{"id":43748,"date":"2019-09-21T06:59:58","date_gmt":"2019-09-21T06:59:58","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=43748"},"modified":"2019-09-21T06:59:58","modified_gmt":"2019-09-21T06:59:58","slug":"partite-shmangin-shifrat-per-hapjen-e-vendeve-te-reja-te-punes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/partite-shmangin-shifrat-per-hapjen-e-vendeve-te-reja-te-punes\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb shmangin shifrat p\u00ebr hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Hapja e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga premtimet kryesore t\u00eb partive politike n\u00eb prag t\u00eb nisjes se fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr dallim nga premtimet parazgjedhore nga proceset e kaluara, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, asnj\u00eb nga partit\u00eb politike nuk po jep shifra t\u00eb pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb partive kryesore q\u00eb garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ulet p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb projekteve publike, por edhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb sektorit privat, konkretisht industris\u00eb prodhuese.<\/p>\n<p>Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se shkalla e pun\u00ebsimit do t\u00eb rritet p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb projekteve strategjike, si\u00e7 p\u00ebrmend ai, projektin e Gazsjell\u00ebsit, kompleksin turistik Brezovica, projektet n\u00eb energji dhe nga ristrukturimi i kombinatit metalurgjik \u201cTrep\u00e7a\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre projekteve, Hamza thot\u00eb se fokus i ve\u00e7ant\u00eb do t\u2019i kushtohet mb\u00ebshtetjes s\u00eb sektorit privat, deri te subvencionimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe normave t\u00eb kredive p\u00ebr sektorin e prodhimit.<\/p>\n<p>\u201cVazhdimi i reformave n\u00eb politikat fiskale, jo ngarkesa t\u00eb reja, jo tatime t\u00eb reja, bartja e Tatimit t\u00eb Vler\u00ebs s\u00eb Shtuar (TVSH) n\u00eb brendi e cila do t\u00eb rrit\u00eb likuiditetin e biznesit dhe do t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb koston e biznesit. Eliminimin e tatimit t\u00eb dogan\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha imputet q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb proces t\u00eb prodhimit. Subvencionimin e normave t\u00eb interesit p\u00ebr kredi q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr prodhim me q\u00ebllim t\u00eb eksportit, zvog\u00eblimin e informalitetit, krijimin e fondit p\u00ebr pun\u00ebsim, ku \u00e7do vend i ri i pun\u00ebs do t\u00eb subvencionohet\u201d, thekson Hamza.<\/p>\n<p>Kurse, programi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs ofron zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e uljes s\u00eb papun\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes, si\u00e7 thuhet, ekonomis\u00eb konkurruese me nj\u00eb sektor privat dinamik q\u00eb krijon vende pune t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Avdullah Hoti thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se LDK-ja ka p\u00ebr synim t\u00eb nis\u00eb me mbledhjen e TVSH-s\u00eb brenda vendit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rritet likuiditeti i bizneseve. Po ashtu, sipas tij, do t\u00eb hiqen monopolet, do t\u00eb dyfishohen subvencionet p\u00ebr bujq\u00ebsi, p\u00ebr biznese inovative e eksportuese dhe do t\u00eb mb\u00ebshteten bizneset q\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb t\u00eb diplomuarit dhe grat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme nga shteti p\u00ebr bujq\u00ebsi moderne dhe siguri ushqimore sipas standardeve evropiane, nj\u00eb ekonomi me furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me energji dhe nj\u00eb vend ku ruhet ambienti p\u00ebr gjenerat\u00ebn e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb ekonomi e till\u00eb mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb konkurrenc\u00ebs globale, si dhe t\u00eb jet\u00eb e gatshme p\u00ebr integrim n\u00eb tregun e madh t\u00eb BE-s\u00eb. Programi qeveris\u00ebs i LDK-s\u00eb ofron p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje\u201d, thot\u00eb Hoti p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb koalicion me Partin\u00eb Socialdemokrate, premtojn\u00eb se do t\u00eb zbusin shkall\u00ebn e papun\u00ebsis\u00eb, konkretisht p\u00ebrmes projekteve t\u00eb filluara m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Gazmend Abrashi, nga ky koalicion, si projekte eventuale q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb hapjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebrmend fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, investimet n\u00eb kompleksin \u201cTrep\u00e7a\u201d, n\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Ai thot\u00eb se edhe mb\u00ebshtetja e sektorit privat nuk do t\u00eb mungoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLigjin q\u00eb e kemi parapar\u00eb, parasheh q\u00eb TVSH-ja mos t\u00eb paguhet n\u00eb kufi, por t\u00eb mblidhet var\u00ebsisht prej metod\u00ebs dhe form\u00ebs si shitet n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs. Sektori i teknologjis\u00eb informative (IT-s\u00eb) \u00ebsht\u00eb sektori ku shohim mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb p\u00ebr shkak se sh\u00ebnimet tregojn\u00eb se eksportuesi m\u00eb i madh ka qen\u00eb sektorin i IT-s\u00eb, kemi shitur t\u00eb ashtuquajturin mendje ose intelekt\u201d, shprehet Abrashi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje thot\u00eb se n\u00eb planin ekonomik, synim kryesor ka luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.<\/p>\n<p>Arb\u00ebrie Nagavci nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje thot\u00eb se luftimi i k\u00ebtyre dukurive automatikisht do rris\u00eb shkall\u00ebn e pun\u00ebsimit. Sipas saj, me luftimin e korrupsionit hapen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zhvillimin e p\u00ebrgjithshme ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb, Nagavci thot\u00eb do t\u2019i kushtohet krijimit t\u00eb kushteve p\u00ebr inkuadrimin n\u00eb biznes t\u00eb t\u00eb rinjve, dh\u00ebnien e bursave p\u00ebr vajzat q\u00eb studiojn\u00eb dhe p\u00ebrkrahje t\u00eb familjeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb asistenc\u00eb sociale.<\/p>\n<p>\u201cLuftimi i krimit dhe korrupsionit, ofrimi i mund\u00ebsive t\u00eb barabarta bazuar n\u00eb kritere dhe profesionaliz\u00ebm, do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik. Dhe zhvillimi ekonomik vetvetiu do t\u00eb sjell edhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes socio -ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Nagavaci.<\/p>\n<p>Kurse Sk\u00ebnder Re\u00e7ica, nga Nisma Socialdemokrate, parti kjo n\u00eb koalicion me Aleanc\u00ebn Kosova e Re dhe Partin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, thot\u00eb se shkalla e papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb dhe kjo do t\u00eb zbutet p\u00ebrmes projekteve nacionale q\u00eb do t\u00eb zbatoj\u00eb ky koalicion n\u00eb rast t\u00eb marrjes s\u00eb pushtetit. Ai thot\u00eb se prioritet do t\u2019u kushtohet personave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb zyrat e pun\u00ebsimit, e q\u00eb sipas tij, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 110 mij\u00eb pun\u00ebk\u00ebrkues.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne kemi programe t\u00eb ve\u00e7anta, masa aktive t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs, aft\u00ebsimi dhe riaft\u00ebsimi profesional i tyre, ndryshimi i klim\u00ebs s\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes m\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb zhvillim ekonomik m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb planprogramin ton\u00eb e kemi bujq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i jepet prioritet dhe ekonomis\u00eb prodhuese. Kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb kontingjentin aktual t\u00eb papun\u00ebve t\u2019i akomodojm\u00eb\u201d, thekson Re\u00e7ica.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb nivel vendi n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb 25.3 p\u00ebr qind. Niveli i papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb te grat\u00eb me mbi 32 p\u00ebr qind, krahasuar me burrat q\u00eb sillet n\u00eb rreth 23 p\u00ebr qind. Kurse, shkalla m\u00eb e theksuar e papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb te grup-moshat 15-24 vje\u00e7 me rreth 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapja e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga premtimet kryesore t\u00eb partive politike n\u00eb prag t\u00eb nisjes se fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit. Por, p\u00ebr dallim nga premtimet parazgjedhore nga proceset e kaluara, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, asnj\u00eb nga partit\u00eb politike nuk po jep shifra t\u00eb pun\u00ebsimit. Sipas kandidat\u00ebve p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43749,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-43748","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}