{"id":42405,"date":"2019-08-25T11:10:12","date_gmt":"2019-08-25T11:10:12","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42405"},"modified":"2019-08-25T11:10:12","modified_gmt":"2019-08-25T11:10:12","slug":"lufta-kunder-korrupsionit-kusht-per-liberalizimin-e-vizave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lufta-kunder-korrupsionit-kusht-per-liberalizimin-e-vizave\/","title":{"rendered":"Lufta kund\u00ebr korrupsionit, kusht p\u00ebr liberalizimin e vizave"},"content":{"rendered":"<p>Para tre vjet\u00ebsh Kosova mori udh\u00ebzime nga Komisioni Evropian se duhet t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb dy kushte p\u00ebr ta fituar liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>KE n\u00eb vitin 2016 k\u00ebrkoi nga Kosova q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, derisa si kusht i dyt\u00eb ishte p\u00ebrparimi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Tani kur kan\u00eb kaluar tri vjet dhe Kosova e ratifikoi marr\u00ebveshjen me Malin e Zi ende nuk ka liberalizim t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit t\u00eb Politikave Evropiane (EPIK), thot\u00eb se arsyeja kryesore pse Shtetet An\u00ebtare nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs drit\u00ebn e gjelb\u00ebr p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave \u00ebsht\u00eb fakti se Kosova n\u00eb k\u00ebto tri vjet nuk e ka pasur asnj\u00eb rast n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p> \u201cKosova e p\u00ebrmbushi kushtin e par\u00eb, d.m.th, e miratoi marr\u00ebveshjen p\u00ebr ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit asnj\u00eb rast i nivelit t\u00eb lart\u00eb nuk p\u00ebrfundoi me sukses\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shasha p\u00ebr radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb versionin e gjuh\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij fakti n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Komisioni Evropian ka deklaruar se Kosova i ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb pas Parlamenti Evropian n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018 po ashtu theksoi se Kosova i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet dhe se duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb tutje me procesin legjislativ n\u00eb institucionet evropiane, p\u00ebrkat\u00ebsisht miratimin e nj\u00eb rregulloreje e cila do t\u2019i lejonte qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasaport\u00eb kosovare q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen\u201d, ka shtuar Shasha.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb shtator ndodhi bllokimi i k\u00ebtij procesi, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Shasha, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb institucioneve evropiane, kur K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs nuk u pajtua me vler\u00ebsimin e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>\u201ePra 27 ministra t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim sikur KE apo PE, dhe at\u00eb sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit n nivele t\u00eb larta. Ata nuk jan\u00eb pajtuar q\u00eb Kosova ka b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e par\u00eb n\u00eb pyetjen se pse Kosova nuk e ka fituar liberalizimin e vizave\u201d, ka shtuar Shasha.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e liberalizimit t\u00eb vizave sipas drejtorit t\u00eb EPIK nuk do t\u00eb zgjidhet gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Si arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai p\u00ebrmend konstituimin e institucioneve evropiane pas zgjedhjeve si dhe formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, pas zgjedhjeve q\u00eb pritet t\u00eb mbahen n\u00eb fund t\u00eb shtatorit ose fillim t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7far\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se Bashkimi Evropan tani ndodhet n\u00eb proces t\u00eb krijimit t\u00eb institucioneve t\u00eb veta dhe pritet q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti dhe q\u00eb nga 1 n\u00ebntori do t\u00eb kemi Komisionin Evropian me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb re. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 22 gusht u shp\u00ebrnda Kuvendi dhe pritet q\u00eb pas disa dit\u00ebsh t\u00eb shpallet data e zgjedhjeve t\u00eb reja. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Kosova nuk do t\u00eb ket\u00eb qeveri t\u00eb re deri n\u00eb fund t\u00eb 2019-s\u201d, ka n\u00ebnvizuar Shasha.<\/p>\n<p>Ai thekson se viti 2020 mund t\u00eb jet\u00eb periudha kur do t\u00eb ket\u00eb liberalizim t\u00eb vizave. \u201cQeveria e re e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb progresive n\u00eb normalizimin e raporteve me Serbin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb lejonte nj\u00eb vendim pozitiv nga BE-ja p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shasha.\/Rtklive\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para tre vjet\u00ebsh Kosova mori udh\u00ebzime nga Komisioni Evropian se duhet t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb dy kushte p\u00ebr ta fituar liberalizimin e vizave. KE n\u00eb vitin 2016 k\u00ebrkoi nga Kosova q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, derisa si kusht i dyt\u00eb ishte p\u00ebrparimi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}