{"id":47669,"date":"2019-11-06T07:34:37","date_gmt":"2019-11-06T07:34:37","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47669"},"modified":"2019-11-06T07:34:37","modified_gmt":"2019-11-06T07:34:37","slug":"%e2%80%8b88-97-e-veturave-te-regjistruara-ne-kosove-jane-me-te-vjetra-se-10-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/%e2%80%8b88-97-e-veturave-te-regjistruara-ne-kosove-jane-me-te-vjetra-se-10-vite\/","title":{"rendered":"\u200b88.97% e veturave t\u00eb regjistruara n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vite"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb t\u00eb regjistruara rreth 347229 automjete. Nga ky num\u00ebr 70957 automjete jan\u00eb t\u00eb prodhuara para vitit 1994, p\u00ebrkat\u00ebsisht 20.43 % nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i tyre dhe q\u00eb kan\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se 24 vjet nga totali i regjistrimit n\u00eb vitin 2018, nd\u00ebrsa 131185 automjete jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 18 vite, apo 37.78% nga totali i regjistrimit t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb paraqitur n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb autor\u00ebve Prof. asoc. dr. Ferat Shala &#038; Msc. Liridon Sejdiu, t\u00eb cil\u00ebtpo ashtu njoftojn\u00eb se 88.97% e veturave t\u00eb regjistruara n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vite.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrim vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme zbatimi i parimeve t\u00eb euro-standardeve n\u00eb procesin e kontrollit teknik t\u00eb automjeteve dhe largimi nga qarkullimi i veturave q\u00eb nuk i plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto standarde.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Automjetet dhe mjedisi<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga faktor\u00ebt themelor\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb komunikacion \u00ebsht\u00eb edhe automjeti. Ky faktor p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia dhe pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb komunikacion llogaritet si faktor i dyt\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pas faktorit njeri. Nisur nga ky fakt shum\u00eb institucione shkencore dhe akademike por edhe institucione shtet\u00ebrore dhe menaxhuese e kan\u00eb automjetin tem\u00eb trajtimi dhe hulumtimi. Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb sidomos hulumtimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me ndikimin e automjetit n\u00eb jet\u00ebn ekonomike, sociale dhe zhvillimore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Automjeti si faktor i siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft kompleks. Kompleksiciteti varet kryesisht nga fakti se sa faktori njeri e trajton seriozisht faktorin automjet dhe p\u00ebrdorimin e tij n\u00eb kushte dhe rrethana t\u00eb ndryshme. Shpeshher\u00eb faktori njeri duke i par\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mirat dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e automjetit nuk i v\u00ebren dhe nuk i trajton dob\u00ebsit\u00eb, t\u00eb metat, rreziqet apo shkall\u00ebn e ndotjes s\u00eb mjedisit q\u00eb vjen si rezultat i p\u00ebrdorimit t\u00eb automjetit.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb disa opinione analitike p\u00ebr relacionin e faktor\u00ebve ndikues t\u00eb automjetit dhe kompleksicitetin e tij n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs e me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndikimi i tij n\u00eb ndotjen e mjedisit.<\/p>\n<p>Automjeti si nevoj\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb dhe problemet p\u00ebrcjell\u00ebse<\/p>\n<p>Automjeti si nevoj\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur nj\u00eb hov t\u00eb madh zhvillimi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dy dekadat e fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave q\u00eb shteti i ri i Kosov\u00ebs ka kaluar n\u00eb k\u00ebto dy dekada. Mir\u00ebpo ky proces \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me shume probleme. K\u00ebtu n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb llogaritet importi i makinave q\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh dhe i pakontrolluar nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb caktuar ky fenomen ka arritur n\u00eb pik\u00ebn kur numri i madh i automjeteve n\u00eb Kosov\u00eb ka filluar t\u00eb paraqitet edhe si problem serioz jo vet\u00ebm n\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb trafik por edhe n\u00eb nj\u00eb problem serioz mjedisor p\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes s\u00eb mjedisit q\u00eb krijojn\u00eb automjetet e vjetra. Kjo ndotje manifestohet jo vet\u00ebm me lirimin e gazrave ndot\u00ebse n\u00eb aj\u00ebr por edhe si material skrap duke krijuar shum\u00eb deponi (varreza t\u00eb automjeteve t\u00eb vjetra), q\u00eb paraqesin nj\u00eb problematike n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit. Numri i madhe i automjeteve ka pasur ndikim negativ po ashtu edhe n\u00eb tregun e automjeteve duke krijuar nj\u00eb treg jasht\u00ebzakonisht kontravers e t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb relacion me tregun e mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Ndikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb krijimin e problemeve q\u00eb nd\u00ebrlidhen me automjete i ka krijuar mungesa e legjislacionit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor gjegj\u00ebsisht p\u00ebr automjetet.<\/p>\n<p>Automjetet dhe statistikat zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar edhe m\u00eb n\u00eb detaje problemin do t\u00eb sh\u00ebrbehemi edhe me disa fakte dhe statistika t\u00eb k\u00ebtij sektori.  T\u00eb dh\u00ebnat statistikore zyrtare p\u00ebr automjetet p\u00ebr vitin 2018, flasin se aktualisht n\u00eb Kosov\u00eb kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb automjeteve me nj\u00eb mosh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tyre, me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb amortizimit dhe me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ndotjes.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb t\u00eb regjistruara rreth 347229 automjete. Nga ky num\u00ebr 70957 automjete jan\u00eb t\u00eb prodhuara para vitit 1994, p\u00ebrkat\u00ebsisht 20.43 % nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i tyre dhe q\u00eb kan\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se 24 vjet nga totali i regjistrimit n\u00eb vitin 2018, nd\u00ebrsa 131185 automjete jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 18 vite, apo 37.78% nga totali i regjistrimit t\u00eb vitit 2018. 308940 automjete jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vite, apo 88.97% nga totali i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i regjistrimit n\u00eb vitin 2018. Kilometrat mesatare t\u00eb kaluara brenda vitit 2018 jan\u00eb 21277 km p\u00ebr secilin automjet. Nisur nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i aksidenteve t\u00eb vitit 2018, pas \u00e7do 468244 km t\u00eb kaluara t\u00eb t\u00eb gjitha automjeteve ka ndodhur nj\u00eb aksident apo \u00e7do i 22-ti automjet ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksident trafiku.<\/p>\n<p>Automjetet dhe emetimet e gazrave.<\/p>\n<p>Nga numri i gjithmbarsh\u00ebm i automjeteve t\u00eb regjistruara, 69376 automjete p\u00ebrdorin benzin\u00ebn si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, 275192 automjete p\u00ebrdorin naft\u00ebn si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse nd\u00ebrsa 2661 automjete p\u00ebrdorin gazin e l\u00ebngsh\u00ebm si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse. Analizuar nga aspekti mjedisor dhe duke marr p\u00ebr baz\u00eb numrin e automjeteve sipas euro-standardeve kemi nj\u00eb num\u00ebr prej 60432 automjete t\u00eb regjistruara n\u00eb vitin 2018 q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prodhuara para formimit t\u00eb k\u00ebtij standardi.  \u2022 18378 automjete jan\u00eb sipas euro standard 1, (CO =2.72 g\/km \u2013 benzin dhe dizel); \u2022 50272 automjete jan\u00eb sipas euro standard 2, (CO = 2.2 g\/km \u2013 benzin dhe CO = 1 g\/km- dizel); \u2022 109920 automjete sipas euro standard 3, (CO = 2.3 g\/km \u2013 benzin dhe CO = 0.66 g\/km- dizel); \u2022 69706 automjete jan\u00eb sipas euro standard 4, (CO = 1 g\/km \u2013 benzin dhe CO = 0.5 g\/km- dizel); \u2022 28279 automjete sipas euro standard 5 (CO = 1 g\/km \u2013 benzin dhe CO = 0.5 g\/km- dizel) dhe \u2022 10242 automjete sipas euro standard 6 (CO = 1 g\/km \u2013 benzin dhe CO = 0.5 g\/km- dizel).<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebta parametra n\u00eb Kosov\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2018 nga automjetet jan\u00eb liruar rreth 7435 t CO (monoksid t\u00eb karbonit). Kjo shif\u00ebr llogaritet vet\u00ebm p\u00ebr automjetet q\u00eb jan\u00eb brenda euro-standardeve t\u00eb lartsh\u00ebnuara. Shkalla e ndotjes me CO nga automjetet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe n\u00ebse llogaritet edhe lirimi i CO nga 60432 automjete q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb euro-standardit. Duke llogaritur shkall\u00ebn e lirimit t\u00eb CO p\u00ebr k\u00ebto automjete \u00ebsht\u00eb mesatarisht me kriteret e euro-standard 1 at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb emetim rreth 3497 t CO. N\u00eb total brenda vitit 2018 vet\u00ebm nga automjetet jan\u00eb liruar rreth 10932 t CO.  Shkalla e ndotjes nga automjetet \u00ebsht\u00eb ende m\u00eb e lart\u00eb n\u00ebse kalkulohen edhe parametrat tjer\u00eb NOx, SOx, PM etj.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga inventari nacional i gazrave serr\u00eb, transporti rrugore kontribuon me 12% n\u00eb totali i emisioneve q\u00eb vijn\u00eb nga sektori i energjis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb sektori i dyt\u00eb n\u00eb vend pas industris\u00eb energjetike q\u00eb emeton 75% t\u00eb emisioneve.<\/p>\n<p>Masat q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr reduktimin e ndotjes nga automjetet<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar shkall\u00ebn e ndotjes mjedisore p\u00ebrkat\u00ebsisht ndotjen e ajrit nga automjetet duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren disa hapa konkret institucional.<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i shpejt\u00eb i legjislacionit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr automjetet, q\u00eb do ti paraprinte nj\u00eb debat dhe analize shkencore, ekonomike, mjedisore me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve dhe pal\u00ebve t\u00eb interesit. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij debati dhe hulumtimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb argumentuese do t\u00eb paraqiteshin sugjerimet dhe v\u00ebrejtjet lidhur me temat sikurse jan\u00eb: rregullimi i tregut t\u00eb automjeteve, m\u00ebnyra e menaxhimit, mir\u00ebmbajtjes, kontrollit dhe gjendjes teknike t\u00eb automjeteve, definimi i qart\u00eb i institucioneve dhe i p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr t\u00ebr\u00eb sektorin e automjeteve, krijimi i politikave ekonomike, me karakter mjedisor dhe favorizimi i importit t\u00eb automjeteve hibride si dhe krijimi i politikave q\u00eb subvencionojn\u00eb largimin e automjeteve q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb euro-standardeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs dhe krijimi i mund\u00ebsive q\u00eb n\u00eb qytetet e m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrdoren sa m\u00eb pak vetura si mjete transportuese brenda qyteteve. Kjo do te duhej t\u00eb shoq\u00ebrohej edhe rishikimin e politikave t\u00eb transportit publik dhe harmonizimi i tyre me kriteret mjedisore dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i legjislacionit mbi kontrollin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ante \u00ebsht\u00eb e domosdoshme zbatimi i parimeve t\u00eb euro-standardeve n\u00eb procesin e kontrollit teknik t\u00eb automjeteve dhe largimi nga qarkullimi i veturave q\u00eb nuk i plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto standarde.<\/p>\n<p>(Autor\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs &#8211; Fakultetit t\u00eb Inxhinieris\u00eb Mekanike &#8211; Departamenti i Komunikacionit)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb t\u00eb regjistruara rreth 347229 automjete. Nga ky num\u00ebr 70957 automjete jan\u00eb t\u00eb prodhuara para vitit 1994, p\u00ebrkat\u00ebsisht 20.43 % nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i tyre dhe q\u00eb kan\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se 24 vjet nga totali i regjistrimit n\u00eb vitin 2018, nd\u00ebrsa 131185 automjete jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":45706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47669","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47669"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47669\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}