{"id":46922,"date":"2019-10-24T12:17:00","date_gmt":"2019-10-24T12:17:00","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=46922"},"modified":"2019-10-24T12:17:00","modified_gmt":"2019-10-24T12:17:00","slug":"kmdlnj-te-vazhdohen-hetimet-per-rastin-dehari-deri-ne-zbardhjen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kmdlnj-te-vazhdohen-hetimet-per-rastin-dehari-deri-ne-zbardhjen-e-tij\/","title":{"rendered":"KMDLNj: T\u00eb vazhdohen hetimet p\u00ebr rastin Dehari, deri n\u00eb zbardhjen e tij"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut, ka reaguar pas publikimit t\u00eb raportit p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e vdekjes s\u00eb Astrit Deharit.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate kan\u00eb k\u00ebrkuar prokuroria, hetuesia, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt mjekoligjor\u00eb , t\u00eb angazhuar nga familja Dehari dhe VV t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb do t\u2019u ndihmonin n\u00eb p\u00ebrpilimin e nj\u00eb raporti profesional e q\u00eb do t\u00eb kontribuonte n\u00eb zbardhjen e rastit.<\/p>\n<p>Komunikata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Dhurata Hoxha me rekomandim t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Burgjeve dhe duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb raportin e k\u00ebtij Inspektoriati suspendoi nga detyra ushtruesin e detyr\u00ebs t\u00eb drejtorit, dy mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00eb oficer t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Paraburgimit n\u00eb Prizren deri n\u00eb zbardhjen e rastit pas s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb caktohet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshmohet se kan\u00eb pasur rol t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb p\u00ebr vdekjen e dyshimt\u00eb t\u00eb Astrit Deharit e cila tani,  n\u00ebse i referohemi Kryeprokurorit , z. Syl\u00eb Hoxha cil\u00ebsohet si vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>KMDLNj, menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij rasti tragjik ka k\u00ebrkuar q\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta persona t\u00eb japin dor\u00ebheqje, si akt moral, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb duhej t\u00eb suspendohen nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve. KMDLNj e mir\u00ebpret dhe p\u00ebrkrah raportin e Inspektoriatit t\u00eb Burgjeve dhe vendimin e ministres Hoxha p\u00ebr suspendimin e zyrtar\u00ebve korrektues dhe menaxhues t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb paraburgimit n\u00eb Prizren dhe shpreson se ky suspendim do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e rastit n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb interes i t\u00eb gjitha pal\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuara t\u00eb arrihet drejt\u00ebsia dhe v\u00ebnia para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb u d\u00ebshmohet faj\u00ebsia pavar\u00ebsisht statusit t\u00eb tyre dhe pozitat q\u00eb i mbajn\u00eb.<\/p>\n<p>KMDLNj b\u00ebn\u00eb ftes\u00eb publike q\u00eb t\u00eb mos pengohet vazhimi i hetimeve, q\u00eb t\u00eb mos paragjykohet faj\u00ebsia e askujt pa vendim t\u00eb nj\u00eb gjykate kompetente dhe t\u00eb mos kusht\u00ebzohet vazhdimi i hetimit por q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet n\u00eb fuqi. <\/p>\n<p>KMDLNj mb\u00ebshtet \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr superekspertiz\u00eb, jo pse dyshon n\u00eb raportin e autopsis\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga ekspert\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb ligjore kosovar n\u00eb Prishtin\u00eb (KMDLNj nuk ka kapacitet profesional p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hetime t\u00eb tilla mjekoligjore), n\u00eb prani t\u00eb ekspert\u00ebve mjekoligjor\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Anglia , Dr. Besim Ymaj dhe Dr. Besim Latifaj si\u00e7 kan\u00eb k\u00ebrkuar familja Dehari dhe VV sikur edhe avokati t\u00eb familjes Dehari , z. Tom\u00eb Gashi q\u00eb ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre rasteve por aty ka qen\u00eb edhe znj. Hatixhe Popovci, an\u00ebtare e VV \u2013 s\u00eb. Pik\u00ebrisht pse ky raport kontestohet nga familja Dehari dhe VV, KMDLNj p\u00ebrkrah\u00eb edhe nj\u00eb ekspertiz\u00eb tjet\u00ebr, si dhe shterrjen e t\u00eb gjitha mund\u00ebsive q\u00eb do t\u00eb ndihmonin n\u00eb zbardhjen e rastit dhe heqjen e t\u00eb gjitha dyshimeve. Sigurisht se pas raporteve nga forenzika dhe hetimeve t\u00eb tjera do t\u00eb kemi nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe do t\u00eb identifikohen m\u00eb leht\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen e jet\u00ebs t\u00eb nj\u00eb t\u00eb paraburgosuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbrohej nga shteti , p\u00ebr aq koh\u00eb sa gjendet n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>KMDLNj e sqaron opinionin se p\u00ebr t\u00eb privuarit nga liria q\u00eb gjenden n\u00eb qendrat e paraburgimit apo qendrat korrektuese p\u00ebrgjegj\u00ebsia mund t\u00eb adresohet tek Sh\u00ebrbimi Korrektues i Kosov\u00ebs dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb kurse p\u00ebr t\u00eb ndaluarit n\u00eb stacione policore apo qendrat e ndalimit p\u00ebr 48 or\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kan\u00eb Policia e Kosov\u00ebs dhe Ministria p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>KMDLNj k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb merren shum\u00eb seriozisht mendimet, vler\u00ebsimet dhe raporti i mjekoligjor\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe Anglia q\u00eb jan\u00eb caktuar nga familja Dehari dhe VV sepse ata jan\u00eb profesionist\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e patologjis\u00eb dhe mjek\u00ebsis\u00eb ligjore gjat\u00eb vazhdimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr zbardhjen e rastit Dehari sikur q\u00eb fton ata q\u00eb nuk jan\u00eb profesionist\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahen nga komentet dhe interpretimet q\u00eb vet\u00ebm shkaktojn\u00eb huti duke kontribuar n\u00eb mjegullimin e rastit p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kan\u00eb kompetenc\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>KMDLNj, q\u00eb n\u00eb raportin e par\u00eb ka konstatuar q\u00eb koha kur ka q\u00ebndruar i ndjeri Astrit Dehari, si i paraburgosur, i vet\u00ebm kur t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb dalur n\u00eb sh\u00ebti \u2013 ajrim ka qen\u00eb koh\u00eb kritike q\u00eb ka p\u00ebrfunduar me fatalitet dhe ka qen\u00eb l\u00ebshim profesional mungesa e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb shtuar t\u00eb dhom\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb Astrit Dehari. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi duke mos e paragjykuar rastin se a \u00ebsht\u00eb vrasje apo vet\u00ebvrasje. Tash e kemi nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe Kryeprokurorit Hoxha q\u00eb rastin e cil\u00ebson si vet\u00ebvrasje e q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga familja Dehari, VV dhe avokati Gashi nd\u00ebrsa nuk kemi ende q\u00ebndrim t\u00eb ekspert\u00ebve mjekoligjor\u00eb t\u00eb angazhuar nga familja Dehari dhe VV, z. Besim Latifaj dhe z. Besim Ymaj. <\/p>\n<p>KMDLNj e p\u00ebrkrah\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht ministren Dhurata Hoxha p\u00ebr suspendim t\u00eb kat\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb paraburgimit deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve sikur edhe \u00e7do nism\u00eb dhe veprim q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb zbardhjen e rastit dhe v\u00ebnien para drejt\u00ebsis\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb kontribuar, ndihmuar, shtytur apo q\u00eb nuk e kan\u00eb penguar p\u00ebrfundimin me fatalitet t\u00eb t\u00eb paraburgosurit Astrit Dehari. KMDLNj vler\u00ebson se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb sikur edhe Sh\u00ebrbimi Korrektues i Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb transparent n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb krijuar dhe bashk\u00ebpunues duke ua ofruar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb organizatave monitoruese ta b\u00ebjn\u00eb hetimin e rastit nga aspekti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr rastin Dehari.<\/p>\n<p>KMDLNj p\u00ebrkrah dhe inkurajon angazhimin e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si Amnesty Inernational, Human Rights Watch, FIDH , Federata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Helsinkut si edhe ato vendore q\u00eb ta japin kontributin e tyre n\u00eb zbardhjen e rastit nga aspekti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Gjithashtu , KMDLNj k\u00ebrkon nga Prokuroria, hetuesia, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt mjekoligjor\u00eb , t\u00eb angazhuar nga familja Dehari dhe VV t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb do t\u2019u ndihmonin n\u00eb p\u00ebrpilimin e nj\u00eb raporti profesional e q\u00eb do t\u00eb kontribuonte n\u00eb zbardhjen e rastit.<\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr pengimin e hetimeve, nga kushdo qoft\u00eb tregon se ka interesim t\u00eb m\u00ebshehet e v\u00ebrteta dhe t\u00eb mbrohen ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast tragjik. Vet\u00ebm hetimi i papenguar, i pandikuar politikisht, ku t\u00eb gjith\u00eb, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim , n\u00ebse ofrojn\u00eb fakte do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zbardhjen e rastit, arritjen e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi hetimor dhe gjyq\u00ebsor transparent\u00eb. Nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohet askush, n\u00ebse duam drejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut, ka reaguar pas publikimit t\u00eb raportit p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e vdekjes s\u00eb Astrit Deharit. Ata p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate kan\u00eb k\u00ebrkuar prokuroria, hetuesia, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt mjekoligjor\u00eb , t\u00eb angazhuar nga familja Dehari dhe VV t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46923,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46922","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46922\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}