{"id":44457,"date":"2019-09-26T15:30:51","date_gmt":"2019-09-26T15:30:51","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=44457"},"modified":"2019-09-26T15:30:51","modified_gmt":"2019-09-26T15:30:51","slug":"buxheti-i-komunes-se-gjilanit-do-te-arrije-ne-afer-30-milione-deri-ne-vitin-2022","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/buxheti-i-komunes-se-gjilanit-do-te-arrije-ne-afer-30-milione-deri-ne-vitin-2022\/","title":{"rendered":"Buxheti i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb af\u00ebr 30 milion\u00eb deri n\u00eb vitin 2022"},"content":{"rendered":"<p> Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshi-Eminit, ka shqyrtuar dhe miratuar sot buxhetin p\u00ebr vitin 2020 si dhe vler\u00ebsimet e hershme p\u00ebr vitet 2021-2022, rregulloren p\u00ebr taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale, vendimin p\u00ebr themelimin e grupit punues p\u00ebr hartimin e planit vjetor t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr renovimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes Shabani n\u00eb P\u00ebrlpenic\u00eb si dhe nj\u00eb informat\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr fillimin e vitit t\u00eb ri shkollor. <\/p>\n<p>Fillimisht, n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb rreth disa projekteve konkrete si dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera q\u00eb kryesisht kishin t\u00eb b\u00ebnin me investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se punimet n\u00eb rrug\u00ebn e Kumanov\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb disa problemeve q\u00eb jan\u00eb paraqitur me rrjetin e kanalizimit, por \u00ebsht\u00eb shprehur optimist se ky problem do t\u00eb tejkalohet brenda jav\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket renovimit t\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb Bresalc, p\u00ebr nevoja t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb atjesh\u00ebm, Ismajli ka th\u00ebn\u00eb se Komuna \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb intervenoj\u00eb n\u00eb renovimin e k\u00ebsaj godine, n\u00ebse paraqitet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga k\u00ebshilli i fshatit.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, n\u00eb pyetjet tjera t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb: Ibish Ibishi, Shefik Surdulli, Enver Hajrullahu, Riza Abdyli, Nevzad Isufi, Festa Shabani, Bujar Nevzati, Arb\u00ebresh\u00eb Hyseni, Arijeta Rexhepi, Milivoje Stojanoviq, Anila Tusha, Arta Haziri-Nuhiu, Nehat Osmani, Mimoza Kadriu, Shemsedin Elezi dhe t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtor\u00ebt Naser Kor\u00e7a, Ramiz Ramadani, Nevzat Rushiti, Valbon\u00eb Tahiri, Selami Xhemajli e Sali Fazliu.               <\/p>\n<p>Kuvendi ka miratuar edhe projekt-buxhetin p\u00ebr vitin fiskal 2020, q\u00eb sipas qarkores buxhetore, do t\u00eb jet\u00eb mbi 27.5 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa deri n\u00eb vitin 2022 do t\u00eb arrij\u00eb 29.5 milion\u00eb euro. Zijadin Maliqi, drejtor p\u00ebr Financa, ka th\u00ebn\u00eb se vitin e par\u00eb buxheti do t\u00eb rritet p\u00ebr 7.7 p\u00ebr qind n\u00eb krahasim me 2019, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy vitet tjera rritja do t\u00eb jet\u00eb 3.5, p\u00ebrkat\u00ebsisht 3.7 p\u00ebr qind. <\/p>\n<p>P\u00ebr investime kapitale jan\u00eb planifikuar mbi 5 milion\u00eb euro, ose mbi 18 p\u00ebr qind e buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb mbi 5.3 milion\u00eb n\u00eb vitin 2022. T\u00eb hyrat komunale, nga viti n\u00eb vit, do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb rritje prej 4.6 \u2013 4.9 milion\u00eb euro. <\/p>\n<p>Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb planifikimin e buxhetit jan\u00eb marr\u00eb parasysh edhe k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve nga d\u00ebgjimet publike, t\u00eb cilat jan\u00eb mbajtur n\u00eb disa lokalitete, sipas nj\u00eb plani t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Komitetin p\u00ebr Politik\u00eb dhe Financa.<\/p>\n<p>Riza Abdyli (PDK) ka th\u00ebn\u00eb se planifikimi i buxhetit n\u00eb komunat e Kosov\u00ebs po b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar, sepse mjetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha po orientohen tek asfalti, n\u00eb vend se p\u00ebrpar\u00ebsi t`i jepet arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe bujq\u00ebsis\u00eb.  <\/p>\n<p>Burim Berisha (LDK) ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb planifikimin buxhetor duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb shum\u00eb prej 150 mij\u00eb euro p\u00ebr biznese t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, t\u00eb cilat do t\u00eb jepen n\u00eb form\u00eb t\u00eb granteve, <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Nevzat Isufi (VV), i cili i b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme buxhetit, ka th\u00ebn\u00eb se planifikimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si\u00e7 duhet, sepse nuk jan\u00eb parapar\u00eb mjete t\u00eb mjaftueshme te disa kategori, si p\u00ebr shembull te subvencionet. <\/p>\n<p>Ibish Ibishi (KP) tha se sh\u00ebndet\u00ebsia primare ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb investime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjerohen sh\u00ebrbimet brenda k\u00ebtij niveli, derisa Festa Shabani shtroi pyetjen n\u00ebse jan\u00eb parapar\u00eb investime n\u00eb hapjen e nj\u00eb qendre t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb familjare n\u00eb lagjen \u201cZabeli&#8230;.\u201d.  Arta Haziri-Nuhiu u interesua p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e investimeve n\u00eb hap\u00ebsirat e sektorit t\u00eb kultur\u00ebs, ku gjendja nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb.     <\/p>\n<p>Gentrit Murseli (LDK) ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb d\u00ebgjimet publike jan\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshme nga qytetar\u00ebt dhe k\u00ebrkoi t\u00eb dij\u00eb se cilat prej tyre jan\u00eb p\u00ebrfshi si prioritete n\u00eb planin buxhetor t\u00eb vitit 2020. Edhe Shefik Surdulli (PDK) tha se n\u00eb projekt-buxhet mungon lista e specifikuar e projekteve t\u00eb planifikuara.  <\/p>\n<p>Kuvendar\u00ebt e kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb shume prej 10 mij\u00eb eurove, p\u00ebr nevoja t\u00eb renovimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes Shabani n\u00eb P\u00ebrlepnic\u00eb t\u00eb Gjilanit. Drejtori p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale, Selami Xhemajli ka sqaruar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ku ka edhe persona t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai ka sqaruar se renovimi i sht\u00ebpis\u00eb do t\u00eb kryhet p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit.    <\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi, sipas rekomandimit t\u00eb MAPL-s\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb rishikimin e rregullores p\u00ebr taksa komunale, te pjesa q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrtimet, ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor ka vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me dispozitat ligjore n\u00eb fuqi. Sqarimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Sadri Arifi, sekretar i Kuvendit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vitit t\u00eb ri shkollor, sipas informat\u00ebs s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Arsimit, procesi ka filluar mir\u00eb e mbar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat, ku sivjet m\u00ebsimet i vijojn\u00eb 17.233 nx\u00ebn\u00ebs. <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, projekt-rregullorja p\u00ebr fillimin dhe mbarimin e orarit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb subjekteve afariste,  e cila me 14 vota p\u00ebr dhe 13 kund\u00ebr u hoq nga rendi i dit\u00ebs, ka ngjallur m\u00eb s\u00eb shumi debat n\u00eb Kuvend. Para nj\u00eb jave, kjo rregullore iu n\u00ebnshtrua edhe nj\u00eb d\u00ebgjimi publik, ku dallimet ishin t\u00eb dukshme.  <\/p>\n<p>Festa Shabani (PSD), k\u00ebshilltarja m\u00eb e z\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb mos e hequr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nga rendi i dit\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se nuk duhet t\u00eb pritet q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb d\u00ebgjim publik dhe t\u00eb flasin kund\u00ebr shefave t\u00eb tyre, prandaj ka k\u00ebrkuar nga an\u00ebtar\u00ebt e Kuvendit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe ta miratojn\u00eb sot k\u00ebt\u00eb rregullore, e cila p\u00ebrcakton qart\u00eb orarin e pun\u00ebs s\u00eb subjekteve afariste.           <\/p>\n<p>Valbona Tahiri, drejtoresh\u00eb e Zhvillimit Ekonomik, sikurse edhe nj\u00eb num\u00ebr i k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb  t\u00eb pezullohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht procedimi i projekt-rregullores, p\u00ebr t`i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb komisionit q\u00eb t`i analizoj\u00eb komentet dhe ankesat e t\u00eb gjitha pal\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb rregullore e cila nuk i d\u00ebmton interesat as t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe as t\u00eb bizneseve. Ajo ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb disa komuna t\u00eb tjera, ku kjo rregullore \u00ebsht\u00eb miratuar, ka probleme n\u00eb zbatimin e saj.   <\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb betimin an\u00ebtari i ri, Emrah Ismail nga komuniteti turk, i cili erdhi si z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr Renan Imam, q\u00eb ka kaluar n\u00eb sh\u00ebrbimin civil komunal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshi-Eminit, ka shqyrtuar dhe miratuar sot buxhetin p\u00ebr vitin 2020 si dhe vler\u00ebsimet e hershme p\u00ebr vitet 2021-2022, rregulloren p\u00ebr taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale, vendimin p\u00ebr themelimin e grupit punues p\u00ebr hartimin e planit vjetor t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":44429,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-44457","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44457\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}