{"id":43139,"date":"2019-09-14T09:34:59","date_gmt":"2019-09-14T09:34:59","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=43139"},"modified":"2019-09-14T09:34:59","modified_gmt":"2019-09-14T09:34:59","slug":"raporti-skandaloz-i-zyres-per-presheve-bujanoc-dhe-medvegje-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/raporti-skandaloz-i-zyres-per-presheve-bujanoc-dhe-medvegje-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Raporti skandaloz i Zyr\u00ebs p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>Raporti 6 mujor i cili mbulon periudh\u00ebn janar-qershor t\u00eb aktiviteteve (pasivitetit) n\u00eb Zyr\u00ebn p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb p\u00ebr vitin 2019-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb skandaloz, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se skandaloz. Mund t\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka ve\u00e7 raport jo. Nuk e di me \u00e7far\u00eb (pa) p\u00ebrgjegj\u00ebsie dikush pranon t\u00eb angazhohet n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e njeh as 0.01 %!.<br \/>\nShkruan: Fikri Mehmeti<\/p>\n<p>Normale do t\u00eb ishte n\u00ebse je pjes\u00eb e qytetar\u00ebve Luginas n\u00eb Kosov\u00eb, e njeh pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb problemeve me t\u00eb cilat ballafaqohet ky komunitet, dhe i plot\u00ebson kriteret e pranohesh n\u00eb menaxhimin e Zyr\u00ebs p\u00ebr Preshev\u00eb,Bujanoc dhe Medvegj\u00eb por, kur nuk njeh asgj\u00eb, je krejt n\u00eb teren t\u00eb panjohur, padyshim se nuk mund t\u00eb arrish kurfar\u00eb suksesi si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb prezentuar n\u00eb \u201craport\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse e lexoni \u201craportin\u201d do t\u00eb zhg\u00ebnjeheni p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja. Ve\u00e7 tjerash, \u201craporti\u201d fillon me \u201cangazhimin\u201d p\u00ebr tu informuar se deri ku ka arritur procesi (puna e angazhimi i tjet\u00ebr kujt n\u00eb vend q\u00eb Koordinatori i ZPMB ti printe k\u00ebtij procesi) lidhur me Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr lejeq\u00ebndrim n\u00eb Kosov\u00eb, dhe nuk jep asnj\u00eb informacion lidhur me kriteret e reja sepse nuk din, \u00ebsht\u00eb n\u00eb terr informativ sepse nuk ka kontribuar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim por, jep informacione vet\u00ebm aq sa qytetar\u00ebt mund t\u00eb informohen n\u00eb sportelin e \u201cZyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb huaj\u201d, ose nga sigurimi q\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr mbar\u00ebvajtje, dhe rroga e t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb sa e Koordinatorit t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit.<\/p>\n<p>\u201cRaporti\u201d i till\u00eb \u00ebsht\u00eb skandaloz edhe p\u00ebr nj\u00eb fakt tjet\u00ebr interesant, Lutfi Haziri \u201cnuk ka mundur\u201d t\u00eb e gjeje asnj\u00eb luginas q\u00eb do ti p\u00ebrfaq\u00ebsonte me dinjitet por, e ka vendosur dik\u00eb q\u00eb nuk e njeh aspak kauz\u00ebn e luginasve, nuk \u00ebsht\u00eb nga lugina dhe nuk ka kurfar\u00eb lidhje me lugin\u00eb, edhe pse kjo Zyr\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur vet\u00ebm p\u00ebr luginas, nuk e di me \u00e7far\u00eb t\u00eb drejte nj\u00eb qytetar\u00eb nga Gjilani vendoset aty?<\/p>\n<p>Ky \u201craport\u201d askund nuk p\u00ebrmend evidentim t\u00eb problemeve, dalje n\u00eb teren e takim me qytetar\u00eb luginas prej af\u00ebr, p\u00ebr ti d\u00ebgjuar hallet e problemet me t\u00eb cilat ballafaqohen \u00e7do dit\u00eb. Nuk p\u00ebrmendet asnj\u00eb vet\u00ebiniciativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar si institucion i luginas\u00ebve me Universitetin Publik \u201cKadri Zeka\u201d, dhe t\u00eb njoftohet p\u00ebr gjendjen dhe kushtet ekonomike, sociale, arsimore n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb komuniteti luginas n\u00eb Gjilan, dhe k\u00ebrkesat e tyre ti delegoje n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, i cili ka shum\u00eb fjal\u00eb e aspak pun\u00eb p\u00ebr Lugin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrmendet ndonj\u00eb takim me policin\u00eb p\u00ebr ti njoftuar e rifreskuar me shifra se sa qytetar\u00eb mund ti hasin pa dokumente identifikimi n\u00eb Gjilan. Nuk p\u00ebrmendet se \u00ebsht\u00eb takuar me Drejtorin e Spitalit Rajonal n\u00eb Gjilan dhe QKMF-t\u00eb e lagjeve ku jetojn\u00eb qytetar\u00ebt luginas, p\u00ebr t\u00eb gjetur mir\u00ebkuptim p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb dokumente identifikimi t\u00eb mos detyrohen ti n\u00ebnshtrohen pagesave nga t\u00eb cilat lirohen qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Askund nuk u p\u00ebrmend ndonj\u00eb takim me Ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, apo takim me Koordinatorin e Divizionit p\u00ebr Shtet\u00ebsi, Azil dhe Migracion n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme. Por as ndonj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb luginas\u00ebve. N\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u2018raport\u2019 nuk ka prezentuar ndonj\u00eb takim me kryetarin e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar v\u00ebmendje dhe investime konkrete n\u00eb lagjet ku jetojn\u00eb komuniteti luginas n\u00eb Gjilan, t\u00eb cilat tani e 19 vite nuk kan\u00eb kanalizim, uj\u00ebsjell\u00ebs, ndri\u00e7im, transport p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb moshuarit, maltretohen ver\u00eb e dim\u00ebr, si dhe nuk jan\u00eb interesuar as p\u00ebr familje t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb p\u00ebrgaditen p\u00ebr sezon\u00ebn e dimrit, e as nuk mund ti n\u00ebnshtrohen ndonj\u00eb skeme sociale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ndonj\u00eb ndihm\u00eb nga komuna. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur ndonj\u00eb marr\u00ebveshje e arritur me drejtorin e Bibliotek\u00ebs p\u00ebr ti mund\u00ebsuar regjistrim t\u00eb leht\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit student\u00ebve nga lugina, t\u00eb cil\u00ebt nuk posedojn\u00eb dokumente t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. E as ndonj\u00eb marr\u00ebveshje me Drejtorin\u00eb e Arsimit, at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale, dhe t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Publike.<\/p>\n<p>Neve jemi t\u00eb njohur me veprimtarin\u00eb dhe arsyen e hapjes s\u00eb ZPMB-s\u00eb, i kemi parasysh kompetencat dhe mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat i posedon kjo zyre por, duke u bazuar gjithnj\u00eb n\u00eb \u201craport\u201d, shihet se Koordinatori aktual t\u00eb cilit pritet ti vazhdohet edhe p\u00ebr 6 muaj kontrata n\u00eb vler\u00eb 400 \u20ac, nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb e arsyetoje pag\u00ebn e tij as 0.01 %!.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb skandal n\u00eb vete emrimi i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, ky person mund t\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsoje ndoshta Lutfi Hazirin dhe ekip\u00ebn e tij, por jo luginasit n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sepse nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Lugin\u00eb. Ne si luginas nuk kemi mbetur n\u00eb at\u00eb gjendje sa ndonj\u00eb militant partiak i Lutfi Hazirit t\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsoje n\u00eb institucione. Kemi kuadro dhe kapacitete t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ishin m\u00eb meritor\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgaditur n\u00eb krye t\u00eb ZPMB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti<\/p>\n<p><strong>ZYRA P\u00cbR PRESHEV\u00cb BUJANOC\u00cb DHE MEDVEGJ\u00cb<\/p>\n<p>Raporti i pun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor 2019<\/p>\n<p>N\u00eb pika t\u00eb shkurta do t\u2019iu paraqes raportin gjasht\u00ebmujor\u00eb 2019, t\u00eb zyr\u00ebs p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb 2019, lidhur me pun\u00ebn dhe aktivitetet q\u00eb do t\u2019i kem si zyre e q\u00eb si zyre funksionojm\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe gjasht\u00ebmujor\u00eb kemi mbajtur takime t\u00eb rregullta me Zyr\u00ebn p\u00ebr Azil dhe Migracion, MPB- Prishtin\u00eb, ku kemi diskutuar p\u00ebr qytetaret e Kosov\u00ebs Lindore dhe jam njoftuar se s\u00eb shpejti do t\u00eb hyn n\u00eb fuqi nj\u00eb Udh\u00ebzim Administrativ i cili udh\u00ebzim do t\u2019ua mund\u00ebsoj\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve pajisjen me dokumente identifikimi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm deri n\u00eb plot\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr marrjen e Shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky udh\u00ebzim Administrativ \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm tani sipas informatave q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga ministri i MPB-s\u00eb, dhe ka kaluar d\u00ebgjimet publike, po sipas zv.ministrit z. Zeka, tani jan\u00eb duke kompletuar stafin dhe zyrat p\u00ebr shkak se pritet nj\u00eb fluks i madhe i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u pajisur me dokument identifikimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi kam pasur takim me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs Lindore dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, i kam njoftuar lidhur me p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij udh\u00ebzimi administrativ i cili udh\u00ebzim ia leht\u00ebson procedurat e nxjerrjes se let\u00ebrnjoftimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm edhe pse k\u00ebta qytetar nuk kan\u00eb asnj\u00eb dokument identifikimi qoft\u00eb edhe nga shteti q\u00eb vin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe e deri m\u00eb tani n\u00eb zyre kan\u00eb qen\u00eb rreth 650 qytetar nga Kosova Lindore, Maqedonia Veriore q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjilan, ku i kam pritur dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta i kam njoftuar rreth k\u00ebtij udh\u00ebzimi administrativ, i cili udh\u00ebzim si\u00e7 e ceka m\u00eb lart b\u00ebn\u00eb leht\u00ebsir\u00ebn e procedurave p\u00ebr t\u2019u pajisur me let\u00ebrnjoftim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm apo t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm<\/strong>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti 6 mujor i cili mbulon periudh\u00ebn janar-qershor t\u00eb aktiviteteve (pasivitetit) n\u00eb Zyr\u00ebn p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb p\u00ebr vitin 2019-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb skandaloz, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se skandaloz. Mund t\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka ve\u00e7 raport jo. Nuk e di me \u00e7far\u00eb (pa) p\u00ebrgjegj\u00ebsie dikush pranon t\u00eb angazhohet n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e njeh as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-43139","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}