{"id":47494,"date":"2019-11-02T14:12:21","date_gmt":"2019-11-02T14:12:21","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47494"},"modified":"2019-11-02T14:12:21","modified_gmt":"2019-11-02T14:12:21","slug":"vendosja-e-administrimit-ushtarak-serb-ne-gjilan-me-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vendosja-e-administrimit-ushtarak-serb-ne-gjilan-me-1912\/","title":{"rendered":"VENDOSJA E ADMINISTRIMIT USHTARAK SERB N\u00cb GJILAN M\u00cb 1912"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Enver Sadiku<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA.jpeg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"640\" class=\"aligncenter size-full wp-image-47495\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA.jpeg 640w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA-300x300.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA-100x100.jpeg 100w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA-600x600.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA-150x150.jpeg 150w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/6CED7B64-082E-4405-803A-A7BD4D68CBFA-75x75.jpeg 75w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p>Pas pushtimit ushtarak e terrorit q\u00eb kishte kryer dhe vazhdonte t\u00eb kryej mbi popullat\u00ebn shqiptare, Serbia n\u00eb viset e pushtuara e me k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb vendosi nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb kryesisht p\u00ebrb\u00ebhej nga personeli ushtarak. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Gjilani b\u00ebhet qend\u00ebr e rrethit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit u krijuan 15 komuna.<\/p>\n<p>Fillimisht regjimi ushtarak serb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb regjistrim t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr organizimin e administrat\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Territori i Kosov\u00ebs u nda n\u00eb k\u00ebto qarqe: t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb Prizrenit, t\u00eb Novi Pazarit, t\u00eb Kumanov\u00ebs dhe t\u00eb Shkupit.[1] Qarqet ishin nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha administrative, secili qark ndahej n\u00eb disa rrethe, e rrethet n\u00eb disa komuna,[2] kurse n\u00eb qarkun e Prishtin\u00ebs b\u00ebnin pjes\u00eb, Vushtrria, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj dhe Llapi.[3]<\/p>\n<p>N\u00eb vendet e pushtuara, ushtria serbe organizoi reparte \u00e7etnik\u00ebsh e xhandar\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kriminel\u00eb, hajdut\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb degjeneruar e vras\u00ebs. Ata trumbetonin se kan\u00eb ardhur t\u2019i \u00e7lirojn\u00eb territoret nga sundimi pes\u00ebshekullor osman, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimin e dy popujve, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb rrug\u00eb e hekurudha, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201ccivilizimin\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb etj., por ndryshe nga k\u00ebto deklarime t\u00eb tyre, ata nga ana tjet\u00ebr vazhdonin nj\u00eb gjenocid t\u00eb papar\u00eb mbi popullat\u00ebn shqiptare. Se kishte regjim ushtarak d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat se kush nuk zbatonte rregullat e v\u00ebna nga komandant\u00ebt serb\u00eb pushkatohej n\u00eb vend.[4]<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr popullsin\u00eb shqiptare, ushtria serbe menj\u00ebher\u00eb filloi vendosjen e administrimit t\u00eb vet n\u00eb territoret e pushtuara, pra edhe n\u00eb rrethin\u00ebn e Gjilanit. Organet administrative p\u00ebrb\u00ebheshin nga personeli ushtarak dhe ishin n\u00ebn komand\u00ebn ushtarake. Nuk kishte administrat\u00eb civile por ushtarake, e me k\u00ebt\u00eb edhe regjimi ishte ushtarak. Pas pushtimit serb n\u00eb vitin 1912, Gjilani u b\u00eb qend\u00ebr e rrethit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Qarkut t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Gjilani b\u00ebhet qend\u00ebr e pushtetit civil dhe ushtarak t\u00eb asaj treve. Nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb vogla administrative n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrethit ishin komunat e n\u00eb Rrethin e Gjilanit ishin k\u00ebto komuna: Bostani, Vaganeshi, V\u00ebrbofci, Vitia, Kamenica, Kollole\u00e7i, Parallova, Parteshi, Pasjani, Ranilluku, Roga\u00e7ica, Ropotova, Sllatina, T\u00ebrpeza dhe Shurdhani.[5] Si\u00e7 shihet, sipas regjistrimit t\u00eb prillit t\u00eb vitit 1913, i b\u00ebr\u00eb nga regjimi ushtarak, Rrethi i Gjilanit kishte 15 komuna me 195 fshatra. N\u00eb at\u00eb regjistrim, ve\u00e7 tjerash, mund t\u00eb shihet edhe numri i komunave, fshatrave e sht\u00ebpive sipas nacionalitetit si dhe numri i popullsis\u00eb. Sipas k\u00ebtij regjistrimi, Rrethi i Gjilanit kishte sa vijon: 15 komuna, 195 fshatra, 6629 sht\u00ebpi shqiptare, 3135 sht\u00ebpi serbe, 628 sht\u00ebpi turke dhe 872 sht\u00ebpi t\u00eb tjera, pra gjithsej 11264 sht\u00ebpi me 76579 banor\u00eb, prej tyre 39004 meshkuj dhe 37575 femra.[6] Sipas sh\u00ebnimeve statistikore t\u00eb vitit 1913 dhe 1921 t\u00eb pushtetit serb edhe pse k\u00ebto sh\u00ebnime nuk jan\u00eb reale, ngase pushteti serb regjistrimet i b\u00ebnte p\u00ebr q\u00ebllime e nevoja t\u00eb veta, shihet se numri i banor\u00ebve t\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar p\u00ebr 1000 veta, nga 7.762 m\u00eb 1913 n\u00eb 6727 m\u00eb 1921. Ky \u00ebsht\u00eb rezultat i shp\u00ebrnguljes n\u00eb Turqi, por edhe i vrasjeve t\u00eb shumta gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore e vitet pas saj.[7]<\/p>\n<p>Pushteti serb, duke u thirrur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji, vendosi edhe p\u00ebr em\u00ebrtimet e vendbanimeve n\u00eb gjuh\u00ebn serbe si dhe dh\u00ebnien e statusit t\u00eb qytetit disa vendbanimeve, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe Gjilanit. Po ashtu u vendos edhe sistemi gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa sipas rregullimit administrativ dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve u ndan\u00eb edhe kompetencat e gjyqeve. Bile u formuan edhe gjyqe fetare p\u00ebr mysliman\u00ebt q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me \u00e7\u00ebshtje familjare dhe p\u00ebr to p\u00ebrdorej sheriati.[8]<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre gjykatave do t\u00eb fillojn\u00eb edhe konfiskimet e shpron\u00ebsimet e shqiptar\u00ebve. Gjykatat e krijuara nga regjimi serb nuk i merrnin parasysh as tapit\u00eb e vjetra familjare t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tokave e sht\u00ebpive nga periudha osmane si dhe kontratat e asaj kohe. P\u00ebrve\u00e7 n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, diskriminim t\u00eb shqiptar\u00ebve kishte edhe n\u00eb planin arsimor. Q\u00ebndrimi antishqiptar n\u00eb arsim m\u00eb s\u00eb miri mund t\u00eb shihet edhe me rregulloren e Serbis\u00eb p\u00ebr viset e pushtuara, ku parashihej kontrolli i plot\u00eb i shtetit mbi shkollat shtet\u00ebrore dhe private si dhe institucionet fetare. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje, shkollimi fillor shtet\u00ebror ishte i obliguesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e pjes\u00ebve t\u00eb \u201c\u00e7liruara\u201d pa dallim. Por, shkollimi i ishte lejuar vet\u00ebm atyre q\u00eb flisnin gjuh\u00ebn serbe, gjuh\u00ebt joserbe ishin t\u00eb ndaluara zyrtarisht.[9]<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas dep\u00ebrtimit t\u00eb ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Gjilan, p\u00ebr t\u00eb neutralizuar figurat patriotike dhe udh\u00ebheq\u00ebse shqiptare, pushteti serb organizoi ndjekjen dhe burgosjen e tyre. K\u00ebshtu gjat\u00eb n\u00ebntorit e dhjetorit t\u00eb vitit 1912, regjimi serb arriti t\u2019i burgoste dhe t\u2019i d\u00ebrgonte n\u00eb Kalemegdan, kala e Beogradit, udh\u00ebheq\u00ebsit nga Prishtina Shaban pasha i Gjinoll\u00ebve, Xhemajl bej Sylejmanin, Rushit beun, Muharrem Efendiun, Ibrahim be Kokollarin, nga Vu\u00e7it\u00ebrna; Hasan Prishtin\u00ebn, nga Mitrovica, Nexhip be Drag\u00ebn nga Shkupi, ish- deputetin Seit Hoxha, Qamil Beun nga Peja, Jashar Pash\u00ebn, kurse nga Gjilani udh\u00ebheq\u00ebsit e kryengritjes n\u00eb ato vise, Idriz Seferin me djalin e daj\u00ebs s\u00eb tij Kasumin* dhe Mustaf\u00eb Mysinin, profesor i Gjimnazit n\u00eb Shkup.[10]<\/p>\n<p>P\u00ebr arrestimin e udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb raportonte edhe konsulli austriak n\u00eb Shkup, i cili njoftonte kontin Berthold n\u00eb Vjen\u00eb se kishte m\u00ebsuar se paria shqiptare ishte internuar n\u00eb Beograd, midis t\u00eb cil\u00ebve Nexhip Bej Draga, Hasan beu dhe Shaban Pashai dhe se serb\u00ebt me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve duan q\u00eb t\u2019i shtr\u00ebngojn\u00eb ata p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkrimet e tyre kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.[11] Se krer\u00eb shqiptar\u00eb ishin arrestuar dhe ndodheshin n\u00eb Beograd dhe se ata ishin arrestuar se nuk i ishin bindur Serbis\u00eb, d\u00ebshmon edhe konsulli i Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb Beograd, i cili n\u00eb nj\u00eb telegram d\u00ebrguar m\u00eb 25 dhjetor 1912 zotit von Urgon e njoftonte at\u00eb se krer\u00ebt e shqiptar\u00ebve Hasan beu dhe Nexhip be Draga, ish-deputet\u00eb n\u00eb parlamentin osman, u arrestuan n\u00eb Shkup, sepse nuk donin t\u00eb n\u00ebnshkruanin nj\u00eb adres\u00eb besnik\u00ebrie ndaj Serbis\u00eb. Si\u00e7 njoftonte konsulli austriak nga Beogradi, t\u00eb dy t\u00eb arrestuarit gjendeshin n\u00eb kalan\u00eb e k\u00ebtushme (Beograd).[12]<\/p>\n<p>Idriz Seferi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga Serbia dhe ai ishte dor\u00ebzuar vet\u00ebm pas nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb disa njer\u00ebzve t\u00eb njohur, duke dashur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb familjen e tij.[13] P\u00ebr dor\u00ebzimin e Idriz Seferit dhe t\u00eb djalit t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb  tij Kasumit, ishte njoftuar edhe Komanda e Lart\u00eb e Ushtris\u00eb serbe, t\u00eb cil\u00ebs i ishte d\u00ebrguar d\u00ebrges\u00eb se ata ishin dor\u00ebzuar n\u00eb Shkup dhe ishin transferuar n\u00eb Beograd.[14] Se Idriz Seferi kishte zbritur nga Malet e Karadakut, ku kishte qen\u00eb i strehuar, shkruante edhe gazeta serbe \u201cVardar\u201d e dat\u00ebs 8 n\u00ebntor 1912, sipas s\u00eb cil\u00ebs, Idrizi bashk\u00eb me nj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar \u201cu dor\u00ebzuan n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb kapitenit Bozhin Simiq, nj\u00ebsiti i t\u00eb cilit i kishte zbuluar n\u00eb mal\u201d.[15]<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb, pra edhe Idriz Seferi e Kasum Seferi nga Gjilani, u mbajt\u00ebn t\u00eb internuar pa ndonj\u00eb gjyq deri m\u00eb 10 prill t\u00eb vitit 1913. Me urdh\u00ebr t\u00eb kryeministrit serb, Nikolla Pashiq, u liruan nga burgu 14 veta, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Idriz Seferi me Kasumin, por me nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr organet policore t\u00eb rretheve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb \u00e7do hap.[16] Prej prillit t\u00eb vitit 1913 deri n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1915, Idriz Seferi q\u00ebndroi n\u00eb fshatin Sefer pran\u00eb familjes, duke qen\u00eb n\u00ebn kontrollin e p\u00ebrhersh\u00ebm.[17]<\/p>\n<p>Aktiviteti i Idriz Seferit kund\u00ebr pushtetit serb do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas lirimit nga burgu. Kjo shihet nga koordinimi i aksioneve t\u00eb armatosura q\u00eb kryheshin nga \u00e7etat e patriot\u00ebve n\u00eb postat e policis\u00eb serbe. Ai kontaktoi edhe me Qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tani nj\u00eb nga ministrat ishte edhe Hasan Prishtina, me te cilin vuri kontakt p\u00ebrmes t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb tij, Hamdi Kurteshin nga Pozherani. Pas takimeve me Hasan Prishtin\u00ebn, Idrizi mori porosin\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonin luft\u00ebn duke u p\u00ebrgatitur edhe p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb af\u00ebrt. Nga k\u00ebto rrethana, mund t\u00eb konkludohet se p\u00ebrkund\u00ebr masave t\u00eb pushtetit serb, popullsia e Gjilanit nuk pajtohej me pushtimin serb, por n\u00eb forma t\u00eb ndryshme rezistonte. Duke mos mundur as n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs e burgosjeve q\u00eb t\u00eb kthej kah veti krer\u00ebt me ndikim te popullsia shqiptare, pushteti serb provoi edhe n\u00eb forma t\u00eb tjera, duke joshur edhe me t\u00eb holla njer\u00ebzit me ndikim, q\u00eb t\u00eb viheshin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre. K\u00ebshtu, komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb kishte shpalosur propozimin q\u00eb t\u00eb ndaheshin t\u00eb holla p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shqiptar\u00ebve, por q\u00eb kryesuesi i shtabit t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb Shkup i ka shkruar atij se tek shqiptar\u00ebt kjo nuk do t\u00eb ket\u00eb sukses, ve\u00e7 n\u00ebse atyre nuk u jepen arsye t\u00eb tjera serioze, t\u00eb cilat ata do t\u2019i bindnin q\u00eb t\u2019i bashk\u00ebngjiten Serbis\u00eb. \u201cP\u00ebrvojat tona n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt (me Isa Boletinin, Idriz Seferin e t\u00eb tjer\u00ebt) dhe e dh\u00ebna q\u00eb komandanti e kishte cekur n\u00eb depeshen se agjitator\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebto mjete, v\u00ebrtetojn\u00eb se parat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk do t\u00eb mund ta arrijn\u00eb q\u00ebllimin\u2026\u201d.[18]<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb Gjilan me rrethin\u00eb p\u00ebrher\u00eb ishin popullat\u00eb dominuese, asnj\u00ebher\u00eb nuk u p\u00ebrfshin n\u00eb organet vendimmarr\u00ebse. Atyre iu mohua e drejta p\u00ebr pron\u00eb, identitet komb\u00ebtar, e drejta e besimit t\u00eb lir\u00eb, e drejta e shkoll\u00ebs, e drejta e pun\u00ebs, e gjuh\u00ebs dhe e l\u00ebvizjes.[19]<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet planit t\u00eb saj p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e krer\u00ebve shqiptar\u00eb me ndikim, Serbia tentonte q\u00eb n\u00ebse ky plan do t\u00eb ket\u00eb sukses, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i shfryt\u00ebzonte ata p\u00ebr interesa t\u00eb veta e n\u00ebse nuk do t\u00eb mund t\u2019ia arrinte k\u00ebtij q\u00ebllimi, at\u00ebher\u00eb Serbia m\u00ebtonte q\u00eb krer\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb komprometoheshin para bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre si njer\u00ebz t\u00eb shitur. Duke arrestuar krer\u00ebt shqiptar\u00eb, apo t\u00eb edhe nj\u00eb a m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve n\u00ebp\u00ebr fshatra e n\u00eb qytete, ushtria serbe synim t\u00eb sajin kishte q\u00eb t\u2019i detyronte shqiptar\u00ebt e zonave t\u00eb pushtuara q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb mos i kund\u00ebrvihen ushtris\u00eb pushtuese serbe.<\/p>\n<p>(Marr\u00eb nga libri \u201cGjilani me rrethin\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike 1912 \u2013 1913\u201d i autorit Enver Sadiku)<\/p>\n<p>[1] Cana, Z., Socialdemokracia\u2026, f. 146.<\/p>\n<p>[2] Po aty, f. 66.<\/p>\n<p>[3]\u0402\u043e\u0440\u0452\u0435\u0432\u0438\u045b, \u0414. 1956. \u0418\u0437\u043b\u0430\u0437\u0430\u043a \u0421\u0440\u0431\u0438\u0458\u0435 \u043d\u0430 \u0408\u0430\u0434\u0440\u0430\u043d\u0441\u043a\u043e \u043c\u043e\u0440\u0435 \u0438 \u043a\u043e\u043d\u0444\u0435\u0440\u0435\u043d\u0446\u0438\u0458\u0430 \u0430\u043c\u0431\u0430\u0441\u0430\u0434\u043e\u0440\u0430 \u0443 \u041b\u043e\u043d\u0434\u043e\u043d\u0443 1912, \u0411\u0435\u043e\u0433\u0440\u0430\u0434, c. 55-56.<\/p>\n<p>[4] Fi\u00e7orri, R., vep. e p\u00ebrm., f. 111 \u2013 112.<\/p>\n<p>[5] Osmani, J., Vendbanimet&#8230;, f. 36.<\/p>\n<p>[6] Rushiti, L., Rrethanat\u2026, f. 71.<\/p>\n<p>[7] Osmani, J., Vendbanimet\u2026l, f. 87.<\/p>\n<p>[8] Stankoviq, B., Pomoravla\u2026, f. 24.<\/p>\n<p>[9] Rexha, S., Popullsia\u2026, f. 13.<\/p>\n<p>* N\u00eb disa vepra historiografike, Kasum Seferi paraqitet si i biri i Idriz Seferit, por sipas pasardh\u00ebsve t\u00eb Idriz Seferit, Kasumi ishte djal\u00eb i daj\u00ebs s\u00eb Idriz Seferit. (Intervist\u00eb me Bajram Isufin, nip i Idriz Seferit).<\/p>\n<p>[10] Abdyli, T., Hasan\u2026, f. 178.<\/p>\n<p>[11] AIH, Vj. 22 \u2013 9 \u2013 914, f.1.<\/p>\n<p>[12] AIH, Vj. 2 \u2013 9 \u2013 914, nr. 4980, al. sh. Nr. 325<\/p>\n<p>[13] Brestovci, S., art. i p\u00ebrm., f. 13.<\/p>\n<p>[14] ASHK, Fondi i Sadullah Brestovcit, nr. i inv. 29; AVII, \u041f\u043e\u043f\u0438\u0441\u043d\u0438\u043a, \u041a-10. \u0414\u043d\u0435\u0432\u043d\u0438\u043a \u0412\u0440\u0445\u043e\u0432\u043d\u0435 \u041a\u043e\u043c\u0430\u043d\u0434\u0435.<\/p>\n<p>[15] \u0412\u0430\u0440\u0434\u0430\u0440. \u0431\u0440. 79. 26 \u043e\u043a\u0442\u043e\u0431\u0440\u0430 1912, \u201c\u041f\u0440\u0435\u0434\u0430\u043e \u0441\u0435 \u0418\u0434\u0440\u0438\u0437 \u0421\u0435\u0444\u0435\u0440\u0438\u201d.<\/p>\n<p>[16] Shala, Xh. 2006. \u00c7\u00ebshtja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913, Prishtin\u00eb: Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, f. 151.<\/p>\n<p>[17] Brestovci, S. art. i p\u00ebrm., f. 13.<\/p>\n<p>[18]ASHK, Fondi i Sadullah Brestovcit, nr. i inv. 29. telegram komandantit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb 9 prill 1913 nga kryesuesi i shtabit n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>[19] Gexha, Q. Popullsia\u2026, 2003, f. 44.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Enver Sadiku Pas pushtimit ushtarak e terrorit q\u00eb kishte kryer dhe vazhdonte t\u00eb kryej mbi popullat\u00ebn shqiptare, Serbia n\u00eb viset e pushtuara e me k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb vendosi nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb kryesisht p\u00ebrb\u00ebhej nga personeli ushtarak. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Gjilani b\u00ebhet qend\u00ebr e rrethit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit u krijuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47496,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47494","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47494\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}