{"id":46567,"date":"2019-10-19T13:22:32","date_gmt":"2019-10-19T13:22:32","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=46567"},"modified":"2019-10-19T13:22:32","modified_gmt":"2019-10-19T13:22:32","slug":"qendresa-e-shqiptareve-te-rrethit-te-gjilanit-ne-betejen-e-kumanoves-me-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qendresa-e-shqiptareve-te-rrethit-te-gjilanit-ne-betejen-e-kumanoves-me-1912\/","title":{"rendered":"Q\u00cbNDRESA E SHQIPTAR\u00cbVE T\u00cb RRETHIT T\u00cb GJILANIT N\u00cb BETEJ\u00cbN E KUMANOV\u00cbS M\u00cb 1912"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Enver Sadiku<\/p>\n<p> <img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/F16BA042-AC6C-48B8-8A39-FA8D5FE73922.jpeg\" alt=\"\" width=\"561\" height=\"575\" class=\"aligncenter size-full wp-image-44744\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/F16BA042-AC6C-48B8-8A39-FA8D5FE73922.jpeg 561w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/F16BA042-AC6C-48B8-8A39-FA8D5FE73922-293x300.jpeg 293w\" sizes=\"auto, (max-width: 561px) 100vw, 561px\" \/><\/p>\n<p>Armata Osmane e Vardarit dhe ajo serbe kishin parapar\u00eb q\u00eb beteja kryesore n\u00eb mes ushtrive t\u00eb tyre t\u00eb zhvillohej n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kumanov\u00ebs. Duke dashur q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb vendin e tyre nga nj\u00eb pushtues i ri, mij\u00ebra vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb, shumica prej t\u00eb cil\u00ebve ishin nga Gjilani dhe viset p\u00ebrreth iu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ball\u00eb dep\u00ebrtimit t\u00eb forcave serbe. Ata mor\u00ebn pjes\u00eb edhe n\u00eb Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs, ku sidomos jan\u00eb shquar vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb nga Gjilani e rrethina.<\/p>\n<p>Pasi kishin pushtuar qytetet n\u00eb Kosov\u00eb, nat\u00ebn e 23-24 tetorit Armata e Tret\u00eb Serbe filloi nj\u00eb marshim drejt Shkupit e Kumanov\u00ebs.[1] Beteja kryesore kund\u00ebr ushtris\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kumanov\u00ebs, e cila njihet si Beteja e Kumanov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dep\u00ebrtimi i dy armatave serbe synonte pushtimin e Kumanov\u00ebs, t\u00eb Shkupit, t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, t\u00eb Manastirit e t\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Lindore. Q\u00eb nga Mal\u00ebsia e Morav\u00ebs e deri tek Lugina e Vardarit, shum\u00eb vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Divizionet serbe me ep\u00ebrsin\u00eb e tyre numerike dhe me armatim, pas dy dit\u00eb e net luftimesh t\u00eb ashpra thyen ushtrin\u00eb osmane dhe forcat vullnetare shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb n\u00eb mesin e shum\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve ishte edhe atdhetari Sylejman Hogoshti.[2] N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, serb\u00ebt hodh\u00ebn ushtrin\u00eb e Armat\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 126 000 veta e pajisur me armatimin m\u00eb modern t\u00eb koh\u00ebs, kurse armata osmane e Vardarit kishte vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb front 50 000 luft\u00ebtar\u00eb edhe ajo e pajisur me topa. Midis tyre kishte edhe disa mij\u00ebra ushtar\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 forcave vullnetare t\u00eb ardhura nga treva e Kumanov\u00ebs, Preshev\u00ebs, Gjilanit e rrethet e tjera.[3]<\/p>\n<p>Luftimet e pand\u00ebrprera n\u00eb betej\u00ebn e njohur t\u00eb Kumanov\u00ebs ishin t\u00eb mbushura me plot p\u00ebrleshje t\u00eb ashpra. Posa\u00e7\u00ebrisht luftime t\u00eb ashpra u zhvilluan n\u00eb lokalitetin S\u00ebrtenic\u00eb m\u00eb 23 tetor dhe n\u00eb bregun Seb\u00ebrnjak n\u00eb fshatin Negori\u00e7an i Ri i Kumanov\u00ebs m\u00eb 24 tetor. Armata Osmane e Vardarit, q\u00eb komandohej nga Zeki Pasha dhe korparmata e Fetih Pash\u00ebs p\u00ebsoi disfat\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Burimet serbe duke folur p\u00ebr humbjet e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs japin shifra se n\u00eb k\u00ebto luftime, ushtria serbe kishte 723 ushtar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, 3441 ushtar\u00eb t\u00eb plagosur dhe 603 ushtar\u00eb dhe epror\u00eb t\u00eb humbur.[4]<\/p>\n<p>Edhe burimet osmane japin t\u00eb dh\u00ebna mbi Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs dhe sipas tyre, m\u00eb 23 dhe 24 tetor 1912, dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb dhe e enjte, ushtria osmane u thye p\u00ebrfundimisht n\u00eb Kumanov\u00eb.[5] Disa dit\u00eb m\u00eb pas, Fetih Pasha i shkruante Ali Riza Pash\u00ebs duke e njoftuar se Korpusi i VII ishte shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht dhe se n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shkupit, armata e cunguar q\u00eb ndodhej n\u00ebn komand\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb thyer plot\u00ebsisht dhe se nga ushtar\u00ebt e mbetur kishte formuar nj\u00eb nj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shkupin.[6]<\/p>\n<p>Pas pushtimit t\u00eb Kumanov\u00ebs, m\u00eb 26 tetor forcat e Armat\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Serbe pushtuan Shkupin pa luft\u00eb. Me pushtimin e Shkupit p\u00ebrfundoi faza e par\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike. Periudha e dyt\u00eb ishte ajo e luft\u00ebs p\u00ebr pushtimin e territoreve shqiptare n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vilajetet e Manastirit, t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb Janin\u00ebs.[7]<\/p>\n<p>Pas disfat\u00ebs s\u00eb ushtris\u00eb osmane dhe vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb, ushtria serbe dhe nj\u00ebsitet e tyre komit\u00eb, gjat\u00eb dep\u00ebrtimit n\u00eb viset shqiptare vazhduan me djegien e fshatrave dhe masakrat e papara mbi popullsin\u00eb e pafajshme shqiptare, e cila po ikte para ushtris\u00eb armike, shpesh pa e ditur nga t\u2019ia mbante. Pas Betej\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs, shum\u00eb fshatra shqiptare, q\u00eb nga Ristoci e deri n\u00eb Shkup ishin boshatisur po thuaj se t\u00ebr\u00ebsisht. N\u00eb Shkup ishin p\u00ebrqendruar rreth 150 mij\u00eb veta, q\u00eb kishin ikur nga vendbanimet e tyre para ushtris\u00eb serbe.[8] Gazeta serbe \u201cRadni\u00e7ke Novine\u201d shkruante se me r\u00ebnien e Kumanov\u00ebs n\u00eb duart serbe, n\u00eb Shkup u vendos e t\u00ebr\u00eb popullsia shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn ushtria serbe duke dep\u00ebrtuar nga Veriu e shtynte para vet\u00ebs dhe kjo popullat\u00eb duke k\u00ebrkuar streh\u00eb aty n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e kishte gjetur vdekjen.[9] P\u00ebr krimet e kryera mbi popullat\u00ebn e pambrojtur shqiptare kan\u00eb shkruar korrespondent\u00ebt e gazetave nga fush\u00ebbetejat, t\u00eb cil\u00ebt raportonin qendrat e tyre se at\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrmerrte ushtria serbe kishte marr\u00eb tiparet e shfarosjes s\u00eb shqiptar\u00ebve. Sipas raportimeve 3000 shqiptar\u00eb jan\u00eb masakruar nd\u00ebrmjet Kumanov\u00ebs dhe Shkupit dhe 5000 af\u00ebr Prishtin\u00ebs, katundet e shqiptar\u00ebve jan\u00eb rrethuar e pastaj jan\u00eb djegur, banor\u00ebt e tyre jan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb prej sht\u00ebpive dhe jan\u00eb vrar\u00eb. Se vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs luftuan me trim\u00ebri, m\u00eb von\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar edhe gjeneral\u00ebt osman\u00eb. Sipas tyre, shqiptar\u00ebt luftuan p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun e tyre. Luftuan dhe nuk e lan\u00eb frontin edhe at\u00ebher\u00eb kur ushtria e kishte braktisur vij\u00ebn e luft\u00ebs. N\u00eb Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs u vra gjith\u00eb efektivi i batalionit t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb Gjilanit, nd\u00ebrsa numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve, q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, arrin n\u00eb 10 000 veta.[10]<\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e tij, Ahmet Hamidi, komandant i \u00e7et\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb regjimentit XXI t\u00eb artileris\u00eb, d\u00ebshmon se kur kishte shp\u00ebrthyer Lufta Ballkanike, shqiptar\u00ebt luftuan me trim\u00ebri kund\u00ebr armiqve n\u00eb Prishtin\u00eb, Mitrovic\u00eb, Pej\u00eb, Guci e Plav\u00eb. Ai n\u00eb kujtimet e tij thot\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodhej n\u00eb Kumanov\u00eb dhe se beteja e par\u00eb u zhvillua n\u00eb Bila\u00e7, ku p\u00ebrball\u00eb dy divizioneve dhe pes\u00eb baterive artilerike serbe, forcat e tyre p\u00ebrb\u00ebheshin nga nj\u00eb bateri automatike n\u00ebn komand\u00ebn e kapitenit Hajri Efendiu, dy batalione t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb rregullt (nizam\u00ebt) dhe dy batalione t\u00eb ushtris\u00eb rezerv\u00eb (redif\u00ebt) nga Gjilani dhe Presheva. Kapiten Hamidi, thot\u00eb se ushtar\u00ebt shqiptar\u00eb treguan nj\u00eb trim\u00ebri e guxim aq t\u00eb madh sa ky heroiz\u00ebm mjafton t\u00eb p\u00ebrmendet p\u00ebrgjithmon\u00eb. Sipas tij, ndon\u00ebse numri i armikut ishte kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb i madh, shqiptar\u00ebt q\u00ebndruan dhe luftuan shum\u00eb dit\u00eb, gjersa ushtar\u00ebt e batalioneve t\u00eb Gjilanit e t\u00eb Preshev\u00ebs u asgj\u00ebsuan deri n\u00eb ushtarin e fundit. Batalioni i Gjilanit kishte 1500 ushtar\u00eb shqiptar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve mbet\u00ebn gjall\u00eb vet\u00ebm pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb sish.  K\u00ebta trima, at\u00ebbot\u00eb kishin mbetur pa ndihma, por nuk ia kthyen shpin\u00ebn armikut gjersa ra edhe ushtari i fundit prej tyre. Ahmet Hamidi, n\u00eb kujtimet e tij ishte tejet kritik p\u00ebr sjelljet e udh\u00ebheq\u00ebsve ushtarak osman\u00eb, duke theksuar se \u201cat\u00ebbot\u00eb komandanti i yn\u00eb dhe shtabi i luft\u00ebs gjendeshin n\u00eb Shkup, duke k\u00ebrkuar restorante t\u00eb pastra e hotele t\u00eb bukura.. gjersa ushtria serbe ia kishte v\u00ebn\u00eb zjarrin Gjilanit e Preshev\u00ebs me fshatrat p\u00ebrqark. Flaka e k\u00ebtyre fshatrave t\u00eb djegura mund t\u00eb p\u00ebrcillej edhe nga Kumanova\u201d.[11]<\/p>\n<p>Historiografia serbe, jo pa q\u00ebllim Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs e ka cil\u00ebsuar si betej\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb osmano \u2013 serbe, duke e injoruar q\u00ebndres\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e Kumanov\u00ebs, ku shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb viseve t\u00eb Kumanov\u00ebs, t\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb Gjilanit, t\u00eb Shkupit, t\u00eb Tetov\u00ebs, t\u00eb Gostivarit e t\u00eb qyteteve t\u00eb tjera shqiptare zbrit\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs.[13] Humbjet e ushtris\u00eb serbe nuk qen\u00eb t\u00eb vogla, por ato serb\u00ebt nuk i tregonin asnj\u00ebher\u00eb, madje edhe humbjet paraqiteshin si fitore.[14] Ashtu si do ndodh\u00eb edhe shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pastaj n\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb serb\u00ebve me armiq t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ushtria serbe q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Shkupin, m\u00eb pas marshoi drejt Prizrenit, Pej\u00ebs e Gjakov\u00ebs, m\u00eb pas pushtoi edhe Manastirin, q\u00eb ishte qend\u00ebr e vilajetit dhe pasi kaluan lumin Drin pushtuan Lum\u00ebn, Mirdit\u00ebn e Matin, dol\u00ebn n\u00eb Lezh\u00eb dhe arrit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme. Nj\u00eb pjes\u00eb e ushtris\u00eb serbe iu drejtua Durr\u00ebsit, kurse kolona t\u00eb tjera t\u00eb ushtar\u00ebve serb\u00eb u nis\u00ebn drejt veriut dhe, s\u00eb bashku me forcat malazeze q\u00eb kishin marr\u00eb Sh\u00ebngjinin, plot\u00ebsuan rrethimin e Shkodr\u00ebs.[15]<\/p>\n<p>Vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb kishin ngelur t\u00eb braktisur nga Perandoria Osmane, nuk qen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb ushtris\u00eb serbe dhe asaj malazeze, t\u00eb cilat n\u00eb fillim t\u00eb muajit dhjetor t\u00eb vitit 1912 e kishin pushtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kishin arritur deri n\u00eb Lugin\u00ebn e Shkumbinit, n\u00eb vij\u00ebn Durr\u00ebs-Kavaj\u00eb-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strug\u00eb.[16]<\/p>\n<p>Vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Gjilanit dhe viseve p\u00ebrreth, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb n\u00eb kufi kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs edhe n\u00eb Betej\u00ebn e Kumanov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb sidomos \u00ebsht\u00eb dalluar efektivi i batalionit t\u00eb Gjilanit, i cili gati i t\u00ebri ra heroikisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Ata nuk e braktis\u00ebn frontin e luft\u00ebs edhe pasi ishte t\u00ebrhequr ushtria osmane. Shqiptar\u00ebt i b\u00ebn\u00eb ball\u00eb forcave serbe n\u00eb mbrojtje t\u00eb trojeve t\u00eb veta dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhun\u00ebn dhe terrorin mbi popullat\u00ebn e pafajshme.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga libri \u201cGjilani me rrethin\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike 1912 \u2013 1913\u201d i autorit Enver Sadiku.<\/p>\n<p>[1] C. \u0420\u0430\u0442\u043a\u043e\u0432\u0438\u045b, \u0411. \u2013 \u0402\u0443\u0440\u0438\u0448\u0438\u045b, M. \u2013 \u0421\u043a\u043e\u043a\u043e, C. 1972. \u0421\u0440\u0431\u0438\u0458\u0430 \u0438 \u0426\u0440\u043d\u0430 \u0413\u043e\u0440\u0430 \u0443 \u0411\u0430\u043b\u043a\u0430\u043d\u0441\u043a\u0438\u043c \u0440\u0430\u0442\u043e\u0432\u0438\u043c\u0430 1912-1913, \u0411\u0435\u043e\u0433\u0440\u0430\u0434, c. 70.<\/p>\n<p>[2] Braha, Sh., Idriz&#8230;, f. 192.<\/p>\n<p>[3] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 506.<\/p>\n<p>[4] Masevski, D. \u2013 Arsovski M. \u2013 Bolto. 2004. Kumanova, f. 184.<\/p>\n<p>[5] Rizaj, S. Burime Osmane mbi luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr pavar\u00ebsi, f. 271<\/p>\n<p>[6] Po aty, f. 178.<\/p>\n<p>[7] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 506-507.<\/p>\n<p>[8] Selmani, A., Gjilani&#8230;, f. 280-281.<\/p>\n<p>[9] \u0420\u0430\u0434\u043d\u0438\u0447\u043a\u0435 \u043d\u043e\u0432\u0438\u043d\u0435 \u0431\u0440. 223. 22. \u043e\u043a\u0442\u043e\u0431\u0430\u0440 1913. \u0411\u0435\u043e\u0433\u0440\u0430\u0434, \u0441.2.<\/p>\n<p>[10] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 507.<\/p>\n<p>[11] Mufaku, M. 1986. Kujtimet e kapitenit Ahmed Hamidi p\u00ebr Luft\u00ebn Ballkanike dhe shqiptar\u00ebt. N\u00eb Gjurmime albanologjike \u2013 seria historike, 15, Prishtin\u00eb: Instituti Albanologjik. f. 315 \u2013 316; Kyl\u00e7e, S. 2004. Shqip\u00ebria n\u00eb historin\u00eb osmane. Tiran\u00eb: Globus R, f. 256.<\/p>\n<p>[12] Bosli\u0107i\u0107, S. \u2013Marjanovi\u0107 J. \u2013Miti\u0107, S. \u2013Timotijevi\u0107, K. 1968. Ratovi i Revolucije. Beograd: Mladost, f. 54.<\/p>\n<p>[13] Braha, Sh., vep. e p\u00ebrm., f. 193.<\/p>\n<p>[14] Fi\u00e7orri, R., vep. e p\u00ebrm., f. 96 \u2013 97.<\/p>\n<p>[15] Historia e Popullit Shqiptar II\u2026, f. 507.<\/p>\n<p>[16] Po aty.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Enver Sadiku Armata Osmane e Vardarit dhe ajo serbe kishin parapar\u00eb q\u00eb beteja kryesore n\u00eb mes ushtrive t\u00eb tyre t\u00eb zhvillohej n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kumanov\u00ebs. Duke dashur q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb vendin e tyre nga nj\u00eb pushtues i ri, mij\u00ebra vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb, shumica prej t\u00eb cil\u00ebve ishin nga Gjilani dhe viset p\u00ebrreth iu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46567","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46567\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}