{"id":43816,"date":"2019-09-21T16:49:29","date_gmt":"2019-09-21T16:49:29","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=43816"},"modified":"2019-09-21T16:49:29","modified_gmt":"2019-09-21T16:49:29","slug":"partite-politike-ndryshimi-i-kufirit-ide-qe-nuk-negociohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/partite-politike-ndryshimi-i-kufirit-ide-qe-nuk-negociohet\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb politike: Ndryshimi i kufirit, ide q\u00eb nuk negociohet"},"content":{"rendered":"<p>Partit\u00eb politike, t\u00eb cilat po garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb, thon\u00eb se dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, por asnj\u00ebra nga to nuk do ta marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb iden\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si opsion i zgjidhjes s\u00eb kontestit nd\u00ebrmjet dy vendeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, shumica e k\u00ebtyre partive thon\u00eb se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb shprehur edhe me her\u00ebt q\u00ebndrime t\u00eb qarta se jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj ideje dhe se, sipas tyre, k\u00ebto q\u00ebndrime nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb edhe n\u00ebse e marrin pushtetin p\u00ebr t\u00eb qeverisur me vendin.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri n\u00eb largim i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj, n\u00ebnkryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb q\u00eb subjekti politik t\u00eb cilit i takon, do t\u00eb angazhohet p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur interesat strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb me Serbin\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara. Nd\u00ebrkaq, sipas tij, p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufirit nuk do t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb flitet fare.<\/p>\n<p>\u201cNe mendojm\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbyllet shtet-nd\u00ebrtimi i Kosov\u00ebs brenda k\u00ebtyre kufijve dhe brenda k\u00ebtij territori. Ky \u00ebsht\u00eb pozicioni i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, ne i besojm\u00eb dialogut dhe mendojm\u00eb q\u00eb n\u00eb dialog do t\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbushim interesat dhe pritjet q\u00eb i ka Kosova. Nuk mendoj q\u00eb Kosova do ta b\u00ebj\u00eb dhe nuk do t\u00eb lejojm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb kompromis t\u00eb ri n\u00eb raport me Serbin\u00eb. Ajo se ku mund t\u00eb shp\u00ebrblehet Serbia, mund t\u00eb jet\u00eb se \u00e7far\u00eb i ofron Bashkimi Evropian, p\u00ebrmes integrimit evropian dhe jo dikush tjet\u00ebr\u201d, tha Hoxhaj.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se varianti i vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb flitet p\u00ebr kufirin, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e demarkacionit me Serbin\u00eb, si proces teknik, por vet\u00ebm pasi q\u00eb kjo e fundit ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrim refuzues karshi ides\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb kufirit ka edhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs. An\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij subjekti politik, Kujtim Shala, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nuk do ta marrin fare n\u00eb konsiderat\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu negociuar tema e ndryshimit t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Demarkacionin e kufirit e shohin vet\u00ebm si proces teknik, pas njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhequr nga LDK-ja, nuk do t\u00eb pranoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast. Kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrcaktuar, jan\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb njohur edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Nd\u00ebrkaq, procesi i demarkacionit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm proces teknik dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me territoret. Do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces, p\u00ebrmes t\u00eb cilit sh\u00ebnohet kufiri q\u00eb kemi, kufiri ekzistues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me Serbin\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet si edhe me vendet tjera\u201d, tha Shala.<\/p>\n<p>Rexhep Selimi, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb shpreh mendimin q\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore e cil\u00ebsdo qeveri n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb ruajtja e integritetit dhe sovranitetit t\u00eb vendit. Kjo sipas tij \u00ebsht\u00eb edhe detyr\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme, t\u00eb cil\u00ebn e synon L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdo lloj marr\u00ebveshje q\u00eb vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sovranitetit dhe integritetit, normalisht q\u00eb as q\u00eb duhet dikush ta mendoj\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb, ta realizoj\u00eb, ta ratifikoj\u00eb e aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ta draftoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb rendit kushtetues, t\u00eb sovranitetit dhe integritetit, pra ne nuk do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnim hapa t\u00eb till\u00eb, q\u00eb deri m\u00eb tash jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebza ose cop\u00ebza t\u00eb disa takimeve n\u00eb mes (presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim) Tha\u00e7it dhe (presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar) Vu\u00e7iqit\u201d, tha Selimi.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb itinerar i temave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kufirin nd\u00ebrmjet dy vendeve, por para s\u00eb gjithash duhet t\u00eb ket\u00eb njohje nd\u00ebrmjet tyre. Sipas tij, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ky kufi duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb dhe t\u00eb njihet prej t\u00eb dy vendeve, si dhe pastaj t\u00eb bisedohet eventualisht p\u00ebr demarkacion t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>Ahmeti Isufi, n\u00ebnkryetari Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila p\u00ebrzgjedhjet e 6 tetorit do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb koalicion me Partin\u00eb Socialdemokrate, ka th\u00ebn\u00eb se ky koalicion as q\u00eb do t\u00eb merret fare me iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e saj, nga pavar\u00ebsia q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur me 17 shkurt 2008 dhe absolutisht nuk merret me tem\u00ebn e kufijve. E vetmja tem\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merret Kosova n\u00eb dialog, sipas Qeveris\u00eb Haradinaj, \u00ebsht\u00eb njohja e Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka asnj\u00eb tem\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shtrohet. Pas njohjes q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb nga ana e Serbis\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe demarkacioni i kufirit(si proces teknik)\u201d, u shpreh Isufi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ideja p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufirit, si zgjidhje e mundshme e kontestit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb , pati dal\u00eb n\u00eb pah n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit gusht t\u00eb po atij viti, dy protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i dhe presidenti i Serbis\u00eb Alakdandar Vu\u00e7iq, n\u00eb Forumin Evropian n\u00eb Alpbach t\u00eb Austris\u00eb, pat\u00ebn elaboruar n\u00eb pika t\u00eb shkurta iden\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe ndryshimin e kufirit, e cila, m\u00eb pas, nga presidenti Tha\u00e7i u quajt si \u2018korrigjim i kufirit\u2019, nd\u00ebrkaq nga presidenti Vu\u00e7iq si \u201cp\u00ebrcaktim i kufirit nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb politike, t\u00eb cilat po garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb, thon\u00eb se dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, por asnj\u00ebra nga to nuk do ta marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb iden\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si opsion i zgjidhjes s\u00eb kontestit nd\u00ebrmjet dy vendeve. P\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43817,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-43816","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43816\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}