{"id":42947,"date":"2019-09-11T22:56:07","date_gmt":"2019-09-11T22:56:07","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=42947"},"modified":"2019-09-11T22:56:07","modified_gmt":"2019-09-11T22:56:07","slug":"ne-jeten-e-gilanasve-te-rinj-cdo-gje-ishte-ekologjike-natyra-lumi-shpirti-dashuria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-jeten-e-gilanasve-te-rinj-cdo-gje-ishte-ekologjike-natyra-lumi-shpirti-dashuria\/","title":{"rendered":"N\u00eb jet\u00ebn e gilanasve t\u00eb rinj \u00e7do gj\u00eb ishte ekologjike: natyra, lumi, shpirti, dashuria\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Korzoja e qytetit, djemt\u00eb dhe vajzat at\u00ebher\u00eb &#8211; stili i veshjes, takimet, puthjet e fshehta&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e gilanasve t\u00eb rinj \u00e7do gj\u00eb ishte ekologjike: natyra, lumi, shpirti, dashuria\u2026<\/p>\n<p>Gjilani dikur &#8211; kthimi n\u00eb koh\u00eb<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman, kujtimet nga korzoja e qytetit t\u00eb Gjilanit<\/p>\n<p>\/ Pjesa e par\u00eb\/<\/p>\n<p>Ecje n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb &#8211; gjurm\u00eb n\u00eb kujtime<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i dr. Shevcet Mehmetit p\u00ebr korozon e qytetit t\u00eb Gjilanit, me episode shum\u00eb interesante&#8230; Lexo dhe kujto t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb jeta e shum\u00eb brezave, nd\u00ebrsa m\u00eb t\u00eb vjetrit kan\u00eb plot kujtime p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb. E djeshmja nuk fshihet me gom\u00eb, ajo jeton n\u00eb mbamendjen e njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb legjend\u00eb dhe do t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb n\u00eb ndjenjat dhe kujtimet tona.<\/p>\n<p>Lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm&#8230; <\/p>\n<p>1.<br \/>\nKur korzoja zbrazej n\u00eb or\u00ebn 23:00 (11:00 t\u00eb nat\u00ebs), duke l\u00ebn\u00eb vetmin\u00eb e rrug\u00ebs kryesore, n\u00eb form\u00ebn lakuriq, thuase gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb kaluan deri at\u00ebher\u00eb dukeshin si mashtrim; thuase kan\u00eb ardhur nga nj\u00eb dubioz\u00eb e shpirtit te err\u00ebsuar t\u00eb nj\u00eb kohe q\u00eb ka shkuar shum\u00eb her\u00ebt, e q\u00eb un\u00eb isha deshimtar.<br \/>\nKorzoja zgjatej nga kthesa p\u00ebr tregun e gjelb\u00ebrt te Sht\u00ebpia e Mallrave e deri te Shkolla &#8220;Vuk Karaxhi\u00e7&#8221; dhe prapa&#8230;<\/p>\n<p>Isha n\u00eb shkoll\u00ebn fillore n\u00eb klas\u00ebt e ulta, qyteti e kishte rrug\u00ebn kryesore t\u00eb mbuluar me kub\u00ebza 10X10 cm. N\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb ishin shitoret nj\u00ebkat\u00ebshe dhe e vetmja nd\u00ebrtes\u00eb dykat\u00ebshe me terac\u00eb q\u00eb ishte e &#8220;16 Nentorit &#8220;, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn punonte xha Ismajli. Parku nj qendjr kishte plot trjndafila. Gjat\u00eb dit\u00ebs aty- k\u00ebtu kalonte ndonj\u00eb fiq\u00eb, Skod\u00eb, ose ndonje &#8220;PZ&#8221;. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs tek te rinjt\u00eb vlonin idet\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitje p\u00ebr t\u00eb dalur n\u00eb korzo n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes. N\u00eb sht\u00ebpia vajzat e reja shk\u00ebmbenin mendimet si do t\u00eb vishen, me k\u00ebnd do t\u00eb dalin, bile programonin edhe gjestet q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. N\u00eb mod\u00eb n\u00eb vitet \u201870 ishin fustanat &#8220;tergall&#8221; me falte, jelek\u00ebt pa krah\u00eb, flok\u00ebt me llokma, e vajzat me flok\u00eb te gjat\u00eb b\u00ebnin g\u00ebrshetat \u00e7ifte. Meshkujt mbathnin k\u00ebpuc\u00ebt &#8220;shpic&#8221;, pantolet qe ishin t\u00eb ngushta n\u00eb gjunj\u00eb te gjera te nyja e shput\u00ebs q\u00eb i quanin &#8220;zvonarka&#8221;, nd\u00ebrsa mbanin flok\u00ebt e gjata si lojtari i Man\u00e7esterit, Xhorxh Best. N\u00eb k\u00ebto vite nuk kishte farmerka q\u00eb i sillnin rom\u00ebt nga Trieshta, pos disave q\u00eb kishin standart ekonomik t\u00eb lart\u00eb dhe ishin f\u00ebmij\u00ebt e ndonj\u00eb funksioneri n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesat skaj rrug\u00ebs ishin trekat\u00ebshe, ku n\u00eb katin e par\u00eb ishin shitore, nd\u00ebrsa n\u00eb korridore ne f\u00ebmij\u00ebt shpesh, n\u00eb koh\u00ebn e korzos, kontaktonim t\u00eb rinjt\u00eb duke u puthur n\u00ebn hijen e territ pasi kishin fikur dritat e korridorit. <\/p>\n<p>Kioskat n\u00eb qend\u00ebr ku punonte Ahmet \u201cNepa\u201d dhe shitorja para gjyqit ku Borku shiste ranxhada n\u00eb vitin 1965. Disa t\u00eb moshuar q\u00eb nuk dinin rregullat e korzos kalonin n\u00ebp\u00ebrmes turm\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve, nd\u00ebrsa ne q\u00eb v\u00ebshtronim \u00e7uditeshim me naivitetin e tyre. Ne, f\u00ebmij\u00ebt, kur dilnim n\u00eb korzo, nga kurreshjta shikonim p\u00ebr dritare t\u00eb dhomave t\u00eb internatit, q\u00eb ishte nj\u00ebkat\u00ebsh, se \u00e7ka po b\u00ebjn\u00eb brenda banor\u00ebt e internatit.<br \/>\nLumi \u201cDobrusha\u201d at\u00ebher\u00eb e kishte ujin e past\u00ebr. Nuk kishte arom\u00eb fekalesh. N\u00eb jet\u00ebn e gilanasve t\u00eb rinj \u00e7do gj\u00eb ishte ekologjike: natyra, lumi, shpirti, dashuria\u2026<\/p>\n<p>Ah, kur koh\u00eb pas kohe m\u00eb hapen \u2018fiokat\u2019 e kujtimeve n\u00ebp\u00ebr kohrat me er\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00eb trurin e vog\u00ebl dhe n\u00eb syt\u00eb e gjelb\u00ebrt jetojn\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb nuk ishin lojtar\u00eb t\u00eb senzacioneve si sot! Para syve m\u00eb dalin: Skenderi &#8220;Karakasi&#8221;, q\u00eb e quanin \u2018Belmondo\u2019, Ali Klaiqi, Zvonku, Miqa &#8211; barantoristt q\u00eb ishte bukurosh, Sebushi i Derem\u00ebhall\u00ebs, Zijadini i m\u00ebhall\u00ebs sime, Musi i Ahmet \u2018Nep\u00ebs\u2019, Rela Neshiq, Qapa. Kemali b\u00ebnte shaka me Aliun dhe Musin, Sebushin e kishin xhoker! K\u00ebta si mohikan q\u00ebndronin te ura e Masketarit q\u00eb kishte an\u00ebsoret nga druri e pastaj nga metali, ku mb\u00ebshteteshin dhe hedhnin v\u00ebshtrimet n\u00eb vajzat e bukura.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman\u2026!<\/p>\n<p>N\u00eb vitet &#8217;70 &#8211; &#8217;80 nuk kishte ndarje nacionale, piktor\u00ebt e jet\u00ebs q\u00eb ngjyrosnin korzon me ngjyra politike kishin vdekur m\u00eb her\u00ebt. Zakonisht, deri ne vitet e &#8217;70 t\u00eb rinjt\u00eb sh\u00ebtiteshin n\u00eb grupe nga 4-5, ashtu si ishin marr vesh n\u00eb dhomat e sht\u00ebpis\u00eb. Telefona pak kishte n\u00eb sht\u00ebpia. Kontaktet b\u00ebheshin n\u00eb prag t\u00eb der\u00ebs ose n\u00eb penxheret e hapura me pamje kah rruga, q\u00eb kishin nga nje tel vertikal ne te dy anet. <\/p>\n<p>Korzoja ishte vendi i dashuri\u00e7kave t\u00eb m\u00ebshefta, ku ndahej ndonj\u00eb fjal\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, ndonj\u00eb shikim shigjetues, ndonj\u00eb buz\u00ebqeshje magjike, ose nj\u00eb shtr\u00ebngim dore me sekonda m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Tregimi im p\u00ebr korzon ishte biografia e shkurt\u00ebr e rinis\u00eb n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes. Korzoja zhvillohej prej internatit t\u00eb vjet\u00ebr deri te kooperativa e berber\u00ebve. Ju kujtohet lokali i berb\u00ebreve dikur, aty punonin disa berber\u00eb, nj\u00ebri prej tyre pati vdekur gjat\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2002 n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kishin shk\u00ebmbyer emocione m\u00eb shum\u00eb tregonin nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke vazhduar korzon deri te &#8220;Borova&#8221; e vjet\u00ebr q\u00eb gjendej mbi shkoll\u00ebn&#8221;Vuk Karaxhiq&#8221;, nd\u00ebrsa posht\u00eb deri te &#8220;Jadran Perasti&#8221; n\u00eb lakun p\u00ebr tregun e gjelb\u00ebrt. Gjat\u00eb shetitjes, ata q\u00eb mb\u00ebshteteshin p\u00ebr trungjet e blir\u00ebve u l\u00ebshonin ndonj\u00eb fjal\u00eb vajzave me u tregue se edhe ata jan\u00eb k\u00ebtu! Disa t\u00eb rinj\u00eb, gjat\u00eb ecjes, p\u00ebrdornin fara q\u00eb i shiste xha Rexhepi, i njohur si &#8220;Entereja&#8221; dhe disa rom\u00eb q\u00eb p\u00ebrdornin gotat e vogla p\u00ebr matje. Gurgushka shiste ndonj\u00eb dardh\u00eb t\u00eb kuqe, ose leblebia. <\/p>\n<p>Shoqet e ngushta shkonin te \u00ebmbeltorja e Qoses skaj lumit &#8220;Dobrusha&#8221; me ngr\u00ebn\u00eb shampite, tollumba, ata q\u00eb kishin kaluar dark\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi merrnin ndonj\u00eb burek dhe boz\u00eb. Jelena q\u00eb e kishte n\u00eb\u00ebn\u00ebn, Veren, farmaciste ishte shum\u00eb e bukur, e bukur ishte edhe Nedretja. Kumrija dhe Sanija ishin shum\u00eb t\u00eb bukuara, nj\u00ebra bjondin\u00eb, tejtra zeshkane me flok\u00ebt e gjata. M\u00eb her\u00ebt, Kara-Fatimja ishte bukuroshja e qytetit, Ganimetja ishte atraktive, Nazmija dhe Kadrija nuk ua l\u00ebshonin rrug\u00ebn e bukuris\u00eb. K\u00ebto t\u00eb fundit i mbaj mend sepse ne f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebhall\u00ebs sime luanim rolin e postierit p\u00ebr bekrit\u00eb e m\u00ebhall\u00ebs.<\/p>\n<p>Blir\u00ebt l\u00ebshonin arom\u00eb, receptor\u00ebt e hund\u00ebs akumulonn arom\u00ebn e blirit. Lata lustronte k\u00ebpuc\u00ebt e bekrive t\u00eb Gilanit. Disa imitonin vagabond\u00ebt e Milanos, duke shikuar reklamat e filmave q\u00eb do t\u00eb luanin. Disa n\u00eb xhamin e reklameve b\u00ebheshin imitator\u00eb duke shikuar femrat e bukuara p\u00ebrmes xhamit. \u201cKaramurati\u201d , \u201cBidai\u201d, \u201cVallteri mbron Sarajev\u00ebn\u201d kishin shum\u00eb shikues. Prej or\u00ebs 20 dhe 22 shkonin ata q\u00eb emocionet m\u00eb her\u00ebt i kishin shk\u00ebmbyer, zakonisht shkonin n\u00eb lozh\u00eb ose n\u00eb balkon p\u00ebr ndonj\u00eb puthje ose l\u00ebvizje dore n\u00eb vendet jo t\u00eb p\u00eblqyera.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman&#8230;!<\/p>\n<p>Trotuari ku zhvillohej korzoja ishte me pllaka katrore q\u00eb kishin vija horizontale. Ne f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl ndonj\u00ebher\u00eb ishim zerzek, duke ia ngritur fustanin ndonj\u00eb bukurosheje, p\u00ebr \u00e7ka fitonim ndonj\u00eb sharje. Ne nuk m\u00ebrziteshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. K\u00ebto gjeste ndonj\u00eb her\u00eb i b\u00ebnim me kok\u00ebn ton\u00eb, ndonj\u00eb her\u00eb k\u00ebto na imponin t\u00eb rriturit.<\/p>\n<p>Un\u00eb deri n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme \u00e7do dit\u00eb vizitoja korzon, zakonisht isha me shok\u00ebt dhe shoqet e rrug\u00ebs sime, me ato t\u00eb klas\u00ebs nuk kisha dalur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka pasur ndarje n\u00eb mes gjinive, as ndarja nacionale, at\u00ebhere qyteti kishte 12000 deri n\u00eb 32000 banor\u00eb, gjith\u00eb e dinim nga cila familje ishte nj\u00eb fem\u00ebr. Koh\u00eb pas kohe vinin bukuroshet nga Mostari, Tuzla, Sarajeva, Shkupi. Ato sillnin freski n\u00eb bebzat tona, sillnin erupcion n\u00eb emocionet tona, dukeshin p\u00ebr ne me t\u00eb avansuara.<\/p>\n<p>Zijadini, Agimi, Kena ishin shmeker.<br \/>\nRom\u00ebt kur dilnin n\u00eb korzo formonin grupe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ishin m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme, p\u00ebrdornin m\u00eb tep\u00ebr kozmetik\u00eb p\u00ebr fytyr\u00eb q\u00eb n\u00ebn hijen e h\u00ebn\u00ebs dukeshin si far\u00ebt e automobilave. Disa q\u00ebndronin n\u00eb rrethojat aty n\u00eb qend\u00ebr e me kitar\u00eb b\u00ebnin muzik\u00eb. <\/p>\n<p>Ne shikonim dhe pritnim t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb korzoja sot, se duhet vjedhur lule bliri p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb sht\u00ebpi. Jelena q\u00eb kishte banes\u00ebn n\u00ebn xhami q\u00ebndronte koh\u00eb pas kohe n\u00eb dritare. Lila dhe Jelena, kjo e fundit banonte n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn time, ishin me veshje arristokrate, nd\u00ebrsa z\u00ebri i Fatimes t\u00eb Medinag\u00ebve d\u00ebgjohej n\u00eb ndonj\u00eb radio nga ballkoni duke k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebn &#8220;Alishimi&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>\/Autor i rr\u00ebfimit: Dr. Shevqet Mehmeti\/<br \/>\n\/Redaktor p\u00ebr shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku\/Kohapress<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korzoja e qytetit, djemt\u00eb dhe vajzat at\u00ebher\u00eb &#8211; stili i veshjes, takimet, puthjet e fshehta&#8230; N\u00eb jet\u00ebn e gilanasve t\u00eb rinj \u00e7do gj\u00eb ishte ekologjike: natyra, lumi, shpirti, dashuria\u2026 Gjilani dikur &#8211; kthimi n\u00eb koh\u00eb Ah Gilan, ah zaman, kujtimet nga korzoja e qytetit t\u00eb Gjilanit \/ Pjesa e par\u00eb\/ Ecje n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb &#8211; gjurm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42948,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-42947","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42947\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}