\u00ebhershme e shkollave shqip<br \/>\nb) tu njihen si n\u00eb rastet e tjera t\u00eb spastrimit etnik, e drejta e pron\u00ebs dhe e drejta e rikthimit n\u00eb trojet st\u00ebrgjyshore, duke filluar me t\u00eb njohurit n\u00eb Shqip\u00ebri si podgori\u00e7an\u00eb.<\/p>\n<p>10- n\u00eb lidhje me bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, ngjash\u00ebm me nd\u00ebrtimin e BE-s\u00eb;<br \/>\na) heqja e \u00e7do tarife doganore ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb doganor, si dhe heqja \u00e7do penges\u00eb ligjore e burokratike p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve<br \/>\nb) krijimi i nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me rregulla t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nc) krijimi i nj\u00eb Banke Qendrore Mbar\u00ebkomb\u00ebtare si dhe adoptimi i monedh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, LEK, nga shteti i Kosov\u00ebs, n\u00eb funksion t\u00eb sovranitetit financiar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<br \/>\n\u00e7) ndjekja e politikave ekonomike e fiskale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb bazuara tek avantazhi i krahasuar<br \/>\nd) krijimi i nj\u00eb borxhi publik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt duke respektuar barrat fillestare<\/p>\n<p>11- n\u00eb funksion t\u00eb njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Bashkimit, si e drejt\u00eb e shenjt\u00eb historike dhe bashk\u00ebkohore, Kosova ta ndryshoj\u00eb me referendum emrin n\u00eb Dardani ose Shqip\u00ebria e Veriut<\/p>\n<p>12- ngjash\u00ebm me NATO-n, si dhe me statutin e NATO-s , Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake mbrojt\u00ebse<\/p>\n<p>13- ngjash\u00ebm me FRONTEX-in e Bashkimit Europian, t\u00eb krijohet nj\u00eb repart special i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr kontrollin e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosoves<\/p>\n<p>14- Kosova t\u00eb heq\u00eb nga kushtetuta nenin e pakos s\u00eb Ahtisarit, q\u00eb ndalon bashkimin dhe t\u00eb mbahen referendume p\u00ebr bashkim n\u00eb t\u00eb dy shtetet<\/p>\n<p>15- Pas Bashkimit, natyr\u00ebn e shtetit dhe Kushtetut\u00ebn, bazuar tek parimet e shtet-kombit, demokracis\u00eb e kapitalizmit, ta vendosin shqiptar\u00ebt me referendum.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb enjten, m\u00eb 22 gusht 2019, n\u00eb mjediset e Qendr\u00ebs p\u00ebr integrim n\u00eb Luzern t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt nj\u00eb takim i shqiptar\u00ebve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshev\u00ebs, si dhe nga Shqip\u00ebria. Si\u00e7 b\u00ebhet e ditur n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb publikuar n\u00eb fb, takimi kishte p\u00ebr q\u00ebllim themelimin e Fondacionit ALBANA p\u00ebr Zvicr\u00ebn. Nga t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42402,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42401","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42401"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42401\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}