{"id":47309,"date":"2019-10-30T18:22:55","date_gmt":"2019-10-30T18:22:55","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47309"},"modified":"2019-10-30T18:22:55","modified_gmt":"2019-10-30T18:22:55","slug":"programi-qeverises-dhe-ndarja-e-posteve-vonojne-marreveshjen-per-qeverisjen-vv-ld","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/programi-qeverises-dhe-ndarja-e-posteve-vonojne-marreveshjen-per-qeverisjen-vv-ld\/","title":{"rendered":"Programi qeveris\u00ebs dhe ndarja e posteve vonojn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr qeverisjen VV-LD"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs i kan\u00eb intensifikuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrafrimin e programit qeveris\u00ebs, si hap i par\u00eb drejt arritjes s\u00eb koalicionit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aktualisht, takimet po zhvillohen n\u00eb nivelin e grupeve punuese, kurse faza tjet\u00ebr e bisedimeve, parashihet t\u00eb zhvillohet n\u00eb nivelin e kryetar\u00ebve t\u00eb partive, kur edhe pritet ndarja e ministrive dhe pozitave kryesore gjat\u00eb mandatit t\u00eb ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb pajtuar n\u00eb parim t\u00eb dy partit\u00eb, \u00ebsht\u00eb se qeveria duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga kryeministri q\u00eb vjen nga radh\u00ebt e partis\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebnkupton L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Po ashtu, synimi i Vet\u00ebvendosjes dhe LDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb qeveri me 12 apo maksimumi 15 ministri.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse partia q\u00eb e merr pozit\u00ebn e kryeministrit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, do t\u00eb merr edhe pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb Kuvendit apo k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb do t\u2019ia liroj\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto tema, bisedimet thuhet se do t\u00eb barten te lider\u00ebt politik\u00eb, kurse tash p\u00ebr tash, theksohet se \u00ebsht\u00eb duke u biseduar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet programore dhe reduktimin e numrit t\u00eb ministrive.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes dhe bashk\u00ebqeverisjes ishte edhe takimi i zhvilluar nd\u00ebrmjet kandidatit aktual t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKosova do t\u00eb dal\u00eb nga kriza dhe do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb. Bashk\u00ebpunimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi yn\u00eb. Q\u00ebllimet e mira dhe pun\u00ebt e mbara jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e jona ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb shtetit\u201d, ka shkruar Kurti n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit, e dy partive politike deklarojn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb dakordimit p\u00ebr harmonizimin e planeve programore p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebqeverisur.<\/p>\n<p>Albulena Haxhiu nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebr disa fusha programore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr ekonomi, tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb linja t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Haxhiu \u00ebsht\u00eb shprehur optimiste se bisedimet nd\u00ebrmjet grupeve punuese do t\u00eb kryhen s\u00eb shpejti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb faza e bisedimeve n\u00eb nivel t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb dy partive.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cila nuk jan\u00eb kompetenc\u00eb e grupit punues. Grupi punues nuk ka kompetenc\u00ebn se cilat ministri do t\u2019i kemi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kjo i takon nivelit t\u00eb kryetar\u00ebve. Prandaj, puna jon\u00eb si grup punues \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm harmonizimi programor. Ne jemi optimist\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ne deri tani kemi par\u00eb nj\u00eb vullnet dhe gatishm\u00ebri nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e LDK-s\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>Haxhiu tha se takimet pasuese do t\u00eb mbahen nes\u00ebr si dhe n\u00eb jav\u00ebn e ardhshme dhe m\u00eb pas do t\u00eb ket\u00eb takime t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Besian Mustafa, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se LDK-ja dhe LVV-ja jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshjen finale p\u00ebr koalicion bashk\u00ebqeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAf\u00ebrsisht \u00e7do tre dit\u00eb do t\u00eb kemi takime t\u00eb grupeve punuese t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar programin e p\u00ebrbashk\u00ebt. Pas certifikimit t\u00eb rezultateve nga KQZ-ja do t\u00eb vazhdohet me takimin e nivelit politik n\u00eb mes t\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb t\u00eb dy partive tona, pra, zotit Mustafa dhe zotit Kurti, ku do t\u00eb p\u00ebrmbyllet edhe pjesa finale politike e marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebqeverisjes\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nga shpallja e rezultatit preliminar t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 6 tetorit, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Drejtuesit e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, po ashtu kan\u00eb zhvilluar takime edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve joshumic\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Albulena Haxhiu nuk ka mundur t\u00eb thot\u00eb n\u00ebse pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes do t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebrfshirja e komuniteteve brenda koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi ndonj\u00eb vendim p\u00ebr ket\u00eb, por ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me ta. Besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb me rend\u00ebsi q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb edhe komunitetet joshumic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, pas finalizimit t\u00eb koalicionit me LDK-n\u00eb, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb me hapa t\u00eb tjer\u00eb. Pra , ne nuk mund t\u00eb lidhim koalicion nj\u00ebher\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit joshumic\u00eb, pa u b\u00ebr\u00eb koalicioni i madh (me LDK-n\u00eb)\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>T\u00eb dy partit\u00eb politike LVV-ja dhe LDK-ja, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb certifikimit t\u00eb rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb shkuar tutje me hapat final t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs edhe para zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit, jan\u00eb takuar disa her\u00eb, por nuk arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koalicion parazgjedhor dhe garuan ndaras.<\/p>\n<p>Nga rezultatet preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka fituar 25.49 p\u00ebr qind t\u00eb votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs me 24.82 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>K\u00ebto rezultate nuk p\u00ebrfshijn\u00eb votat me kusht, votat me post\u00eb edhe votat e personave me nevoja te ve\u00e7anta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs i kan\u00eb intensifikuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrafrimin e programit qeveris\u00ebs, si hap i par\u00eb drejt arritjes s\u00eb koalicionit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Aktualisht, takimet po zhvillohen n\u00eb nivelin e grupeve punuese, kurse faza tjet\u00ebr e bisedimeve, parashihet t\u00eb zhvillohet n\u00eb nivelin e kryetar\u00ebve t\u00eb partive, kur edhe pritet ndarja e ministrive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46145,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47309","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47309\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}