{"id":47918,"date":"2019-11-10T01:05:23","date_gmt":"2019-11-10T01:05:23","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=47918"},"modified":"2019-11-10T01:05:23","modified_gmt":"2019-11-10T01:05:23","slug":"dialog-ne-bruksel-apo-konference-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dialog-ne-bruksel-apo-konference-nderkombetare\/","title":{"rendered":"Dialog n\u00eb Bruksel apo konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare?"},"content":{"rendered":"<p>Thirrjet e zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u2019i kthehen dialogut p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe ligj\u00ebrisht obliguese, tashm\u00eb ua kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb dy vendeve q\u00eb nj\u00eb dialog i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe se duhet t\u2019i krijojn\u00eb parakushtet p\u00ebr t\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsi e zhvillimeve politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Por, sipas tyre, tashm\u00eb n\u00eb opinion ekzistojn\u00eb dilemat n\u00ebse dialogu i ardhsh\u00ebm do ta ruaj\u00eb formatin q\u00eb ka pasur, n\u00ebn leht\u00ebsimin e Bashkimit Evropian ose ky format do t\u00eb evoluoj\u00eb, apo do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Politologu Ramush Tahiri, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, shpreh mendimin q\u00eb formati i dialogut i leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar bisedimet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb sepse q\u00eb t\u00eb dy vendet synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian. Sipas tij, deri m\u00eb tash, formati i dialogut nuk ka qen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim, por penges\u00eb kan\u00eb qen\u00eb sjelljet e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, pritjet e tyre nga ky dialog si dhe platformat e t\u00eb dy vendeve q\u00eb jan\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.\u201cSi duken gjasat, (dialogu) do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb formatin e vjet\u00ebr, sepse Bashkimi Evropian nuk d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb humb\u00eb shansin q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u2019i normalizojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet. Nd\u00ebrsa, parametrat p\u00ebr dialog tashm\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar, sidomos nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb thon\u00eb se dialogu duhet t\u00eb prodhoj\u00eb njohjen reciproke dhe dialogu<\/p>\n<p>duhet t\u00eb sjell\u00eb normalizim e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Bashkimi Evropian, duke mos dashur t\u00eb paragjykoj\u00eb, nuk po e p\u00ebrmend njohjen reciproke, por po e p\u00ebrmend vet\u00ebm normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d, theksoi Tahiri.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb \u00e7far\u00ebdo formati tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb zhvillojn\u00eb dialogun Kosova dhe Serbia, nuk e garanton ndonj\u00eb marr\u00ebveshje, sepse marr\u00ebveshja synohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lloj kompromisi, por i cili nuk i cenon interesat e pavar\u00ebsis\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe q\u00eb e minimizon shtet\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Dushan Janjiq, drejtor i Forumit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie etnike n\u00eb Beograd, megjithat\u00eb shpreh mendimin q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur ndryshimi i formatit t\u00eb dialogut. Ai thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb q\u00eb ky ndryshim nuk n\u00ebnkupton domosdo daljen nga korniza p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por, sipas tij, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit special t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr dialogun dhe qoft\u00eb p\u00ebr Ballkanin, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e dialogut, p\u00ebr shkak se dialogu ka dy dimensione, at\u00eb bilateral Kosov\u00eb-Serbi, por edhe at\u00eb t\u00eb ndikimit n\u00eb rajon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit rajonal t\u00eb leht\u00ebsohet gjetja e zgjidhjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u201cPra, ky \u00ebsht\u00eb ai formati i ri. Nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka leht\u00ebsuesin kryesor t\u00eb dialogut \u2013 e ky do t\u00eb jet\u00eb Komisari p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose Komisari p\u00ebr zgjerim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbetet ende t\u00eb vendoset &#8211; t\u00eb ket\u00eb pran\u00eb vetes edhe t\u00eb d\u00ebrguarin special p\u00ebr dialogun, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb (Richard) Grenell, n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb dinamik\u00ebn e dialogut dhe t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb takimet e pal\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb ato\u201d, tha Janjiq.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu shpreh mendimin q\u00eb n\u00eb formatin e ri t\u00eb dialogut, nuk do t\u00eb bisedohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet teknike, por do t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht politik dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike.<\/p>\n<p>Politologu Tahiri shpreh mendimin q\u00eb bisedimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teknike mund vazhdojn\u00eb, por sipas tij, ato nuk sjellin normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, pavar\u00ebsisht q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb disa p\u00ebrparime.<\/p>\n<p>\u201cTash, Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ngritet (dialogu) n\u00eb nivel politik. Pra, t\u00eb bisedohet vet\u00ebm p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, n\u00eb nivel politik dhe t\u00eb platform\u00ebs. Deri m\u00eb tash asnj\u00ebher\u00eb Serbia dhe Kosova nuk kan\u00eb biseduar n\u00eb nivel politik, ndon\u00ebse ka pasur takime nd\u00ebrmjet president\u00ebve (Tomislav) Nikoliq dhe (Atifete) Jahjaga, si dhe (Hashim) Tha\u00e7i dhe (Aleksandar) Vu\u00e7iq, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb biseduar \u00e7\u00ebshtjet politike \u2013 pik\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtjet si njohja reciproke e pavar\u00ebsis\u00eb, integrimet evropiane, an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara \u2013 por asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb ulur me agjend\u00eb n\u00eb dialog politik nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit\u201d, u shpreh Tahiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Janjiq, vler\u00ebson q\u00eb ideja p\u00ebr nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjidhjen e kontestit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ekziston q\u00eb moti. Por, sipas tij, nj\u00eb ide e till\u00eb i p\u00ebrjashton obligimet e deritashme p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb dialogun e deritash\u00ebm n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 thot\u00eb ai, kryesisht ndodh pas luft\u00ebrave ose n\u00eb rastin konkret, vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se dialogu n\u00eb Bruksel p\u00ebrjeton kolaps t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm dhe d\u00ebshton ky model i dialogut. Por, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb dialogu n\u00eb Bruksel dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e gjith\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb mund t\u00eb lajm\u00ebrohet \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se a d\u00ebshirohet m\u00eb shum\u00eb se sa ratifikimi n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme (t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara) i marr\u00ebveshjes eventuale. N\u00eb rast se d\u00ebshirohet vet\u00ebm kjo, marr\u00eb parasysh q\u00eb ky dialog zhvillohet duke u bazuar n\u00eb vendimin e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, at\u00ebher\u00eb Rusia nuk \u00ebsht\u00eb fare e nevojshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog. Por, n\u00ebse ekziston ambicia \u2013 kjo para s\u00eb gjithash varet nga Amerika dhe Brukseli dhe m\u00eb s\u00eb paku nga Prishtina dhe Beogradi \u2013 q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet Rusia, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb ndryshohet edhe rezoluta n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, n\u00eb at\u00eb rast \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb paraqitet nj\u00eb mekaniz\u00ebm i sekretariatit, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb ishte edhe Rusia. Mbase edhe ndonj\u00eb konferenc\u00eb \u2018ad hock\u2019, n\u00eb fund t\u00eb procesit, ku do t\u00eb komunikoheshin rezultatet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb arritur pajtim. Kjo e dyta m\u00eb duket mjaft e komplikuar dhe n\u00ebse kuptohet dinamika e pun\u00ebs s\u00eb Administrat\u00ebs amerikane, \u00ebsht\u00eb gati se mision i pamundur\u201d, vler\u00ebsoi Janjiq.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike vler\u00ebsojn\u00eb q\u00eb deklarata e vendeve t\u00eb Kuntit para dy muajsh, pavar\u00ebsisht se ato kan\u00eb dallime t\u00eb caktuar, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ato jan\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb z\u00eb. Sipas tyre, z\u00ebri i unifikuar i Kuintit n\u00ebnkupton: normalizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb \u2013Serbi, se nuk do t\u00eb ket\u00eb ndryshim t\u00eb kufijve dhe luft\u00eb p\u00ebr zgjidhen e problemeve, si dhe dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs financiare p\u00ebr zhvillim Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb rast se ato arrijn\u00eb marr\u00ebveshje juridikisht obliguese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thirrjet e zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u2019i kthehen dialogut p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe ligj\u00ebrisht obliguese, tashm\u00eb ua kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb dy vendeve q\u00eb nj\u00eb dialog i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe se duhet t\u2019i krijojn\u00eb parakushtet p\u00ebr t\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47918","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}