{"id":46627,"date":"2019-10-20T13:41:51","date_gmt":"2019-10-20T13:41:51","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=46627"},"modified":"2019-10-20T13:41:51","modified_gmt":"2019-10-20T13:41:51","slug":"numri-i-fletevotimeve-te-pavlefshme-kalon-pragun-zgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/numri-i-fletevotimeve-te-pavlefshme-kalon-pragun-zgjedhor\/","title":{"rendered":"Numri i flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme kalon pragun zgjedhor"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 6 tetorit, mbi 40 mij\u00eb e 732 flet\u00ebvotime jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb pavlefshme. Komunat q\u00eb prijn\u00eb p\u00ebr nga numri i flet\u00ebvotime t\u00eb pavlefshme, sipas KDI-s\u00eb jan\u00eb Skenderaj, Novob\u00ebrda, Drenasi dhe Podujeva.<\/p>\n<p>Por hendek i k\u00ebtij numri kaq t\u00eb madh t\u00eb flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme po konsiderohet mos informimi adekuat p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e votimit nga ana e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe subjekteve politike.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KosovaPress, se derisa rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit ende nuk jan\u00eb certifikuar, KQZ-ja nuk ka identifikuar natyr\u00ebn e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb votave.<\/p>\n<p>Por q\u00eb sipas tij nj\u00eb raport m\u00eb i detajuar p\u00ebr pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb votave do b\u00ebhet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Elezi nuk e ka anashkaluar edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb mos informimi po ndikon n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebtyre lloj votash, dhe k\u00ebt\u00eb e arsyeton me afatin e shkurt\u00ebr p\u00ebr organizim t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Elezi: Edhe informimi publik mund t\u00eb jet\u00eb shkaktar i flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme<\/p>\n<p>\u201cEdhe sa i p\u00ebrket k\u00ebtij procesi zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kur po b\u00ebhet rinum\u00ebrimi i disa vendvotimeve \u00ebsht\u00eb duke gjetur flet\u00ebvotime t\u00eb pavlefshme dhe duke par\u00eb natyr\u00ebn e tyre. Sigurisht pasi t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb raport lidhur me detajet statistikat q\u00eb i p\u00ebrkasin pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb flet\u00ebvotimeve\u2026Nj\u00eb prej tyre mund t\u00eb jet\u00eb edhe sa i p\u00ebrket informimit publik, por duhet ta kemi q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb cilat organizohen brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kohore dhe rrjedhimisht i bie q\u00eb ndoshta p\u00ebrmes dit\u00ebve t\u00eb cilat i kemi n\u00eb dispozicion dhe p\u00ebrmes informatave t\u00eb cilat i shp\u00ebrndajm\u00eb edhe mund t\u00eb mos arrijm\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb votuesit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar mesazhin dhe informacionin e duhur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb duhur t\u00eb flet\u00ebvotime, q\u00eb do b\u00ebj\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ishin t\u00eb vlefshme\u201d, theksoi Elezi.<\/p>\n<p>Derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka analizuar  natyr\u00ebn e flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, Komisioni kan\u00eb analizuar mbi 7 mij\u00eb flet\u00ebvotime t\u00eb pavlefshme t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Nga kjo analiz\u00eb del se rreth 45 p\u00ebrqind e rasteve, votuesi ka sh\u00ebnjuar vet\u00ebm numrin e kandidat\u00ebve, por jo edhe at\u00eb t\u00eb subjektit politik.<\/p>\n<p>Elezi: KQZ ka analizuar natyr\u00ebn e 7.200 votave t\u00eb pavlefshme t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2017<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb fundmi kan\u00eb qen\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2017, ku KQZ ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb sa i takon pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb flet\u00ebvotime jan\u00eb hetuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rinum\u00ebrimit, diku rreth 7.200 flet\u00ebvotime t\u00eb pavlefshme dhe \u00ebsht\u00eb par\u00eb arsyeja apo natyra se pse k\u00ebto flet\u00ebvotime jan\u00eb t\u00eb pavlefshme. N\u00eb 45 p\u00ebrqind t\u00eb rasteve nga k\u00ebto 7.200 flet\u00ebvotime, ato jan\u00eb shpallur t\u00eb pavlefshme sepse votuesi ka zgjedhur vet\u00ebm kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb por jo edhe subjektin politik, nd\u00ebrsa n\u00eb 32 p\u00ebrqind t\u00eb rasteve tjera nga 7.200 flet\u00ebvotime t\u00eb cilat jan\u00eb analizuar, votuesi ka zgjedhur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb subjekt politik \u00e7ka e b\u00ebn\u00eb prap\u00eb flet\u00ebvotimin t\u00eb pavlefsh\u00ebm. M\u00eb pak \u00ebsht\u00eb shfaqur rasti i b\u00ebrjes s\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb flet\u00ebvotimeve pasi votuesi ka b\u00ebr\u00eb shenja gjithandej n\u00eb flet\u00ebvotim\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shoq\u00ebria civile po vler\u00ebson se mungesa e kampanjave adekuate nga ana e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe  mos targetimi i zonave ku po p\u00ebrs\u00ebritet ky fenomen po qon deri n\u00eb numrin kaq t\u00eb madh t\u00eb flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n<p>Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) tha p\u00ebr KosovaPress, se n\u00eb dy pal\u00eb zgjedhjet e fundit numri i votave t\u00eb pavlefshme ka kaluar pragun zgjedhor duke qen\u00eb se ka arritur m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Sipas Cakollit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme po ndikojn\u00eb edhe fushatat nga subjektet politike t\u00eb cilat kryesisht po orientohen vet\u00ebm tek kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tij, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb nuk jan\u00eb num\u00ebruar votat me kusht dhe ato t\u00eb personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, mund t\u00eb rritet edhe m\u00eb shum\u00eb numri i flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit.<\/p>\n<p>Cakolli: M\u00eb shum\u00eb ka flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme p\u00ebr shkak t\u00eb informimit t\u00eb gabuar<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb trendeve t\u00eb analizimit t\u00eb k\u00ebtyre flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme p\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebtyre cikleve t\u00eb kaluara zgjedhore 5 deri n\u00eb 6 pik\u00eb p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb numri i votave t\u00eb pavlefshme si rezultat i informimit t\u00eb gabuar apo fushatave t\u00eb partive sesa rasteve kur \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb subjekt politik q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb prishje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb flet\u00ebvotimit nga ana e votuesve, andaj KQZ duhet t\u00eb trajtoj pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme q\u00eb vijn\u00eb si rezultat i informimit\u201d, tha Cakolli.<\/p>\n<p>Sipas KDI-s\u00eb, dhjet\u00eb komunat me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votave t\u00eb pavlefshme n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit jan\u00eb: Skenderaj 9.66%,  Novob\u00ebrd\u00eb 9.64%,  Drenas 9.47%, Podujev\u00eb 8.40%, Lipjan 8.31%, Rahovec 8.07%, Dragash 6.67% ,Malishev\u00eb 6.27%, Kamenic\u00eb 5.91% dhe Viti me 5.90%.<\/p>\n<p>Referuar k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, hulumtuesi i KDI-s\u00eb i ka rekomanduar KQZ q\u00eb p\u00ebrmes kampanjave t\u00eb tyre t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb komunat q\u00eb ka num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n<p>Cakolli: Kampanjat e informimit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb targetuara<\/p>\n<p>\u201cSkenderaj dhe Drenas t\u00eb cilat kan\u00eb pasur edhe p\u00ebrgjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb kaluara num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme tashm\u00eb kan\u00eb dyfshin e votave t\u00eb pavlefshme krahasuar me mesataren n\u00eb nivel vendi, derisa mesatarja n\u00eb nivel vendi sillet rreth 5 p\u00ebr qind n\u00eb k\u00ebto komuna numri i votave t\u00eb pavlefshme arrin deri 10 p\u00ebrqind t\u00eb numri t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb votave. Rrjedhimisht KQZ do t\u00eb duhej t\u00eb analizonte k\u00ebto dy aspekte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kampanjat e ardhshme t\u00eb informimit dhe edukimit t\u00eb votuesve t\u00eb jen\u00eb t\u00eb targetuara sidomos n\u00eb k\u00ebto komuna dhe pse jo t\u00eb zhvillohen edhe opinioni publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohen preferencat dhe ndarjet demografike t\u00eb votuesve\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb dukuria e flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme ka qen\u00eb prezente mjaft\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb dy pal\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb m\u00ebhershme. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2014, numri i flet\u00ebvotimeve t\u00eb tilla kishte qen\u00eb 30 mij\u00eb e 725, kurse n\u00eb zgjedhjet e kaluara gjithsej ishin 42 mij\u00eb e 554 flet\u00ebvotime t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 6 tetorit, mbi 40 mij\u00eb e 732 flet\u00ebvotime jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb pavlefshme. Komunat q\u00eb prijn\u00eb p\u00ebr nga numri i flet\u00ebvotime t\u00eb pavlefshme, sipas KDI-s\u00eb jan\u00eb Skenderaj, Novob\u00ebrda, Drenasi dhe Podujeva. Por hendek i k\u00ebtij numri kaq t\u00eb madh t\u00eb flet\u00ebvotimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":45826,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46627","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46627"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46627\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}