{"id":43098,"date":"2019-09-13T18:51:42","date_gmt":"2019-09-13T18:51:42","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=43098"},"modified":"2019-09-13T18:51:42","modified_gmt":"2019-09-13T18:51:42","slug":"ne-zgjedhjet-e-6-tetorit-votohet-vetem-me-dokumente-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-zgjedhjet-e-6-tetorit-votohet-vetem-me-dokumente-te-kosoves\/","title":{"rendered":"N\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit votohet vet\u00ebm me dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruar nga Lista Serbe, me t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshtohej udh\u00ebzimi i l\u00ebshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas t\u00eb cilit, votim i vlefsh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb 6 tetorit, konsiderohet vet\u00ebm ai q\u00eb realizohet p\u00ebrmes dokumenteve identifikuese t\u00eb l\u00ebshuara nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbledhjen e Panelit Zgjedhor p\u00ebr Ankesa e Parashtresa.<\/p>\n<p>Kryesuesi i Sekretariatit n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mul Desku tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se apeli i List\u00ebs Serbe \u00ebsht\u00eb refuzuar.<\/p>\n<p>\u201cPZAP ka vendosur q\u00eb ta refuzoj apelin e List\u00ebs Serbe si t\u00eb pabazuar, pasi q\u00eb ka vler\u00ebsuar se udh\u00ebzimi i KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm\u201d, tha Desku.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos ata t\u00eb List\u00ebs Serbe, e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim, pasi q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e kaluara \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore, posedojn\u00eb dokumente identifikuese, let\u00ebrnjoftime, t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Lista Serbe, subjekt ky politik q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale ka fituar bindsh\u00ebm n\u00eb raport me partit\u00eb rivale nga komuniteti serb, e konsideron udh\u00ebzimin e KQZ-s\u00eb si t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe, Igor Simiq, tha p\u00ebr agjencin\u00eb serbe t\u00eb lajmeve, Tanjug, se \u201cudh\u00ebzimi i KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm\u201d dhe se, sipas tij, ai p\u00ebrb\u00ebn edhe shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i komunitetit malazez n\u00eb Kosov\u00eb, Sllobodan Vuji\u00e7iq, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Malazez\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb reagimi e ka kund\u00ebrshtuar udh\u00ebzimin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u2019ua marr\u00ebsh t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt gjenden n\u00eb list\u00ebn zgjedhore, \u00ebsht\u00eb shkelja m\u00eb e ashp\u00ebr e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe pik\u00ebrisht e Ligjit mbi zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb akt diskriminues jan\u00eb goditur 20.000 malazias, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zhvendosur\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim p\u00ebr miratimin e Udh\u00ebzimit p\u00ebr Komisionet Komunale t\u00eb Zgjedhjeve dhe K\u00ebshillat e Vendvotimit lidhur me dokumentet p\u00ebr identifikimin e votuesve n\u00eb vendvotim n\u00eb zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, 6 tetor 2019.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se KQZ-ja ka nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebrmes s\u00eb cilit i udh\u00ebzon Komisionet Komunale t\u00eb Zgjedhjeve dhe k\u00ebshillat e vendvotimeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs se cilat jan\u00eb dokumentet e vlefshme p\u00ebr identifikimin e votuesve n\u00eb vendvotim, n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve m\u00eb 6 tetor.<\/p>\n<p>\u201cPra, dokument i vlefsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dokumenti i cili \u00ebsht\u00eb i n\u00ebnshkruar nga organet kompetente t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij udh\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb heqja e \u00e7do dileme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shkak t\u00eb paqart\u00ebsive q\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00eb proceset e kaluara zgjedhore si dhe tregon kujdesin e Komisionit Qendror Zgjedhor p\u00ebr sigurimin e integritetit t\u00eb procesit zgjedhor\u201d, thot\u00eb Valmir Elezi.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij udh\u00ebzimi, dokument i vlefsh\u00ebm i votimit konsiderohen t\u00eb gjitha dokumentet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 i parasheh neni 90 i Ligjit mbi Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka reaguar edhe K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave e t\u00eb Lirive t\u00eb Njeriut n\u00eb Prishtin\u00eb i cili ka monitoruar kat\u00ebr pal\u00eb zgjedhje n\u00eb Kosov\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs. Ky K\u00ebshill e p\u00ebrkrah udh\u00ebzimin e KQZ-s\u00eb, t\u00eb cilin e konsideron se \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjet n\u00eb fuqi, sikur q\u00eb me asgj\u00eb nuk i shkel t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votojn\u00eb edhe ata q\u00eb kan\u00eb dy shtet\u00ebsi e q\u00eb KMDLNj mendon se nuk duhet t\u00eb jet\u00eb ashtu dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb mohuar as votuesit e komunitetit serb, as malazias e as t\u00eb komuniteteve tjera!\u201d, theksohet n\u00eb reagimin e KMDLNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs e ka dyshtet\u00ebsin\u00eb, at\u00ebher\u00eb n\u00ebnkuptohet se \u00ebsht\u00eb i pajisur me dokumente t\u00eb identifikimit dhe t\u00eb tjera t\u00eb dy shteteve dhe se i plot\u00ebson t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr votim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs dhe i cili ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr dyshtet\u00ebsi, edhe 20 vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb pajisur me dokumentacion t\u00eb vlefsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohet se po i mohohet e drejta e vot\u00ebs p\u00ebr faktin se nuk i lejohet t\u00eb votoj\u00eb me dokumente t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka munguar vullneti dhe d\u00ebshira p\u00ebr pajisje me shtet\u00ebsi dhe dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs e q\u00eb n\u00ebnkupton se e refuzon Kosov\u00ebn si shtet\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e KMDLNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, ky K\u00ebshill e konsideron t\u00eb drejt\u00eb vendimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht udh\u00ebzimin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb caktuara p\u00ebr dat\u00ebn 6 tetor, pasuan dor\u00ebheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e tij kishte pasuar ftes\u00ebn nga Gjykata Speciale e Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, ku Haradinaj ishte ftuar p\u00ebr t\u2019u intervistuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dyshuarit p\u00ebr krime lufte. M\u00eb pas, Kuvendi i Kosov\u00ebs kishte miratuar mocionin e shp\u00ebrndarjes, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb ligjore presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i q\u00eb t\u2019i shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, p\u00ebr dat\u00ebn 6 tetor.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka 120 ul\u00ebse, prej t\u00eb cilave 20 jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht 10 p\u00ebr komunitetin serb dhe 10 t\u00eb tjera p\u00ebr komunitetet joserbe.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 25 subjekte politike t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore p\u00ebr t\u00eb siguruar ul\u00ebse n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e ardhshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga subjektet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetin serb, n\u00eb zgjedhje do t\u00eb marrin pjes\u00eb: Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, koalicioni \u201cLiria\u201d , si dhe Lista Serbe.<\/p>\n<p>Sipas list\u00ebs preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, numri i qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit \u00ebsht\u00eb 1.972.466.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruar nga Lista Serbe, me t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshtohej udh\u00ebzimi i l\u00ebshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas t\u00eb cilit, votim i vlefsh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb 6 tetorit, konsiderohet vet\u00ebm ai q\u00eb realizohet p\u00ebrmes dokumenteve identifikuese t\u00eb l\u00ebshuara nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42023,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-43098","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}