{"id":46779,"date":"2019-10-23T01:03:44","date_gmt":"2019-10-23T01:03:44","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=46779"},"modified":"2019-10-23T01:03:44","modified_gmt":"2019-10-23T01:03:44","slug":"osmani-ka-vullnet-per-diskutim-per-koalicion-kemi-disa-dallime-me-vv-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/osmani-ka-vullnet-per-diskutim-per-koalicion-kemi-disa-dallime-me-vv-ne\/","title":{"rendered":"Osmani: Ka vullnet p\u00ebr diskutim p\u00ebr koalicion, kemi disa dallime me VV-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb shprehet optimiste se koalicioni i ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs me Vet\u00ebvendosjen do t\u00eb formohet pas certifikimit t\u00eb rezultatit zgjedhor. Ajo po ashtu flet p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb dhe marr\u00ebveshjen finale, p\u00ebr cil\u00ebn thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb arrihet pa bekimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zonja Osmani, ku q\u00ebndron aktualisht procesi i bisedimeve midis Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr nj\u00eb koalicion t\u00eb mundsh\u00ebm qeveris\u00ebs?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Si\u00e7 e dini, t\u00eb dy partit\u00eb kan\u00eb shprehur vullnet t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs. Tani ne p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb e presim certifikimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje finale, natyrisht q\u00eb puna apo kontaktet nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe Vet\u00ebvendosjes nuk jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment. P\u00ebrve\u00e7 takimeve formale kemi edhe kontaktet joformale pothuajse n\u00eb baza ditore, kurse takimet nd\u00ebrmjet grupeve punuese t\u00eb cilat po tentojn\u00eb harmonizimin e programit po mbahen vazhdimisht dhe takimi i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb nes\u00ebr, pra t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ku do t\u00eb diskutohet edhe m\u00eb tej p\u00ebr fuzionimin e ministrive, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb funksionojn\u00eb ato, por edhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera programore q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb sfidat e para me t\u00eb cilat do t\u00eb ballafaqohen t\u00eb dy partit\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga temat e radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb kemi nj\u00eb harmonizim 100 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb fusha e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe besoj q\u00eb pas k\u00ebtij takimi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ne do t\u00eb dakordohemi me Vet\u00ebvendosjen p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb radh\u00ebs ku edhe do t\u00eb diskutojm\u00eb, si\u00e7 e thash, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ku kryesisht fokusi do t\u00eb jet\u00eb te dialogu Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Por, kryesisht k\u00ebto dit\u00eb po flasim p\u00ebr ekonomin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale, pra ka tema t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb m\u00eb rend\u00ebsi ta gjejm\u00eb pajtimin tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb q\u00eb po i presim rezultatet finale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj mos t\u00eb humbim shum\u00eb koh\u00eb pas certifikimit t\u00eb rezultateve dhe t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje politike lidhur me bashk\u00ebqeverisjen, gjithnj\u00eb duke marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb q\u00eb e kan\u00eb treguar t\u00eb dyja partit\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A ka dallime t\u00eb m\u00ebdha mes dy partive q\u00eb mund t\u00eb pengojn\u00eb tutje arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Nuk e besoj. Dallime natyrisht q\u00eb ka sepse po flasim p\u00ebr dy parti t\u00eb ndryshme q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb ideologji t\u00eb ndryshme politike, por edhe programet tona dallojn\u00eb n\u00eb disa fusha, sidomos te fusha e ekonomis\u00eb, te \u00e7\u00ebshtjet sociale. Deri diku kemi dallim edhe te politika e jashtme, mir\u00ebpo k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje patjet\u00ebr q\u00eb ne duhet t\u2019i harmonizojm\u00eb.<\/p>\n<p>Tani un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb formojm\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb ndryshimit t\u00eb madh, nj\u00eb qeveri e cila do t\u2019i jap\u00eb fokus luft\u00ebs s\u00eb krimit dhe korrupsionit dhe t\u00eb merremi me nevojat m\u00eb imediate t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb duke u fokusuar n\u00eb investime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb pun\u00ebsimit, e sidomos te pun\u00ebsimi i t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb lihet anash edhe politika e jashtme apo procesi i dialogut me Serbin\u00eb, por un\u00eb jam shum\u00eb optimiste se t\u00eb gjitha k\u00ebto, madje brenda nj\u00eb afati t\u00eb shkurt\u00ebr, do t\u00eb arrijm\u00eb pajtim dhe do t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri n\u00eb nj\u00eb afat m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr sesa q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn sepse p\u00ebr dallim nga e kaluara, kur sidomos kjo qeveria e fundit, ku kryesisht diskutimet n\u00eb mes t\u00eb partive kan\u00eb qen\u00eb pazare politike, fokusi yn\u00eb tani \u00ebsht\u00eb te programi qeveris\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndryshon jet\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Prandaj edhe si\u00e7 e thash, besoj q\u00eb \u2026natyrisht dallimet ekzistojn\u00eb, por nuk besoj q\u00eb jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha sa do t\u00eb mund ta pengoni nj\u00eb koalicion t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ku jan\u00eb k\u00ebto dallime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ju i konsideroni?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: E p\u00ebrmenda, jan\u00eb kryesisht n\u00eb program, jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb jan\u00eb n\u00eb deri diku te \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe ka dallime edhe te m\u00ebnyra se si ne e shohim politik\u00ebn e jashtme. Megjithat\u00eb, ende nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa ka fleksibilitet edhe nga pala tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje t\u00eb cilat funksionojn\u00eb dhe t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra, si\u00e7 thoni ju, parimet kryesore mbi t\u00eb cilat do t\u00eb mb\u00ebshtetet marr\u00ebveshja nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pozitat udh\u00ebheq\u00ebse, por me programin?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Dhe nuk do t\u00eb duhet t\u00eb lidheshim shum\u00eb me pozitat udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb qoft\u00eb se q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri t\u00eb ndryshimit dhe nj\u00eb qeveri e cila m\u00eb n\u00eb fund e kthen investimin te kapitali njer\u00ebzor apo te njer\u00ebzit tan\u00eb, q\u00eb jan\u00eb potenciali m\u00eb i madh i shtetit ton\u00eb. Prandaj edhe natyrisht q\u00eb p\u00ebr pozitat do t\u00eb vij\u00eb koha q\u00eb do t\u00eb diskutohen edhe ato dhe secila parti i ka prioritetet e veta, mir\u00ebpo assesi un\u00eb nuk p\u00ebrkrahi gjuh\u00ebn kusht\u00ebzuese lidhur me pozitat t\u00eb cilat vet\u00ebm mund t\u00eb pengojn\u00eb apo mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb nj\u00eb raport mir\u00ebbesimi, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb dy partive tona.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Gjat\u00eb fushat\u00ebs, Vet\u00ebvendosje disa her\u00eb e kishte p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ju t\u00eb jeni n\u00eb pozit\u00ebn e kryetares s\u00eb Kuvendit. E preferoni k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb apo nj\u00eb post ministror n\u00eb Qeveri?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Po, tani L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka p\u00ebrmendur shum\u00eb pozita jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb n\u00eb raport me mua, mir\u00ebpo besoj q\u00eb e kemi sqaruar p\u00ebrfundimisht q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb vendim q\u00eb m\u00eb takon mua dhe LDK-s\u00eb si parti e cila m\u00eb ka propozuar dhe m\u00eb ka p\u00ebrkrahur unanimisht, por besoj q\u00eb duhet ta shikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebrtej individualizimit dhe p\u00ebrtej asaj se kush ku \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam e bindur q\u00eb do t\u00eb mund ta ndihmoj k\u00ebt\u00eb qeveri pavar\u00ebsisht se ku do t\u00eb jem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb suksessh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta d\u00ebshmojm\u00eb para qytetar\u00ebve q\u00eb ne si LDK kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb dhe t\u2019i kontribuojm\u00eb k\u00ebtij ndryshimi t\u00eb madh, se ku do t\u00eb jet\u00eb Vjosa \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb diskutohet pak m\u00eb von\u00eb dhe besoj se nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje prioritare.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Megjithat\u00eb ju e keni n\u00eb mendje se ku mund t\u00eb jepni kontributin tuaj m\u00eb t\u00eb madh?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Un\u00eb e kam n\u00eb mendje, por nuk e kam nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet ta mendoj edhe pak.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Apo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb ky mendimi q\u00eb ju keni aktualisht?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Si\u00e7 e thash jan\u00eb disa opsione, mir\u00ebpo nuk ka ndonj\u00eb vendim final sepse p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb tejet me rend\u00ebsi ta shoh n\u00eb fillim n\u00ebse po arrijm\u00eb pajtim p\u00ebr programet tona. N\u00ebse po arrijm\u00eb pajtim se ku d\u00ebshirojm\u00eb ta shohim Kosov\u00ebn pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh t\u00eb k\u00ebtij mandati ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb arrijm\u00eb pajtim aty, pastaj un\u00eb do ta shoh se cili \u00ebsht\u00eb vendi ku mund ta ndihmoj nj\u00eb program t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb realizohet m\u00eb s\u00eb lehti dhe m\u00eb s\u00eb miri. Pra, kudo q\u00eb jam, q\u00ebllimi im do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb premtimet q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb para qytetar\u00ebve, q\u00eb temat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes nacional, t\u00eb punoj q\u00eb ato t\u00eb realizohen. Kjo \u00ebsht\u00eb besoj shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa pozita specifike.<\/p>\n<p>\u200bRadio Evropa e Lir\u00eb: Sapo jeni kthyer nga nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe duket se qeverin\u00eb e ardhshme e pret mbase faza finale e bisedimeve me Serbin\u00eb. A mor\u00ebt ndonj\u00eb mesazh gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite rreth vazhdimit t\u00eb dialogut?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Natyrisht q\u00eb jo vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite, por \u00ebsht\u00eb deklarim publik i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe i partner\u00ebve tan\u00eb evropian\u00eb, q\u00eb ata presin q\u00eb qeveria e ardhshme shum\u00eb seriozisht t\u2019i qaset procesit t\u00eb dialogut dhe kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ne si njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb interesat e qytetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb edhe ta japim maksimumin q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb pal\u00eb konstruktive, pal\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb nxjerrim nj\u00eb marr\u00ebveshje kualitative e cila i mbron k\u00ebto interesa, i mbron premisat kryesore t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb son\u00eb, nuk lejon assesi q\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb hapen tema si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tema e kufijve apo tema e sovranitetit shtet\u00ebror, tema e rregullimit t\u00eb brendsh\u00ebm. Dhe, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ne natyrisht q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb pajtim brenda koalicionit qeveris\u00ebs, t\u00eb shkojm\u00eb, si\u00e7 e thash me nj\u00eb program 100 p\u00ebr qind t\u00eb harmonizuar dhe pastaj t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb pajtim me shumic\u00ebn n\u00eb Parlament sepse \u00ebsht\u00eb tejet me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb edhe opozita t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jetik p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani, Shtetet e Bashkuara jan\u00eb vendi ky\u00e7 q\u00eb e kan\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj dhe secili prej nesh duhet ta kuptojm\u00eb q\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk do t\u00eb mund t\u00eb arrihet pa bekimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe natyrisht edhe shteteve t\u00eb fuqishme t\u00eb Bashkimit Evropian si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjermania. Prandaj, p\u00ebr mua dhe p\u00ebr LDK-n\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb q\u00ebndrimet tona t\u00eb harmonizohen me k\u00ebto shtete p\u00ebrkrah\u00ebse, k\u00ebto lidhje apo k\u00ebto miq\u00ebsi si\u00e7 i quajm\u00eb \u2013 mir\u00ebpo mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bilaterale \u2013 p\u00ebr ne jan\u00eb ekzistenciale si nj\u00eb shtet q\u00eb akoma ballafaqohet me probleme tejet t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prandaj, do t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb urat, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb d\u00ebmtuar gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb kaluar, q\u00eb t\u00eb rikrijoj\u00eb nj\u00eb partneritet mir\u00ebbesimi me k\u00ebto shtete dhe t\u00eb harmonizoj\u00eb q\u00ebndrimet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian lidhur me dialogun Kosov\u00eb-Serbi. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb esenciale q\u00eb t\u00eb kemi aleat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces sepse nuk mund t\u00eb kemi sukses pa aleat\u00eb. Ne mund t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb qejfin nj\u00ebri-tjetrit k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebrfundimisht marr\u00ebveshja q\u00eb do t\u00eb arrihet n\u00eb Bruksel duhet ta ket\u00eb edhe bekimin e miqve tan\u00eb shp\u00ebtimtar\u00eb. Prandaj edhe k\u00ebto kontakte jan\u00eb tejet me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb informohemi se cilat jan\u00eb pak a shum\u00eb idet\u00eb q\u00eb i kan\u00eb Shtetet e Bashkuara lidhur me at\u00eb se si duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogu dhe ne tashm\u00eb edhe bashk\u00eb me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje ka koh\u00eb q\u00eb i diskutojm\u00eb \u2013 edhe pse vet\u00ebm n\u00eb terma k\u00ebshtu m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u2013 k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe jam e bindur q\u00eb t\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Tani, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne ta japim t\u00ebr\u00eb p\u00ebrkushtimin ton\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe ta d\u00ebshmojm\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb para bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Kosova gjithnj\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet pala q\u00eb nuk e kusht\u00ebzon dialogun p\u00ebr dallim nga Serbia q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e kusht\u00ebzon, por edhe diku mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara nuk i zbaton n\u00eb praktik\u00eb, duke treguar k\u00ebshtu q\u00eb mbetet pal\u00eb q\u00eb e destabilizon rajonin dhe nuk e mban fjal\u00ebn sa i p\u00ebrket fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra, parimet e dialogut me Serbin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb negociata a do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes qeveris\u00ebse?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Un\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebtu do ta kemi mjaft t\u00eb leht\u00eb q\u00eb ta arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me Vet\u00ebvendosjen dhe jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb tani edhe shtetet q\u00eb na p\u00ebrkrahin jan\u00eb n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb q\u00eb dhe natyrisht kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb tema e kufijve t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, por k\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e theksuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje assesi nuk do t\u00eb k\u00ebrkohet nga ana e Amerik\u00ebs, nga ana e Gjermanis\u00eb jo se jo sepse edhe deri tani jan\u00eb deklaruar shum\u00eb kund\u00ebr ideve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pra, sa i p\u00ebrket parimeve themelore tashm\u00eb si\u00e7 e dini dy vjet q\u00eb kemi bashk\u00ebpunuar me Vet\u00ebvendosjen n\u00eb parlament, kemi pasur nj\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb rreth asaj q\u00eb cilat jan\u00eb temat q\u00eb assesi nuk mund t\u00eb diskutohen n\u00eb Bruksel. \u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi pasur pajtim dhe kemi akoma \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga ana e qeveris\u00eb n\u00eb dialog. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kryeministri i ardhsh\u00ebm nuk mund t\u00eb ik\u00eb nga obligimet q\u00eb i ka p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, si\u00e7 ka ndodhur me zotin (Ramush) Haradinaj.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si e shihni ju zgjidhjen apo marr\u00ebveshjen finale, q\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb Kosova q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranueshme dhe p\u00ebr Serbin\u00eb dhe anasjelltas. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb kjo marr\u00ebveshje?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Po, tani detyra jon\u00eb themelore si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim se si marr\u00ebveshja t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e jona t\u00eb mendojm\u00eb se si t\u00eb jet\u00eb ajo marr\u00ebveshje e pranueshme p\u00ebr Serbin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Serbis\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb duhet ta rikthejm\u00eb dialogun n\u00eb binar\u00ebt e tij fillestar\u00eb sepse kur pat filluar n\u00eb vitin 2010 (v.j. 2011) q\u00ebllimi ka qen\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshjet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb prekin jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb natyrisht, marr\u00ebveshje praktike q\u00eb eliminojn\u00eb barriera, q\u00eb integrojn\u00eb qytetar\u00ebt, por mbi t\u00eb gjitha q\u00eb p\u00ebrfitimi i t\u00eb dyja pal\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Pra, kur ne sot pyetemi se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrfiton Serbia nga ky proces, natyrisht q\u00eb ne nuk mund ta shikojm\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb shport\u00eb me pem\u00eb nga e cila duhet Serbia t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka. Natyrisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb territori i Kosov\u00ebs apo rregullimi i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs di\u00e7ka nga e cila Serbia duhet t\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka Serbia do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka ka qen\u00eb plani q\u00eb nga fillimi, pra integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian dhe nuk ka p\u00ebrfitim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr Serbin\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb ka shkaktuar t\u00eb gjitha luft\u00ebrat n\u00eb ish-Jugosllavi, q\u00eb ka shkaktuar qindra mij\u00ebra viktima n\u00eb ish-Jugosllavi, q\u00eb ende s\u2019ka k\u00ebrkuar falje dhe vazhdon politik\u00ebn e mohimit t\u00eb k\u00ebtyre krimeve sesa t\u00eb ec\u00eb drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian edhe pse akoma e shkel\u00eb parimin themelor t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb \u00ebsht\u00eb fqinj\u00ebsia e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, edhe p\u00ebrgjigja jon\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb se \u00e7ka p\u00ebrfiton Serbia prej Kosov\u00ebs. Serbia mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb di\u00e7ka nga Bashkimi Evropian, por jo t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka nga Kosova q\u00eb e shnd\u00ebrron at\u00eb n\u00eb shtet komplet jofunksional ose n\u00eb nj\u00eb Bosnje t\u00eb dyt\u00eb, e cila sot po e ka ul\u00ebsen n\u00eb Kombet e Bashkuara, por \u00ebsht\u00eb komplet jofunksionale dhe gjith\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e shohin si nj\u00eb model q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqej kudo n\u00eb bot\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb shprehet optimiste se koalicioni i ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs me Vet\u00ebvendosjen do t\u00eb formohet pas certifikimit t\u00eb rezultatit zgjedhor. Ajo po ashtu flet p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb dhe marr\u00ebveshjen finale, p\u00ebr cil\u00ebn thot\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46780,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46779","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}