{"id":47437,"date":"2019-11-01T16:01:30","date_gmt":"2019-11-01T16:01:30","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47437"},"modified":"2019-11-01T16:01:30","modified_gmt":"2019-11-01T16:01:30","slug":"mustafa-e-quan-qeverisjen-e-gjilanit-monarki-e-kryetarin-haziri-nje-monark-i-veprimeve-te-jashteligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mustafa-e-quan-qeverisjen-e-gjilanit-monarki-e-kryetarin-haziri-nje-monark-i-veprimeve-te-jashteligjshme\/","title":{"rendered":"Mustafa e quan qeverisjen e Gjilanit monarki e kryetarin Haziri nj\u00eb monark i veprimeve t\u00eb jasht\u00ebligjshme"},"content":{"rendered":"<p>Qemajl Mustafa, kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Dega n\u00eb Gjilan, e ka quajtur qeverisjen n\u00eb Gjilan si nj\u00eb monarki e vog\u00ebl, nd\u00ebrsa kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Hazirin nj\u00eb monark q\u00eb e ka vendosur vet\u00ebn e tij n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj monarkie, e q\u00eb po b\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00eb po do, n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me ligjet n\u00eb fuqi, transmeton 2LONLINE.com.<br \/>\nMustafa, s\u00eb bashku edhe me Riza Abdylin, shefin e grupit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komunal nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, kan\u00eb mbajtur nj\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00eb ku tem\u00eb ka qen\u00eb seanca e djeshme dhe vazhdimi i sotsh\u00ebm i saj, q\u00eb ishte braktisur, p\u00ebrkat\u00ebsisht bojkotuar nga PDK-ja, me arsyetimin e shkeljeve t\u00eb shumta t\u00eb procedurave dhe ligjeve duke u nxjerr\u00eb madje edhe vendime t\u00eb jasht\u00ebligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKy kryetar i komun\u00ebs dhe menaxhmenti i tij po sillen si t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb monarkie t\u00eb vog\u00ebl e ai monarku, dhe po i grah rrafsh si\u00e7 po do, sepse e ka siguruar nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb votave n\u00eb kuvend dhe po vepron si\u00e7 ka vepruar sot\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nd\u00ebr ato pika q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb PDK-ja, ta braktis\u00eb seanc\u00ebs e djeshme dhe ta bojkotoj\u00eb vazhdimin e sotsh\u00ebm t\u00eb saj ka qen\u00eb edhe propozim vendimi p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb t\u00eb pron\u00ebs komunale, p\u00ebr nevoja t\u00eb Qendr\u00ebs socio-edukative \u201dDon Bosko\u201d, pik\u00eb kjo q\u00eb ka kaluar n\u00eb seanc\u00ebn e sotme ani se u reduktuar koh\u00ebzgjatje n\u00eb afat prej 15 vitesh.<\/p>\n<p>E, kreu i PDK-s\u00eb s\u00eb Gjilanit, Qemajl Mustafa tha se ky vendim q\u00eb ka ndodhur sot \u00ebsht\u00eb joligjor p\u00ebr shkak se nuk mund t\u00eb jepet toka publike, nuk mund t\u00eb jepen resurset publike p\u00ebr shfryt\u00ebzim, qoft\u00eb edhe n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00eb, pa e par\u00eb mir\u00eb e qart\u00eb, Kuvendi, interesin publik dhe ky interes nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb. N\u00eb rastin e \u201cDon Bosko-s\u201d, kuvendi, an\u00ebtar\u00ebt e saj, komitetet, drejtoria e arsimit, nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb interesin publik t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit prej asaj shkolle.<\/p>\n<p>Mustafa ka rikujtuar vitin 2012, se ishte pik\u00ebrisht ai n\u00eb krye t\u00eb Gjilanit q\u00eb e ka udh\u00ebhequr at\u00eb proces p\u00ebrderisa ia ka krijuar kushtet dhe me vendim iu kishte dh\u00ebn\u00eb \u201cDon Bosko-s\u201d, ajo tok\u00eb mbi marr\u00ebveshje ne arritur, por si\u00e7 thot\u00eb Mustafa, aty shum\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb interesi publik, standardet e edukimit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta dhe duhet t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunimi i p\u00ebrhersh\u00ebm me komun\u00eb,  i shkoll\u00ebs \u201cDon Bosko\u201d,  e regjistruar nga MASHT-i si partner\u00eb privat, duhet t\u00eb jet\u00eb komunikimi i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb Drejtoris\u00eb Komunale dhe shkoll\u00ebs e cila duhet t\u00eb veproj\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e ingerencave t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi kund\u00ebr shkoll\u00ebs \u201cDon Bosko\u201d, sepse ne e kemi ndihmuar funksionalizimin e asaj shkolle pas shum\u00eb pun\u00ebve t\u00eb rregulluara. Ne e kemi pasur vullnetin me prue at\u00eb shkoll\u00eb dhe e kemi vullnetin ajo me vazhdua dhe me qen\u00eb shkoll\u00eb e mir\u00eb e Gjilanit q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej Anamorav\u00ebs, Lugin\u00ebs e Kumanov\u00ebs, mir\u00ebpo nuk jemi q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb b\u00ebhen symbyllazi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb sot kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit dhe krejt menaxhnmenti i komun\u00ebs, sepse at\u00ebher\u00eb jemi n\u00eb mjegull dhe nuk do t\u00eb dihet kur do t\u00eb bim\u00eb n\u00eb hendek dhe ta godasim murin\u201d, u shpreh tutje Mustafa.<\/p>\n<p>Ai shtoi se si opozit\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe vendime t\u00eb tilla me i kund\u00ebrshtua n\u00eb instanc\u00ebn e par\u00eb ligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb MAPL-ja dhe pas k\u00ebsaj pse jo edhe n\u00eb gjykat\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht joligjore.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, shefi i Grupit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Riza Abdyli ka th\u00ebn\u00eb se kjo qeverisje komunale po vazhdon t\u00eb punoj\u00eb pa asnj\u00eb plan, pa asnj\u00eb kriter dhe p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb b\u00ebn\u00eb shkelje ligjore, n\u00eb secil\u00ebn pik\u00eb q\u00eb na vije neve n\u00eb kuvend, transmeton 2LONLINE.com.<\/p>\n<p>Ai ka rikujtuar se n\u00eb marr\u00ebveshjen e vitit 2012 thuhet qart\u00eb q\u00eb Qendra \u201cDon Bosko\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga aktivitetet edukativo-arsimore t\u00eb komun\u00ebs n\u00ebn ombrell\u00ebn e drejtoratit t\u00eb saj t\u00eb arsimit dhe me t\u00eb cilin duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebveshje thuhet q\u00eb Qendra \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb t\u00eb performoj\u00eb bazuar n\u00eb strategjin\u00eb e arsimit t\u00eb Komun\u00ebs dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shkolla \u201cDon Bosko\u201d \u00ebsht\u00eb e obliguar qe secilin fillimvit ta informoj\u00eb dhe secilin fundvit t\u2019i raportoj\u00eb drejtoratit t\u00eb arsimit n\u00eb Gjilan, p\u00ebr suksesin dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha zhvillimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr. Sipas nevoj\u00ebs dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kuvendit t\u00eb komun\u00ebs, i raporton edhe kuvendit t\u00eb komun\u00ebs. Pra, drejtorati ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb ta p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm performanc\u00ebn e QSE \u201cDon Bosko\u201d n\u00eb Gjilan, sikur edhe secil\u00ebn shkoll\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebn fush\u00ebveprimin e tij.<\/p>\n<p>Abdyli tha se PDK n\u00eb Gjilan k\u00ebrkon qasje t\u00eb qart\u00eb procedurale dhe parimore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cDerisa nuk na b\u00ebhet e ditur performanca e qart\u00eb e shkoll\u00ebs dhe derisa nuk bindemi n\u00eb dobin\u00eb e dukshme publike t\u00eb k\u00ebsaj shkolle p\u00ebr komun\u00ebn e Gjilanit dhe p\u00ebr rajonin ton\u00eb, ne nuk votojm\u00eb p\u00ebr zgjatjen e afatit t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. N\u00ebse merret vendim i nj\u00ebansh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend, at\u00ebher\u00eb ne si grup i k\u00ebshilltar\u00ebve do ta kontestojm\u00eb me argumente k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb MAPL, sepse si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb rregullt, e shkel\u00eb marr\u00ebveshjen e vitit 2012 dhe b\u00ebhet vendim joligjor. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja do ta kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kontest edhe n\u00eb gjykat\u00eb. Dilemat e tjera jan\u00eb: Pse t\u00eb privilegjohet? Cili \u00ebsht\u00eb misioni i saj? Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i saj? Cila \u00ebsht\u00eb arritja e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb saj? Cilat jan\u00eb p\u00ebrfitimet, pasi kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb me pages\u00eb? Dhe t\u00eb analizohen pasojat e k\u00ebtij privilegji, se nes\u00ebr kushdo q\u00eb hap nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb pavarur, private, me pages\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb tok\u00eb falas nga komuna dhe ate p\u00ebr 40 vite si\u00e7 ka qenme komun\u00eb propozimi nga kryetari i komun\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u201d ka th\u00ebn\u00eb Abdyli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qemajl Mustafa, kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Dega n\u00eb Gjilan, e ka quajtur qeverisjen n\u00eb Gjilan si nj\u00eb monarki e vog\u00ebl, nd\u00ebrsa kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Hazirin nj\u00eb monark q\u00eb e ka vendosur vet\u00ebn e tij n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj monarkie, e q\u00eb po b\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00eb po do, n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47437","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47437\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}