{"id":44139,"date":"2019-09-24T00:01:44","date_gmt":"2019-09-24T00:01:44","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=44139"},"modified":"2019-09-24T00:01:44","modified_gmt":"2019-09-24T00:01:44","slug":"se-paku-kater-shtepi-perballen-cdo-dite-me-dhune-ne-familje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/se-paku-kater-shtepi-perballen-cdo-dite-me-dhune-ne-familje\/","title":{"rendered":"S\u00eb paku kat\u00ebr sht\u00ebpi p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb me dhun\u00eb n\u00eb familje"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, s\u00eb paku n\u00eb kat\u00ebr familje n\u00eb vend, ushtrohet dhun\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, dajak \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rreth nj\u00eb mij\u00eb familje kosovare. Nuk jan\u00eb t\u00eb rralla as rastet ku z\u00ebnkat brenda familjeve kan\u00eb p\u00ebrfunduar edhe me vrasje. Krahasuar me 2016-\u00ebn, numri i k\u00ebtyre rasteve \u00ebsht\u00eb dyfishuar. P\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje, disa her\u00eb kan\u00eb reaguar edhe ambasadori amerikan dhe ish ambasadori britanik.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi i s\u00eb shtun\u00ebs filloi me b\u00ebrtima e shuplaka n\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb fshatin Gjonaj t\u00eb Prizrenit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje u p\u00ebrfshin\u00eb tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje, vjehrri dhe nusja. Pas nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kjo e fundit iu kishte dh\u00ebn\u00eb dajak t\u00eb dy prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, duke i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr spital.<\/p>\n<p>Por, se \u00e7ka e shtyri nusen q\u00eb t\u00eb ushtronte dhun\u00eb ndaj vjehrrive t\u00eb saj ende nuk dihet. N\u00eb prokurori nuk pranojn\u00eb q\u00eb t\u00eb japin detaje rreth arsyes s\u00eb p\u00ebrleshjes, duke th\u00ebn\u00eb se rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn fillestare.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Prizrenit, Fitore Mehmeti i ka th\u00ebn\u00eb Express&#8217;it se t\u00eb pandehur\u00ebs i \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit prej nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, Prokuroria ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit. Gjykata Themelore n\u00eb Prizren, e ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb, duke i caktuar mas\u00ebn e paraburgimit prej (1) muaji ndaj t\u00eb pandehur\u00ebs B.T. Rjedhimisht, rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb hetimit, andaj p\u00ebr rrjedh\u00ebn e m\u00ebtutjeshme t\u00eb rastit do t\u00eb njoftoheni me koh\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e Mehmetit.<\/p>\n<p>Por, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm i dhun\u00ebs n\u00eb familje. Numri i k\u00ebtyre rasteve vet\u00ebm sa po shkon duke u rritur me kalimin e viteve.<\/p>\n<p>Madje, krahasuar me vitin 2016, numri i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje pothuajse \u00ebsht\u00eb dyfishuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb numrin e rasteve q\u00eb raportohen n\u00eb polici, s\u00eb paku kat\u00ebr sht\u00ebpi p\u00ebrballen me dhun\u00ebn n\u00eb familje p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas statistikave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs vet\u00ebm prej janarit e deri n\u00eb gusht jan\u00eb raportuar rreth 1 mij\u00eb raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Rajoni q\u00eb prin me num\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre rasteve, \u00ebsht\u00eb ai i Prishtin\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebse krahasohet numri i rasteve me vitet paraprake, shihet se dhuna n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit 2016, n\u00eb gjith\u00eb vendin numri i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje ishte 870, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar numri i k\u00ebtyre rasteve pothuajse \u00ebsht\u00eb dyfishuar, duke arritur k\u00ebshtu n\u00eb 1541 raste. <\/p>\n<p>E se numri i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb e tregojn\u00eb edhe k\u00ebrkesat e shumta p\u00ebr strehim n\u00ebp\u00ebr qendra. Shumica e grave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb n\u00eb familje, kan\u00eb gjetur p\u00ebrkoh\u00ebsisht strehim n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Strehimin e Grave dhe F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtoresha e k\u00ebsaj qendre, Zana Asllani, i ka th\u00ebn\u00eb Gazet\u00ebs Express se n\u00eb qendr\u00ebn q\u00eb ajo drejton aktualisht jan\u00eb t\u00eb strehuara dy raste.<\/p>\n<p>Hamiti thot\u00eb se kjo strehimore u ofron sh\u00ebrbime rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje nga Regjioni i Prishtin\u00ebs, por q\u00eb n\u00eb rast nevoje edhe nga gjith\u00eb territori i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas saj, q\u00eb nga tetori i vitit t\u00eb kaluar e deri n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, strehim n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr kan\u00eb k\u00ebrkuar 126 raste.<\/p>\n<p>\u201cStrehimorja  QMGF, pas disa sfidave q\u00eb i pati p\u00ebr 16 muaj (tetor 2016,\u2013 maj 2018 ) rifilloj pun\u00ebn n\u00eb qershor t\u00eb 2018, dhe p\u00ebr periudh\u00ebn qershor 2018 \u2013 gusht 2019 , ka strehuar 126 raste . Rregullorja e QMGF , parasheh strehimin nga 24 ore e deri ne 6 muaj, mirepo ka raste qe qendrojne me gjat\u00eb  deri n\u00eb zgjidhjen adekuate p\u00ebr ato\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e Asllanit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb rralla as rastet kur kosovar\u00ebt i p\u00ebrgjak\u00ebn duart me gjakun e familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Rasti i fundit \u00ebsht\u00eb ai i vrasjes s\u00eb 45 vje\u00e7ares nga Prizreni, Armenda Aliut. Ajo mbeti e vrar\u00eb nga 15 plumbat e sht\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj, Bajram Velija.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vrasje e ngjashme kishte ndodhur edhe n\u00eb Gjakov\u00eb para rreth nj\u00eb viti n\u00eb familjen Marku. Valbona Ndrecaj bashk\u00eb me vajz\u00ebn e saj u vran\u00eb me bresh\u00ebri plumbash kallashnikovi nga bashk\u00ebshorti i saj, Pjet\u00ebr Ndrecaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje kan\u00eb reaguar disa her\u00eb ambasadori amerikan dhe ish ambasadori britanik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ambasadori i Amerik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Philipp Kosnett, kishte th\u00ebn\u00eb se dhuna n\u00eb familje k\u00ebrkon zgjidhje shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p> \u201cVrasja tragjike n\u00eb Prizren \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb dhuna n\u00eb familje k\u00ebrkon zgjidhje shoq\u00ebrore. Institucionet duhet t\u00eb ndalin s\u00eb trajtuari k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb si nj\u00eb problem familjar, dhe duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb parandalimin dhe mbrojtjen. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me dhun\u00ebn\u201d, kishte shkruar ai n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ambasadori britanik kishte th\u00ebn\u00eb se dhuna n\u00eb familje mbetet problem dhe njoll\u00eb e turpshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo mbetet nj\u00eb problem, nj\u00eb damk\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Ky krim, dhuna seksuale n\u00eb konflikt ka qen\u00eb me q\u00ebllim, strategji p\u00ebr ta traumatizuar popullat\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrkrahjen e objektives, strategjis\u00eb p\u00ebr spastrim etnik. Fatkeq\u00ebsisht ka pas heshtje n\u00eb Kosov\u00eb dhe bot\u00eb kjo heshtje d\u00ebmton viktim\u00ebn dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi, ne kemi faj q\u00eb nuk kemi fol\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb O\u2019Connell.<\/p>\n<p>Pyetje jan\u00eb d\u00ebrguar edhe n\u00eb Sh\u00ebrbimin Korrektues t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione rreth numrit t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vuajtje t\u00eb d\u00ebnimit, n\u00eb Prokurori p\u00ebr numrin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje q\u00eb i kan\u00eb trajtuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti dhe n\u00eb Gjykata p\u00ebr vendimet mbi k\u00ebto raste, por asnj\u00eb prej k\u00ebtyre institucioneve nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sipas Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cKushdo q\u00eb e kryen dhun\u00ebn ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me q\u00ebllim t\u00eb cenimit t\u00eb dinjitetit t\u00eb personit tjet\u00ebr brenda nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje familjare, d\u00ebnohet me gjob\u00eb dhe me burgim deri n\u00eb 3 (tre) vjet.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb familje, institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb iniciuar procedurat ligjore, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb m\u00eb pas ratifikimin e Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p>Kjo Konvent\u00eb n\u00eb bot\u00eb njihet si instrumenti m\u00eb i mir\u00eb ligjor, p\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs, mbrojtjen e viktimave t\u00eb saj, kurse ndjekja penale e dhunuesve jan\u00eb bazamenti i Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p>Konventa e njeh dhun\u00ebn ndaj grave si shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe si form\u00eb diskriminimi, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shtetet kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00ebse nuk i p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur k\u00ebsaj dhune<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, s\u00eb paku n\u00eb kat\u00ebr familje n\u00eb vend, ushtrohet dhun\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, dajak \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rreth nj\u00eb mij\u00eb familje kosovare. Nuk jan\u00eb t\u00eb rralla as rastet ku z\u00ebnkat brenda familjeve kan\u00eb p\u00ebrfunduar edhe me vrasje. Krahasuar me 2016-\u00ebn, numri i k\u00ebtyre rasteve \u00ebsht\u00eb dyfishuar. P\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje, disa her\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10096,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-44139","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}