{"id":47534,"date":"2019-11-03T17:38:13","date_gmt":"2019-11-03T17:38:13","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47534"},"modified":"2019-11-03T17:38:13","modified_gmt":"2019-11-03T17:38:13","slug":"kryetari-i-pdkse-ne-gjilan-teposhtezen-e-nisem-me-thacin-zgjedhjet-e-brendshme-krijuan-grupe-e-fise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-i-pdkse-ne-gjilan-teposhtezen-e-nisem-me-thacin-zgjedhjet-e-brendshme-krijuan-grupe-e-fise\/","title":{"rendered":"Kryetari i PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjilan: Teposht\u00ebz\u00ebn e nis\u00ebm me Tha\u00e7in, zgjedhjet e brendshme krijuan grupe e fise"},"content":{"rendered":"<p>Qemajl Mustafa, kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjilan, e ka gjetur fajin pse d\u00ebshtoi partia t\u00eb dal\u00eb fituese. Po thot\u00eb se Partis\u00eb s\u00eb Veselit i kishte hyr\u00eb hileti qysh m\u00eb 2010 kur u konstatua vjedhje industriale e votave. Mustafa thot\u00eb se PDK nisi teposht\u00ebzen n\u00eb koh\u00ebn e Tha\u00e7it. Shefi i Deg\u00ebs s\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjilan s\u2019kishte hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr deputet pasi p\u00ebrballet me akuza p\u00ebr krim e korrupsion. Thot\u00eb se edhe po t\u00eb kandidonte vet\u00eb p\u00ebr deputet s\u2019do t\u00eb ndodhte mrekullia, nd\u00ebrsa p\u00ebr Grabovcin e Besim Beqajn thekson se kurr s\u2019ia kishin rritur vot\u00ebn PDK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>Besnik VELIU<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 6 tetorit pas mbylljes s\u00eb vendvotimeve, nga PDK\u2019ja kishin paralajm\u00ebruar nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb jepej kumti i fitores. Por rezultati i marr\u00eb n\u00eb terren ia kishte ndryshuar agjend\u00ebn Veselit. Nga selia e partis\u00eb, p\u00ebrkrah\u00ebsit e PDK-s\u00eb mor\u00ebn lajmin q\u00eb partia e tyre do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb duke qen\u00eb se kishin dal\u00eb t\u00eb tret\u00ebt pas LVV\u2019s\u00eb dhe LDK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vendim Veseli e kishte marr\u00eb pas nj\u00eb takimi urgjent q\u00eb kishte pasur me krer\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Kosov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebve u kishte k\u00ebrkuar t\u00eb shenjestrojn\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb e kishin quar drejt r\u00ebnies, r\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kreu i k\u00ebsaj partie n\u00eb Gjilan, Qemajl Mustafa, thot\u00eb se ka filluar qysh n\u00eb koh\u00ebn kur partia drejtohej nga Hashim Tha\u00e7i.  <\/p>\n<p>Qemajl Mustafa thot\u00eb se Kadri Veseli s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr humbjen e fundit pasi lideri i ri i PDK\u2019s\u00eb e kishte marr\u00eb partin\u00eb m\u00eb 2014 n\u00eb gjendje t\u00eb keqe nga Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Gjilanit thot\u00eb se edhe n\u00eb zgjedhjet e parafundit, PDK-ja do t\u00eb humbte n\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebnte koalicion me AAK-n\u00eb dhe NISMA-n.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jemi shum\u00eb kritik. Kur e marrim PDK\u2019n\u00eb si subjekt, PDK\u2019ja ka filluar m\u00eb her\u00ebt me ra dhe ky \u00ebsht\u00eb mendim i imi personal, do t\u00eb duhej me shku n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe k\u00ebsaj here PDK\u2019ja do t\u00eb kthehej fuqish\u00ebm n\u00eb qeverisje, por nuk ka ndodh kjo, dhe do t\u00eb shkojm\u00eb tash n\u00eb opozit\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr Gazet\u00ebn Express.<\/p>\n<p>Mustafa thot\u00eb se Veseli ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm dhe q\u00eb nuk mund t\u2019i k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pasi votat e marra m\u00eb 6 tetor, sipas tij  tregojn\u00eb se ka rritje n\u00eb disa komuna dhe q\u00eb PDK\u2019ja  tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb krahasuar me votat e marr\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2014-\u00ebs dhe n\u00eb zgjedhjet kur kishin b\u00ebr\u00eb koalicionin me PAN-in.<\/p>\n<p>Kreu i deg\u00ebs s\u00eb Gjilanit thot\u00eb se PDK\u2019ja gjithashtu ia ka par\u00eb sherrin zgjedhjeve t\u00eb 2010-\u00ebs kur ishte konstatuar nga t\u00eb gjith\u00eb se kishte pasur vjedhje industriale, dhe askush nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor un\u00eb jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb PDK\u2019ja nuk ka nis me ra me Kadri Veselin dhe jam i sigurt q\u00eb s\u2019ka nis\u00eb. PDK \u00ebsht\u00eb stabile pas k\u00ebtyre zgjedhjeve dhe sigurisht edhe me u rrit\u00eb. R\u00ebnia e PDK\u2019s\u00eb nis\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb  prej vitit 2010 e pas, sepse ka pasur edhe shum\u00eb probleme, sepse at\u00ebher\u00eb kualifikuan nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e vendor\u00ebt q\u00eb ka pasur vjedhje industriale t\u00eb votave mes partive politike dhe kurrkush s\u2019nd\u00ebrmori asgj\u00eb\u201d, ka shtuar tutje Mustafa.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse r\u00ebnia e PDK\u2019s\u00eb ka nisur me Tha\u00e7in, Mustafa p\u00ebrgjigjet bindsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPo..po, absolutisht po. Dhe ne nuk mund t\u00eb faj\u00ebsojm\u00eb Kadri Veselin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Si faktor p\u00ebr r\u00ebnien e partis\u00eb, Mustafa e sheh edhe faktin e t\u00eb q\u00ebndruarit gjat\u00eb n\u00eb pushtet, mos arritjen e p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb shumta t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr faktin se n\u00eb syrin e opinionit publik \u00ebsht\u00eb krijuar perceptimi p\u00ebr nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nepotizmit e korrupsionit.<\/p>\n<p>E p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto probleme t\u00eb cilat e kan\u00eb zhvendosur PDK\u2019n\u00eb n\u00eb vendin e tret\u00eb e n\u00eb opozit\u00eb, Mustafa thot\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb analiz\u00eb secila deg\u00eb, dhe thot\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po presin nga krer\u00ebt e partis\u00eb nj\u00eb lexim t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb analizave t\u00eb hartuara nga deg\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cObjekti i analiz\u00ebs ka qen\u00eb se sa kan\u00eb ndikuar faktor\u00ebt lokal dhe qendror n\u00eb rezultatin e  zgjedhje, sa kemi funksionu tash, n\u00ebn shtabet e shtabet n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb e tjera, dhe i kemi qit krejt n\u00eb let\u00ebr dhe i kemi \u00e7u, dhe na presim q\u00eb me i lexu kujdessh\u00ebm ato analiza. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb zotuar kryetari, q\u00eb e ka nj\u00eb ekip q\u00eb merret me at\u00eb pun\u00eb, dhe kan\u00eb me dal\u00eb me nj\u00eb analiz\u00eb qendrore mandej\u201d, shton tutje Mustafa.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Qemajl Mustafa ka folur edhe p\u00ebr iniciativ\u00ebn e Kadri Veselit p\u00ebr moskandidimin n\u00eb zgjedhjeve t\u00eb emrave q\u00eb kan\u00eb probleme me ligjin, t\u00eb cil\u00ebn e konsideron si vendim t\u00eb mi\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ish-kreu i Gjilanit thot\u00eb se PDK\u2019ja do t\u00eb kishte marr\u00eb diku 2 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rast se partia do ta kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet\u00eb, pasi thot\u00eb se ka punuar gjat\u00eb koh\u00ebs sa ka qen\u00eb kryetar dhe q\u00eb ka nj\u00eb imazh t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Gjilan. Megjithat\u00eb thot\u00eb se nuk do t\u00eb kishte ndodhur ndonj\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p>Sipas tij edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte futur Sami Lushtaku n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet potencialisht mund t\u2019i sillte edhe rreth 1 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa teksa flet p\u00ebr disa figura t\u00eb tjera t\u00eb vjetra t\u00eb PDK\u2019s\u00eb si Adem Grabovci e Besim Beqaj, thot\u00eb se ata asnj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb rrit\u00eb vot\u00ebn e PDK\u2019s\u00eb<\/p>\n<p>\u201cS\u2019kish me ndodh mrekullia. Sepse n\u00ebse e kisha rrit p\u00ebr 2000 vota po e z\u00ebm\u00eb edhe p\u00ebr 1000 vota kish me e rrit\u00eb Sami Lushtaku. Nuk kish me e rrit\u00eb Grabovci vot\u00ebn sepse se ka rrit\u00eb\u2026 nuk kish me e rrit\u00eb Besim Beqaj , se se ka rrit\u00eb kurr\u201d<\/p>\n<p>Derisa ka folur p\u00ebr rezultatin e marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr komuna, Mustafa ka treguar se brenda strukturave t\u00eb PDK\u2019s\u00eb jan\u00eb krijuar rryma t\u00eb ndryshme e rivalitetet t\u00eb cilat jan\u00eb shfaq edhe n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas tij ky rivalitet i brendsh\u00ebm ka d\u00ebrguar edhe n\u00eb thyerje t\u00eb brendshme, e q\u00eb si pasoj\u00eb thot\u00eb se iu \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb rezultat zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cPDK ka pas probleme, derisa nuk hym n\u00eb procesin e brendsh\u00ebm zgjedhor. Jan\u00eb krijuar rryma, grupe, fise brenda PDKs\u00eb. Ka pas rivalitete e ato jan\u00eb shfaq edhe gjat\u00eb procesit zgjedhor. Ka pas shum\u00eb \u2026 se po fiton ajo e an\u00eb ose kjo an\u00eb, kush po i fiton deg\u00ebt.. dhe s\u2019ka qen\u00eb aspak e leht\u00eb. N\u00eb Prizren nuk \u00ebsht\u00eb gjendja mas miri p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre thymjeve. Qysh n\u00eb Gjilan, n\u00eb Gjilan tri grupime rryma t\u00eb ndryshme e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb PDK\u2019n\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 6 vite\u201d, ka potencuar Mustafa.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb unifikimin e strukturave, pasi q\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00ebvizet p\u00ebrpara pa relaksim t\u00eb raporteve brenda deg\u00ebve, pasi sipas tij ka pasur hatrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, meqen\u00ebse PDK\u2019ja ka q\u00ebndruar gjat\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cTek  tash jemi duke u unifikuar, dhe ka ardhe besimi kogja mir\u00eb n\u00eb vend. Dhe pa relaksim t\u00eb raporteve brenda deg\u00ebve, edhe brenda krejt struktur\u00ebs nuk l\u00ebvizin partit\u00eb. Parti\u00eb q\u00eb gjat\u00eb rrin\u00eb n\u00eb pushtet, partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb resurse q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet natyrisht q\u00eb ka hatrime, edhe sa i p\u00ebrket angazhimit, p\u00ebrfaq\u00ebsimit, pun\u00ebsimit, gradimeve e plot\u00eb\u201d, thekson kreu i PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr akuzat dhe fenomenin e vjedhjes s\u00eb votave brenda partive, Mustafa thot\u00eb se nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet vet\u00ebm PDK\u2019ja k\u00ebtu. Sipas tij edhe partit\u00eb tjera nuk dallojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, p\u00ebrve\u00e7 Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket akuzave t\u00eb k\u00ebshilltarit t\u00eb Kadri Veselit p\u00ebr vjedhje votash, Mustafa thot\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb mund t\u2019ia ken\u00eb vjedhur votat Blerim Latifit, mund t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb edhe fakti se filozofi i PDK\u2019s\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i njohur n\u00eb media por jo edhe n\u00eb politike e n\u00eb struktura t\u00eb PDK\u2019s\u00eb gjithandej Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShpesh njer\u00ebzit e krijojn\u00eb iden\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr veten, e pastaj kur ballafaqohen me realitetin zgjedhor e s\u2019iu del bash qashtu, mandej fillojn\u00eb me faj\u00ebsu e iu duket q\u00eb gjithkush iu ka faj\u201d, shprehet Mustafa.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket deklaratave t\u00eb kreut t\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Skenderaj  se do t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi Veselit p\u00ebr rezultatin, Mustafa thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Sami Lusthaktu q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb i pyetur p\u00ebr deklarat\u00ebn e hershme t\u00eb Lushtakut se \u201cS\u2019ka bir nane q\u00eb mlargon prej PDK\u2019s\u00eb\u201d, Mustafa thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ngutur, pasi q\u00eb Veseli nuk ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb largoj\u00eb dik\u00ebnd prej partis\u00eb, pasi q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk ka as t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c Nuk e di p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht demokratike q\u00eb ai (Lushtaku) me k\u00ebrkua p\u00ebrgjegj\u00ebsi prej Kadri Veselit, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij. Ai mundet me e than\u00eb mendimin e tij, ne e d\u00ebgjojm\u00eb me v\u00ebmendje, por vendos shumica. Nd\u00ebrkaq n\u00eb fillim u pat ngut, un\u00eb e pata than\u00eb z.Lushtaku, sepse z. Veseli nuk pat marr\u00eb vendim p\u00ebr me e \u00e7kyq dik\u00ebnd prej partis\u00eb. S\u2019ka pas than\u00eb ai q\u00eb e qet dik\u00ebnd prej partis\u00eb, sepse nfund t\u00eb fundit nuk ka t\u00eb drejt\u00eb Kadri Veseli me e qit dik\u00ebn prej partis\u00eb, jan\u00eb disa mekanizma statutar e ligjor\u201d, shprehet zyrtari i PDK\u2019s\u00eb p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb potenciale p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Veselit, Mustafa thot\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb legale, pasi q\u00eb secili e ka t\u00eb drejt\u00ebn ta thot\u00eb mendimin e vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLegale mund t\u00eb jet\u00eb. Sepse statuti i PDK\u2019s\u00eb ia njeh t\u00eb drejt\u00ebn secilit individ me e than\u00eb mendimin e vet, dhe me e bo k\u00ebrkes\u00ebn e vet\u00eb. Po presim dit\u00ebt q\u00eb vij\u00ebn, t\u00eb certifikohen rezultatet t\u00eb qet\u00ebsohen uj\u00ebrat e pastaj shofim\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund i pyetur se pse ende PDK\u2019ja nuk ka kryesi  t\u00eb partis\u00eb, Mustafa thot\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka Veseli n\u00eb dor\u00eb, dhe i mbetet atij q\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb emrat, bazuar n\u00eb kritere t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb po mendoj q\u00eb kryetari e ka l\u00ebn\u00eb vet\u00eb pak me pushu me e pa rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb zgjedhjeve. P\u00ebrndryshe kryetari e propozon para k\u00ebshillit kryesin\u00eb si t\u00ebr\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e tij me i zgjedh 27 emra t\u00eb mir\u00eb, me kritere t\u00eb qarta dhe me e b\u00eb at\u00eb kryesi\u201d, ka p\u00ebrfunduar Qemajl Mustafa p\u00ebr Gazet\u00ebn Express.\/GazetaExpress\u2019\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qemajl Mustafa, kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjilan, e ka gjetur fajin pse d\u00ebshtoi partia t\u00eb dal\u00eb fituese. Po thot\u00eb se Partis\u00eb s\u00eb Veselit i kishte hyr\u00eb hileti qysh m\u00eb 2010 kur u konstatua vjedhje industriale e votave. Mustafa thot\u00eb se PDK nisi teposht\u00ebzen n\u00eb koh\u00ebn e Tha\u00e7it. Shefi i Deg\u00ebs s\u00eb PDK\u2019s\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47534","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47534\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}