{"id":44052,"date":"2019-09-23T10:07:46","date_gmt":"2019-09-23T10:07:46","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=44052"},"modified":"2019-09-23T10:07:46","modified_gmt":"2019-09-23T10:07:46","slug":"te-merkuren-fillon-zyrtarisht-fushata-zgjedhore-te-merkuren-fillon-zyrtarisht-fushata-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/te-merkuren-fillon-zyrtarisht-fushata-zgjedhore-te-merkuren-fillon-zyrtarisht-fushata-zgjedhore\/","title":{"rendered":"T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn fillon zyrtarisht fushata zgjedhore T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn fillon zyrtarisht fushata zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>Fushata zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 6 tetorit zyrtarisht do t\u00eb filloj\u00eb pasnes\u00ebr, m\u00eb 25 shtator, dhe do t\u00eb zgjas\u00eb 10 dit\u00eb. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb garojn\u00eb 25 subjekte politike\/koalicione parazgjedhore.<\/p>\n<p>Numri i qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit, \u00ebsht\u00eb 1,937,868. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, KQZ ka vendosur q\u00eb numri i flet\u00ebvotimeve t\u00eb cilat do t\u00eb shtypen t\u00eb jet\u00eb 1,801,800. Kurse numri i emrave t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb larguar si t\u00eb vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve q\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga shtet\u00ebsia e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb: 46 mij\u00eb e 917.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 shtator ka filluar votimi p\u00ebrmes post\u00ebs p\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs. Votimi me post\u00eb p\u00ebrfundon m\u00eb 5 tetor.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se KQZ-ja pati vendosur q\u00eb numrat e partive politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit do t\u00eb jen\u00eb nga 111 deri n\u00eb numrin 135 e jo m\u00eb t\u00eb korrespondojn\u00eb numrat e partis\u00eb me kandidat\u00ebt, sikurse n\u00eb zgjedhjet e kaluara. Nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00ebrheqjen e shortit p\u00ebr renditje n\u00eb flet\u00ebvotim pes\u00eb partit\u00eb politike dhe koalicionet parazgjedhore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend kan\u00eb t\u00ebrhequr numrat jo t\u00eb af\u00ebrt me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka t\u00ebrhequr numrin 112 p\u00ebr t\u2019u renditur n\u00eb flet\u00ebvotim. K\u00ebshtu kjo parti do t\u00eb renditet e dyta me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka t\u00ebrhequr numrin 134 p\u00ebr t\u2019u renditur n\u00eb flet\u00ebvotim. Pra, LDK do t\u00eb renditet e parafundit n\u00eb flet\u00ebvotim.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka t\u00ebrhequr numrin 126 p\u00ebr t\u2019u renditur n\u00eb flet\u00ebvotim. LVV do t\u00eb renditet e 16-ta.<\/p>\n<p>Koalicioni AAK-PSD ka t\u00ebrhequr numrin 119 p\u00ebr t\u2019u renditur n\u00eb flet\u00ebvotim. Ky koalicion do t\u00eb renditet i n\u00ebnti n\u00eb flet\u00ebvotim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka t\u00ebrhequr numrin 122 p\u00ebr renditje n\u00eb flet\u00ebvotim. Ndryshe ky koalicion pra do t\u00eb jet\u00eb i 12-ti n\u00eb flet\u00ebvotim.<\/p>\n<p>Kryetarja e KQZ-s\u00eb, Valdete Daka, ka th\u00ebn\u00eb se institucioni q\u00eb ajo udh\u00ebheq \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr zgjedhje sipas standardeve evropiane.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb KQZ-s\u00eb dua t\u00eb garantoj t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb se KQZ mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetut\u00ebs dhe standardeve m\u00eb t\u00eb larta evropiane. Vet\u00ebm zgjedhjet e lira, fer, demokratike, pa presione jan\u00eb t\u00eb pranuara p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ftoj p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e subjekteve politike q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb Kushtetut\u00ebn, ligjet n\u00eb fuqi dhe rregullat e KQZ-s\u00eb, sepse vet\u00ebm duke u angazhuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, arrim\u00eb zgjedhje t\u00eb lira\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto zgjedhje edhe ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Philip Kosnett, ka drejtuar nj\u00eb mesazh kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet q\u00eb kan\u00eb garuar p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme q\u00eb mbahen me 6 tetor.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb Twitter, Kosnett ka th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme fillojn\u00eb me kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme fillojn\u00eb me ju. Drejt\u00ebsia rrjedh nga kandidat\u00ebt q\u00eb ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin\u201d, ka shkruar Kosnett.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur e gatshme p\u00ebrmes ekipit v\u00ebzhgues t\u00eb monitoroj\u00eb zgjedhjet nacionale t\u00eb 6 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb gjith\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Kryev\u00ebzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon-Taubadel, an\u00ebtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, tha se mb\u00ebshtesin zgjedhje transparente.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb misioni i pest\u00eb i v\u00ebzhgimit t\u00eb zgjedhjeve nga BE n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2013. Misioni yn\u00eb v\u00ebzhgon procesin zgjedhor para, gjat\u00eb dhe pas votimit m\u00eb 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb drejt mb\u00ebshtetjes s\u00eb zgjedhjeve transparente dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto zgjedhje i shoh si mund\u00ebsi shum\u00eb e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje ta demonstrojn\u00eb angazhimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr demokraci duke udh\u00ebhequr nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb besuesh\u00ebm dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Transparenca dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e plot\u00eb nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb zgjedhje mund ta p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb mir\u00ebbesimin publik n\u00eb procesin zgjedhor. Gjithashtu do t\u00eb doja t\u2019i inkurajoj njer\u00ebzit ta ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ekipi baz\u00eb prej 9 analist\u00ebsh arriti n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 7 shtator, dhe 18 v\u00ebzhgues afatgjat\u00eb u d\u00ebrguan n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb m\u00eb 15 shtator p\u00ebr t\u2019i mbuluar t\u00eb gjitha 38 komunat, thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr media. 36 v\u00ebzhgues afatshkurt\u00ebr si dhe nj\u00eb delegacion i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb do t\u2019i bashkohen misionit pak para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Gjithsej rreth 100 v\u00ebzhgues nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t\u2019i v\u00ebzhgojn\u00eb votimet dhe procesin e num\u00ebrimit m\u00eb 6 tetor.<\/p>\n<p>Edhe Institucionet t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebnshkruese t\u00eb memorandumit t\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr procesin zgjedhor (KQZ, PZAP, PSh, PK dhe KGjK). jan\u00eb shprehur t\u00eb gatshme p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Koordinatorja Nacionale p\u00ebr zgjedhje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se institucioni i Prokurorit t\u00eb Shtetit, tashm\u00eb ka caktuar p\u00ebr secil\u00ebn prokurori koordinator\u00ebt rajonal\u00eb dhe do t\u00eb angazhoj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb prokuror\u00ebve, ku do t\u00eb monitorojn\u00eb gjith\u00eb procesin zgjedhor.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb tjera, sipas njoftimit, nga t\u00eb pranishmit \u00ebsht\u00eb theksuar se vet\u00ebdijesimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr parandalimin e manipulimeve t\u00eb mundshme t\u00eb zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb m\u00ebse i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi q\u00eb n\u00eb rastet ku mund t\u00eb ket\u00eb pretendime p\u00ebr keqp\u00ebrdorime t\u00eb votave, Policia e Kosov\u00ebs dhe Prokuroria e Shtetit do t\u00eb veprojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, t\u00eb pranishmit u pajtuan q\u00eb t\u2019i b\u00ebhet ftes\u00eb t\u00eb gjitha organizatave jo qeveritare, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mediave q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb me institucionet e lartcekura, para, gjat\u00eb dhe pas procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>M\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr organizata \u201cDemokracia n\u00eb Veprim\u201d n\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb ket\u00eb 2 mij\u00eb e 500 v\u00ebzhgues.<\/p>\n<p>Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh\u00eb Ekzekutive e organizat\u00ebs FOL, e cila funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cDemokracia n\u00eb Veprim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit do t\u00eb jen\u00eb 2 mij\u00eb e 500 v\u00ebzhgues, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb njoftojn\u00eb p\u00ebr \u00e7do parregullsi.<\/p>\n<p>\u201cDNV \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt financiarisht. Do t\u00eb jen\u00eb mbi 2 mij\u00eb e 500 v\u00ebzhgues n\u00ebp\u00ebr terren, kemi edhe v\u00ebzhgues afatgjat\u00eb q\u00eb e monitorojn\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore. Numri i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, jemi n\u00eb p\u00ebrgatitjet finale, besoj q\u00eb do t\u00eb kemi mund\u00ebsit\u00eb financiare q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb realizohet sipas planit t\u00eb parapar\u00eb. DnV do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat e votimit, do t\u00eb ket\u00eb edhe ekipe mobile t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Aty ku mund t\u00eb kemi ndonj\u00eb parregullsi ku na lajm\u00ebrojn\u00eb v\u00ebzhguesit nga terreni, do t\u00eb ket\u00eb edhe call center n\u00eb Prishtin\u00eb, ku do t\u00eb jen\u00eb mbi 100 vullnetar\u00eb ku do t\u00eb pranojn\u00eb dhe do t\u00eb kontaktojn\u00eb me gjith\u00eb v\u00ebzhguesit n\u00eb terren. DnV p\u00ebrve\u00e7 monitorimit t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb fushat\u00ebs do t\u00eb monitoroj\u00eb edhe edukimin e votuesve q\u00eb e b\u00ebn KQZ, por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb mundohet t\u2019i nxit votuesit t\u00eb dalin n\u00eb zgjedhje, do t\u00eb kemi nj\u00eb lloj edukimi t\u00eb votuesve, qofshin votues t\u00eb ri, por do t\u00eb japim edhe m\u00eb shum\u00eb informata qytetar\u00ebve q\u00eb ta din\u00eb sakt\u00eb se ku kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar dit\u00ebn e zgjedhjeve me 6 tetor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ndryshe k\u00ebto zgjedhje po mbahen p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ishte ftuar nga Gjykata Speciale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fushata zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 6 tetorit zyrtarisht do t\u00eb filloj\u00eb pasnes\u00ebr, m\u00eb 25 shtator, dhe do t\u00eb zgjas\u00eb 10 dit\u00eb. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb garojn\u00eb 25 subjekte politike\/koalicione parazgjedhore. Numri i qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit, \u00ebsht\u00eb 1,937,868. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, KQZ ka vendosur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43817,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-44052","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44052\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}