{"id":46036,"date":"2019-10-12T10:11:51","date_gmt":"2019-10-12T10:11:51","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=46036"},"modified":"2019-10-12T10:11:51","modified_gmt":"2019-10-12T10:11:51","slug":"shqiptaret-e-gjilanit-me-rrethine-ne-mbrojtje-te-kufirit-me-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shqiptaret-e-gjilanit-me-rrethine-ne-mbrojtje-te-kufirit-me-1912\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT E GJILANIT ME RRETHIN\u00cb N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KUFIRIT M\u00cb 1912"},"content":{"rendered":"<p>Enver Sadiku<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9.jpeg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"640\" class=\"aligncenter size-full wp-image-46037\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9.jpeg 640w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9-300x300.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9-100x100.jpeg 100w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9-600x600.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9-150x150.jpeg 150w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/A47CEB5E-0B10-4AAC-AE5E-AE3F3E2AC8D9-75x75.jpeg 75w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/> <\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit e dinin se atdheu mbrohet n\u00eb kufi, andaj ata p\u00ebrkund\u00ebr se ishin t\u00eb armatosur dob\u00ebt dhe nuk kishin sa duhet municion kishin vendosur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ushtrie t\u00eb rregullt, t\u00eb organizuar mir\u00eb e t\u00eb armatosur me mjetet m\u00eb moderne luftarake t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i mobilizoj\u00eb vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb mbrojtjen e kufirit nga Armata e Tret\u00eb Serbe, n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1912 n\u00eb Hogosht kishte arritur Bajram Curri, i cili ishte takuar me parin\u00eb e fshatit.[1]<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtje t\u00eb kufirit, luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme u zhvilluan n\u00eb t\u00ebr\u00eb frontin, q\u00eb nga burimi i lumit t\u00eb Llapit dhe deri n\u00eb Bujanoc, por vatrat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb rezistenc\u00ebs ishin fshatrat Merdar n\u00eb verilindje t\u00eb Prishtin\u00ebs, Svirc\u00eb e Gjilanit dhe Novosell\u00eb e Bujanocit. N\u00eb kufi, n\u00eb rajonin e fshatit Svirc\u00eb, nga pala serbe luft\u00ebn e b\u00ebnte Brigada e Morav\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e komandonte n\u00ebnkoloneli Stevan Milovanoviq. Para tyre ndodhej edhe nj\u00ebsiti \u00e7etnik i kapedanit Bozhin Simiq, prej rreth 170 burrave[2], derisa forcat mbrojt\u00ebse udh\u00ebhiqeshin nga Idriz Seferi. N\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb Rajonin e Gollakut, Idriz Seferi kishte organizuar nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb t\u00eb shkall\u00ebzuar deri n\u00eb Gjilan, duke sulmuar pa reshtur forcat ushtarake shoviniste serbe.[3] P\u00ebr luftime t\u00eb ashpra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, njoftohej p\u00ebrmes shkres\u00ebs edhe Komanda e Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb.[4]<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebve u kishte mbetur e t\u00ebr\u00eb barra e mbrojtjes s\u00eb kufirit, ngase kishte mungesa t\u00eb m\u00ebdha te ushtria osmane n\u00eb logjistik\u00eb, n\u00eb punimet fortifikuese etj., e k\u00ebto mang\u00ebsi soll\u00ebn q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e par\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb luftimeve ushtria osmane t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb disfat\u00eb pas disfate.[5] Edhe vet\u00eb princi serb, Aleksand\u00ebr Karagjorgjeviq, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb n\u00eb Vraj\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb korrespondentit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cRiget\u201d kishte th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb pak nga t\u00eb vrar\u00ebt dhe t\u00eb arrestuarit jan\u00eb trupa t\u00eb rregullta turke, shumica q\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb front jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe se shqiptar\u00eb jan\u00eb edhe gjith\u00eb t\u00eb arrestuarit q\u00eb ai i kishte par\u00eb n\u00eb qytet e q\u00eb ishin n\u00eb grupe t\u00eb vogla t\u00eb lidhur me tel t\u00eb holl\u00eb.[6]<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebve t\u00eb armatosur nga trevat e Gjilanit, Karadakut e Morav\u00ebs u ishin bashkuar edhe vullnetar\u00eb lokal\u00eb dhe ata ishin t\u00eb vetmit q\u00eb po mbronin vatrat e tyre dhe po u b\u00ebnin ball\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Serbe, q\u00eb ishte nj\u00eb fuqi e madhe ushtarake. Luftimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb juglindore t\u00eb Kosov\u00ebs vazhduan 7 dit\u00eb, duke filluar nga koha e sulmit t\u00eb ushtris\u00eb serbe m\u00eb 17 tetor 1912.[7]<\/p>\n<p>Pos sulmeve ushtarake, Shtabi i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb synonte edhe kapjen e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kryengritjes. Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij shtabi u sugjeronin nj\u00ebsiteve t\u00eb tyre q\u00eb n\u00eb rast se udh\u00ebheq\u00ebsit do t\u00eb kapen, t\u00eb varen, ngase si\u00e7 kishin vler\u00ebsuar ata, kjo do t\u00eb ishte masa m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i qet\u00ebsuar shqiptar\u00ebt dhe se \u00e7do veprim tjet\u00ebr do t\u00eb ishte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb.[8]<\/p>\n<p>P\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb po zhvillohej n\u00eb kufi, komandanti i Brigad\u00ebs s\u00eb Morav\u00ebs njoftonte Komand\u00ebn Supreme n\u00eb Nish se n\u00eb kufirin Svirc\u00eb \u2013 Quka e Novakut dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb frontit, t\u00eb cilat p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb pozitat q\u00eb mbroheshin nga shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb veprohet edhe me gjuajtje artilerike, kurse shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb duar t\u00eb serb\u00ebve disa sektor\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn.[9]<\/p>\n<p>Luftime t\u00eb ashpra u zhvilluan edhe n\u00eb rajonin Novosell\u00eb \u2013 Ramnabuq\u00eb \u2013 Suharn\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb arriti deri n\u00eb ndeshje trup me trup mes forcave mbrojt\u00ebse dhe atyre pushtuese serbe.[10] Beteja t\u00eb ashpra u zhvilluan edhe n\u00eb fshatrat Zarbinc\u00eb, Suharn\u00eb, Novosell\u00eb e Ep\u00ebrme, Ramnabuq\u00eb, Gjergjec, Kiev, Muhofc, Qarr, Sedllar, Priboc, Bilinic\u00eb si dhe n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb tjera t\u00eb Llapit, t\u00eb Morav\u00ebs e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gollakun.[11]<\/p>\n<p>N\u00eb kufi pati p\u00ebrleshje disadit\u00ebshe deri m\u00eb 19 tetor 1912 dhe dy divizione t\u00eb vij\u00ebs kufitare t\u00eb Frontit me Armat\u00ebn e Par\u00eb Serbe, pas p\u00ebrleshjeve disadit\u00ebshe, deri m\u00eb 19 tetor 1912, dy divizione t\u00eb k\u00ebsaj armate, megjithat\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Bujanocit.[12] N\u00eb fshatin Llapardic\u00eb, af\u00ebr Bujanocit, nga shp\u00ebrthimi i gjyles s\u00eb topit ishte vrar\u00eb Salih Aga i Gjilanit me disa prij\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, kur po udh\u00ebtonin me \u00e7eze p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb.[13]<\/p>\n<p>Pas luftimesh t\u00eb ashpra, sidomos n\u00eb Svirc\u00eb t\u00eb Gjilanit dhe n\u00eb Novosell\u00eb t\u00eb Bujanocit, forcat shqiptare duke par\u00eb se nuk mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb forcave serbe, u t\u00ebrhoq\u00ebn pjes\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb Kumanov\u00ebs dhe pjes\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit.[14] Shqiptar\u00ebt p\u00ebrkund\u00ebr se ishin n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl luftuan me trim\u00ebri, por vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb u desh\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqen edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb municionit. Ata u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb grupe, duke b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb koh\u00ebpaskohshme, si n\u00eb T\u00ebrnoc, Rahovic\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs e sidomos n\u00eb Gryk\u00ebn e Kon\u00e7ulit.[15] Serb\u00ebt e d\u00ebshironin dep\u00ebrtimin drejt Gjilanit, ata e kishin konsideruar me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike Gryk\u00ebn e Kon\u00e7ulit dhe at\u00eb arrit\u00ebn ta pushtojn\u00eb m\u00eb 21 tetor 1912 dhe siguruan dep\u00ebrtimin n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit.[16]<\/p>\n<p>N\u00eb luftimet mes forcave rezistuese dhe atyre serbe, n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt pati humbje t\u00eb m\u00ebdha.[17] Serb\u00ebt q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i kishin dh\u00ebn\u00eb numrin e sakt\u00eb t\u00eb humbjeve t\u00eb tyre n\u00eb luft\u00eb me shqiptar\u00ebt kan\u00eb publikuar t\u00eb dh\u00ebna se n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb rajonin e Svirc\u00ebs, Brigada e Morav\u00ebs kishte 25 ushtar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, 90 ushtar\u00eb t\u00eb plagosur dhe 19 ushtar\u00eb t\u00eb zhdukur, n\u00eb Velegllav\u00eb serb\u00ebt kishin tre t\u00eb vrar\u00eb dhe gjasht\u00eb t\u00eb plagosur.[18] Shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb u ndesh\u00ebn me armikun luftuan me trim\u00ebri, ata e njihnin mir\u00eb terrenin dhe te ushtria serbe ekzistonte bindja se m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb luftosh me ta se me ushtrin\u00eb e rregullt osmane dhe rezistenca e shqiptar\u00ebve b\u00ebnte q\u00eb ushtar\u00ebt dhe oficer\u00ebt serb\u00eb shpesh t\u2019i kapte paniku.[19]<\/p>\n<p>Literatura serbe dhe raportet serbe nga vija e frontit nuk ishin reale kur paraqiteshin humbjet e ushtris\u00eb serbe, ngase gj\u00ebrat minimizoheshin mbi numrin e humbjeve q\u00eb i kishin serb\u00ebt. Lidhur me humbjet q\u00eb serb\u00ebt kishin p\u00ebsuar n\u00eb kufi, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb nuk i ka v\u00ebrejtur pasojat e luft\u00ebs kufitare, e as q\u00eb i ka zbuluar dob\u00ebsit\u00eb e kund\u00ebrshtarit dhe mund\u00ebsit\u00eb e tyre mbrojt\u00ebse.[20] Shqiptar\u00ebt q\u00eb po b\u00ebnin rezistenc\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe i ka d\u00ebmtuar harxhimi i municionit, koha e dimrit e veshmbathja e luft\u00ebtar\u00ebve. Gjithashtu edhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat u organizua rezistenca e armatosur nuk ishin aspak t\u00eb volitshme, megjithat\u00eb q\u00ebllimi i rezistenc\u00ebs ishte ndalimi i marshimit t\u00eb forcave serbe n\u00ebp\u00ebr tokat e sapo\u00e7liruara nga Perandoria Osmane.[21] M\u00eb 22 tetor, ushtria serbe pasi q\u00eb kishte thyer kufirin n\u00eb Merdar kishte dep\u00ebrtuar deri n\u00eb Prishtin\u00eb. Armata e Tret\u00eb Serbe u pozicionua duke u ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb vazhdimit n\u00eb drejtim t\u00eb Ferizajt e Shkupit si dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit e Kumanov\u00ebs.[22]<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb pasi ishin t\u00ebrhequr nga mbrojtja n\u00eb kufi, sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave Idriz Seferi me nj\u00eb grup mal\u00ebsor\u00ebsh kishte tentuar t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, mir\u00ebpo n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe atje kishte dep\u00ebrtuar ushtria serbe, andaj ai ishte i detyruar q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb kthehet n\u00eb Malet e Karadakut, duke tentuar q\u00eb edhe m\u00eb tej t\u00eb vazhdoj\u00eb me rezistenc\u00eb.[23]<\/p>\n<p>Vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb si n\u00eb viset tjera ashtu edhe ata t\u00eb an\u00ebs s\u00eb Gjilanit edhe pse t\u00eb rraskapitur nga kryengritjet e m\u00eb hershme kund\u00ebr pushtetit osman, luftuan me trim\u00ebri t\u00eb madhe kund\u00ebr pushtuesit t\u00eb ri, Serbis\u00eb, por nuk mund\u00ebn t\u2019i b\u00ebnin ball\u00eb sulmeve t\u00eb ushtris\u00eb serbe, e cila numerikisht dhe n\u00eb armatime ishte shum\u00eb m\u00eb superiore, prandaj me gjith\u00eb rezistenc\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, ushtria serbe arriti t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb territorin e Gjilanit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn. Kjo ndodhi edhe p\u00ebr faktin se nuk pati nj\u00eb mbrojtje gjith\u00ebshqiptare dhe se luftuan dhe u mbrojt\u00ebn kryesisht zonat dhe banor\u00ebt q\u00eb ishin m\u00eb af\u00ebr kufirit me Serbin\u00eb, pa pasur nj\u00eb mobilizim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga libri \u201cGjilani me rrethin\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike 1912-1913\u201d i autorit Enver Sadiku.<\/p>\n<p>[1] Latifi, H. dhe Sermoxhaj, H., vep. e p\u00ebrm., f. 25.<\/p>\n<p>[2] \u0420\u0430\u0442\u043a\u043e\u0432\u0438\u045b, \u0411., vep. e p\u00ebrm., f. 123 \u2013 126.<\/p>\n<p>[3] Braha, Sh., vep. e p\u00ebrm., f. 188.<\/p>\n<p>[4] ASHK, Fondi i Sadullah Brestovcit, nr. i inv. 29, f. 40.<\/p>\n<p>[5] Fi\u00e7orri, R. 2002. Ushtrit\u00eb e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri 1912 \u2013 1922. Tiran\u00eb: Mokra, f. 32.<\/p>\n<p>[6]Gazeta \u201cRiget\u201d, \u201cKryeshtabi n\u00eb Vraj\u00eb \u2013 T\u00eb burgosurit e par\u00eb shqiptar\u00eb\u201d, korrespondenc\u00eb nga Vraja, 24 tetor 1912.<\/p>\n<p>[7] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 506.<\/p>\n<p>[8] Hadri, A. 1974. Gjakova gjat\u00eb LN\u00c7-s\u00eb. Prishtin\u00eb: Rilindja. f. 36.<\/p>\n<p>[9]ASHK, Fondi Sadullah Brestovci, nr. i inventarit 29, \u0434\u043e\u043a. \u0431\u0440. 114, 7 \u043e\u043a\u0442\u043e\u0431\u0440\u0430 1912 \u0433\u043e\u0434\u0438\u043d\u0435, \u041a\u0443\u0440\u0448\u0443\u043c\u043b\u0438\u0458\u0430.<\/p>\n<p>[10] Braha, Sh., vep. e p\u00ebrm., f. 188 \u2013 189.<\/p>\n<p>[11] Po aty, f. 189.<\/p>\n<p>[12] Shala, Xh., Marr\u00ebdh\u00ebniet\u2026, f. 49 dhe f. 55.<\/p>\n<p>[13] Selmani, A., Gjilani&#8230;, f. 277.<\/p>\n<p>[14] Cana, Z., Politika\u2026, f. 267<\/p>\n<p>[15] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u043d\u0430\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442, f. 533.<\/p>\n<p>[16] Selmani, A., Gjilani\u2026, f. 277.<\/p>\n<p>[17] Brestovci, S., art. i p\u00ebrm., f. 13.<\/p>\n<p>[18] \u0420\u0430\u0442\u043a\u043e\u0432\u0438\u045b, \u0411., vep. e p\u00ebrm., f. 123 \u2013 127.<\/p>\n<p>[19] \u041f\u0440\u0432\u0438 \u0411\u0430\u043b\u043a\u043d\u0430\u0441\u043a\u0438 \u0420\u0430\u0442 I, f. 467.<\/p>\n<p>[20] \u0420\u0430\u0442\u043a\u043e\u0432\u0438\u045b, \u0411., vep. e p\u00ebrm., f. 151.<\/p>\n<p>[21] Rrustemi, S. 2007. D\u00ebshmi ndri\u00e7uese, masakrat n\u00eb Karadak n\u00eb prag t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ngritjes s\u00eb Flamurit m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912. N\u00eb Vizione nr. 7dhe 8, revist\u00eb e shkencave shoq\u00ebrore. Kumanov\u00eb: Grafoteks, f. 314.<\/p>\n<p>[22] Rushiti, L., Rrethanat\u2026, f. 24.<\/p>\n<p>[23] Brestovci, S., art. i cit., f. 13.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Sadiku Shqiptar\u00ebt e Kazas\u00eb s\u00eb Gjilanit e dinin se atdheu mbrohet n\u00eb kufi, andaj ata p\u00ebrkund\u00ebr se ishin t\u00eb armatosur dob\u00ebt dhe nuk kishin sa duhet municion kishin vendosur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ushtrie t\u00eb rregullt, t\u00eb organizuar mir\u00eb e t\u00eb armatosur me mjetet m\u00eb moderne luftarake t\u00eb koh\u00ebs. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46038,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46036","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46036"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46036\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}