{"id":42555,"date":"2019-08-30T21:04:16","date_gmt":"2019-08-30T21:04:16","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42555"},"modified":"2019-08-30T21:04:16","modified_gmt":"2019-08-30T21:04:16","slug":"kush-e-vrau-astrit-deharin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kush-e-vrau-astrit-deharin\/","title":{"rendered":"KUSH E VRAU ASTRIT DEHARIN?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Sami Kurteshi<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb 30 gusht, mbushen tre vjet q\u00ebkur me urdh\u00ebr t\u00eb pushtetit politik-policor t\u00eb udh\u00ebhequr nga Hashim Tha\u00e7i, Isa Mustafa e Kadri Veseli, n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr terroriz\u00ebm, u arrestuan 6 aktiviste\/\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar qytetare\/\u00ebt nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb protestat q\u00eb shtoheshin p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb caktuar p\u00ebr dat\u00ebn 1 shtator 2016, q\u00eb kund\u00ebrshtonin dy projektet antishtet\u00ebrore e antikomb\u00ebtare t\u00eb n\u00ebnshkruara nga Hashim Tha\u00e7i dhe Isa Mustafa m\u00eb 25 dhe 26 gusht 2015, cungimin e territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr 8\u2019200 hektar\u00eb me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi gjegj\u00ebsisht krijimin e kancerit politik serb n\u00eb trupin e Kosov\u00ebs \u2013 Zajednic\u00ebn serbe, kreu i kriminalizuar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, tani n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb bos\u00ebve t\u00eb eg\u00ebrsuar kriminel\u00eb t\u00eb pushtetit politiko-policor, e nis\u00ebn nj\u00eb krim t\u00eb tmerrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me urdh\u00ebr politik t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, me apo pa dijen e Skender Hysenit si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, me urdh\u00ebr t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Shpend Maxhunit, Drejtor i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, urdh\u00ebr-veprimi operacional t\u00eb Rashit Qalajt, drejtor i departmentit p\u00ebr operacione dhe Fatos Makollit, drejtor i nj\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr terrorizmit, n\u00ebn udh\u00ebheqjen operacionale konkrete t\u00eb Luan Kek\u00ebs, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i nj\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr terrorizmit, me k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb prokuroris\u00eb speciale Abdyrrahim Islami, veg\u00ebl e krimit politiko-policor, me urdh\u00ebrin gjyq\u00ebsor t\u00eb Vehbi Kashtanjev\u00ebs, po aq sa prokurori Islami, veg\u00ebl n\u00eb duart e krimit politiko-policor, gjyqtar i procedur\u00ebs paraprake, nj\u00ebsit\u00eb e specializuara e t\u00eb kriminalizuara t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr terrorizmit, rreth or\u00ebs 5 t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre arrestuan aktivist\u00eb\/et e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!: Astrit DEHARI, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frash\u00ebr Krasniqi dhe Petrit Ademi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime kriminale politiko-policore, u mbuluan me propagand\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr mediale gebelsiane t\u00eb udh\u00ebhequr nga Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, drejtor gjegj\u00ebsisht redaktor t\u00eb RTK, t\u00eb p\u00ebrcjellur me besnik\u00ebri nga disa media elektronike, t\u00eb shkruara dhe audio-vizuele.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 n\u00ebntor 2016, nga Qendra e paraburgimit n\u00eb Prizren u konfirmua informata p\u00ebr vdekjen e Astrit Deharit n\u00eb burg. N\u00eb ngutin\u00eb theqaf\u00ebse p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtij veprimi kriminal politiko-policor, majen e lajmeve dhe informatave kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse dhe t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta institucionale, me brutalitetin kriminal e shp\u00ebrfaqi Nexhmi Krasniqi, komandant i policis\u00eb rajonale n\u00eb Prizren, duke e deklaruar p\u00ebrdorimin e medikamenteve si shkak i vdekjes.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 2 jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, ende pa u mbyllur as hetimet preliminare, Syl\u00eb Hoxha, i ashtuquajturi Kryeprokuror i Prokuroris\u00eb themelore n\u00eb Prizren, i caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion nga Klani Pronto, i p\u00ebrzgjedhur i ngarkuar enkas dhe vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrndjekje politiko-policore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr ta ngarkuar me vepr\u00ebn e terrorizmit, i cili m\u00eb von\u00eb u gradua n\u00eb \u201eprokuror special\u201c p\u00ebr merita kriminale dhe sot vazhdon t\u00eb veproj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin funksion, p\u00ebrndjekjen politiko-policore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, jasht\u00eb kompetencave ligjore, rrejsh\u00ebm, duke interpretuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht kriminale, gjithsesi me porosi politike, deklaron se Astrit Dehari \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb. <\/p>\n<p>Megjith\u00eb kompetenc\u00ebn ligjore, duke ikur nga e v\u00ebrteta p\u00ebr shkak t\u00eb presionit politiko-policor, prokurori i rastit nga prokuroria themelore n\u00eb Prizren, Metush Biraj heshti dhe, me dashje, u pajtua me veprimin kriminal, deklarimin e rrejsh\u00ebm t\u00eb shefit t\u00eb vet, Syl\u00eb Hoxha. E t\u00ebr\u00eb kjo loj\u00eb e f\u00eblliqur kriminale u p\u00ebrcoll me propagand\u00ebn mediale, me besnik\u00ebri kriminale, nga krimineli medial Baton Haxhiu, bos i TV Klan-Kosova dhe gazeta Express e Berat Buzhal\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtij krimi makab\u00ebr politiko-policor t\u00eb shefave t\u00eb vet, politikisht i mbuloi me energji kriminale t\u00eb pashembullt, Dhurata Hoxha, ministre e at\u00ebhershme e drejt\u00ebsis\u00eb, e cila ende sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb dor\u00ebhequr ministror,  edhe pse psikikisht e d\u00ebrmuar nga krimi i fshehur.<\/p>\n<p>Pas t\u00eb gjitha veprimeve kriminale dhe gjykimit-fars\u00eb t\u00eb organizuar nga klani kriminal politiko-policor, i udh\u00ebhequr nga Beqir Kalludra, tani e nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, q\u00eb nga fundmarsi i vitit 2018,  ka pushuar \u00e7do veprim gjyq\u00ebsor n\u00eb rastin e \u201csulmit terrorist n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Kuvendit\u201d. Vet\u00ebm heshtje kriminale!<\/p>\n<p>Por, fundi i k\u00ebsaj loje kriminale politiko-policore me pasoja tragjike nuk mund t\u00eb jet\u00eb heshtja! <\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk duron heshtjen! Edhe pse drejt\u00ebsia e kapur kosovare nga krimi i organizuar politiko-policor po gul\u00e7on nga ngulfatja \u2013 nga \u201casfiksia\u201d politike, q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb nxjerrjen para drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje! deri n\u00eb atomin e fundit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb vet njer\u00ebzore,  politike e institucionale, nuk do t\u00eb pushoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb:<\/p>\n<p>#KUSHeVRAUASTRITDEHARIN?<br \/>\n#KUSHeVRAUARBNORDEHARIN?<br \/>\n#VRAS\u00cbSITPARAGJYQITT\u00cbPOPULLIT!<\/p>\n<p>#DREJT\u00cbSIp\u00ebrASTRITIN!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Sami Kurteshi Sot, m\u00eb 30 gusht, mbushen tre vjet q\u00ebkur me urdh\u00ebr t\u00eb pushtetit politik-policor t\u00eb udh\u00ebhequr nga Hashim Tha\u00e7i, Isa Mustafa e Kadri Veseli, n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr terroriz\u00ebm, u arrestuan 6 aktiviste\/\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! P\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar qytetare\/\u00ebt nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb protestat q\u00eb shtoheshin p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb caktuar p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42555","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}