{"id":47685,"date":"2019-11-06T12:55:04","date_gmt":"2019-11-06T12:55:04","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47685"},"modified":"2019-11-06T12:55:04","modified_gmt":"2019-11-06T12:55:04","slug":"haradinaj-ne-dhjetor-levizim-pa-viza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haradinaj-ne-dhjetor-levizim-pa-viza\/","title":{"rendered":"Haradinaj: N\u00eb dhjetor l\u00ebvizim pa viza"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Ramush Haradinaj pret q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb nd\u00ebrtohen institucionet e reja t\u00eb dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrsh\u00ebndetur iden\u00eb e Vet\u00ebvendosjes dhe LDK-s\u00eb, p\u00ebr zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb ministrive, por ka k\u00ebshilluar Kurtin q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kujdes me List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr EkonomiaOnline ka folur, p\u00ebr qeverin\u00eb e re, dialogun me Serbin\u00eb, liberalizimin e vizave dhe Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndes n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb iden\u00eb p\u00ebr 12 ministri. Por nuk jam i mendimit q\u00eb duhet p\u00ebrjashtuar Lista Serbe. Nuk ta b\u00ebn Qeverin\u00eb m\u00eb pak t\u00eb Kosov\u00ebs, ose ma pro serbe nj\u00eb minist\u00ebr, cilido qoft\u00eb ai. S\u2019ka \u00e7ka t\u00eb b\u00ebn ai n\u00eb qeveri. Pse se frik\u00ebsohesh prej askujt. Ne q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb, secili n\u00eb tavolin\u00eb e sheh se \u00e7ka b\u00ebn Kosova. Un\u00eb i kam pas edhe pse kan\u00eb dal ma von\u00eb prej qeveris\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb se Lista Serbe e ka d\u00ebrguar qeverin\u00eb dika. Ju shiheni Qeverin\u00eb time. Un\u00eb e kam pasur partner\u00eb shum\u00eb serioz List\u00ebn Serbe, por p\u00ebrkundrazi ne i kemi kryer pun\u00ebt n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb shprehur mospajtim dhe e kan\u00eb l\u00ebshuar qeverin\u00eb. Pra mundet edhe z.Kurti n\u00ebse e merr List\u00ebn Serbe nes\u00ebr, ata mund t\u00eb vendosin me l\u00ebshua, por qeveria vazhdon, sepse prej nj\u00eb partneri m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nuk ndalet qeveria. Nuk u ndal as n\u00eb rastin tim\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Haradinaj thot\u00eb se \u00e7do veprim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti do ta mb\u00ebshtesin, por e k\u00ebshillon at\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kujdes me taks\u00ebn ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se n\u00ebse tenton ta shfuqizoj\u00eb at\u00eb do t\u00eb has\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Madje thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e kamotshme e Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cPra 12 ministri \u00ebsht\u00eb drejt, duhet ta respektojm\u00eb dhe besoj q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb veprim i mir\u00eb dhe i men\u00e7ur dhe do t\u00eb mbetet n\u00eb histori p\u00ebr p\u00ebrgjysmimin e ministrive, realisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e mir\u00eb. Te pjesa e veprimeve me Serbin\u00eb, dialogu, taksa reciprociteti, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb di\u00e7ka nga ato \u00e7ka kemi b\u00ebr\u00eb ne. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merr kurs t\u00eb ri n\u00eb raport me Serbin\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00ebjt\u00eb. Nuk i kemi marr p\u00ebr arroganc\u00eb ato vendime p\u00ebr mosndarjen e Kosov\u00ebs, ose mos shk\u00ebmbimin e territoreve, q\u00eb ka qen\u00eb maskim p\u00ebr ndarje. Vendimin p\u00ebr Ushtrin\u00eb, p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, pavar\u00ebsimin energjetik. Pra s\u2019mundesh tash t\u2019i me ia kthye dikujt pavar\u00ebsimin energjetik, sepse e ka fituar Kosova k\u00ebt\u00eb pavar\u00ebsi. Vendimin p\u00ebr taks\u00ebn nuk duhet me e d\u00ebmtua. Sepse d\u00ebmtohet pozicioni strategjik i vendit ton\u00eb, i qeveris\u00eb t\u00ebnde p\u00ebrball\u00eb Serbis\u00eb. N\u00ebse reciprociteti \u00ebsht\u00eb mas\u00eb shtes\u00eb pa e heq taks\u00ebn, e p\u00ebrg\u00ebzoj. N\u00ebse reciprociteti \u00ebsht\u00eb maska q\u00eb me i shti mallrat serbe n\u00eb Kosov\u00eb, e me na pushtua Serbia ekonomikisht ende pa na njohur, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu shprehu kund\u00ebrshtim dhe mendoj se Kurti b\u00ebn gabim t\u00eb madh dhe nuk mundem t\u2019ia aprovoj k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Haradinaj thot\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ShBA-n\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb \u00e7do vendim t\u00eb lider\u00ebve kosovar\u00eb, n\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb unik n\u00eb q\u00ebndrime dhe nuk p\u00ebr\u00e7ahen.<\/p>\n<p>Ankohen n\u00eb ish-partner\u00ebt e tij t\u00eb PAN-it se e lan\u00eb vet kur ishte n\u00eb pyetje taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.<\/p>\n<p>\u201cI vetmi rast kur amerikan\u00ebt m\u00ebrzit\u00ebn me ne \u00ebsht\u00eb kur kemi mendime t\u00eb kund\u00ebrta. N\u00ebse ne jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebrball\u00eb Serbis\u00eb, ata e din kush \u00ebsht\u00eb Serbia edhe ata kan\u00eb shqet\u00ebsime me k\u00ebt\u00eb shtet. Nj\u00eb Serbi q\u00eb po armatoset vazhdimisht prej Rusis\u00eb, nj\u00eb Serbi q\u00eb po filtron me fuqit\u00eb t\u00eb tjera e jo euroatlantike. Nj\u00eb Serbi q\u00eb shfryt\u00ebzon \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provokuar edhe sigurin\u00eb. Ne nuk do t\u00eb kemi kurr\u00eb probleme me aleat\u00ebt tan\u00eb kur kemi q\u00ebndrime t\u00eb nj\u00ebjta. Pra kur i themi Serbis\u00eb, dialog pa kushte. Sepse un\u00eb thosha dialog pakushte, k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb thoshin hiqe taks\u00ebn, pra u b\u00ebjshin me Serbin\u00eb. Kushdo nga Kosova q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se duhet suspenduar taksa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me Serbin\u00eb, sepse ka qen\u00eb ky kusht i Vu\u00e7iqit me u kthye n\u00eb dialog kur hiqet taksa. Imagjinoni kur b\u00ebhen t\u00eb gjith\u00eb andej, e un\u00eb mbes vet, at\u00ebher\u00eb aleat\u00ebt kan\u00eb problem me ne. N\u00ebse ne jemi n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb nuk ka lidhje kush \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr. Q\u00ebndrimi im do t\u00eb jet\u00eb pro temave t\u00eb interesit nacional sa i p\u00ebrket Serbis\u00eb dhe integrimeve euroatlantike. Pra rreziku \u00ebsht\u00eb kur ndahemi. N\u00ebse Kurti thot\u00eb reciprocitet dhe nuk e heqim taks\u00ebn un\u00eb duhet t\u2019i them po, ki t\u00eb drejt\u00eb. Por ashtu duhet t\u2019i thot\u00eb edhe LDK-ja, PDK-ja dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rrim\u00eb n\u00eb ato pozicione\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Lideri i AAK-s\u00eb, komentoi edhe p\u00ebrpjekjet e VV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebqeverisur.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se VV-ja ka d\u00ebshir\u00eb t\u2019i atribuoj\u00eb vet\u00ebs nj\u00eb meritokraci. Megjithat\u00eb shprehet se k\u00ebto dy parti do ta ken\u00eb m\u00eb leht\u00eb se ai p\u00ebr ta krijuar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka hetoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ndoshta nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e VV-s\u00eb p\u00ebr t\u2019ia atribuuar vetes nj\u00eb meritokraci m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ndryshim. Dihet se VV-ja ka fituar rreth 26 p\u00ebr qind t\u00eb votave edhe LDK-ja 25. N\u00ebse VV-ja nuk din t\u00eb harmonizoj\u00eb \u00e7ka ka th\u00ebn\u00eb votuesi, sepse jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb VV, por nj\u00eb pjes\u00eb e madhe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb LDK, sikurse q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe PDK, AAK-PSD etj. Pra \u00ebsht\u00eb gabim dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi i tyre. Pra nuk \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje me dominim ose me diktakt. K\u00ebtu duhet t\u00eb harmonizuar pik\u00ebpamjet, k\u00ebrkesat, specifikat. Un\u00eb e kam pasur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb e kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Por shpresoj se VV-ja dhe z.Kurti nuk do t\u00eb provojn\u00eb me diktakt dhe dominim, por me harmonizim\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Haradinaj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb institucione t\u00eb reja sa m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn rrezikon kredibilitetin e fituar n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen institucionet e reja. Gjysma e suksesit kan\u00eb qen\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, gjysma tjet\u00ebr i p\u00ebrket formimit t\u00eb institucioneve. N\u00ebse nuk nd\u00ebrtojm\u00eb institucione, ajo gjysma e par\u00eb e suksesit zhb\u00ebhet dhe del q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb rezultatin e zgjedhjeve. Do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb pun\u00ebn institucionet e reja n\u00eb nj\u00eb afat kohor sa m\u00eb optimal ligjor. Me iu g\u00ebzua mos nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi do t\u00eb korrigjohet<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht deklarimeve t\u00eb presidentit malazez, Filip Vujanovic, se puna e demarkacionit me Kosov\u00ebn ka marr fund, Haradinaj k\u00ebmb\u00ebngul se do t\u00eb ndodh\u00eb korrigjimi dhe se Qakorri e Kulla do t\u00eb mbesin n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAta thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kryer sepse \u00ebsht\u00eb ratifikuar k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb dhe atje. Por po ashtu \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe instrumenti i nj\u00eb korrigjimi t\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb dy drejtime. N\u00eb at\u00eb t\u00eb Qakorrit dhe t\u00eb Kull\u00ebs. Kur ne provojm\u00eb t\u00eb themi q\u00eb do t\u00eb merremi vesh p\u00ebr s\u00eb dyti her\u00eb, p\u00ebr ata del e papranueshme, pasi q\u00eb e dini se Mali i Zi ka nj\u00eb opozit\u00eb pro Serbis\u00eb bukur t\u00eb madhe. Dhe ne duhet t\u00eb kemi kujdes n\u00eb deklarata publike nga ana jon\u00eb, Ne kemi nj\u00eb proces t\u00eb nd\u00ebrtuar me Malin e Zi p\u00ebr sh\u00ebnjimin e vij\u00ebs dhe kur e sh\u00ebnojm\u00eb vij\u00ebn ne kemi l\u00ebn\u00eb instrumenti q\u00eb kjo vij\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohet drejt, pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Qafa t\u00eb Qakorrit dhe Kull\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Haradinaj: Vendimi p\u00ebr liberalizimin e vizave merret n\u00eb dhjetor<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb largim edhe nj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se nj\u00eb vendim p\u00ebr liberalizimin e vizave do t\u00eb ndodh\u00eb gjat\u00eb muajt dhjetor dhe se qytetar\u00ebt e vendit s\u00eb shpejti do t\u00eb l\u00ebvizim pa viza n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk po pajtohet me deklarimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb se Kosova nuk po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Shembull se n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb korrupsioni n\u00eb nivel si\u00e7 pretendohet, Haradinaj e merr procesin zgjedhor t\u00eb 6 tetorit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb sistem politik i korruptuar m\u00eb s\u00eb shumti  i godet zgjedhjet dhe i kish korruptuar ato. N\u00ebse t\u00eb gjitha institucionet pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje kan\u00eb treguar kaq integritet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzagjerim n\u00eb rastet e caktuara i nivelit t\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk po them q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrballet me luftimin e krimit, korrupsionit, t\u00eb k\u00ebqijave. Por t\u00eb vazhdohet t\u00eb mbahet n\u00eb retorik\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ku nj\u00eb vend mban\u00eb zgjedhje kaq kredibile, ku dallimi n\u00eb rezultat \u00ebsht\u00eb aq i vog\u00ebl e t\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb rezultatin, mendoj q\u00eb ua kan\u00eb mbyll goj\u00ebn evropian\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00ebve. Do t\u2019ua mbyllte goj\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrtimi i institucioneve. Nuk po them negativisht, por do t\u2019 l\u00ebnte pa fjal\u00eb n\u00ebse nd\u00ebrtojm\u00eb edhe institucione dhe fillon qeverisja. Un\u00eb e di q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces, por nuk dua t\u2019i detajizoj k\u00ebto procese sepse ashtu \u00ebsht\u00eb natyra e pun\u00ebs dhe e di q\u00eb n\u00eb dhjetor jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr marrjen e vendimit p\u00ebr liberalizim. Un\u00eb pres q\u00eb k\u00ebtij vendimi t\u2019i prin\u00eb Gjermania n\u00eb dhjetor. N\u00eb dhjetor pres vendimet formale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe t\u00eb vendeve lidere\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Haradinaj bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve: Mos u lig\u00ebshtoni, q\u00ebndroni t\u00eb fort\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr EO Haradinaj foli edhe p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p>K\u00ebshillon  bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos lig\u00ebshtohen nga ky proces dhe t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka k\u00ebrkuar edhe nga veteran\u00ebt q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb mos provokojn\u00eb ndonj\u00eb situat\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgonte n\u00eb trazira, pasi q\u00eb shpreson se edhe kjo sfid\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb dhe lufta e U\u00c7K-s\u00eb do t\u00eb spastrohet nga kjo njoll\u00eb e zez\u00eb dhe e pa drejt.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilla ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb mos t\u00eb lig\u00ebn. Kur kemi luftuar, kemi luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e vendit ton\u00eb. Jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb. E drejta \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn e Zotit, pra s\u2019ka nevoj\u00eb askush me u lig\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb tregohemi n\u00eb respekt t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Un\u00eb q\u00ebndrimin e kam me heshtje dhe nuk kam fol para hetuesve. Motivacioni \u00ebsht\u00eb se marr ofendim, q\u00eb po m\u2019i b\u00ebhet luft\u00ebs. Kur un\u00eb kam shp\u00ebtuar familjen, kam shp\u00ebtuar popullin, e ata m\u00eb marrin si t\u00eb dyshuar. Nuk shoh arsye p\u00ebr panik apo edhe q\u00eb dikush me u lig\u00eb, trazira. Pasi q\u00eb e ka votuar kuvendi yn\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb. Pra jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb vet dhe nuk na i ka b\u00ebr\u00eb i huaj. 80 vet\u00eb i kan\u00eb quar duart n\u00eb parlament dhe duhet t\u00eb jetojm\u00eb me t\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Haradinaj ka siguruar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb subjekt i k\u00ebsaj Gjykate se do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrkrahjen e institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb krenar me t\u00eb kaluar\u00ebn e tij dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat kam shprehur vullnetit t\u2019i shprehu p\u00ebrkrahje dhe mbrojtje t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pal\u00eb e k\u00ebsaj Gjykate. Kosova nuk i len bijt\u00eb e vet pa p\u00ebrkujdesje, pa p\u00ebrkrahje. Kurr\u00eb s\u2019ka me i l\u00ebn\u00eb. Nuk e di a do t\u00eb jem vet pjes\u00eb e nj\u00eb akuze, edhe pse dy her\u00eb kam qen\u00eb atje, por jam krenar me jet\u00ebn time dhe luft\u00ebn p\u00ebr liri. Jam krenar p\u00ebr bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi se nga ka ardhur ai. Kan\u00eb ndodhur plot\u00eb gj\u00ebra edhe pas luft\u00ebs nga sh\u00ebrbime t\u00eb huaja t\u00eb cilat kan\u00eb synuar p\u00ebr\u00e7arjen ton\u00eb. Arsyeja pse kemi b\u00ebr\u00eb koalicion at\u00ebher\u00eb me presidentin Rugova ka qen\u00eb pik\u00ebrisht kund\u00ebrgoditje atyre q\u00eb u mundoheshin me nda popullin n\u00eb dy krah\u00ebt. K\u00ebta jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb luftua, e k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb dhe luft\u00ebs, e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe un\u00eb u b\u00ebj thirrje qytetar\u00ebve tan\u00eb, popullit ton\u00eb, liridash\u00ebsve q\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb t\u00eb mos lig\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces, kalon edhe ky. Ne e dim\u00eb pse kemi luftuar. Ata q\u00eb kan\u00eb vdekur nuk kthehen, por ne jemi t\u00eb ri, t\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb zot dhe s\u2019ka nevoj\u00eb me u lig\u00eb askush\u201d,  p\u00ebrfundon Haradinaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Ramush Haradinaj pret q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb nd\u00ebrtohen institucionet e reja t\u00eb dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka p\u00ebrsh\u00ebndetur iden\u00eb e Vet\u00ebvendosjes dhe LDK-s\u00eb, p\u00ebr zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb ministrive, por ka k\u00ebshilluar Kurtin q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kujdes me List\u00ebn Serbe. Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr EkonomiaOnline ka folur, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47685","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47685","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47685"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47685\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47685"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47685"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47685"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}