{"id":42564,"date":"2019-08-31T11:32:58","date_gmt":"2019-08-31T11:32:58","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42564"},"modified":"2019-08-31T11:32:58","modified_gmt":"2019-08-31T11:32:58","slug":"oconnell-fatkeqesisht-por-ka-ardhur-koha-ti-them-lamtumire-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/oconnell-fatkeqesisht-por-ka-ardhur-koha-ti-them-lamtumire-kosoves\/","title":{"rendered":"O\u2019Connell: Fatkeq\u00ebsisht, por ka ardhur koha t\u2019i them lamtumir\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Dita e fundit!<\/p>\n<p>N\u00eb karrier\u00ebn time, nderi m\u00eb i madh ka qen\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej k\u00ebtu si Ambasador Britanik, dhe t\u00eb promovoj marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy kombeve tona t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>T\u00eb jem i sinqert\u00eb, t\u00eb jesh Ambasador Britanik n\u00eb Kosov\u00eb me gjas\u00eb dallon nga t\u00eb qenit Ambasador Britanik kudo tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies unike mes vendeve tona. \u00c7do dit\u00eb, e ndiej dashurin\u00eb q\u00eb populli i Kosov\u00ebs e kan\u00eb p\u00ebr Britanin\u00eb.<br \/>\nFamiljes time dhe mua, do t\u00eb na mungojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra nga Kosova. Do t\u00eb m\u00eb mungojn\u00eb sh\u00ebtitjet n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb. Do t\u00eb na mungojn\u00eb malet e bukura t\u00eb Kosov\u00ebs, megjith\u00ebse ishte Elida, jo un\u00eb, q\u00eb vrapoj p\u00ebrmes tyre. Do t\u00eb m\u00eb mungojn\u00eb ndeshjet e futbollit tek Fadil Vokrri, ndeshjet e ragbis\u00eb n\u00eb Sllatin\u00eb dhe Vitomiric\u00eb, Dokufesti n\u00eb Prizren, Sunny Hill Festivali, Baleti Komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs, auditoriumi n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, qet\u00ebsia e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb m\u00eb mungojn\u00eb sarmat e vjehrr\u00ebs sime, drekat nga Tartine, loj\u00ebrat e ragbit q\u00eb i shohim n\u00eb Beergarden dhe Tapas, picat e Ponte Vecchio-s, tav\u00eb Elbasani nga Tiffany, sandui\u00e7et e pul\u00ebs nga A&#038;A, dhe gjith\u00e7ka nga Renaissance.<\/p>\n<p>Por, Kosov\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb vet\u00eb kosovar\u00ebt. Do t\u00eb m\u00eb mungoj\u00eb mikpritja dhe bujaria e jasht\u00ebzakonshme e njer\u00ebzve nga gjith\u00eb Kosova. Jemi ndier si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, q\u00eb nga dita e par\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb miq t\u00eb dashur, dhe do t\u00eb na mungojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Do t\u00eb m\u00eb mungoj\u00eb sensi i mpreht\u00eb i humorit i t\u00eb gjitha komuniteteve: nuk ka fatkeq\u00ebsi ku ju n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjeni humor n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Por, mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb m\u00eb mungoj\u00eb energjia nga vullnetar\u00ebt, aktivist\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb kam takuar n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, nga vullnetar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr sportin e tenisit, vrapimin, q\u00eb mb\u00ebshtesin personat e shurdh\u00ebr, mbrojn\u00eb mjedisin, protestojn\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, promovojn\u00eb ragbin\u00eb, mbajn\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr pakicat dhe grupet e margjinalizuara, protestojn\u00eb kund\u00ebr seksizmit dhe misogjinis\u00eb, mb\u00ebshtesin familjet e personave t\u00eb zhdukur, b\u00ebjn\u00eb fushata p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale, flasin kund\u00ebr sulmeve ndaj gazetar\u00ebve, dhe merren me nj\u00ebqind kauza t\u00eb tjera. P\u00ebrkushtimi juaj ka qen\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr mua. Ju m\u00eb b\u00ebni t\u00eb ndihem optimist p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Detyra ime ka qen\u00eb t\u00eb promovoj interesat e Britanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithmon\u00eb kam menduar se interesave tona u sh\u00ebrben m\u00eb s\u00eb miri nj\u00eb Kosov\u00eb e fort\u00eb, e begat\u00eb, e sigurt, dhe q\u00eb kujdeset p\u00ebr problemet e veta, si dhe q\u00eb i lufton vet\u00eb problemet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar. Sa m\u00eb e fort\u00eb t\u00eb jet\u00eb Kosova, aq m\u00eb e sigurt \u00ebsht\u00eb Britania.<\/p>\n<p>Kosova shikon nga miqt\u00eb e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr udh\u00ebzime, ndoshta edhe tep\u00ebr. Si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb shpesh, n\u00eb fund t\u00eb mandatit tim, un\u00eb dhe familja ime do t\u00eb hipim ne aeroplan dhe do t\u00eb kthehemi n\u00eb sht\u00ebpi; kurse ju duhet t\u00eb jetoni k\u00ebtu. Pra, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet.<\/p>\n<p>M\u00eb thehet zemra kur mendoj p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Pavar\u00ebsi, dhe nj\u00ebzet vjet pas luft\u00ebs t\u00eb ekzistoj\u00eb ndjenja se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u201cia ka borxh\u201d Kosov\u00ebs nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb ekonomi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe gjykata m\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne nuk i kemi asnj\u00eb borxh Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i Pavar\u00ebsis\u00eb. Duhet ta b\u00ebni vet\u00eb. Ne mund t\u2019ju ndihmojm\u00eb, ne do t\u2019ju ndihmojm\u00eb, por nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr ju. A mund t\u00eb bjer\u00eb nd\u00ebr mend ndonj\u00eb vend t\u00eb cilit problemet ia kan\u00eb zgjidhur t\u00eb huaj dashamir\u00ebs, deri sa qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi vet\u00ebm shikonin? Mua jo.<\/p>\n<p>Zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nuk do t&#8217;ju them si t\u00eb votoni; nuk jam un\u00eb ai q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb me pasojat, por ju vet\u00eb. Un\u00eb dua q\u00eb ju ta ndieni se ju, dhe vet\u00ebm ju, e keni fuqin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn ashtu si\u00e7 e d\u00ebshironi. Por, duhet t\u00eb zgjidhni ta p\u00ebrdorni at\u00eb fuqi. Kam d\u00ebgjuar miq q\u00eb thon\u00eb se donin t\u00eb votonin ndryshe, por duhej t\u00eb votonin q\u00eb t\u2019i ndihmonin nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb familjes t\u00eb fitonte nj\u00eb vend pune, ose sepse prej tyre pritej t\u00eb votonin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar. I kuptoj presionet. Por, jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe se e ardhmja, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u b\u00ebn\u00eb aq sakrifica nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe 14 ushtar\u00eb britanik\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm duke marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vendin tuaj. Votoni p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb mendoni se ka vizionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe do ta udh\u00ebheq\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb s\u00eb miri. Zgjedhja \u00ebsht\u00eb e juaja dhe ju mundeni, duheni, p\u00ebrdoreni lirisht. Ju jetoni n\u00eb nj\u00eb demokraci; p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe udh\u00ebheq\u00ebsit tuaj do t\u2019ju p\u00ebrgjigjen vet\u00ebm n\u00ebse prej tyre k\u00ebrkoni llogaridh\u00ebnie. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj n\u00eb \u00e7do demokraci.<\/p>\n<p>Ishte nder i madh t\u00eb isha d\u00ebshmitar i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs 11 vjet m\u00eb par\u00eb. Letr\u00ebn e njohjes nga Gordon Brown e mbajta un\u00eb (por ishte shefi im i at\u00ebhersh\u00ebm, David Blunt, q\u00eb pati nderin ta dor\u00ebzoj\u00eb!). Un\u00eb e di nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb Kosov\u00ebs. Deri sa un\u00eb largohem, ka nj\u00eb shans q\u00eb Kosova jo vet\u00ebm t\u00eb arrij\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, por edhe t\u00eb hedh\u00eb themelet p\u00ebr miq\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ardhmen. Udh\u00ebheq\u00ebsit tuaj duhet ta negociojn\u00eb k\u00ebt\u00eb; dhe nd\u00ebrtimi i paqes \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb thoja q\u00eb. Kriminel\u00ebt tashm\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb shum\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm duhet ta gjejn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa kriminel\u00ebt. Injoroni ata q\u00eb p\u00ebrpiqen ta fitojn\u00eb pushtetin duke ju ndar\u00eb; p\u00ebrdorimi i patriotizmit plastik \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e vjet\u00ebr p\u00ebr ta hequr v\u00ebmendjen nga t\u00eb metat e vetes. Nga bisedat me komunitetet n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, e di se shumica e qytetar\u00ebve d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra. Fakti q\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb tani po m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn e nj\u00ebri tjetrit, tregon se brezi i ri nuk e ka harruar t\u00eb kaluar\u00ebn, por d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb t\u00eb shkoj, gjithmon\u00eb do t\u00eb jem mik i Kosov\u00ebs. Kam vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb miq\u00ebsore, n\u00ebse ma lejoni. Pasardh\u00ebsi im, Nicholas Abbott, \u00ebsht\u00eb diplomat me p\u00ebrvoj\u00eb dhe i aft\u00eb. Ju lutem q\u00eb edhe atij dhe familjes s\u00eb tij t\u2019u jepni mir\u00ebseardhjen e ngroht\u00eb dhe miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ma fal\u00ebt mua. Jam i sigurt se s\u00eb shpejti do t\u00eb b\u00ebheni miq t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra. Kaq mjafton.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb 10 shtator&#8230;<\/p>\n<p>Mirupafshim.<\/p>\n<p>Ruair\u00ed<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita e fundit! N\u00eb karrier\u00ebn time, nderi m\u00eb i madh ka qen\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej k\u00ebtu si Ambasador Britanik, dhe t\u00eb promovoj marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy kombeve tona t\u00eb m\u00ebdha. T\u00eb jem i sinqert\u00eb, t\u00eb jesh Ambasador Britanik n\u00eb Kosov\u00eb me gjas\u00eb dallon nga t\u00eb qenit Ambasador Britanik kudo tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies unike mes vendeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42565,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42564","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}