{"id":47236,"date":"2019-10-29T17:49:36","date_gmt":"2019-10-29T17:49:36","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47236"},"modified":"2019-10-29T17:49:36","modified_gmt":"2019-10-29T17:49:36","slug":"liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-tanja-fajon-ska-me-arsye-per-justifikime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-tanja-fajon-ska-me-arsye-per-justifikime\/","title":{"rendered":"Liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn-Tanja Fajon: S\u2019ka m\u00eb arsye p\u00ebr justifikime"},"content":{"rendered":"<p>Eurodeputetja dhe raportuesja p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, Tanja Fajon ka th\u00ebn\u00eb se shteti i Kosov\u00ebs i ka plot\u00ebsuar kushtet e k\u00ebrkuara nga BE p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vizave. Ajo tha se do t\u00eb angazhohet maksimalisht q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrmbyllet sa m\u00eb par\u00eb dhe shtoi se argumentet kund\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb disa shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb tani nuk do t\u00eb mund t\u00eb justifikohen.<\/p>\n<p>Premtime p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs po b\u00ebhen \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Qysh para se t\u00eb fillonte dialogu me Komisionin Evropian n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012 e para se t\u00eb pranohej udh\u00ebrr\u00ebfyesi p\u00ebr liberalizimin e vizave n\u00eb qershor t\u00eb po atij viti, lider\u00ebt vendor\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb premtime se kosovar\u00ebt s\u00eb shpejti do t\u00eb l\u00ebviznin lirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, vizat nuk u hoq\u00ebn edhe pas konfirmimit t\u00eb Komisionit Evropian, i cili korrikun e vitit 2018 tha se Kosova i ka plot\u00ebsuar edhe dy kushtet e fundit p\u00ebr liberalizim: Demarkacionin dhe arritjet n\u00eb luftimin e krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe k\u00ebt\u00eb vit nuk dihet se a do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Deputetja e Parlamentin Evropian (BE) dhe raportuesja p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, Tanja Fajon, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr FaktePlus ka th\u00ebn\u00eb se pavar\u00ebsisht q\u00eb shteti i Kosov\u00ebs ka plot\u00ebsuar kushtet e k\u00ebrkuara nga BE, nuk mund t\u00eb jep ndonj\u00eb afat se kur do t\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb liberalizimi.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb doja t\u00eb jepja afatet e sakta kur do t\u00eb mund t\u00eb ndodh liberalizimi. Pasi K\u00ebshilli t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr, Rregullorja mund t\u00eb miratohet me shpejt\u00ebsi. Topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e qeverive t\u00eb BE-s\u00eb. Si raportuese, do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb time, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb realizueshme k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Fajon.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ka th\u00ebn\u00eb se pes\u00eb shtetet q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur ende Kosov\u00ebn, nuk duhet ta shohin nj\u00ebjt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohjes me liberalizim.<\/p>\n<p>Sipas saj, liberalizimi nuk duhet t\u00eb shihet si \u00e7\u00ebshtje politike.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb shtetet, t\u00eb cilat nuk e njohin Kosov\u00ebn, nuk e shohin njohjen dhe liberalizimin e vizave si t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ne dhe t\u00eb gjitha institucionet e BE-s\u00eb nuk e shohim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Mund t\u2019ju kujtoj se BE ka hequr vizat p\u00ebr Tajvanin edhe pse nuk po e njeh shtetin. Heqja e vizave \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb shihet si \u00e7\u00ebshtje politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk \u00ebsht\u00eb e justifikueshme p\u00ebr ask\u00eb q\u00eb ta sheh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem\u201d, ka deklaruar Fajon.<\/p>\n<p>Raportuesja Fajon ka folur edhe p\u00ebr procesin zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se tash kur zgjedhjet kan\u00eb p\u00ebrfunduar, Kosova duhet t\u00eb formoj\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb institucionet e saj.<\/p>\n<p>\u201cPas zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb formoj\u00eb institucionet e reja sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me vendet evropiane\u201d, ka shtuar ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ka pranuar se kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, Parlamenti Evropian ka pasur shum\u00eb d\u00ebshtime.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb mbaruar, por institucionet e vendit ende nuk jan\u00eb formuar, dhe qytetar\u00ebt prej koh\u00ebsh presin p\u00ebr liberalizimin e vizave. Sa ndikon kjo situat\u00eb n\u00eb liberalizimin e vizave. Kur do t\u2019i g\u00ebzohen sakt\u00ebsisht qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs k\u00ebtij lajmi?<\/p>\n<p>Fajon: Pas zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb formoj\u00eb institucionet e reja sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me vendet evropiane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, qeveria e re nuk duhet t\u00eb devijoj\u00eb nga p\u00ebrparimi i b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit dhe duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e nevojshme p\u00ebr heqjen e vizave. Nuk do t\u00eb doja t\u00eb jepja afatet e sakta kur do t\u00eb mund t\u00eb ndodh liberalizimi. Pasi K\u00ebshilli t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr, Rregullorja mund t\u00eb miratohet me shpejt\u00ebsi. Topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e qeverive t\u00eb BE-s\u00eb. Si raportuese, do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb time, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb realizueshme k\u00ebt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p> Kur pritet q\u00eb institucionet kompetente brenda BE t\u00eb diskutojn\u00eb dhe t\u00eb marrin nj\u00eb vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Fajon: Si\u00e7 e kujtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, Parlamenti Evropian ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr tashm\u00eb n\u00eb prill, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb  e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mandati im u rikonfirmua nga Parlamenti i ri Evropian n\u00eb shtator. N\u00eb dhjetor Komisioni i ri  Evropian  e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb pres nga Presidenca Finlandeze e Bashkimit  Evropian dhe Komisioni i ri Evropian ta rikthejn\u00eb n\u00eb agjend\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. I kam nxitur ata q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb i mbetem q\u00ebndrimit q\u00eb Kosova i ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe s\u00ebrish K\u00ebshilli ka refuzuar t\u00eb veproj\u00eb. Si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, un\u00eb shpresoj q\u00eb gjat\u00eb presidenc\u00ebs finlandeze, liberalizimi i vizave do t\u00eb vendoset s\u00ebrish n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p> Dihet q\u00eb pes\u00eb shtete t\u00eb Bashkimit Evropian nuk e kan\u00eb njohur ende shtetin e Kosov\u00ebs. A vazhdojn\u00eb t\u00eb paraqesin problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/p>\n<p>Fajon: Shpresoj q\u00eb shtetet, t\u00eb cilat nuk e njohin Kosov\u00ebn, nuk e shohin njohjen dhe liberalizimin e vizave si t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ne dhe t\u00eb gjitha institucionet e BE-s\u00eb nuk e shohim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Mund t\u2019ju kujtoj se BE ka hequr vizat p\u00ebr Tajvanin edhe pse nuk po e njeh shtetin. Heqja e vizave \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb shihet si \u00e7\u00ebshtje politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk \u00ebsht\u00eb e justifikueshme p\u00ebr ask\u00ebnd q\u00eb ta sheh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb thirrja juaj p\u00ebr k\u00ebto pes\u00eb vende n\u00eb lidhje me liberalizimin e vizave?<\/p>\n<p>Fajon: Thirrja ime do t\u00eb ishte, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto pes\u00eb vende, por edhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Bashkimin Evropian, q\u00eb Kosova ka p\u00ebrmbushur ato \u00e7ka ne kemi k\u00ebrkuar prej tyre. Tani \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb kryej\u00eb pjes\u00ebn e tij t\u00eb premtimit.  Ne n\u00eb Parlamentin Evropian dhe si Socialdemokrat kemi pasur shum\u00eb d\u00ebshtime n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb edhe ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Por thirrja ime u shkon gjithashtu t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve n\u00eb Kosov\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin tuaj, zbatimi i t\u00eb gjitha kritereve t\u00eb nevojshme p\u00ebr regjimin pa viza \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. Puna duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eurodeputetja dhe raportuesja p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, Tanja Fajon ka th\u00ebn\u00eb se shteti i Kosov\u00ebs i ka plot\u00ebsuar kushtet e k\u00ebrkuara nga BE p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vizave. Ajo tha se do t\u00eb angazhohet maksimalisht q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrmbyllet sa m\u00eb par\u00eb dhe shtoi se argumentet kund\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb disa shtete [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":44387,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47236","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47236\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}