{"id":42828,"date":"2019-09-09T15:22:42","date_gmt":"2019-09-09T15:22:42","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42828"},"modified":"2019-09-09T15:22:42","modified_gmt":"2019-09-09T15:22:42","slug":"pagat-me-rritje-nga-dhjetori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pagat-me-rritje-nga-dhjetori\/","title":{"rendered":"Pagat me rritje nga dhjetori"},"content":{"rendered":"<p>Kur kryeministri, tashm\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqje, Ramush Haradinaj, ia kishte rritur pag\u00ebn vet\u00ebs, qytetar\u00ebt, n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie i kishin \u201cdhuruar\u201d atij kravata dhe k\u00ebmisha. Prishtin\u00eb, dhjetor, 2017.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare q\u00eb do mbahen m\u00eb 6 tetor dhe formimi i qeveris\u00eb s\u00eb re, sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb largim, nuk do t\u00eb ken\u00eb efekt n\u00eb zbatimin e Ligjit p\u00ebr pagat, i miratuar n\u00eb muajin shkurt n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Probleme p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e pagave me rritje, nuk parashikohen edhe pse n\u00eb buxhetin aktual nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb shuma p\u00ebr zbatimin e Ligjit p\u00ebr pagat. Kurse projektimin e buxhetit p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm pritet ta b\u00ebj\u00eb Qeveria e re e Kosov\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb si rezultat i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 6 tetorit.<\/p>\n<p>Sipas afateve ligjore, nga muaji dhjetor i k\u00ebtij vitit, pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik pritet t\u00eb marrin pagat me rritje. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji, pagat n\u00eb sektorin publik jan\u00eb rritur p\u00ebr 70 p\u00ebr qind t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ministri n\u00eb largim i Financave n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Bedri Hamza, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se pavar\u00ebsisht situat\u00ebs s\u00eb krijuar politike me zgjedhjet, Ligji p\u00ebr pagat do t\u00eb zbatohet n\u00eb periudh\u00ebn e parapar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr mbulimin e kostos sepse ka mjete t\u00eb mjaftueshme buxhetore p\u00ebr kategorin\u00eb e pagave. P\u00ebr vitin 2020, jemi n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb buxhetit dhe do shohim se ku do t\u00eb jet\u00eb vlera e pagave. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet vijuese, krijohet hap\u00ebsira si rezultat i rritjes ekonomike p\u00ebr t\u00eb mbuluar koston e Ligjit t\u00eb pagave pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi\u201d, thot\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Numri i pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb marrin paga nga buxheti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 82 mij\u00eb. Paga mesatare n\u00eb sektorin publik, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2018 ishte 573 euro.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb sektorin privat, q\u00eb llogaritet t\u00eb ket\u00eb rreth 250 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, 410 euro \u00ebsht\u00eb paga mesatare.<\/p>\n<p>Buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit arrin shum\u00ebn n\u00eb 2.3 miliard\u00eb euro. Nga kjo shum\u00eb, rreth 616 milion\u00eb euro jan\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr kategorin\u00eb paga dhe m\u00ebditje, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk jan\u00eb llogaritur ndryshimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr paga.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ekspert\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, konsiderojn\u00eb se zbatimi i Ligjit p\u00ebr paga \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb fillohet nga viti i viti i ri fiskal. Mejdi Bektashi, profesor n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se n\u00eb Ligjin p\u00ebr buxhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb shuma e mjeteve p\u00ebr rritjen e pagave.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se me gjith\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr rritjen e pagave p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt, vlera m\u00eb e madhe buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim dhe zhvillim ekonomik dhe jo p\u00ebr kategorin\u00eb paga dhe m\u00ebditje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse analizohet pjes\u00ebmarrja e pagave dhe m\u00ebditjeve n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs, rezulton se nj\u00eb e treta (1\/3) e buxhetit shkon p\u00ebr paga dhe kjo pamund\u00ebson ridestinimin e mjeteve p\u00ebr sektor\u00ebt e tjer\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb apo n\u00eb sektorin p\u00ebr zhvillim ekonomik\u201d, thot\u00eb Bektashi.<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria e Kosov\u00ebs ka shpenzuar rreth 500 milion\u00eb euro. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shpenzimeve e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kompensimi i pun\u00ebtor\u00ebve me pjes\u00ebmarrje dhe kontributet sociale dhe p\u00ebrfitimet.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr pagat ishte kund\u00ebrshtuar nga disa sindikata t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sektorin publik, kryesisht nga pun\u00ebtor\u00ebt e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, shqet\u00ebsimin p\u00ebr shpenzimet q\u00eb do t\u00eb ndodhin nga fillimi i zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, i ka paraqitur Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb dhe Banka Bot\u00ebrore.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur kryeministri, tashm\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqje, Ramush Haradinaj, ia kishte rritur pag\u00ebn vet\u00ebs, qytetar\u00ebt, n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie i kishin \u201cdhuruar\u201d atij kravata dhe k\u00ebmisha. Prishtin\u00eb, dhjetor, 2017. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare q\u00eb do mbahen m\u00eb 6 tetor dhe formimi i qeveris\u00eb s\u00eb re, sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb largim, nuk do t\u00eb ken\u00eb efekt n\u00eb zbatimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42828","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}